Krejt i braktisur edhe prej qeverive e shteteve të vendeve të Botës së Tretë, kryeministri dështak e demagog Sali Berisha, rekordi i mashtrimeve dhe krimeve politike, ekonomike, financiare, ligjore, qeverisëse e njerëzore, prej 3 muajsh nuk ka patur asnjë ftesë zyrtare prej qeverive që kanë në dorë “27 çelësat” e portës së BE për Shqipërinë. Që pas zgjedhjeve të 8 majit, zyrat e qeverisë “SALI-ILIR”, nuk i ka shkelur asnjë personalitet i BE e SHBA, përveç disa euro-deputetëve “lolo”, me profil biznesmenësh, që vijnë në Shqipëri dhe bëjnë deklarata komike “PRO SALI”, sa herë që në Shqipëri ka privatizime e tendera ekonomikë strategjikë. Pse? Sepse pushteti, qeveria, kupolat e PD e LSI, vetë kryeministri SALI dhe ortaku i tij në pushtet META, janë zhytur zyrtarisht e familjarisht deri “në majë të hundës” në korrupsion.
Saliu, i shpërfillur…
Pa asnjë vëmendje, i gjendur në vetmi, i shpërfillur deri në injorim banal, i sponsorizuar nga kompanitë klienteliste të pushtet-familjes, kryeministri “Sanço-Panço” Sali Berisha, guxoi e shkoi në SHBA. Qëllimi i tij nuk ishte mbledhja e Sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por përpjekja komike për të bërë ndonjë foto me krerët, me ish-krerët dhe kongresmenë të shtetit amerikanë, për ta patur e përdorur si kartë “mbështetje” në sy të opinionit dhe përballë opozitës shqiptare. Qëllimi i SALIUT, për të shkuar në SHBA, nuk ishte lidhja ekonomike me biznesin amerikan, por bërja e një “albumi fotografik” me shtrëngime duarsh dhe disa video-pantonima bisedash fiktive, të cilat kërkon t’i përdor si spot publicitar “përfilljeje” prej shoqërisë së biznesit dhe qeverisë së SHBA.
SALIU, prej 2 vitesh, veçanërisht pas 21 janarit 2011, ka mbetur vetëm… me Ilir Metën dhe me ministrat e tenderave të rrugëve, shkollave, trafikut të armëve, hidrocentraleve, kromit, Gërdecit dhe skrapit të ish-ndërmarrjeve ekonomike, që i ktheu në gërmadha në vitet 1992-1997. Tashmë, i gjendur i shpërfillur deri në “heqje” dhe nga axhendat e ftesave protokollare të nivelit të aktiviteteve të fundit, Sali ka “marrë” rrugët në kërkim të rikthimit të “personalitetit” të humbur.
Berisha-Meta, me PD e LSI familjare
Ky pushtet është paralizuar, ka një qeveri të dalë jashtë funksioni. E vetmja qeverisje që bëhet prej PD-LSI, pra prej ortakëve SALI-ILIR është zhvatja e ekonomisë, hartimi i ligjeve në shërbim të forcimit, zgjerimit dhe mbrojtjes së interesave e krimeve që po bëjnë nëpërmjet keqpërdorjes së pushtetit. Humnera politike, programore, qeverisëse dhe penale, ku ka rrëshqitur e po rrokulliset lidhja politike PD-LSI dhe pushteti i tyre qeverisës, kanë krijuar në mënyrë të shpejt e të pa frenueshme, boshllëkun e drejtimit të vendit deri në çerdhet e fëmijëve. Në situatën aktuale, pushteti PD-LSI, për shkak të degradimit prej prepotencës e harbutërisë politike, ligjvënëse dhe prej abuzimit financiar me qeverisjen, ka humbur totalisht mandatin e të drejtës morale e politike, për të qeverisur vendin dhe shqiptarët. Dy krerët e pushtetit Berisha-Meta e kanë kuptuar bindshëm, se nuk mund të ndryshojnë dot asgjë në cilësinë e qeverisjes së tyre, madje as në favor të rigjenerimit politik dhe moral të parti-pronave PD e LSI. Sepse degjenerimi i këtyre forcave politike në të gjithë qelizat, ka fituar përmasat maksimale të një “gangrene”, aq sa “kurimi” kërkon jo vetëm kohë, shumë kohë, por së pari, mendësi dhe njerëz të rinj. Këto potenciale politike ekzistojnë brenda PD e LSI, por nuk lejohen të dalin në skenë, nuk pranohen të jenë pjesë e drejtimit të tyre, mbasi kryesitë e këtyre dy partive, janë pronë e “sulltanëve” të tyre Berisha-Meta dhe funksionojnë si banda politike, ekonomike, financiare, si prona familjare e krahinore. Këto kupola partiake familjare e klanore, që kanë uzurpuar PD e LSI, kanë parcelizuar administrativisht e gjeografikisht pushtetin e vjedhur, duke e kontrolluar atë si biznes të tyre personal. Prej 20 vjetësh, në PD-në e krimit politiko-ekonomik e njerëzor dhe prej 7 vjetësh, në LSI e blloqeve të koncensioneve e tenderave të skrapit, janë ngulur e sundojnë në krye “pronarët” SALI-ILIR të këtyre 2 parti-familjeve. Këta nuk u hapin rrugë askujt tjetër, për ta pranuar qoftë edhe si mendim, sepse gjithçka nis dhe realizohet brenda kupolave PD-LSI, kryesi dhe struktura të të cilave janë familjet, klanet e shërbëtorët.
SALI-ILIR, xhambazët që po lënë Shqipërinë jashtë BE
Shqipëria dhe shqiptarët gjenden përballë një realiteti “test” me mundësi dështimi përballë BE në dhënien e statusit të vendit kandidat, për shkak të qeverisjes së dështuar e të inkriminuar të aleancës PD-LSI dhe për shkak të politikave sunduese private e pirate të xhambazëve SALI-ILIR. Ka një realitet që po e rëndon keqas këtë vend në rrugën e tij për pranimin në BE. Drejtuesit më të lartë të KiE dhe BE, kanë lëshuar në tavolinën e qeverisë, “bombën” për mos hapjes e portës së mos dhënies së statusit, si vend kandidat, në rast se nuk zbatohen rregullat e lojës së hapur demokratike, të institucionalizuar me opozitën, duke patur në themel plotësimin efiçent e jo fiktiv, të detyrimeve të vendosura prej BE. Fjala këtu, nuk është thjeshtë për “votën e PS dhe opozitës” në parlament. Shqetësimi i BE dhe krejt ndërkombëtarëve që kanë lidhje me integrimin europian të Shqipërisë, qëndron në realitetin e hidhur, që oligarkia monarkike, politiko-financiare në pushtet e përqendruar në duart e dyshes SALI-ILIR, po vazhdon të zbatoj politika denigruese, në kahje të kundërt me rekomandimet e BE. Pushteti, ligjvënia mazhoritare, kabineti qeveritar dhe administrata e lartë ekzekutive, përbëhet nga politikanë e ministra të korruptuar, të cilët nuk dëshirojnë dhe nuk kanë asnjë vullnet, qoftë edhe protokollar, për miratuar ligjshmëri funksionale, administratë profesionale e me integritet, gjykata e drejtësi të pavarur, e mbi të gjitha zgjedhje të lira. Pse? Sepse ky pushtet, kjo strukturë qeveritare krimi ekonomik që po drejton vendin, ka frikë nga ndëshkimi i ligjit. Pushtet-Klika SALI-ILIR, po bllokojnë integrimin, sepse integrim do të thotë shtet ligjor dhe shtet ligjor do të thotë ballafaqimin e kësaj klike mafioze zyrtare me ligjin, për të dhënë llogari, për gjithçka kanë bërë në raport me jetët e shqiptarëve, me opozitën, me ligjin, me pasuritë dhe interesat kombëtare, me financat e shtetit etj.
Shqipëria, rekord… krimesh e broçkullash të kryeministrit
Shqipëria është rekord i krimit të organizuar dhe i deklarata-broçkullave të kryeministrit Sali Berisha për “rritje ekonomike, për turizëm, për mjedise, për demokraci rekord në botë”. Në fakt, pas kësaj propagande komike e mjerane, maskohen trafiqet intensive e masive, që kanë si “tutor” e përfitues krerët e pushtetit dhe qeverisë SALI-ILIR. Këto paraqesin një tablo “blozë, konfirmuar me informacione zyrtare edhe nga kabllogramet investiguese të SHBA. Përdorja e pushtetit prej familjes kryeministrore, nënshtrimi i shtetit prej klaneve mafioze, terreni i lirë për krimin e organizuar zyrtar, drejtësia e penalizuar dhe e lidhur me pushtet-politikën, po dëshmon përditë, se në qëndrimet e këtij pushteti klanesh e familjesh, nuk ka asnjë ‘grimcë” vullneti, për të vendosur e zbatuar shtetin ligjor. Kupola SALI-ILIR që kontrollon qeverisjen, nuk po tregon asnjë shenjë reagimi edhe para edhe pas kabllogrameve, edhe pas raporteve “alarm” të ndërkombëtarëve, edhe pas shpërfilljes prej tyre, edhe pas krizës së madhe politke, ekonomike, institucionale e kriminale që ka pllakosur vendin, edhe pas ultimatumeve të BE, për bllokim të Statusit si vend kandidat. Përkundrazi, pushtet-klika vazhdon të funksionojë, si bandë që plaçkit e asgjëson gjithçka me falsifikime, me monopole, me dhunë dhe… me “ligje” të hartuar e të miratuar sipas interesave të pushtet-bandës. BE po pret reagimin e fortë të kupolës së pushtetit, veprimtaria antikushtetuese e anti-BE e të cilit është pengesë serioze integrimi. Eshtë tepër e vështirë që Shqipëria të kalojë “testin” e madh historik të miratimit të Statusit si Vend Kandiat i BE, pa spastruar këtë qeveri e këtë pushtet nga “zhuli” i krimit dhe korrupsionit, pa shkulur nga “themelet” gjithë “ngrehinën’ e krimit qeveritar. Dhe më kryesorja, pa “rindërtuar” imazhin e ndotur të vendit e të shtetit shqiptar, të ndotur keqas e totalisht prej këtij pushtet-krimi. Përballë këtij realiteti me pushtet dhe qeverisje “xhungël”, nuk mund të flitet për rrugë të hapur drejt BE. Edhe pse kryeministri SALI po ulërin për integrim të plotë, edhe pse po rropatet si lypsarë e shtrigan mjeran rrugëve të botës, duke bërë Pazar-biznese të pista për të “blerë” votat në BE, Shqipëria nuk mund të futet në BE, me këtë “fytyrë” që i ka dhënë qeverisja SALI-ILIR.
Shume real dhe i fuqishem zoti Lula. Falenderime dhe urime per shkrime te tjera e te shumta “bomba” si puna e ketij shkrimi uragan qe i demaskon plotesisht monstrat injorante, mionstrat provinciale qe mbollen faren e keqe ne demokracine foshnje te Shqiperise, per ndotjen e stermadhe qe i kane bere shtetit shqiptar keto holba ish komuniste tashme kriminelo-mafioze-zhul -katunare-ligesi do te paguajne nje dite por do paguajne mire,edhe sikur ne vrime te miut te futen bashke me familjaret kriminele e parate e vjedhura shteti i vertete ligjor shqiptar do t’i gjeje dhe do te vendos drejtesi.
tashme eshte e qarte per te gkjithe qe sali dhi berisha eshte i zhytur kompolet ne mut (krim, korrupsion, vjedhje, vrasje) dhe qeni i LSI meta gjithashtu eshte e qarte qe ne do te futemi ne Europe kur t’i tregojme vendim ketyre ndyresirave…qofte sa me afer dita kur t’i shohim ndyresirat te paguajne deri ne nje te gjitha krimet dhe poshtersite qe kane bere dhe te festojme per hapjen e rruges per ne Europe
dy ftyra te neveritshem e qe e urrejne njeri tjetrin.
po nuk u largua nga politika vucitoli&skrapari nuk ka integrim ne BE.
Do i fusi Edi Rama me nje kepuce keta legena.
Urimet me te sinqerta per kte shkrim “bombe” jane te qarta si drita e diellit po nepermjet ketij komenti une kame nje puetje per kreun e opozites z Rama, z. Rama nese te jepet mundesia ti lexosh keto shkrime dhe komente pyetja ime eshte ; a do pergjigjen nje dite para drejtesise se pamvarur keta hajdut dhe kriminel ? saliu e dogji njeher shqiperine ne 1997 , shkaterroi cdo gje ,polici ,ushtri , shik ,banka ,u vran rreth 4000 vet dhe kur erdhi e majta ne pushtet u justifikuan ” nuk e fut dot ne burg se eshte kryetar i opozites ,nuk te le europa ,bota etje ,e tje. edhe pse ai dha urdher si komandant i forcave te armatosura qe me avionet tane te bombardohej jugu po fale piloteve qe nuk e zbatuan dhe kerkuan azil ne itali.
Kesaj pyetje Edi duhet ti pergjigjet ne fushaten zgjedhore te 2013.Nese ai do te thote qe do te pergjigjen atehere,barra eshte mbi votuesin.Vetem nje shumice e cilesuar mund ti çoje banditet mafjoze para gjygjit.Kjo eshte e qarte si drita e diellit.Borxhet kane per ta mbytur Salen.Ai do te kete dy rruge ose gjyqin ose….Te dyten e ka ne dore vete.
Jane dy shembylltyra te njeri-tjetrit. I pari (Saliu) nje nder tipiket komunist me i keq i diktatures dhe i dyti (Iliri) nje nga “pionieret” e Enverit te pas ’90. Sa i dobet populli shqiptar qe behet sehirxhi me fatet e vet?!…
Kledian! Përshëndetje. Sikur gjith gazetarët ose një pjes e tyre të mos ishin kthyer skllevërs sahan lëpirës të bandës mafioze Berishë-Meta- Basha e kompani, nuk do të kishte urugan ta përballonte zëmërimin e popullit të tiranizuar. Historia gjith këta shërbëtor të mafjes më të fëlliqur feudo- fashtiste do ti vendosi krahas Esat Pashë Toptanit, por duhet shpejtuar rrëzimi i detyruar sepse do jetë vonë kur të marrin me vete dhe neve popullin. Edi duhet të hapi portat, në rast se nuk don të gjykohet bashkë me ta. Jam nga ata që kam besim deri tash tek Edi. Është në dor të tij që besimin e shumicës Shqipëtare të mos e humbasi.
te lumte, shkrim i shkelqyer.sa mire qe po shtohet numri i njerezve qe po shkruajne te Tema qe po ja grisin masken kesaj qeverie hajdute qe qeveriset nga dy megahajdute, sali-ilir.