Ata jetojnë në një shtëpi të vjetër private prej qerpiçi, së cilës pritet që nga dita në ditë t’i bjerë çatia. Dy dhoma e një kuzhinë. Një banjo më tepër se modeste, ku mëngjesi shoqërohet ende me një pasqyrë dore dhe ku sapllaku është, si të them në vend të dushit, si njëherë e një kohë.
Ata janë tre. E ëma, së cilës vuajtja i lexohet në sy e në rrudhat e fytyrës, dikur punëtore në Misto Mame, e sëmurë nga helmet të cilët jetojnë bashkë me të në gjak, sot është shtëpiake. I ati, gjysëm njeriu, ish-punëtor në minierën e Valiasit, sot roje nate. Djali diku tek 35-tat, i bëshëm fizikisht, jeton bashkë me prindërit.
Si i ri dhe tipik shqiptar, parapëlqen të vishet me D&G, sigurisht nga ato me temina me xixa që blihen në treg. I arsimuar keq e më pas i çarsimuar akoma më keq, profesioni i tij sot është ngrënës farash në krye të rrugës. Ka një lidhje dashurie prej disa vitesh, por s’ka mundësi të fejohet, se akoma s’ka mbaruar së ngrëni farat, e s’ka pasur kohë të gjejë punë. Femra e tij është e nënshtruar. Ai bën ligjin në lidhje, kështu do të jetë edhe nesër.
Cigarja është pjesë e imazhit të tij. “Fotografia” e tij nuk do të ishte e plotë pa një cigare në të majtë të gojës së tij. Ai pi mesatarisht dy paketa e gjysëm në ditë, vlera e të cilave shkon diku tek 300 lekët. Për këtë të fundit përgjigjet shtëpia, sepse ai është ende një paraz… doja të thoja i varur nga shtëpia financiarisht.
Por ai ka edhe argëtimet e veta. Ai luan futboll. Dua të them, luan në botën e futbollit, por jo futboll, sepse në fakt ka shumë bark për të luajtur futboll. Është fjala për skedinat. Nuk ka ditë që ai të mos luajë një të tillë. Edhe atëherë kur s’ka ndeshje futbolli, ai luan me kuaj. Cili do të fitojë, i bardhi, apo i kuqi? -Ec, ec, ec… Mos! Nuk na doli gjo sot.
Të nesërmen, luan me skuadra turke. Kampionat i mirë për t’bo na i lek’ -thotë ai. Në fakt kështu duhet të jetë vërtetë. 1000 lekë për 400 e ca mijë lekë, bast të mire kapi. Në fillim, “adeti” -Fiiiiiiiu… o shoku, ka i birrë për naçut! Erdhi shoku, pruri birrat. Edhe një, edhe një, edhe një… Bisedat ishin të ndryshme, por mbizotëronte ajo… politika. E flamosura politikë. -Osht tu bo nryshime Basha. E ke pa ti, o tu prish nërtimet pa leje. Tirona europiane mër ejjjj! Do rregulloj ene sheshin, se e prishi ai pederasti. Ky ka për tu majt men’ si Zogu mër, po ku merni vesh ju! .
Nuk zgjat shumë dhe… – Ue lale, kena ik me flejt se u bom keq. Ora 4 e mëngjesit. E ëma e pret zgjuar. Pse kaq vonë mi mom? – e pyet ajo me një gjysëm zë. – A po na le rehat mome? – Përgjigjet vrazhdë ai.
Sa kaq, erdhi e nesërmja. E nesërmja… E nesërmja është vetëm një nocion kohor, sepse në të vërtetë, e djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja, janë e njëjta ditë. – Opa! sot luka Intrri. I vejmë dhet mi’ lek’ Intrrit o ‘lla. Me Novarrën lu… Dhe ashtu bën, gjithçka kishte mbetur nga të hollat e djeshme, në fakt një shumë e konsiderueshme, i luan skedinë për këtë ndeshje. Kjo ndodh shpesh. Paratë e fituara, përdoren përsëri e përsëri për të vetmin qëllim. Dhe ja, ndeshja filloi. Oops! Novara fiton me rezultatin 3-1! O t’**fsha……………!!!
Ka vetëm 1000 lekë në xhep. Ti rujm për na i Apex, mendon ai. Iku, u ngrit. Te kryet e rrugicës, ishin “naçut” – I thënçin, janë bashkëmoshatarët e tij, jo shumë të ndryshëm nga ai, sigurisht. Po luanin një lojë me letra, Murlan i thonë. Ndërkohë disa të tjerë, rreth e përqark, çak-çak, hanin fara. Bukur! Ai nuk nguron. – O me, po luni e? Na boni i byth ven’…
Befas kalon një djalë i vogël… Ej..fiiiiiiiu, o çerro! Ec i her’ ktu! Vjen i gjori. – Shif ktu, shko te Vjollca, m’blej i buk’, dy vez t’zime ene i llall… ej, po shpejt ë! Ho, ku e lam çuna, kush e ka radhën…?
*respublica.al
Besoj se ska nevoj per koment. Pyetja shtrohet se cfare zgjidhje mund te jepet. Ketij qe han fara a mund ti mesohet nje zanat hidrauliku apo mekaniku apo do te prese qe tek shtepia me qerpic te behet ndonje 10 katesh, dhe pastaj do shifni qe jo vetem fara sdo haje por do te behet dhe bisnesmen:))))).
realiteti shqiptar
no coment
Otomanizmi eshte me e hidhura nder pasojat e qeverisjes se shpellarve ne Shqiperi keto 20 vjet.
i paska ngja mirit me ato farat.
Pasi e derrmuam “NJERIUN E RI” te socializmit dektatorial,tano ja,ky eshte “NJERIU I RI I KAPITALIZMIT”!!!Zgjidhni e merrni po deshet!!!Kujtonit se KAPITALIZEM DO TE THOTE “QEJF”????
Sa keq!Në moshën më të mirë,më të aftë për të projektuar e realizuar planet për jetën,familjen të ardhmen…të vrasësh kohën me fara dhe lojra e baste….është një krim…i rëndë!Të vjen keq për ata prindër..që duan të thërrasin në kupë të qiellit,por nuk i dëgjon askush..!Mendoj se pjesa e luanit në këtë faj qëndron tek vetë ky/këta të rinj…!Sistemi vërtet është ndërtuar keq,ai ka kufizuar vërtet mundësitë dhe shanset e barabarta për të gjithë…!Por,nëse sistemi është i tillë..Po Ti o njeri..unë..tjetri….ne të gjithë që bëhemi kaq shumë çfarë po bëjmë..Me fara nuk përmirësohet asgjë…Farat mos i mbill në stomak ..Por në tokë..O Njeri..!Përpiqu…!Ngrihu kundër së keqes..dil në shesh..atje ku kërkohen të drejtat,ku kërkohet barazia dhe shansi për të startuar edhe ti….njësoj me të tjerët..!Ke një detyrim të madh për prindërit për familjen,jetën tënde,të ardhmen:O Njeri..!
HAHAHAHAHAaa File mou, ti e paske shkruajtur kete artikull, te lumte pena, po ke harruar firmen…. Kjo eshte fatale,,,,,,,, ahahahaa
hahaha,ndonjehere me vjen keq,per njerez te tille,te pafat qe linden ne Shqiperi!!!
por kur degjoj qe shajne grekun,serbin ,italianin,maqedonesin,kroatin ,,,,,,e mburrin turkun,madje duke i quajtur dhe vellezer!!!! terbohem e them; Keni ate qe meritoni.
Jo me kot,nje shprehje thote,patriotizmi eshte per bythgerrisurit e turpi per te pasurit,,,,!!!
I njejti pejsazh me kafenete e cepave te greqise ku qafzinjte i shikon perlyer ne vaj duke ngrene pula si derra. Po ja dhe pak dhe do de vijne si qemoti, yzmeqare ne shqiperi.
Une e kam nje vend pune per Turkharillafagos, nje lopate per te hapur nje grope 1 x1x3 metra. Ma do mendja se 1 meter mbi toke duhet te jesh o shqerrak i Papa Janit !