“Ata që s’kanë bukë, të hanë biskota”

20 Shtator 2011, 16:52Blog TEMA

Nga Armela Imeraj

Thonë se në prag të Revolucionit francez kur i thanë mbretëreshës Maria Antuanetës: “Populli është i pakënaqur dhe i revoltuar” Ajo i pyeti oborrtarët e saj: “ Pse?” Ata iu përgjigjen: “ Ankohen se nuk kanë bukë”. Përgjigjja e mbretëreshës ishte: “ Po mirë të hanë biskota!”

Kjo është edhe përgjigjja me pak fjalë që vjen nga mazhoranca për nismën më të re të opozitës për heqjen e TVSH mbi bukën, vezën, qumështin dhe ilaçet.

Jo pa keqardhje dëgjova në edicionet informative një prej ekspertëve të mazhorancës, sot deputet të shprehej kundër kësaj nisme. Ajo që më angështoi më shumë ishte jo vetëm përgjigjja jashtë realitetit dhe fiks me mentalitetin e mbretëreshës së 1700-tës, por edhe fakti sepse zotëria në fjalë nuk është sulmues i tipit Bumçi, Vokshi, Bulku etj, por është një prej eksponentëve që ka folur vetëm dhe vetëm për fushën të cilën ai e zotëron dhe konsiderohet si një ndër ekspertët e mazhorancës, në fushën e administrimit fiskal. Mirëpo, shprehja e tij, dhe po e citoj: “Ata që fitojnë më së shumti nga përshkallëzimi i TVSH-së janë shtresat e pasura, pasi janë ato që konsumojnë më shumë produktet ushqimore për të cilat flasim” më la krejt pa mend.

Z. Mima, më vjen keq që më duhet t’ju sqaroj: Po si ka mundësi që të pasurit hanë më shumë BUKË???? Të varfrit në konceptin tuaj hanë më shumë mish apo fruta?? Është qesharake të mendosh një gjë të tillë. Është qesharake të mendosh po ashtu se të pasurit konsumokan më tepër vezë apo ilaçe. Jo, zotëri! Edhe në vendin tonë, ju duhet ta dini më mirë, kanë nisur të funksionojnë për mrekulli qendrat e fitnesit dhe ushqimit dietik. Asnjë prej të varfërve, apo shumë pak nga shtresa e cila konsiderohet e mesme, arrin të përballojë çmimin e ushqimit dietik, apo qendrat e shtrenjta të fitnesit ku heqin dhjamin qeveritarët dhe familjarët e tyre.

Jo, zotëri! Qendrat e fitnesit janë plot me të pasur të cilët duan të dobësohen, ky është një argument tepër naiv, por pse është i tillë po ua sjell ju që ndoshta nuk keni patur nevojë për të hequr dhjamin e korrupsionit që heqin çdo ditë kolegët tuaj. Dhe të siguroj se ata këtë dhjam nuk e kanë vënë duke ngrënë vetëm bukë siç detyrohen të ushqehen kryefamiljarët dhe fëmijët e tyre në familjet e varfra.

Jo, zotëri! Ilaçet sejmenët e pushtetit i blejnë jashtë vendit, ata janë shtresa që preferojnë të udhëtojnë jashtë vendit për t’u kuruar në spitalet më të mira të Europës, për sëmundje krejt të thjeshta. Ndërsa të varfrit zotëri, nëse nuk e dini bëni mirë të zbrisni tek farmacia e lagjes suaj, e të pyesni. Do mësoni ashtu si unë, se sot shtresa e varfër edhe ilaçet i merr me listë. Ky fakt, për fat të keq ka nisur të mbipopullojë farmacitë e kryeqytetit tre vitet e fundit, pikërisht sepse ju mbretëroni duke shtuar hallet e qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi.

Jo, zotëri! Ju e dini mjaft mirë se duke hequr 20% TVSH mbi bukën, qumështin vezët dhe 10% TVSH mbi ilaçet, do gjeneroni automatikisht gati 20% më shumë të ardhura për një familje të varfër e cila blen vetëm këto gjëra, të sigurojë që s’ka mundësi të blejë më tepër. Ndërsa te familjet e pasura pesha specifike e kësaj uljeje (pa bërë llogari mirëfilli) do jetë 0,002%.

Një tjetër të vërtetë, që ndoshta zoti Mima, e tha padashje, ishte dhe korrupsioni i administratës fiskale dhe paaftësia e saj. Duke folur për një prej televizioneve, zoti Mima, përveç mentalitetit të mbretëreshës që ka kjo mazhorancë në tërësi, na pohoi se administrata tatimore është e korruptuar. Nëse TVSH do të përshkallëzohej tha ai, do të ishte e pamundur të kontrollohej dhe do kishte vend për abuzime.

Korrupsionin e administratës nuk duhet ta pohoni zotëri si një gjë normale, dhe që nuk ka kush t’i bëjë dot gjë. Këtë askush nga qeveritarët në çdo vend të kësaj Europe nuk mund ta thotë të paktën publikisht, ndërsa ju na e pohoni si normë të mirëvendosur.

Unë vazhdoj të çuditem me këtë mentalitet, ku barknginjuri nuk pyet për barkthatin!

22 komente në ““Ata që s’kanë bukë, të hanë biskota””

  1. karaduzi says:

    Une habitem me ju zj {zonjush] qe paskeni respekt per zoterine ne fjale,ai si gjithe te tjeret eshte ushtar besnik i saliut,ndersa lajthitja tregon dhe per nivel te ulte kulturor e profesional.

  2. argjiro says:

    Hic mos u cudit zonja Ermela.Une ietoj ne nje pallat ne periferi dhe me syte e mi shoh cdo dite shfaqje te tmerrshme te varferise .Po ku di i ngopuri se cdo te thote uri.Atyre u jane veshur syte nga pasuria dhe pushteti .Ne sbejne dot gje per keta njerezte pakten mos na cajne koken me perralla e me arsyetime bajate

  3. minatori says:

    z.Mima! Je tjetersuar, dhe per te mbrojtur budalleqet e Saliut flet brockulla ,qe ne financieret i bejme pyetjen vehtes si ka mundesi qe nje burre me mustaqe dhe qe e mban vehten per ekspert te flase ne menyre te tille dhe pa pergjegjesi,vetem per nje page deputeti!Problemi per mua si financier nuk qendron tek shkalla e TVSH-se per mallrat e shportes ,por tek menyra e kontrollit qe duhet bere per te mos lejuar abuzime.Ti duhet te shprehesh per kete profil e jo per akullore o zoti me mustaqe.Z Mima! Ti ke mbetur nje kobure me uje qe nuk mban pergjegjesi per ato qe deklaron,mjafton te qendrosh deputet,pavaresisht se sot njerzit diskutojne buken.Turpi eshte i yti dhe i mustaqeve te tua qe jane ne fytyren e nje njeriu pa personalitet,qe eshte kthyer ner nje robot dhe flet sikur ka dale i preb nga kafeneja.

  4. alda says:

    Z. Armela!Megjithse rralle ne media,shkrimet e tua jane me qitje te larget pikerisht tek ata qe e heqin vehten si eksperte dhe shfaqen rralle ne media per te mbrojtur budallakun e rradhes te atij qe u hedh kocken pra te Saliut.I tille eshte dhe Mima qe po lepin kockat qe i hedhin dhe e perdorin e theksoj e perdorin si amplifikator te atyre, qe ky eshte i denuar qe ti mbroje,dhe flet si e ema e Zeqos maje thanes.Ja ka pare koken Saliu ketij Mimes dhe e hoqi nga zanati duke vene si zv/ministra finance ca anonime qe ky debili duhet ti mbroje,Shume lire po shitesh o Mima!Por kur del me TV mendo se te degjojne edhe disa njerez qe fiskun e njohin aq sa per te dalluar edhe ato gafa qe ti i shet per gjera me mend.Turpi mbetet i joti.

  5. arber says:

    ne fakt ne vend te bukes ishin “brioche” ose ne gjuhen e varfer popullore “MOLTO” greke, negjithate u zgjuan edhe keta te PS duke bere editoriale per te justifikuar punen, hajde opozite qe kemi…pritnim te reja sepse keshtu u tha mbas zgjedhjeve!
    opozite fiktive, ne fakt po pritet qe te kaloje edhe 2012 dhe ta marrin ne tavoline pushtetin dhe mos ti japin llogari askujt, mendoj se jane te gjithe njesoj PD-PS-LSI etj…duhet nje permbysje te sistemit BOLL ME KETA LEGENA!

  6. nga deti kuq e zi says:

    zoti mim, per te mos perfituar 10 % e popullsise qe eshte e pasur, duhet te vuaj nga cmimet 90% tjeter ??????? po keta te pasur qe kane qindra milione, nga kjo ulje s’fitojne me shume se 1 qime floku per ta, kurse per te varfrit kjo qime floku, eshte nje pjate me shume e nje kokerr molle per femijet e tyre.

  7. beso says:

    Vezhgim i bukur dhe fjale te bukura,por nuk jemi te sqaruar nese autorja eshte personazh politik apo nje intelektuale e revoltuar?Gati e morra per zedhenese,se ato na trembin me fjalor lufte.Nismat i merr qytetari dhe opozita sipas rrethanes perfiton politikisht duke mbeshtetur nisma te tilla qe deri diku tingellojne populiste,porqe ndihmojne vertet ne lehtesimin e barres se varferise.TemA,a mund te na ndihmoni,meqe shumica jemi emigrante,te na listoni nje pakete çmimesh te ushqimeve kryesore,qe ta dime sesi perballohet varferia realisht?Flm dhe suksese autores!

  8. Tironci Lugano says:

    Beso
    Zonja ne fjale dikur ka qene spikere qe ipte lajmet.Me vone zedhenese e shtypit te PS.Pak kohe me pare shkoji me leje lindje.Sic duket leja e lindjes paska mbaruar,Jete te gjate Bebit te saje.
    pershendetje

    1. beso says:

      Ehe,qenka zedhenese medemek!Prape ne ate kurth rashe une.Tironsi,une i kam inat drejtuesit qe mbajne zedhenes.Ah,ku ta gjej Enver Hoxhen(kete po e them per kunj te shkrimit te gjate te nastradinit)qe thoshte ça thoshte,po e nxirrte nga goja e tij.S’pati Enveri zedhenes fare;e kishte per te mos fryre kot administraten.Ishallah nuk ka nevoje bebi per qumesht pluhur,se italianet hallexhinj kam degjuar te shkojne ta blejne ne Zvicer,se kushton me pak.Pershendetje!Ps.Ah harrova.Tironsi,plaku thote ne forum qe ishe king dhe bos,190 i gjate me benz slk(dyvendesh),ndersa mbaje nje filipin ne portabagazh qe te nxinte gomat me solucion nga pluhuri i rruges.Po plaku mor aman(vetem mos i trego qe po kerkoj hollesira),ishte ndonjeçike bos,se çamet qahen shume edhe kur i vesh me flori.Shaka po bej,qofsh shendoshe!

  9. nastradini says:

    “Kur nuk kane buke pse nuk hane pasta?” flitet dhe tregohet si barsolete qe ta kete thene Marie Antoinette, mbretereshe e Frances, jo e 1700 -s, por e 1770-s kur u martua me Luigjin e 16 dhe erdhi nga Austria per ne France per te hypur ne fronin e ketij vendi ne vitin 1774, kur vdiq Luigji i 15. Deri sa i prene koken ne gilotine ne vitin 1793 republikanet. Prandaj zedhenesja e Edi Rames, zonja Imeraj ben mire te lexoje pak histori qe t’i referoje gjerat me sakte ne shkrimin e saj kunder TVSH-se se mallrave shqiptare. Por zonja Imeral ben me mire akoma te lexoje pak ekonomi para se te shkruaje ne gazeten TEMA llogje kavaje per injorante dhe dallkauke. Sepse ne shkencen e ekonomise moderne taksat dhe TVSH-ja mund te ulen krahas rritjes se prodhimit dhe sidomos bashke me futjen e teknollogjive te reja dhe efektivitetit te prodhimit. Sepse shteti grumbullon te njejtat taksa me rritjen e volumit te prodhimit dhe sherbimeve. Ne vendet ne krize sic eshte edhe Shqiperia nje mase e tij do te ishte qesharake, e pabaze dhe krejt populiste. Sepse me TVSH-ne e grumbulluar mbehet shteti: Pagat e policeve, ushtarakeve, mesuesve, mjekeve administrata dhe i gjithe personeli jo prodhues. Ku mendon zonja Imeraj se do te gjeje shteti shqiptar mjetet financiare per te mbuluar kete deficit ne buxhet qe do te vije nga heqja e TVSH-se? Me siguri do te fryje taksat dhe akcizat e tjera per biznesin dhe popullaten qe te perballoje humbjen e propozimit komunist te PS-se. Qe do te thote: “Hiqja njerit xhep dhe futja xhepit tjeter!” Pastaj nga e dini ju zonja famoze e PS-se se me heqjen e TVSH do te bien cmimet ne treg? Kur ai nuk komandohet nga ju si ne kohen e Enver Hoxhes? Cili biznesmen apo tregetar do te degjoje apelin tuaj ne forme bamiresie? Ne Greqi po mendohet BE-ja po detyron qeverine qe te rrise taksat dhe TVSH-ne. Per te rritur te ardhurat dhe perballuar krizen. Ne te gjitha vendet e rajonit qeverieve as qe nuk u shkohet nder mend per uljen e ketij tatimi me vlere per funksionimin e shtetit. Pergjigja qe ka dhene zoti Mima eshte me dallkauke dhe idiote se propozimi i zonjes Imeraj. Sepse ne Shqiperi pasaniket numerohen me gishtat e dores dhe atyre as nuk ju hyn ne sy i blejne mallrat me TVSH apo pa te. Prandaj degjoni nastradinin o llafoqyla te PS-se. Nuk meret pushteti me populizem, as me heqjen e taksave dhe vendosjen e tallonave. Sic e ka treguar edhe historia e ekonomise se Enver Hoxhes. Qe doni ta kopjoni me propozimet tuaja. Para se te kakarisni ne shtyp brockulla per injorantet me mire uluni bashke me Edi Ramen dhe hartoni nje program ekonomik. Qe nuk nxjerr “dhjame nga pleshti” por permireson gjendjen e shqiptareve me rritje prodhimi. Thjesht historia ne Bote ka treguar se rruge tjeter nuk ka.

  10. nastradini says:

    “Kur nuk kane buke pse nuk hane pasta?” flitet dhe tregohet si barsolete qe ta kete thene Marie Antoinette, mbretereshe e Frances, jo e 1700 -s, por e 1770-s kur u martua me Luigjin e 16 dhe erdhi nga Austria per ne France per te hypur ne fronin e ketij vendi ne vitin 1774, kur vdiq Luigji i 15. Deri sa i prene koken ne gilotine ne vitin 1793 republikanet. Prandaj zedhenesja e Edi Rames, zonja Imeraj ben mire te lexoje pak histori qe t’i referoje gjerat me sakte ne shkrimin e saj kunder TVSH-se se mallrave shqiptare. Por zonja Imeral ben me mire akoma te lexoje pak ekonomi para se te shkruaje ne gazeten TEMA llogje kavaje per injorante dhe dallkauke. Sepse ne shkencen e ekonomise moderne taksat dhe TVSH-ja mund te ulen krahas rritjes se prodhimit dhe sidomos bashke me futjen e teknollogjive te reja dhe efektivitetit te prodhimit. Sepse shteti grumbullon te njejtat taksa me rritjen e volumit te prodhimit dhe sherbimeve. Ne vendet ne krize sic eshte edhe Shqiperia nje mase e tij do te ishte qesharake, e pabaze dhe krejt populiste. Sepse me TVSH-ne e grumbulluar mbahet shteti: Pagat e policeve, ushtarakeve, mesuesve, mjekeve administrata dhe i gjithe personeli jo prodhues. Ku mendon zonja Imeraj se do te gjeje shteti shqiptar mjetet financiare per te mbuluar kete deficit ne buxhet qe do te vije nga heqja e TVSH-se? Me siguri do te fryje taksat dhe akcizat e tjera per biznesin dhe popullaten qe te perballoje humbjen e propozimit komunist te PS-se. Qe do te thote: “Hiqja njerit xhep dhe futja xhepit tjeter!” Pastaj nga e dini ju zonja famoze e PS-se se me heqjen e TVSH do te bien cmimet ne treg? Kur ai nuk komandohet nga ju si ne kohen e Enver Hoxhes? Cili biznesmen apo tregetar do te degjoje apelin tuaj ne forme bamiresie? Ne Greqi po mendohet BE-ja po detyron qeverine qe te rrise taksat dhe TVSH-ne. Per te rritur te ardhurat dhe perballuar krizen. Ne te gjitha vendet e rajonit qeverieve as qe nuk u shkohet nder mend per uljen e ketij tatimi me vlere per funksionimin e shtetit. Pergjigja qe ka dhene zoti Mima eshte me dallkauke dhe idiote se propozimi i zonjes Imeraj. Sepse ne Shqiperi pasaniket numerohen me gishtat e dores dhe atyre as nuk ju hyn ne sy i blejne mallrat me TVSH apo pa te. Prandaj degjoni nastradinin o llafoqyla te PS-se. Nuk meret pushteti me populizem, as me heqjen e taksave dhe vendosjen e tallonave. Sic e ka treguar edhe historia e ekonomise se Enver Hoxhes. Qe doni ta kopjoni me propozimet tuaja. Para se te kakarisni ne shtyp brockulla per injorantet me mire uluni bashke me Edi Ramen dhe hartoni nje program ekonomik. Qe nuk nxjerr “dhjame nga pleshti” por permireson gjendjen e shqiptareve me rritje prodhimi. Thjesht historia ne Bote ka treguar se rruge tjeter nuk ka.

    1. Aldo says:

      Si gjithmone “I gjithe faji eshte i parajses” ne rastin tone katundar fajin na e ka opozita!
      Po mire o zoti nastradin meqe ti e njihke lete pune kush nga shtetet e botes i bazon te ardhurat tek TVSH apo VAT? Kush i bazon tek doganat? Une katundari e dija se shtetet e bazonin buxhetin mbi taksat e rritjes ekonomike si psh tatim fitimi etj. TVSH eshte e rimbursueshme pra ne nje skeme te paster ate nuk e fiton shteti! Nejse ceshtje njohurie!
      Pastaj shteti yne ne e dime qe eshte i kalbur dhe para i duhen por sic the ti nuk duhet te nxjerre dhjam nga pleshti pra para nga te varfrit(Buka, vaji, vezet etj nuk besoj se jane ndonje ze i rendesishem ne ekonomi, te pakten jo sa karburantet, mineralet etj.)

      1. nastradini says:

        Aldo miku, TVSH apo VAT sic i thone amerikanet vertet rimbursohet kur malli kalon nga nje firme tek tjetra. Ne kete zinxhir ajo kur shkon tek hallka e fundit qe eshte konsumatori perfundimtar i kalon i mbetet shtetit. Keshtu eshte me ushqimet, keshtu eshte me ilacet, keshtu eshte me dritat dhe ujin. Me karburantet akoma me keq se futen edhe akcizat. Keshtu eshte kur fton nje te dashur dhe shkon ne restorant ku pagesat jane mjaft te kripura. Thjesht kur mbaron darka dhe vjen llogaria kamarieri e “perlan” TVSH-ne nga xhepi yt dhe ja paguan shtetit. Ne llogarine e vecante qe ka krijuar per kete qellim. Duket qe nuk je i njohur shume me kete fushe, por sa per dijeni shteti mbledh TVSH aq shume sa qe ne fund te vitit mund te dalin me miliarda leke. Perfytyro xhiron e mallrave dhe sherbimeve per nje vit dhe 20 % te tyre shkojne ne buxhetin e shtetit. Po mar si shembell qe ti harxhon ne muaj 300 mije leke te vjetra. 20 % e tyre bejne 60 mije leke qe i pervehteson shteti. Po ta shimezojme kete shifer me 12 muaj keto bejne 720 mije leke te vjetra ne vit qe ti o Aldo miku ja jep shtetit, bile pa e ditur. Po ta shimezojme kete shifer me afro 1 milion shqiptare qe kandardisen te harxhojne sa ty del qe shteti kollofit 720 miliarde leke te vjetra ne vit TVSH nga popullsia. A e shikon o Aldo miku se kjo shume nuk eshte aq e vogel sa te duket? Po te shtosh ashtu sic thua edhe ti taksat e tjera si tatim-fitimi qe ne Shqiperi askush nuk e paguan (kjo eshte nje histori e gjate per t’u spjeguar) del qe qeveria ka mjaft te ardhura per te perballuar shpenzimet emergjente dhe per te planifikuar investimet e nevojshme. Por asnje ekonomist perendimor me mend ne koke nuk mund te propozoje heqjen e TVSH-se si mase per te luftuar varferine dhe papunesine, sepse kjo vetem do ta rendonte gjendjen dhe do te krijonte kaos ne dejtimin e shtetit. Prandaj Edi Rama dhe PS-ja para se te flasin ne TV kukumjackat e tij per probleme ekonomike le te beje nje konsultim me FMN-ne qe deklaratat e tipit Kodheli apo Imaraj te mos tingellojne si llogje populiste kavaje. Qe e gezojne mjaft mase Saliun dhe Boden. Pasi cojne uje ne mullirin e tyre.

  11. joli says:

    kjo armela cfar e eka besnik imerajn ate gjykatesin…burre?

  12. Dr.Kadri Kadiu USA says:

    E KA NGA INJORANCA APO NGA LIGËSIA?
    E dëgjova në lajmet e Topchannel deputetin Mima të Saliut të Viçidolit dhe vura duart në kokë.
    Më erdhi inat edhe me prezantuesit e lajmeve që këtë kokëtul e quajtën “ekspert të ekonomisë”.
    Nismën e opozitës për heqjen e TVSH-së për bukën, qumështin, vezët dhe ilaçet, ky sharlatan e kundërshtoi me “argumentin” se: “Nga kjo nismë do të përfitonin më së shumti shtresat e pasura pasi ato i konsumojnë më shumë këto produkte ushqimore…”
    Nuk të them dot as “të kripsha mendjen” se ti s’paske mend në kokë o mender deputet.
    Çdo njeri me pesë pare mend në kokë e din se për shtresat e varfëra dhe për masën e popullsisë shqiptare, shpenzimet për ushqime kapin 50%- 80% e më tepër të shpenzimeve familjare ndërsa për të pasurit këto shpenzime zenë një përqindje fare të vogël e për më të pasurit, si puna e pushtapushtetarëve, shpenzimet për ushqime janë të papërfillshme në buxhetet e tyre.
    Çfar të të them më tepër, O I LIG?

  13. jaho labi says:

    Zoti Mima nderime dhe respekte!!!!!
    Per qendrimin tuaj pothuajse te ekulibruar ne Trenin e drejtuar nga i çmenduri sllavo-çeçen SRB-ja.
    Kesaj radhe por edhe ndonjehere tjeter…… ja ke fut kot.

    Nuk i ka hije nje intelektuali si ju e aq me teper djalit te te Madhit Prokop Mima te rrije e ti beje iso nje BARBARI si SRB..
    Pozicionohu per te miren e te gjith shqiptarve…
    Nderi dhe emri i babait tend e kerkon kete…

  14. jaho labi says:

    O TemA po mir ky nastradin komentuesi kaq i zgjuar te jet qe ja publikoni dy here fjalimin e tij te gjat dhe te budallalepsur njekohesisht…
    Ka zene gjith faqe dreqi….dhe per me teper duhet te jet çeçen nastradin ky i joni..

    1. nastradini says:

      Po ta jep pergjigjen o labi gjysem opinge ne vend te gazetes TEMA. Sa te kete Shqiperia injorante dhe dallkauke si puna jote me brime ne gjoks do te kete edhe mafie ne pushtet. Sic po ben Sali Berisha sot. Sic ka bere edhe me pare Enver Hoxha me shqiptaret. Sepse dallkauku dhe injoranti fle mbi bomben atomike dhe nuk e vret mendjen fare. Sic e tregoi edhe historia e GERDECIT. Sic e ka treguar edhe historia per 50 vjet ne regjimin sadist te Enver Hoxhes. Po te ishin popuj e tjere keta vemje te komunizmit me te eger nuk do t’i qendronin dot revoltes popullore dhe do te katapultoheshin ne moment. Por ne Shqiperie injoranca nuk i ka lejuar shqiptaret te shikojne perpara si te tjeret. Prandaj dhe pergjigjen keshtu si puna jote dhe opozita dallkauke e Edi Rames per ceshtje thelbesore sic eshte ajo e TVSH-se.

  15. Shqip dhe pike says:

    si sot 6 vjet me pare buka ishte vetem 50lek vaji 120lek sheqeri, mielli, orizi 50 lek sot shumezoji per 3 keto shifra dhe pastaj bej llogarite a do vazhdosh te hash per te jetuar apo jo.. edhe vete saliu e hoqi kripen nga perdorimi (ndoshta kursen ndonje lek kush e di) pasi edhe perrallat i ka pa kripe fare.

  16. Te mjeret says:

    Ne sqiperi vetem 30-40% paguajne taksa mi er mela .
    Futuni ne parlamentin qe jeni zgjedhur e paguheni nga ne budallenje dhe shtrengoni rrypi qeverise qe e mbeshtesni aq bukur sa as ne trapat nuk e kuptojme .

  17. ethem says:

    mais non mais non, Marie-Antoinette a dit: BRIOCHE et pas biscote

    1. Ton says:

      Mire e ke ti o Teme po ce do shqipot jetojne ne shekullin e 21 dhe po hane perdite ”merde” nga Saliu.
      Nga buka ne brioche, Saliu e ka nga buka ne merde!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje