Rruga që i propozojmë qeverisë për zgjidhjen e problemit të pronave

30 Shtator 2011, 20:39Blog TEMA

Nga kryesia e Shoqatës “Bregdeti”

Shqetësimet dhe protestat e Shoqatës Bregdeti për grabitjet e trojeve turistike janë trajtuar në shtypin e ditës si në gazetat Telegraf, Shqip, Tema, Shekulli, Metropol, Zëri Popullit që kanë botuar shkrimet tona për pronat. Bëjnë përjashtim të disa gazeta që janë totalisht nën tutelën e politikanëve dhe botojnë vetëm shkrimet e tyre me zhurmën për kompensime.
Shoqata “Bregdeti”ka denoncuar se mungon vullneti politik dhe zgjidhja pengohet pasi për pronarët vazhdon të përdoret termi “ish”. Vetëm kur është fjala për kompensim, politikanët dhe drejtori Agjencisë Elvis Çefa thonë: “pronarët që do të marrin kompensim”. Anarkia dhe grabitja e pronës vazhdon edhe për faktin se institucionet ndërkombëtare ndofta informohen me të dhëna të njëanshme dhe të manipuluara dhe për këtë shkak ata shkelin parimet e kartës së Kopenhagenit dhe nuk po mbajnë qëndrim shtrëngues për ta detyruar pushtetin të respektojë këtë të drejtë themelore të njeriut. Që të përafrohet pranimi i Shqipërisë në BE është e domosdoshme qëndrimi shtrëngues nga institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore, BE dhe OSBE. Ne shprehim shqetësim pasi raportimi i “Shoqatës Kombëtare të Pajtimit të Gjakrave” për numrin në rritje të krimeve për shkak të pronësisë është lënë në heshtje nga Be dhe OSBE dhe nëse ambasadorët do të vazhdojnë të anashkalojnë zgjidhjen e problemit se kujt i takon prona, kush dhe si duhet kthyer prona tek i zoti, de fakto ata bëhen mbështetës të një rruge që nxit genocid dhe vëllavrasje Për të gjithë është e qartë se edhe nëse midis PS dhe PD realizohet marrëveshja për të gjitha pikat e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përfshi kodin zgjedhor, prona e grabitur në këto 20 vjet nga amalgama e pushtetarëve grabitqarë me pseudopronarët është burimi që gjeneron rrethin vicioz me pushtetarë të korruptuar, luftë të pandershme për pushtet, vjedhje votash, anarki institucionale, arbitraritet, padrejtësi, kriminalitet dhe pengon pranimin në BE.
Respektimi i të drejtës së qytetarëve për të gëzuar pronën e trashëguar, nuk është problem vetëm i pronarëve por është problemi më themelor i demokracisë, i ardhmërisë së popullit dhe shtetit shqiptar që vazhdon të shkelet. Intervista e znj. Bozgo publikuar në fq. 3 të gazetës Standard, dt 18.09.2011, lidhur me veprimtarinë shtetërore për verifikimin e titujve të pronësisë, është korrekte por ky veprim është vetëm një tentativë e pamjaftueshme. Së pari ligji për verifikimin e titujve të pronësisë do të ndihmonte për të korrigjuar shumë shkelje por praktikisht ai ligj nuk ka funksionuar pasi është zbatuar nga strukturat përkatëse dhe së dyti verifikimi i grabitjes së pronave është vetëm një anë e problemit. Nëse sot bëjmë një bilanc të efektivitetit të punës së Pushtetit për respektimin e titujve të pronësisë vërtetohet pohimi i Kryeministrit Sali Berisha në Kuvend në 16 Shtator 2010 dhe i Shoqatës publikuar në Telegraf datë 14.09.2011, se me pronat janë bërë hapa prapa.
Zgjidhja e ngërçit të pronës që është një nga kushtet e BE, që duhet të zgjidhet me përparësi nga Kryeministri z. Sali Berisha por edhe z.Edi Rama. PO për Evropën kërkon konsensus të ndershëm midis tyre për formulën “prona tek i zoti”. Këta dy individë që janë sot drejtues të politikës nuk duhet të vazhdojnë të mbajnë peng pronat tona, për të zgjidhur problemet e tyre. Prona e grabitur për 45 vjet nga komunizmi detyrimisht duhet ti kthehet të zotit, përjashto rastin kur prona është tjetersuar për nevoja publike. Ne nuk duam të jemi si “Palestina” e Ballkanit. Mundësitë për ta zgjidhur anarkinë pronës dhe për të vërtetuar se kujt i përket toka në bregdet janë dhe ne përsërisim propozimin tonë për zgjidhjen e drejtë të problemit të pronës.
Hap i detyrueshëm është hapja e arkivave. Kjo është e detyrueshme edhe për shumë arsye dhe ndërmjet tyre është dhe interpretimi i gabuar i njësive të matjes së tokës të përdorura para vitit 1945. Me të dhënat që kemi nga intelektualë dhe specialistë dëshirojmë të sensibilizojmë për faktin se Komisionet e Pronave, Agjencia si dhe Gjykatat në rastet kur në vendimet e tyre janë bazuar në sipërfaqet e pronës, ato kanë dhënë vendime të gabuara edhe në rastet kur nuk kanë qenë nën trysninë e korrupsionit. Me këto vendime dikujt i është dhënë tokë më shumë e dikujt më pak, duke krijuar mbivendosje. Deri sot sistemi i drejtësisë për problemet e pronave nuk funksionon dhe mund të krahasohet me ankandin, por kur drejtësia do të funksionojë duke zbatuar ligjin dhe kushtetutën, do të rrëzohen vendimet e nxjerra mbi të dhëna të gabuara. Kjo për faktin se institucionet si Komisionet e Pronave, Agjencia, Gjykatat në dhënien e vendimeve kanë lexuar dhe kanë zbatuar gabim njësitë e matjes tokës të para vitit 1945 si dynym, vreten, strem, pendë qe etj pasi nuk kanë pasur parasysh fakti se para vitit 1945 këto njësi kanë qenë të ndryshme në zona të ndryshme. Edhe pse kjo gjë dihej, problemi është vendosur me urdhër nga lart, konkretisht Shkresa nr 885 protokoll e vitit 1996 firmosur nga Ministri i Bujqësisë, z. Hasan Halili. Kjo shkresë është sqarim mbi njësitë matëse të vjetra , praktikisht e ka zyrtarizuar pasaktësinë, pasi ajo u është drejtuar Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe në paragrafin e dytë thotë: “…..vreteni po në fillim të këtij shekulli rezulton i barabartë me dynymin e sotëm1000 m2 “.
Ky pohim nuk është i vërtetë dhe bie ndesh me dokumentet e arkivit të shtetit, ku përcaktohet se një vretem në Fier ka qenë 1500 m2 , në Berat, Lushnje 1296 m2, në Vlorë vretem i vjetër 1600 m2 , vretem i ri 1296 m2, në Treblovë 1000 m2. Gabimi që është zyrtarizuar prej Qeverisë duhet të korrigjohet. Po ashtu një dynym në Elbasan ka qenë 900 m2, në Lushnje dhe Fier 1000 m2 , në Mallakastër 900 m2 , në Durrës dynymi hulli ka qenë 660 m2 , në Kavajë 1024 m2, në Shkodër dynym malësie ka qenë 800 dhe dynym fushe 1600 m2 , në Tiranë 1296 m2 , në Himarë 1000 m2, në Lezhë dynym fushe 1680 m2 , në Berat 1129 m2 , në Kukës dhe Bicaj 1600 m2 .
Për këtë problem ne kemi propozuar edhe më parë se për zgjidhjen e anarkisë së pronave mundësia më e mirë është që ky problem të përcaktohet me ligj nga Kuvendi si detyrim të institucioneve shtetërore dhe puna të fillojë me hapjen e arkivave . Kjo është e vetmja mundësi për korrigjimin e gabimeve. Ky është veprim konkret me të cilin Kryeministri Sali Berisha, veç të tjerave do të parandalojë përsëritjen e vrasjeve të tipit mafioz si ajo e të ndierit Konomi në mes të ditës dhe në mes të rrugës në Vlorë. Shtytja e kohës ngarkon me përgjegjësi kryesisht z. Sali Berisha dhe theksojmë se si Kryeministër ai është në kohë dhe i ka te gjitha mundësitë të korrigjojë këtë krim kombëtar, por edhe z. Edi Rama nuk mund të justifikohet nëse do të vazhdojë të heshti.
Duke falenderuar mediat që kanë publikuar shkrimet tona për problemin e kthimit të pronës tek i zoti presim në gazetë reagimin institucional të zotërinjve Sali Berisha dhe Edi Rama, si dhe ambasadorëve të BE, OSBE, SHBA dhe të Bankës Botërore.

6 komente në “Rruga që i propozojmë qeverisë për zgjidhjen e problemit të pronave”

  1. Nermin says:

    pOLITIKA DHE SHTETI DEMOKRATIK I 20 VJETEVE DEMOKRACI NUK KA NDERMEN QE TE ZGJIDH PROBLEMIN E PRONES.NUK JANE BERE PUBLIKE SHPERNDARJA E TOKES SIPAS 7501 DHE KONTROLLI MBI TE GJATE TRE VJETEVE SIC ESHTE PERCAKTUAR DO TE VAZHDOJE QE TE SHTYHET NE KOHE.SHTETI I DISPONON DOKUMENTATA POR NUK I HAPE ATO.ASKERKUSH NUK DEKLARONE SE SA TOKE ESHTE E SHTETIT DHE SA E PRONAREVE.tOKAT E PANDARA DHE TE REFUZUARA GJITHASHTU NUK DIHET SE KUSH I SHFRYTEZONE DHE I ADMINISTRON.fOTOGRAFIMET AJERORE QE JAPIN SAKTESI CENTIMETRIKE NUK DIHET SE KU KANE PERFUNDUAR E MBI TO DUHESH QE TE VENDOSESHIN HARTET E PRONESISE.LEGALIZIMET SHTUAR KETU EDHE ZGJATJEN NE KOHE TE LIGJIT 7501? JANE DUKURI EKSTREME TE SHPERDORIMIT DHE VJEDHJES.vJEDHJEVE ME LIGJIN 7501, iIeshte hapure edhe shtegu qe vjedhesi te paguaj 10% TE VLERES SE TOKES.sHUME FA

  2. Nermin says:

    SHUME FAMILJE DHE INDIVID KANE MARRE TOKE ME TEPER SE SA NORMAT E PERCAKTUARA PER CDO FSHAT? DHE KETU NUK ESHTE NDARJE FSHATESHE POR VJEDHJE FSHATESHE DHE FSHAT E BIDAT.pse nuk behet kompensimi ne natyre i vendimeve te K.K.K.pronave.Pse nuk jepen nga K.K.K.PRONAVE PYJET? LIVADHET? KULLOTAT?……pSE LEJOHEN NDERTIME NE BREGDET NE DISTANCEN 10 ML. KURE DIHEN LIGJET DHE SE NE KETO NDERTIME JANE PERFSHIRE TOKA BUJQESORE PRA NDRYSHIM DESTINACION.FLITET PER MAFIEN TOKAVE POR AJO E KA KOPEN NE POLITIK DHE PER KOHESIN E VALENC NUK LUFTOHET.pROBLEMI I PRONES KA ZGJIDHJE TE MUNDESHME POR NUK KA DESHIRE E VULLNET PER TA ZGJIDHURE.TJETRI NDERONE NE TRUALL DHE NE TOKEN E TJETRIN DHE NUK PAGUAN ASENJ TAKSE NE SHTET APO PRONARIT TE LIGJSHEM.krimet ndaj prones vjedhje, grabitje e fallsifikime kane marre jeten e 6875 persona sa te tjere jane plagosure dhe jane ne hasmeri brenda familjes dhe fisit.Per ceshtjen e pronesise mbi token nuk jane vetem ligjet e cala por jane zbatimet qe e kane bere uloke pronarin dhe vet ekonomin bujqesore shqiptare.Nuk duan dhe nuk jepen zgjidhje kure favorizohen me vendime te legalizimit apo te blerjes 10% TE TOKES SE GRABITURE.nDERKOHE QE SEKSERET DHE TE TJERE DUAN 50% TE TOKES QE TE TE NXJERRIN NJE PJES TE SAJ.fAKTE KA SHUME DHE MUND TE SHKRUHET SHUME POR ASEKERKUSH NUK E VE UJIN NE ZJARRE.

  3. ENTELA says:

    HIMARIOTET ARITEN TE BLLOKOJNE REGJISTRIMIN E PRONAVE NGA OSBE DHE MEDIA SHQIPTARE NUK THOTE ASNJE FJALE PER KETE EVENIMENT. SIGURISHT SEPSE NUK U PELQEN KY FAKT NE TIRANE, PASI MAFIA ISHTE E INTERESUAR TE REGJISTRONTE PRONAT E SAJ. POR MIKU ME I NGUSHTE I EDI RAMES, NJE FARE XHILLARI, KA REZUAR NJE MAL TE TERE NE JALE, DUKE MBAJTUR MERCENARE EDHE SOT E KESAJ DITE PER TA RUAJTUR, DHE HESHT MEDIA, HESHT BERISHA. NATO KA BLLOKUAR TE GJITHA PLAZHET E HIMARES PER TE MOS RENE PREH E MAFIAS NE TIRANE DHE POLITIKANEVE TE PAPERGJEGJSHEM DHE PERSERI PER KETE FAKT MEDIA SHQIPTARE HESHT ME PATURPESINE ME TE MADHE…POR NJE DITE HIMARIOTET DO I THONE TIRANES CIAO DHE ATA ZUZARE QE KANE GRABITUR TOKAT DO TI LENE ATY KU I KANE MARRE ME FORCE…

  4. saliu says:

    Interesante kjo Entela. Na sjelle fakte qe dhe vete Merua, do ti kishte zili. Cduan himariotet te shpallin pavaresine, kujtojne se eshte koha e spiromilos? Dashkan te na shkruhen edhe greke. Te jem une kryeminister, ja merja te gjitha tokat dhe ja shperndaja te persekutuarve.

  5. toke nasari says:

    PO more NUK E DINI QE LEMSHI I KESAJ PUNE ESHTE SALI MALOKU QE VITE ERA PERC KUR FILLOI UNIVERSITETIN BASHKE ME ILIR KOK LOPEN TE DY MOSTRAT E SHQIPERIS ME NJE FJALE VAMPIRET.

  6. Genti says:

    Respekt per Mero Bazen qe praktikisht eshte i vetmi gazetar qe shkruan ate qe mendon. Ne 1990 i gjithe populli ishte me demokracine qe mori persiper Sali Berisha por ai rezultoi antipronari, antidemokrati dhe antishqiptari. Por pse gazetat e tjera nuk botojne shkrimet e shoqates, sepse jane prostituta politike dhe ,brojne interesa klanesh. Une nuk bie dakort me fyerjet e shenuara me siper se Saliu qenka malok dhe Iliri koke lope etj.Mos valle Edi Rama apo Fatos Nano qenka shpetimtari Jo me fyerje ulet dhe cveftesohet niveli i debatit. Asnje nga keta politikanet nuk eshte budalla. ata jane kush pjese e agjenturave dhe kush pjese e influencave agjenturore qe jane kultivuar me 20 milion USD te dhena nga Beogradi. Kete fakt qe e ka bere te ditur vete televizori dhe shtypi i Beogradit fill pas viteve 1991, cuditerish nuk po e trajton asnje prej analisteve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje