E shtunë. Ditë pushimi. Njeriu zbret poshtë pallatit të vet me familjen për të pirë kafen mëngjesore. E ka dëshiruar gjatë gjithë javës këtë kafe me familjen e tij se ka kaluar ditë të ngarkuara me punë, por ja që para se të dalë nga pallati mendon të ndalet e të marrë faturat e dritave dhe të ujit dhe ta mbaroje edhe këtë punë. Për herë të parë sheh njerëz të grumbulluar tek dollapi i faturave në katin e parë të pallatit të vet, njerëz që diskutojnë me zë të lartë e që duken mjaft të shqetësuar. Përse valle?? Dihet që nuk është ndonjë kënaqësi e madhe për njeriun të shohë faturat në fund të muajit, sepse e di që do të dalin nga portofoli i tij lekë për t’i paguar ato, por nga ana tjetër e di që janë detyrimet e tij ndaj kompanive dhe shtetit që i ofrojnë shërbime jetësore, ja pse është i ndërgjegjshëm që këto detyrime duhen paguar. Atëherë çfarë kanë këta njerëz që më kot flasin me zë të lartë, sepse faturat duhen paguar. Diskutimet e tyre i japin të kuptojë se ka diçka që nuk shkon në faturat e muajit. Më në fund i vjen radha për të marrë faturat e tij. Mendon me vete: me siguri, do të kem harxhuar shume energji elektrike se sikur e kam përdorur ca si tepër kondicionerin për shkak të kësaj vape të gjatë, dhe sikur i qetësohet ca ndërgjegjja. Mirëpo, fatura e energjisë, të cilën e ka verifikuar edhe në internet, është në rregull edhe në ndërgjegjen e vet është i qetë për vlerën e saj. Mirëpo, atëherë përse ishin aq të shqetësuar ata njerëz vallë? Çudia e madhe këtë herë është fatura e ujit dhe nuk u beson syve kur sheh 256 m3 ujë të harxhuara gjatë muajit gusht, madje fërkon edhe njëherë sytë se mos nuk e ka parë mirë. Është hera e parë në jetën e tij që nuk po bën dot dallimin mes përdorimit të lekëve të vjetra apo të reja për sa i përket shumës së faturës. Një pjesë e trurit i është bllokuar, por një pjesë tjetër e tij fillon të funksionojë si makinë llogaritëse duke bërë përllogaritje: ka një ballkon jo shume te madh ku nuk mund të vendosë një pishinë për fëmijën e vet. Llogaritjet vazhdojnë me atë se sa m3 mund të mbajë shtëpia e tij sikur të taposë me dyer e me dritare, por përsëri llogaritë nuk i dalin. Ku ta ketë harxhuar tërë atë ujë vallë?
Rreth pallatit te tij sheh kafenetë, në të cilat këtë të shtunë ndihet një atmosferë e ndryshme, njerëzit duken te zjarrtë në diskutimet e tyre, por këtë herë nuk diskutohet për politikë e kronikë të zezë, por për faturat e fryra të ujit. Çfarë po ndodh kështu me faturat e ujit? Në mendje i vijnë premtimet e qeverisë për amnistinë e detyrimeve të papaguara, të cilat përfshijnë edhe faturat e ujit, por po ashtu i kujtohet se këto javët e fundit këta të UKT-së janë sjellë vërdallë si çakej të babëzitur përreth pallatit të tij dhe në lagje të tjera të qytetit. Si duket synimi i tyre paska qenë për të parë gjendjen reale të ujëmatësve dhe me siguri duhet të kenë zbuluar ndonjë mospërputhje mes sasisë reale të ujit të harxhuar dhe sasive të ujit të faturuara deri më tani. Ndryshe nuk ka si shpjegohet se përse në faturën e tij shkruhet e zezë mbi të bardhë se ka harxhuar 256 m3 ujë gjatë muajit. Në fund të fundit, një pjesë të muajit e ka kaluar në një plazh të ngarkuar me ndërtime e plot rrëmujë diku nga jugu. Edhe një herë tjetër i shfaqet hipokrizia dhe pafytyrësia e sistemit, i cili nga njëra anë të premton çlirimin nga detyrimet e papaguara apo uljen e shumës së tyre dhe nga ana tjetër nuk të fal qoftë edhe një qindarkë ujë. Atëherë njeriu thotë me vete, nëse do të jetoja në një vend normal, në një vend ku qytetari trajtohet si i tillë dhe jo si raja, atëherë ngjarjet do të kishin rrjedhur ndryshe: do të kisha marrë një faturë me vlerën reale të ujit të harxhuar për muajin vijues si dhe një faturë tjetër të jashtëzakonshme për vlerën që duhet paguar, me qëllim që të realizohet përputhja mes sasisë reale të ujit të harxhuar dhe sasive të ujit të faturuara deri më tani. Po ashtu, kur ata çakejtë e UKT-së do të vinin për të evidentuar këto mospërputhje nuk do ta bënin dot këtë gjë pa qenë edhe unë i pranishëm, sepse në fund të fundit jam unë dhe familja ime harxhuesit e këtyre 256 m3 ujë dhe kemi të drejtë të njihemi me gjendjen reale të ujëmatësit tonë. Gjithashtu, po të jetoja në një vend normal, thotë me vete njeriu, do të më njihej e drejta që vlerën e kësaj fature të jashtëzakonshme ta paguaja me këste, sepse në fund të fundit financat familjare janë ato që janë. Për më tepër, i kujton ai vetes, një pjesë e kësaj sasie uji të pafaturuar është harxhuar në periudhën që sipas ligjit të miratuar me këmbënguljen e kryeministrit tonë përfshihet në amnistinë fiskale, pra, është një vlerë e ujit të harxhuar që konsiderohet e falur. Mirëpo, a e dinë këtë ata çakejtë e UKT-së? Duke qenë se nuk ka nge t’u përgjigjet këtyre pyetjeve dhe se i është ngjitur gjaku në kokë nga frustrimi dhe zemërimi njeriu vendos të ulet e të shkruajë dy rreshta ku të shprehë tërë ndjenjat dhe mendimet që e përshkojnë… Mirëpo, a do të mjaftojnë ato për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi që prek atë dhe qindra e mijëra të tjerë si ai? Besoj se kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjet gjithkush që i lexon këto rreshta… Ka ardhur koha për një përgjigje të fuqishme të bashkëqytetarëve të njeriut ndaj këtyre abuzimeve… Një përgjigje që mund ta japin vetëm qytetarët dhe jo rajaja…
edhe fatura e energjise elektrike eshte po aq poblematike ose me mire troc,ka vjedhje te hapur…..
normalisht energjia duhet matur per 30 dite,dhe deri ne 300kw i paguajme me 7.7 lek.
po cna ben keshi na vjen 5 dit para dhe na mat energjine per 25-26 dit dhe ne fature na hedh 250-260 kw me 7.7 lek…..dhe do te ishte shum mire ne rast se kaq do te kishim konsumuar,po problemi eshte se na kan lene shuma te medha brenda te pa llogaritura ne fature…..dhe keto shuma do te na i llogarisin ne muajt me vone me dyfishi e cmimit ,,,pra me 14 lek.unh qe po shkruaj kam edhe 1200 kw energji te pamatur…..kur do te ma ngarkojne kete sasi ????//. pergjigjen te ma japi keshi.
vari qillon pune shqiperie experimente ben bota aty
Keta te Ujesjellesit degjojne salen qe thote se njerezit po jetojne te lumtur dhe po rrojne me shume se nga sa u ka premtuar saliu e mendojne te shkretet se neper shtepira njerezit kane pishina e shkon uji varda,si ne perrenjte e Valbones.Po ju paskeni uje,ama,se ka nga ata qe u çahen tubat kur vjen uji,nga uria per uje!