Çfarë të keqe ka nëse duhet të votosh fshehtas në Parlamentin shqiptar?! Asgjë të keqe mund të thotë dikush. Deputeti është fare i lirë të votoj pa presion, pa kërcënim dhe pa shantazh për diçka që e konsideron ndryshe nga partia e tij. Dëgjuam ditët e fundit nga Zëri i Amerikës se, Kryetarja e Parlamentit Shqiptar zonja e nderuar Jozefina Topalli kundërshtoi botërisht votimin e fshehtë në Parlamentin Shqiptar, që siç duket po orvatet ta kërkoi opozita socialiste?!Ajo hoqi një paralele me Senatin Amerikan, duke na kujtuar të gjithëve se, në atë Senat të nderuar votohet vetëm hapur?! Të gjithë u çuditëm besoj, pasi nuk e paskëshim ditur që në Senatin Amerikan votohet fare hapur?! Si nuk paskan frikë këta senator faqezinj që votojnë kaq hapur dhe kundër ndonjë ligji që partia e tyre e ka mendimin ndryshe nga senatori?! Si nuk kanë frikë këta senator që votojnë në ndonjë rast kaq hapur kundër kryetarit të partisë së tyre?! Si nuk u dhimbset jeta këtyre senatorëve?! Si nuk u dhimbset mandati këtyre senatorëve?! Si guxojnë këta të dalin nga rreshti i partisë së tyre?! Të gjitha këto pyetje kanë edhe nga një pikë-çuditëse prapa.
Duket se kryetarja jonë e Parlamentit harroi ku ndodhej dhe po fliste si e ëma e Zeqos në majë të thanës. Është për të ardhur keq kur sindroma i megalomanisë, shpërndarë së fundi nga Kryeministri për Shqipërinë si vendi i dytë në Europë pas Gjermanisë, ka përfshirë të gjithë drejtuesit e PD-së dhe të institucioneve të larta të shtetit?! Zonja Topalli po bënte krahasime mes Senatit Amerikan dhe Parlamentit Shqiptar, mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë?! A thua se ndodhej në ndonjë planet tjetër dhe nuk e kish haberin se çfarë ndodh në Amerikë e çfarë në Shqipëri? Zonja Topalli po krahasonte demokracinë amerikane me demokracinë shqiptare, po hiqte paralele mes të dyja vendeve dhe parlamenteve?! Ruana Zot nga marrëzi të tilla?! Vërtetë që në senatin Amerikan senatorët votojnë hapur, por ata nuk kanë frikë të dalin nga rreshti i partisë së tyre. Nuk kanë frikë të shprehin hapur pikëpamjet e tyre që janë në kundërshtim me idetë dhe mendimet e kryetarit të partisë. Në senatin amerikan nuk ka burrë nëne ti kërcënoj senatorët për mendimin e tyre. Në senatin amerikan nuk është parë i nevojshëm votimi i fshehtë, pasi në atë senat nuk ka frikë kryetari i senatit nga kërkesa për shkarkimin e tij. Në senatin amerikan nuk ka frikë kryetari i senatit nga vota kundër që mund të japin senatorët e partisë së tij. Kryetari i senatit amerikan nuk e ka parë të udhës, në mos e shkon ndonjëherë në mendje, se duhet votuar në mënyrë të fshehtë, pasi ai nuk ka ndonjë konflikt me anëtarët senator të partisë së tij. Ai nuk e koncepton dot idenë e votës së fshehtë, pasi jeton në një shtet me demokraci të konsoliduar ku nuk vidhet vota, ku nuk të flakin nga partia pse mendon ndryshe nga njëshi. E kundërta ndodh në parlamentin shqiptar. Brenda radhëve të mazhorancës ka element kundër kryetares së parlamentit dhe këta element janë deputet të PD-së. Në Parlamentin shqiptar ka deputet që duan të votojnë kundër kryeministrit të tyre, por nuk guxojnë ta bëjnë këtë. Ata e dinë se, vota e hapur dhe kundër urdhrit apo vendimit të partisë, do shkaktonte furtunë në adresë të tyre. Ja, kësaj i trembet zonja Topalli dhe na deklaron nga ekrani i Zërit të Amerikës se, edhe Senati Amerikan votuaka hapur?! Sa për të qeshur që është, madje të shkrihesh fare.
Po kujt ia thotë zonja Topalli këto?! Kujt ia mbush mendjen zonja Topalli me këto profka. Asaj nuk ia mban që të miratoj dhe aplikoj votimin e fshehtë në Parlament, pasi ka frikë se mos del në minorancë. Ka frikë se mos e shkarkojnë deputetët disident të fshehur të partisë së saj, ata që mezi po e durojnë atë dhe Sali Berishën dhe që u ka ardhur në majë të hundës por nuk gjejnë shteg për të vepruar. Miratoje zonjë e nderuar votimin e fshehtë. Është një nga format më adekuate të demokracisë funksionale parlamentare. Mos ki frikë nga të tut sepse, edhe nëse votojnë kundër teje apo kryetarit tënd, nuk do bëhet kiameti. Vetëm në komunizëm kërkohet pushtet i përjetshëm. Vetëm në diktaturë kërkohet pushtet i përjetshëm. Në demokraci njihet dhe zbatohet rotacioni politik. Në demokraci nuk vidhet dhe manipulohet vota. Në demokraci nuk ndryshohet rezultati pas përfundimit të votimit që e pa e gjithë bota. Në demokraci ndërkombëtarët flasin hapur dhe pa frikën e pushtetmbajtësve. Në demokraci nuk mund të dridhet muhabeti, ligji, vota, fjala, marrëveshja etj. Vetëm në totalitarizëm ndodhin të gjitha këto dhe për fat të keq, Shqipëria është në totalitarizëm mbuluar me element të një demokracie batalle. Përse të kihet frikë nga vota e fshehtë?! Përse trimat dhe trimëreshat e pushtetit kanë kaq shumë frikë nga vota e fshehtë në parlament?! Provoni veten se sa vleni e nderuara zonja Topalli dhe i nderuari zoti Berisha. I lini të lirë deputetët tuaj të votojnë me votim të fshehtë. Ju me siguri jeni të bindur se deputetët tuaj, që ju i futët në listë dhe i favorizuar të mandatohen edhe përmes votës së vjedhur, ju duan shumë, ju respektojnë shumë dhe lënë kokën për ju. Hë pra, i lini të votojnë me votë të fshehtë gjatë mocioneve të ndryshme. Kjo është demokracia e vërtetë që u jep shansin edhe atyre që kanë frikë nga tutori, që të votojnë në mënyrë të fshehtë. Vetëm atyre që u dhimbset kolltuku i pushtetit, vetëm atyre që kanë frikë se u dalin njerëzit nga rreshti, vetëm atyre nuk u intereson votimi i fshehtë. Të kërkosh votim të hapur brenda një demokracia që ka si parim kulaçin dhe kërbaçin, është një soj sikur tu lidhësh sytë dhe gjuhën ushtarëve të detashmentit blu që ke nën komandë. Kësaj i trembet shumë zonja Topalli dhe zoti Berisha, ndryshe nuk do ta kishin problem votimin e fshehtë si një demokraci që funksionon pa presione dhe kërcënime. Heqja e paraleles mes senatit Amerikan dhe Parlamentit Shqiptar për çështjen e votimit është cirku i fundit që zonja Topalli na prezantoi përmes ekranit të Zërit të Amerikës. Kujt do t’ia mbante nga deputetët e mazhorancës që të votonin hapur gjatë votëbesimit kundër zonjës Topalli apo Qeverisë së zotit Berisha?! Do t’i hante buba nëse do ta bënin këtë marrëzi. Le ta provojnë me votim të fshehtë dhe do ta kuptojnë se sa shumë i duan ushtarët e tyre, sa shumë gëzojnë ata kur i shohin. Vota e fshehtë është e vetmja garanci për të parë dhe kuptuar se sa mbështetje ka kjo mazhorancë mes njerëzve të saj me mandat deputeti. Votimi i hapur është veçse farsë për mbështetjen që gëzojnë ata mes deputetëve të tyre. Është thjeshtë një masturbim i hapur që nuk tregon fuqinë e ereksionit, por që kjo fuqi është e stisur dhe me shumë sforco edhe përmes mbështetjes së medies së “pavarur”.
Votimi i fshehtë ka kuptimin e pavarësisë absolute në demokracitë e reja 20 vjeçare, siç është kjo rrokopuja jonë e mjerë. Garanci më të madhe se votimi i fshehtë nuk ka për të parë dhe kuptuar se sa të duan dhe të mbështesin. Por kur ja them unë këto?! Kujtoj unë se nuk i dinë ata këto?! I dinë që ç’ke më të, por nuk u vinë për shtat votimi i fshehtë as Zonjës Topalli dhe as zotit Berisha. E në këto kushte demokracia në Shqipëri ka mbetur me paterica, pasi nuk ka këmbë të eci vet. Një pushtet që mbahet përmes vjedhjes dhe manipulimit të votës së lirë, nuk është kurrë i gatshëm të pranoi votimin e fshehtë. Humbja e besimit që disa deputet të mazhorancës kanë ndaj Kryetares së Parlamentit apo Kryetarit të Qeverisë, është frika më e madhe që këta të fundit kanë ndaj votimit të fshehtë në Parlamentin Shqiptar. Zonja Topalli na tha se, edhe në Senatin Amerikan votohet vetëm hapur. Nuk ka gallatë më të madhe krahasimore mes dy demokracive tona.
O z.çlirim po na i more mendt tuj e permend zonja,..zonja..thuji vetem Jozefina sepse nuk e meriton me i thane zonje kesa ftyre te ndyte,…kjo asht ma e keqe se ato drejtusat komunist te kohes Enverit,…kjo don me zhvillu luftene e klasave dhe nji here.Vetem ndigjo me vemendje deklaratat e saje edhe analizoji…mnandej do te dalesh ne fjale teme.Kjo asht nji bushter,…e njof ma mire se ti
Ligjet e kuvendit jane per kuvendin dhe jo per popullin
Znj.Jozefin duhet të na thot se me çfar detyre ishte në Itali në vitin 1987 e paisur me vizë nga Ministria e Jashtëme?
po na thuaj dreqin se na plase.me c’detyre ishte?
Koha e Jozefinave ka kaluar……
ZHOZI SKA PSE TE TREMBEN NGA VOTA E FSHEHTE sepse SALA ja zbuloi voten e fshehte BAMIRIT edhe pse me kushtetute vota mbrohet. Po ku pyesin keto ligjet i bejne per te sunduar mbi te tjeret , per vete jane te pa prekshem Paqin mallkimin e popullit ZOTI I GJYKOFTE
Po pra ta bejme votimin e fshehte, qe te na iki ndonje deputet me Edin, si Bamiri. Si i josh ky Ed Rama keta mor aman, vetem pse eshte qytetear intelektual dhe perendimor jo shpellar si kryetari jone?
Po mos harroni se kemi dhene Kacet tane te PS-ja, pastaj kush eshte ai qe i rreziston korrupsionit te aleatit tone Metes?
Ore ti Ramy, qe shkruan me nick timin , ik bej shurren