Javën që shkoi fillova ta lexoj e dje përfundova së lexuari një libër. Dua që me ju të ndaj kënaqësitë që më solli. Fillimisht po jap detajet:
Titulli:
Khalil-Bey, un home, une collection
Autore : Michele Haddad
Parathënia nga Francis Haskell
Botim i vitit shtator 2000
Numri i faqeve 185
Autorja e librit Michèle Haddad është doktorante në historinë e artit, e interesuar dhe e specilalizuar veçanërisht për pikturën e shekullit të XIX. Në librin me titull Halilbeu, një njeri, një koleksion ajo flet për një burrë shteti, një koleksionist, një dandy, për Halilbeun i cili kishte shënuar dhe mbushë kronikat parisiene brenda viteve 1865 deri 1868, në kulmin e e asaj që quhet Perandorisë së Dytë.
Lindur në Egjipt në vitin 1831. Ishte ambasador në Perandorinë Osmane në Shën Petersburg dhe në Paris. Ai vdiq 12 janar 1879. Ky Lindor turko-egjiptian nga lindja e shërbimi, por shqiptar për nga origjina, pinjoll i familjes së famshme mbretërore të Mehmet Alisë së Egjyptit ka luajtur një rol të dorës së parë në jetën politike të vendit të tij-Turqisë. Me t’u vendosur në Francë, ai saora futet në zemër të jetës së bujshme parisiene. Duke marrë një shtëpi në Bulevard des Italiens, Halilbeu me sjelljet ekstravagante të tij pas Henry Seymourit, bëhet dandy më i famshëm i asaj periudhe.
Për të shkruar këtë libër biografik, të parin për Halilbeun, autorja Michele Haddad ka shfrytëzuar burimet më të ndryshme. Ndër to: arkiva diplomatike, kronika të kohës deri edhe memoare të kurtizanave të Parisit. Rrëfimi i saj ka bërë një gjysmë rruge midis një historie të vogël dhe të Historisë së vërtetë.
Shpirti bujar i Halilbeut bënte përshtypje të madhe mbi miqtë e tij, disa nga të cilët janë të njohur si figura të ndritshme, disa nga ata nga më të ndritshmet e një prej shoqërive poashtu më të përparuar të kohës në krejt Evropën. Këta e shikonin Halilbeun sa me admirim aq edhe me një grimë zilie. Halilbeu ishte i rrallë edhe si politikan e diplomat edhe si koleksionues eminent i pikturave e tablove. Ishte njeri i botës!
Biografia e zonjës Michele Haddad për Halilbeun flet për një karrierë të rrallë. Kushdo që do të interesohet për artin e për shoqërinë e shekullit XIX në Francë e në Paris, përmes kësaj historie do të mësojë për një jetë aq të veçantë, të mbushur përplot avantura dashurore, për të cilat unë vetë nuk mund të them me siguri e saktësi të plotë nëse vinin nga prirjet tipike turko-arabe, nga jeta e tij e lirë parisene, apo i vinin nga rrënjët e tij shqiptare, nga të cilat jo rrallë kanë dale e nuk prajnë së daluri donzhuanë e ashikë të shquar… Dihet, gjaku shqiptar nuk është vetëm i nxehtë, po edhe i ëmbël… Gjakëmbël duhet të ketë qenë Halilbeu. Ai i donte femrat, po femrat e donin më fort atë. Nga libri mësojmë se ato ia donin Halilbeut edhe paratë që ai një kohë i kishte me shumicë. Ishte bej bir pashaje, i biri i Sherif Pashës.
E, pra, ky ambasador, në sajë të pasurisë së babait të tij, Sherif Begut, shkoi me shërbim në Paris më 1865, pas një ambasadorllëku që ai kishte bërë në Shën Petersburg. Menjëherë ai bëhet një figurë e madhe e jetës sociale të kryeqytetit. Në përcaktimin e tij për të ngritur një koleksion të pikturave, ka të ngjarë të ketë ndikuar kritiku letrar dhe shkrimtari francez Charles-Augustin Sainte-Beuve, i cili ishte një nga shokët e tij që e prezantoi te piktori i njohur Gystav Kurbe (Jean Désiré Gustave Courbet) në studion e tij. Atje sheh disa nga pikturat e famshme të Kurbesë. Ndër të tjera edhe katalogun me pikturën e famshme « Origjina e botës ». Menjëherë shpreh gatishmërinë ta blinte, por ajo ishte e shitur. Kurbe i vihet punës të bënte një tablo-pikturë tjetër apostafat për Halilbeun… Kjo tablo e famshme, pra tabloja Origjina e botës tregon seksin, barkun e gjinjtë e një femre të shtrirë zhveshur në krevat, kofshëhapur…
Halilbeu aty e tutje vazhdimisht blen tablo e piktura të artistëve të shquar. Ato sot janë stoli tejet të çmuara dhe atraksion i vërtetë me vlerat më të larta të mundshme për Muzeun Metropolitan në Nju Jork, për Galerinë Kombëtare në Romë, për Muzeun Ke d’Orsej në Paris si dhe për muze e koleksione private të tjera të shumta nëpër botë.
Më pas Halilbeu, tmerrësisht i apasionuar pas artit, nga galeri të ndryshme e nga piktorë të mëdhenj blen tablo të shumta të vlerave më të larta. Pa pyetur për çmimin, blente tablo të vjetra dhe moderne. Për dy vite me radhë, ai bëhet koleksionuesi më i madh i pikturave në Paris, domethënë në Evropë. Të gjithë piktorët e mëdhenj të gjysmës së parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë ishin të përfaqësuar në koleksionin e tij dhe në rastet më të shpeshta aty gjenden veprat e piktorëve më të mëdhenj, si fjala vjen Vrasja e Peshkopi të Lièzhit të Delacroix-së, Rruga e gështenjave të Theodore Rousseau-së, Banjë turke të Ingres-së …
Ndërkohë Halilbeu ishte shkatërruar jo me jetën e tij mbretërore as me angazhimin e tepërt diplomatik, por nga një pasion tjetër i çuditshëm, pasioni për lojën e bixhozit. Kështu një pasanik i madh prishi fondet e tij dhe për të paguar borxhet në të cilat ishte futur u shtërngua të shiste tërë koleksionin e pikturave të tij. Shitja publike ndodhi në Paris më 16 janar 1868.
Turku i Bulevardit. Këtë titull ia pat dhënë ambasadori rus duke dashur ta diskreditonte dhe t’i prishte imazhin e diplomatit të ri turk Halil Bey. Gjatë vitit 1865 deri 1868 ai i liruar nga të gjitha funksionet shtetërore u bë vërtetë Turk i Bulevardit. Njeri që humbte kohën e tij me shrimtarë, artistë, aktore , piktorë e gra të bukura aristokrate. Ai zgjonte xhelozi te vetë parisienët, por atë e donin gratë e të gjitha shtresave, veçmas ato të personaliteteve të shquara, aktoret dhe këngëtaret. . Ai i lidhte për vete sa me sharmin aq edhe me sjelljet e tij galante. Halilbeu iu dhe së tepërmi edhe lojërave të fatit.
Nga libri i Michele Haddad del se ai ishte në gjendje të humbiste apo të fitonte shuma marramendëse parash pa u trazuar fare në asnjërin rast. Për më tepër ai kah fundi erdhi në gjendje që mbi çdo gjë të fascinohej me lojën me letra : më shumë se me politikën, diplomacinë, koleksionet… bile edhe më shumë se me princeshat barkpetë të oborrit të Napoleonit.
Sjellja e përgjithshme, tepër evropiane e Halilbeut kritikohej në Stamboll, ndërkohë në Paris atë e konsideronin « i magjishmi i Bosforit », apo « parisien i Stambollit ».
Halilbeu njihej për sjellje galante, veshje ekstravagante, ushqime mbretëroe dhe ndeja e pritje aristokratike… Ishte një dandy i vërtetë. Ai kishte kuajt, karrocat dhe pajtonin e tij me të cilët shëtitej me një zotnillëk që zgjonte edhe admirimin edhe zili.
Një kurtizanë e gjysmë-mondane me emrin Cora Pearl, (1835-1886), e quajtur « la grande horizontale », ose «le plat du jour», me emrin e parë Emma Elizabeth Crouch e lindur në Londër që kishte çmendur, tërhequr dhe bërë për vete aristokratë të lartë të Perandorisë së Dytë, duke përfshirë edhe Princin Napoleon dhe duken Morny, që kishte shkatërruar Duvalin e ri më 1872, ajo i kishte ngrohur krevatin edhe Halilbeut. Dhe e kishte impresionuar. Ja se çfarë ka lënë të shkruar për beun tonë Cora Pearl:
«Nga të gjithë burrat më i jashtëzakonshmi ishte Halilbeu. Mu ka dukur si një personazh i 1001 netëve…». Më pas ajo hotelin e Halilbeut e shihte të ndritshëm. « Aty shihje gjithë mrekullitë e Orientit… Te ai nuk ka asnjë objekt që nuk të kujton diçka, s’ka një mobile që nuk ka një histori apo që nuk paraqet një kuriozitet…”.
Halilbeu i Sherif Pashës ishte ai që në kohën e tij frekuentoi gra më shumë se të gjithë të huajt në Francë. Atyre iu dha rëndësi më shumë se salloneve diplomatike. Kah fund i qëndrimit të tij në Paris ai më shumë se edhe salloneve diplomatike, bile edhe më shumë edhe se grave u pat dhënë përparësi sallave të bixhozit.
Ky është një libër për një shqiptar tepër të zgjuar, shumë të zjarrtë e të çuditshëm që shërbeu Perandorinë. Libër i një milioneri që mrekulloi sa gratë aristokrate aq edhe kurtizanat e Parisit. Një pasaniku që në lojë bixhozi humbi krejt çka pati. Që vdiq i ri dhe i bukur. Dy vjet pa i mbushë 50 vjet.
1. L’Origine du monde (Origjina e botës)
Pronari i parë i tablosë Origjina e botës, dhe sigurisht sponsor i saj, ishte Halil Beu (1831-1879), figurë pompoze e Parisit të viteve 1860, ai kishte një koleksion pikturash që madhëronin e lavdonin trupin e femrës. Deri më 1995 piktura konsiderohej e humbur. Pastaj u gjet dhe u vendos në muze. Psikanalisti Jackues Lacan i është referuar shpesh kësaj tabloje të famshme.
Gustave Courbet (1819-1877)
L’origine du monde
Pëlhurë Vaj
L. 46 ; GJ. 55 cm
© RMN (Musée d’Orsay) / Hervé Lewandowski
fotoja e vagines me duket e pa vende per nje gazete familjare si Tema dhe sinqerisht e panevojshme.
Mbroni standartet, jeni faqja e netit me e lexuar… nese e ulni nivelin do perfundoni si Balkanweb qe nga 200-300 komente per nje artikull tani mezi kap 3-4.
Sa i ngjan Ben ladenit, vetem se e ka mjekren lart
E para nuk eshte foto, por pikture dhe hyn te kryeveprat. Pastaj vertet nuk ju pelqen ?
Fotoja qe ishte me perpara kesaj piktures ishte fotoja e vagines se nje femre vetem dhe ishte ne plan te pare. Eshte zevendesuar me te drejte nga redaksia dhe vendosur kjo piktura qe eshte art jo pornografi.
kjo pikturë shikohet së paku nga 7 milionë njerëz në vit. shqiptari ka merita per te sa edhe piktori i famshëm.
TEMA,
Ju lutem, mos botoni recensione te ketij niveli: plot gabime drejtshkrimore, varferi figurash, perseritje te shpeshta, nivel shume i ulet, baraz me ate te nje gjimnazisti qe mezi kalon ne lenden e letersise.
Baca Salih, me mire mos shkruani per tema qe jane jashte fushes se ekspertizes tuaj!
Nderime,
Durim Shumi
Aurorja e librit paraqet halil beun vetem ne formen pittoreske(si shume here shtypi perendimor kur edhe arritjet e shqiptareve duhet me i zbeh apo jo )Po pa Halil beun ,nuk do kishim shkollen e barbizon-it,sepse pikturat e tyre halil beu i blente,pa halil beun nuk do kishim shkollen orientaliste e shekullit 19 ne leterzine franceze,nuk do kishim miqesine apollinaire konica, nuk do kishim piktoret turk te Parizit(shumica me origjin shqiptare),,bile ndoshta as imagin e dandytaq tipike te gysmes se shekullit 19 .Po meritat jane tek mehmet alia,xhaxhai i halil sherif pashes,i cili krijoj shkollen egyptiane ne louvres te parizit ,ku dergoj femijet e familjes per t’i formuar alla franga,edhe nga kjo shkolle krijuan egyptin modern.Ne kujtimet e Sacy-se,permendet kjo:mehmet alia pyetke cdo student per si po ju shkon shkolla e cfare dege keni zgedhur.nje student i thot shkenca politike..pasi e pyet cka eshte kjo shkence edhe merr pergjegje,mehmet alia,qe sipas deshmitareve vetem shqip gjithe jeten e tij ka folur , i thote studentit.kot paske studiuar Politiken ketu e baj une!
Oscar Wilde (ne fakt nuk eshte tipi i im i filozofise) ka thene:
“Nder gjerat e kota (te pa vlere) arti eshte gjeja me e nevojshme…”
C’te them tjeter!
Po per sportin cfare mendimi kishte, apo kane filozofet tend te preferuar, eshte kot, humbje kohe apo?
Veç anes artistike te librit,doja te thoja diçka tjeter.Shume mire qe figura te shquara shqiptare paskan ndihmuar ne diplomaci ne ato vite.Po per nenen e tyre,Shqiperine,si paska vajtur fare ne mend atyre te benin diçka,apo e kishin mendjen te bixhozi dhe te koleksionimi i nje numri te larte te femrave qe nje i huaj mund te bente ne Paris.A nuk ju ngjajne me keta te sotmit,qe po bejne gare me njeri tjetrin se kush me pare kap shifren 1 Miliarde Euro?
me duket te gjith ata qe nuk u pelqen kjo foto duhet me siguri te jene nga ata te fushes
SHKRIMI ESHTE TEPER INTERESANT, NE S, JEMI MARR SHUME ME FIGURA SHQIPTARESH,KJO BOTE NUK ESHTE EKSPLORU.EDHE UNE KAM GJET SHUM FIGURA INTERESANTE QE DO TI PUBLIKOJ. INYERESANT LIDHJA E NJE SHQIPTARI ME TE MADHIN GUSTAV KURBE, I CILI QE GJENI I PIKTURES, QE THEU ME GUXIM TABUT E KOHES.