Si nuk iu ndanë fatkeqësitë këtij populli?

20 Shtator 2011, 21:41Blog TEMA

Nga Xhogu Ç

 

Kjo ishte pyetja që s’më hiqej nga mendja, kur lexova materialet e konferencës së shtypit që kryetarja e parlamentit Z. Jozefina Topalli dha pas vizitës në SHBA-së. Zonja Topalli u paska folur kongresmenëve  amerikanë “për demokracinë në Shqipëri”, “për mrekullinë që ka bërë liria”, “për transformimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë,” “për  rritjen ekonomike”, dhe sipas mendjes së Topalles qenkemi “edhe lidër në rajon,” (pikërisht ashtu siç ishim edhe në kohën e Enver Hoxhës, “luanë në Evropë”). Hapu dhe e futu!!! Jeton kjo zonjë në realitetin shqiptar, apo në botën e përrallave? Mos e sheh kjo zonjë mrekullinë e lirisë në lirinë e pushtetarëve si Ilir Metat e Genc Rulat me kompani për ta vjedhur e grabitur këtë popull në mes të ditës? Apo në lirinë për të vrarë njerëz të pafajshëm ditën me diell, në Gërdec apo në mes të Tiranës, dhe në vend që vrasësit dhe njerëzit përgjegjës, Fatmir Medirat, Lulzim Bashat e kompani t’u kaloheshin organeve kompetente, u jepen poste e ofiqe? Mos vallë mrekullinë e lirisë e sheh kjo zonjë në institucionet e ashtuquajtura demokratike që janë kthyer në leva të partisë në pushtet, e janë mbushur me bolshevikë të partisë e me servilë e Sashenka? Apo në lirinë për të vjedhur votat në mes  të ditës? Apo e sheh mrekullinë e lirisë në arrogancën, prepotencën që ushtron në sallën e Parlamentit e që të kujton arrogancën, prepotencën e ish-udhëheqësve komunistë? Apo në lirinë e pushtetarëve për të bashkëpunuar me krimin e organizuar?

Mund të vazhdoja me pyetje të tjera, por deklaratat e Topalles në konferencën e shtypit, më kujtuan një nga ato “barsoletat” e famshme të Shtjefën Palushit, në kohën e tërmetit të madh që ra në Shkodër në prill të 1979. Shtjefeni po ecte mundimshëm në ato rrugë të kthyer në gërmadha, kur takon një shok që e kishte pasur në Liceut Artistik “Jordan Misja”.  Një djalë që studionte për kanto, por që s’kishte talent fare. Pasi u përshëndetën, Shtjefni e pyeti se ç’e kishte sjellë në Shkodër. Tjetri iu përgjigj me një ton emfatik, ashtu si Topallja në konferencën e shtypit.

“Kam ardhur me Ansamblin e Ushtrisë për t’u gjendur pranë popullit të Shkodrës. Do të këndoj solo në koncertit që do të japim për këta fatkeqë.”

Shtjefeni, nxori një si pasthirrmë habite, dhe vazhdoi rrugën. Kur u nda, tha me vete: “Si nuk iu ndanë fatkeqësitë këtij populli, dje tërmeti dhe sot vjen ky të këndojë?”

Po kështu po ndodh edhe me ne. Gjatë gjysmë shekulli diktaturë, ishim kthyer në “fanar ndriçues për botën”, ndërsa tani nën këtë demokraci që ngjason më shumë me një autokraci jemi shndërruar në “lider në rajon.”

Janë këta politikanët tanë idiotë, apo jemi ne që e kemi ulur kurrizin kaq shumë saqë kanë të drejtë të tallen me ne kështu?

 

23 komente në “Si nuk iu ndanë fatkeqësitë këtij populli?”

  1. çami says:

    Krahasoni kete qelbesire me A. Merkel qe e lindur rritur shkolluar ne komunizem (R D GJ) çfare kulture , çfare mentaliteti ,çfare patriotizmi demostron dhe respektin qe gezon ne bote , thjeshtesia e saj duket ne aparence .

  2. xdxd says:

    çfar pretendon kjo me keto genjeshtra? a ka ndopak turp?jo nuk ka se i vjen me mire keshtu e vazhdon te perparoje me pislliqet te tjera qe po avancon ne dem te popullit.

  3. beso says:

    TemA sot do i kete kaluar 3 milionet,se sa behem gati te iki me dalin lajme te tjera.Me duket se pusht-etit te saliut i ka hyre turbullira dhe po dalin peshqit dhe rrozgat ne siperfaqe,jo per tu dukur,por per te marre fryme se u mbyten ne llurbe.Nuk dua te flas me per krytharèn e parlamentit,se eshte dhe grua nga pamja,po Lenka Cuko paska qene me dinjitet dhe e paskemi share kot.Te na ndjeje Lenka Cuko se,te pakten ajo e dinte prashitjen e misrit dhe vilte nje kuintal ne ore,kurse kjo krythara e parlamentit,qe e studjonte kokrren ne laborator as e di fare nga vjen misri.Kallamboq ne qeveri,kallamboq ne Evrope!Kallamboq i sat’..me!

  4. Aldo says:

    I ke rene pikes!
    Kemi thjesht idiotet qe na duhen dhe qe duam sa kemi 140000 idiote te regjistruar qe votojne LSI qe i thone vetes se po luftojne Saliun e po shendoshin Ilirin!

  5. Alb-germani says:

    Zhole-Fina, zhole nxjerr nga goja dhe me zhole e ka te mbushun koken.

  6. K.Lame says:

    PSE KANE GENJYER DHE GENJEJNE,NDAJ DO DESHTOJNE.

  7. Mali63 says:

    Kjo eshte mesuar ti kap per xhelesh per 2 vjet prifterijt ne vatikan kujton se do ti kap per zhelesh edhe popullin Shqipetare.Le te kapi lulezime Bashen per zhelesh bashk me vajzen e Sali gomarit.

    1. vucidoli says:

      kapni per zhelesh at bagabond.t’nxjerr perjashta,ene nuk hyn ma.

  8. Shkretetira says:

    Jam plotesisht dakort me artikullshkruesin,por dua ti jap pergjigje ryetjes se fundit.Politikanet tane nuk jane idiote,por faqezinj dhe kjo eshte puna me e mire qe mund te bejne,ndersa ne nuk kemi ulur kurrizin por jemi shtrire perdhe e jemi bere per ta nje cope sfungjeri e thithim te gjitha zullumet qe ata bejne Pyetja ime eshte. Deri kur krshtu?

    1. elhami says:

      O shkretetire, edhe pse nu ke gjetur ndonje pseudonim me te bukur se kjo, perseri jam dakord me mendimin tend kur thua se populli yne “nuk e ka ulur kurrizin, por eshte shtrire barkas”. Ne kete pozicion qe jemi shtrire, duhet t’i falenderojme te gjithe politikanet e te gjitha ngjyrave, vecanerisht, keta qe kane pushtetin, qe “edhe pse jemi shtrire barkas “nuk na kane perdhunuar deri tani.” Jane kaq te ndershem ata, apo s’u ka ardhur radha PERDHUNIMIT.

  9. raimondi says:

    Humor i bukur ajo thenia e Palushit …

  10. sali berisha says:

    Mos ma ngacmoni xhozin se mezi e kam,mezie gjeta kete funderin qe nuk i skuqet as zverdhet faqja.mjere pupulli per keto funderina por po u vjene fundi

  11. Fiqorri says:

    Znj,Jozefin a mundësi të na htoni se çfar shërbimi mbarove me vajtjen tuaj në Itali në vitin 1987.Ju faleminderit.

  12. xhemajl says:

    Thonin se ne politike rralle e fare nuk behen ato per te cilat flitet. Pikerisht keto znj. Topalli si po shihet i kishte kuptuar me kohe dhe sigurisht me porosi te vecanta qe ia paskesh dhene Argites, per punet qe do ti “kryente” per ti mbushur edhe me shume xhepat s/t/alinistet, duhej folur dicka te tille, ashtu qe tehu te drejtohej kunder kesaj bisede “per perparimet e medha”, qe jane bere ne Shqiperi. Duhet kuptuar njehere e mire se kjo “regjisore” ka shume pervoje per te gllaberuar popullin, por megjithate duhet “konsumuar” edhe ajo “pak” pervoje e disa kontrabandisteve te SHBA, se ata dine dhe me teper qe te orientojne vjedhjet “kontabel”. Mbulesa qe beri znj. Topallli me fjalimin e saj per “vepra gjigante” ishte nje lloje vazhdimesie e levdatave komuniste, por me nje dallim, atehere nuk pergatiteshin vjedhje marramendese, se nuk guxonte askush te ” organizonte” dicka te tille sic po pergatitet ne Shqiperine postkomuniste…te vidhet,te plackitet e te perdhoset cdo gje ne vazhdimesi, derisa ky vend e ky popull te degradohet plotesisht…

  13. GJON says:

    QENTE LE TE LEHIN PASURIJA PERSONALE SHKON PERPARA thote ZHOZI kjo pjelle e keqe e sojit BERISHA. Medet per ne po u bere PRESIDENTE e LUM PER TY SE DO TI BIESH EDHE NJEHERE BOTES VERDALLE ME PARATE e ketije populli te mjere qe spo gjen karare me keto palo PUSHTETARE.

  14. gazi says:

    Beso
    me shkrive me ate kallamboqin e Xhozit,hahahahaha

  15. SERENA bAJRAKTARI says:

    Rrjeshti i fundit e permbledh krejt kuptimin dhe llogjiken e shendoshe te NJERIUT. Te lumte dora XHOGU

  16. argjiro says:

    more po ketyre u ka ikur truri fare .Moj zonje ti je dhe nga Shkodra ku kur duan te te mallkojne te thone ;te hyfte vetja ne qejf u befsh mendjemadh.

  17. korabi ilarte says:

    per vejten etyre jane jo ne europ politkanet tane por kozmos.qefe o qef o qerrata si puna e asaj kenges.por me tuteje nuke shofin ata kjo eshte e keqe tyre gjer te maja e hundes.

  18. Keli says:

    Gjate regjimit te E. Hoxhes, kur per cdo familje merrnin 10 veze ne muaj e 1/2 kg djath, morem Cmimin per Ushqimin, ndersa tani qe shqiperia mbahet me borxhe dhe leket qe emigrantet u sjellin familjet, shqiperia sipas Xhozit, kesaj adoleshente te pandergjegjshme, radhitet e para ne rajon. Ne nje aspekt je e sakte, ti moj Topallja e Shkodres, Politikanet tane, sidomos keta te pozites, duhet te jene grabitesit me te medhenj te pasurise se popullit: ja shikoni vilat, pronat, makinat qe kane. Kush ua la, nena a babai, me c’para i bene? NJe popull mjeran, zvarranik, qe mban mbi supe hajdute, kriminele te tille dhe eshte i paafte t’u tregoje vendin.

  19. xhemal says:

    meritojme qeverine e saline jemi te bute te leshte e pse te ngacmojme folene e arrezave ,ato dalin pastaj e na thumbojne ne edhe thumbimin duam e te vdesim fare ne zgjedhim te keqen me te madhe i behemi ure qeverise e parise mos u ankoni jeni mire me te gjitha ,me pune shtepi katandi shkolle pushke grosh e kripe bertisni rrofte mbreti edhe me barkun bosh te gjithe keni festen sipas kokes kur te doni veten me shume se mbretin do jetoni me mire

  20. patrik says:

    eshte thjeshte nje INJORANTE a papare! mjere SHqiperia.

  21. Agim says:

    Or ti Xhoku C,
    te lexova me endje deri ne fund…por e ke dhjere fare me mbylljen finale kur thua:
    “Janë këta politikanët tanë idiotë, apo jemi ne që e kemi ulur kurrizin kaq shumë saqë kanë të drejtë të tallen me ne kështu?”
    ..vetem po te jesh koqe kanari dhe mos ta kuptosh qe jemi ne qe e kemi ulur kurrizin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje