Plehrat do mbushin dhe helmojnë 68% të Shqipërisë

28 Shtator 2011, 22:00Blog TEMA

Nga Kledian Lula

[email protected]

 

Në vend të investimeve, të premtuara me ulërima deri shtazarake për zhvillimin ekonomik e turistik të vendit, pushtet-familja mafioze “SALI”, hapi portat e Shqipërisë për importin e plehrave. Pas 4 vjet pazaresh të pista e kriminale anti-shqiptare me mafien rajonale italo-ruso-serbe të plehrave, kryeministri SALI BERISHA “vulosi” krimin e tij të radhës kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën tonë e të gjithë brezave që do të vijnë pas nesh. Tashmë, Shqipëria është “destinacioni fundor” i gjithë mbetjeve të ardhura nga importi, të cilat do të qelbin vendin dhe do të helmojnë popullatën. Ky krim ekologjik anti-kombëtar, inskenuar prej kryeministrit anti-shqiptar SALI RAM BERISHA dhe ligjësuar prej bandës së deputetëve të tij “lavirë”, tashmë është realitet për zbatim. Me të drejtën e plotë ligjore, të dhënë prej pushtet-mafies “SALI-ILIR”, autokolona e mjeteve të mbushura me plehra urbane e teknologjike, janë bërë gati të hyjnë e të shkarkojnë ngarkesat e para me “lëndët vrasëse” në Shqipëri.

 

Projekti “SALI-CAMORRA-NDRAGHETA” mbush 58% të Shqipërisë me plehra

Nuk është rastësi dhe as “gabim njerëzor”, që të gjithë ligjet e miratuara nga pushtet-familja “SALI”, të cilët janë me shtrirje veprimtarie jashtë kufijve të Shqipërisë, kanë në qendër krime njerëzore. Kujtojmë vendimin “SALI” të Gërdecit, për demontimin dhe eksportin e municioneve, ku biznes-krimi mafioz i kupolës qeveritare-familjare vrau 26 burra, gra e fëmijë dhe hodhi në erë një zonë të banuar me 3000 shtëpi e biznese. Edhe ky ligj importi plehrash Itali-Shqipëri nuk është gjë tjetër, veçse një biznes vrasës “gradual”, që do të dëmtoj, helmoj dhe shuaj jetën e shqiptarëve çdo orë, çdo ditë, çdo vit e gjithë jetën për çdo brez. Qendrat e depozitimit të plehrave do të jenë hapësira mjedisore e tokësore mbi nga 10-40 hektarë secila, ngritur pranë qyteteve më të mëdha të Shqipërisë. Sipas informacioneve nga brenda kupolë-pushtet-familjes “SALI”, mafia e plehrave Shqiptare-Italo-Ruso-Serbe e lidhur në koncension-krimin e rradhës nën siglat “SALI-CAMORRA-NDRAGHETA”, ka diktuar dhe zonat e favorshme e fitimprurëse, se ku kërkon t’i ketë qendër-depozitat e këtij biznes-krimi. Kryeministri Sali Berisha, garanti i bandës mafioze “CAMORRA-NDRAGHETA”, akoma pa u votuar ligji në parlament, ka firmosur për veprimtari të ligjshme, të plotë, të lirë e të pakontrolluar në importin e plehrave në Shqipëri. Kryeministri Sali Berisha, i vënë në shërbim të grup-mafies së plehrave “CAMORRA-NDRAGHETA”, nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka miratuar “hartën” e qendrave sshqiptare të plehrave, sipas projekt-interesave të bandës mafioze “CAMORRA-NDRAGHETA”. Ky fakt është konfirmuar dhe nga kabllogramet e Ambasadës së SHBA, të cilat SALIU dhe “salinjtë” e “duarve të pastra”, vazhdojnë t’i quajnë “letra higjenike”, ndërsa ish-Ambasadorin Amerikan në Tiranë Uidhers e quajnë “një llafazan e shpifës rruge”.

Sipas projektit “SCORIA” të paraqitur në projekt-ligj në parlament, në Shqipëri do të këtë 8 qendra të mëdha për depozitimin e plehrave dhe konkretisht në qytetet Vlorë (2 qendra), në Elbasan, Berat dhe Gjirokastrës, me investim 150 milion dollarë. Por projekti që ka “menaxhuar” fshehtas dyshja e kupolës SALI-ILIR dhe që gjendet në dosjet e qeverisë shqiptare, të doganave dhe prefekturave rajonale reciproke Shqipëri-Itali, konfirmon se qytetet që do të mbushen dhe helmohen me plehra janë shumë më tepër. Me synimin paraprak e djallëzor, që ligji mafioz anti-shqiptar i importit të plehrave të votohej “lehtësisht”, banda “SALI-ILIR” në bashkëveprim me trustin “CAMORRA-NDRAGHETA”, ka bërë një tjetër makinacion në lidhje me numrin dhe hartën e qendrave të depozitim-përpunimit të plehrave në Shqipëri. Sipas projektit real “SCORIA” të aktivitetit të plehrave “SALI-CAMORRA-NDRAGHETA”, që nuk është paraqitur për debat në parlamentin shqiptar, por që është futur në zbatim nga qeveria SALI-ILIR, do të ngrihen 16 qendra depozitimi kryesore dhe 21 qendra dytësore në të gjithë vendin. Projekti real, i hartuar vetëm për Shqipërinë, përcakton se qendrat e importim-depozitimit të plehrave, do të ngrihen në qytetet BERAT, KORÇË, MALIQ, SHKODER, VLORE, LUSHNJE, ELBASAN, TIRANE, FIER, LEZHE, MALLAKASTËR, PEQIN, SARANDË, GJIROKASTËR. FUSHË-KRUJE, KURBIN. Brenda këtyre qyteteve, do të ngrihen dhe “rezervate” dytësore depozitimi për ndarje plehrash sipas llojit. Këto qendra komunitare, ekonomike, shoqërore e kulturore, sipas ligj-krimit të qeveri-parlamentit të pushtet-familjes mafioze anti-shqiptare “SALI-ILIR”, do të kthehen në “gropa të zeza” të plehrave të Ballkanit dhe Europës.

Qeveria shqiptare, ka pranuar dhe ka miratuar, që epiqendrat e këtij krimi ekologjik me pasojë vrasjen e jetës së popullatës e të mjedisit shqiptar, të jenë në Vlorë, Maliq, Shkodër, Gjirokastër, Berat dhe Elbasan, me afat minimal paraprak 20 vjet, me kapacitet fillestar 1.5 milionë metër/kub plehra dhe me densitet të ngarkesave kompakte 0.9 ton/m³. Sipas projektit, pas 3 vitesh kjo sasi depozitim-përpunimi do të jetë 3 herë më e madhe dhe pas 10 vitesh, do të jetë pa kufizim sasie, madje me tolerancë 11% ndotje më të larët se norma e lejuar në ligj për 3 vitet e para. Sipas hartës gjeografike të depozitimit të plehrave, sipas volumit të depozitimit dhe sipas shkarkimit të ndotje-helmeve në mjedis nga përpunimi i tyre, rezulton se qeveria shqiptare e plehrave “SALI-CAMORRA-NDRAGHETA”, do të mbush, do të qelb dhe do të helmojë 68% të Shqipërisë e të popullatës me këto plehra.

 

Plehrat “SALI-CAMORRA-NDRAGHETA” do të qelbin 9 qytete muzeale e turistike

Gjithë propagandë-demagogjia e kryeministrit Sali Berisha, për kthimin e Shqipërisë në “destinacion të turizmit botëror”, tjetërsohet në një paçavure prej ligjit të importit të plehrave, projektuar dhe miratuar prej vetë Sali Berishës. Pushtet-banda “SALI”, me ligjin e importit të plehrave në Shqipëri, po organizon një ofensivë shkatërruese për turizmin kombëtar. Janë 9 qytete kryesore  muzeale e turistike, të cilat mafia rajonale shqiptaro-italo-ruso-serbe “SALI-CAMORRA-NDRAGHETA” i ka përcaktuar t’i kthejë në qendra dhe impiante grumbullim-përpunimi të plehrave të Ballkanit dhe Europës.

BERAT: Do të ngrihet qendër dhe impiant kryesor plehrash me kapacitet 1 milion ton/m3 plehra në vit, me sipërfaqe 23 hektarë. Po kështu do ngrihen dy qendra ndarjeje të llojit të plehrave, me sipërfaqe nga 8 hektarë. Pas këtij aktiviteti, qyteti muzeal 2400 vjeçar, i futur nën kujdesin ndërkombëtar të UNESKO-s, do të jetë qytet-qendër plehrash, i helmuar dhe i qelbur.

KORCË: Do të ngrihet impianti gjigand i plehrave në Maliq, me kapacitet 1.5 milion ton/m3 plehra në vit, me sipërfaqe 33 hektarë, 17 hektarë nga të cilët do të shërbejnë si qendra grumbullim-ndarjeje për llojet e plehrave. Korça dhe zonat e saj, do të kenë tashmë si tregues “turistik” plehrat dhe ndotjen prej tyre.

SHKODER: Do të ngrihet një impiant qendror me 9 hektarë dhe me kapacitet 1.8 milion ton/m3, si dhe 2 qendra për ndarjen e llojit të plehrave, me nga 7 hektarë secila. Pas tre përmbytjeve, plehra dhe helmet e tyre, do të jenë “turizmi europian” i premtuar për Shkodrën, prej Salit dhe Jozefinës.

VLORE: Do të ngrihen 2 impiante gjigande, me kapacitet 1.9 milion ton/m3 plehra në vit dhe me sipërfaqe prej 46 hektarë, brenda të cilave do të jenë dhe 4 qendrat e ndarjes së llojit të plehrave, me nga 6 hektarë secila. Pas TEC-it, ky është “investimi turistik gjigand” që i ofron Vlorës pushteti “SALI-ILIR”.

ELBASAN: Do të ngrihen 2 qendra kryesore përpunim-depozitimi plehrash, me sipërfaqe 29 hektarë dhe me kapacitet nga 1.2 milion ton/m3 plehra në vit, si dhe 3 qendra për ndarjen e llojit të plehrave.

TIRANE: Do të ngrihen 4 qendra plehrash, me sipërfaqe 42 hektarë dhe me kapacitet 2.6 milion ton/m3 plehra në vit, brenda të cilave do të jenë edhe 6 qendra ndarjeje të llojit të plehrave, me nga 4.5 hektarë secila.

GJIROKASTËR: Do të ngrihen 2 qendra plehrash me sipërfaqe 17 hektarë dhe me kapacitet 1.3 milion ton/m3 plehra në vit, brenda të cilave do të ketë 2 qendra ndarje të llojit të plehrave, me sipërfaqe nga 3.2 hektar secila.

LEZHE-SARANDË: Do të ndërtohet nga 1 qendër plehrash, me sipërfaqe 7 hektarë secila dhe me kapacitet 750 mijë ton/m3 plehra në vit, si dhe nga 2 qendra ndarjeje të llojit të plehrave, me sipërfaqe nga 3.3 hektarë secila.

 

Krimin “SALI” me plehrat, nuk e ka bërë as pushtuesi italian, në vitet 1914-1920

Pushtet-banda familjare e klanore mafioze “SALI”, në vijim të akteve anti-shqiptare territoriale, ekonomike, politike e fetare, përgatiti dhe aprovoi ligj-krimin anti-kombëtar të radhës: Lejoi futjen e plehrave të Ballkanit dhe Europës në Shqipëri. Ky është krimi më i rëndë social-ekologjik i bërë në 90 vitet e fundit në Shqipëri, krim që nuk e kanë bërë as pushtuesit e huaj, megjithëse kishin gjithë fuqinë dhe lirinë për të vepruar. Në arkivat e shtetit shqiptar, ka edhe një fakt të tillë: Pushtuesit italianë, në vitet 1914-1920 zhvilluan aktivitetin e nxjerrjes së naftës në krom e bakër në Bulqizë dhe Rubik, të naftës në Kuçovë dhe të serës (ziftit) në Selenicë të Vlorës> Sipas dokumenteve të këtyre viteve, rezulton se pushtuesit italianë nuk i linin dhe nuk i groposnin mbetjet teknologjike të naftës, kromit, bakrit, serës (ziftit) e hidrokarbureve në Shqipëri, por i eksportonin ato rregullisht dhe pa asnjë tolerancë në Itali. Këtë praktikë kanë ndjekur italianët edhe në veprimtarinë ekonomike industriale në Shqipëri, gjatë viteve 1939-1943. Ndërsa mbetjet teknologjike të lëngshme, të pa eksportueshme, sipas marrëveshjes me qeverinë shqiptare të kohës, çdo muaj i përpunonte dhe i asgjësonte larg zonave të banuara shqiptare, ose në vendburime me teknikën e groposjes në prezencë të komisionit popullor zonal, pa pasoja për shëndetin e popullatës. Ndërsa sot, 90 vjet më pas, qeveria “SALI”, ka bërë ligj mbushjen dhe helmimin me plehra, të  68% të popullatës e vendit.

15 komente në “Plehrat do mbushin dhe helmojnë 68% të Shqipërisë”

  1. Annaliza says:

    fuck sala and ilir company

    sa duroka ky popull!
    keta po na groposin per se gjalli , dhe ne nuk meritojme as token e paster, por te groposemi ne plehra!
    nuk ka burra ky vend ?
    si nuk ka nje dore te hekurt dhe nje sy shqiponje ti bjere mu ne lule te ballit sali qenit .

    kam mungese informacioni, cfare dreqin mund te bjeme ne njerezit e thjeshte per ta bllokuar kete akt .

  2. HERO says:

    I ka vdek nona ksaj pune, po ja Q* robt ketij populli SALI RAM BERISHA deri ne palce, per se dyti… mire na e bo.

  3. Pelasgian says:

    un se kuptoj ku dreqin jan sindikatat shqiptare ??? jan ato te parat qe duhet ta cojn popullin ne protest
    NUK DUROHET ME !!!!

  4. pelivan says:

    Mos u alarmoni! Makinat,(Turni pare),do hidhen ne ere…. Turni i dyte,nuk ka per te ardhur… Por Mafja do kerkoje t’i shkembej do llafe me saliun e plehrave! Kete te fundit mereni me serjozishte…

  5. Erioni says:

    Besoj se ky ligj do ti kaloje per firmosje presidentit.Lutem zotit qe ai te mos e firmose.Duhet te firmosim nje peticion kunder ketij ligj.I lutem dikujt nga lexuesit e kesaj gazete me njohuri ligjore te perpiloje nje peticion kunder ketij ligji.Jam i gatshem ta firmos qe sot ashtu si dhe mijra shqiptare te nderhem kudao qe ndodhen.Mbase redaksia e gazetes Tema mund te ndohmoje duke perpiluar nje peticion kunder ketij ligji.
    Turp dhe krim me te madh qe i behet ketoj vendi nuk eshte pare e degjuar.Mallkuar qofsh o kafshe e ndyre Berishiane.Turp dhe per opoziten.O njerez te reagojme vete se po pritem nga opozita jemi te mbaruar.Nje mendje me thote se nje pjese e saj jane te perziere ne kete afere te ndyre,perndryshe do ta kishin kthyer parlamentin permbys.

  6. kosovari says:

    ky kerkoka dhe luks mor vella – sindikata – ketu ska prokurori , ska gjykata ,
    pastaj dihet po pate P L E H R A T -PLERA DO TE KESH

  7. gomari says:

    Fytyra e ketij qeni ne dicituren e dhene duket sikur thote me gezim, “s’pa ma fusni mua, po ja fusni shqiperise! Ha!ha!ha!ha! Une vec marr millionat! Kur te behet keq fare, iki ne ameriken latine, ose arabine sauditee jetoj si mbret!

  8. labe vlore says:

    SKANE MBETUR ME BURRA ,E JO TRIMA QE TI QELLOJNE MALOKUT , PO SHQIPERIA KURRE NUK DASHKA TE SHPETOJE NGA PLEHRAT ??????????

  9. aliko says:

    Po Vucidoli do te kete ndonje hektar me plehra?

  10. aliko says:

    Keta nuk jane opozite por bashke kriminela. Kane firmosur te dy palet per kete tmerr ekologjik dhe vdekjeprures.

    ja dhe opozita e Edi Rames:

    -Heshtje per Gerdecin
    -Heshtje per marreveshjen detare
    -Heshtje per vorioepirin, VasilBollanon Gejxhin etj.
    -Heshtje per kercenimet greke.
    -Pruri Bregovicin ne Tirane, sikur nuk kishte kengetare te tjere ne Itali apo gjetke.
    -Nuk ndihet per vjedhjet e krimet e pushtetit.
    -Saboton revolten popullore
    -Nuk ndihet per marreveshjen e ndyre te plehrave me mafien nderkombetare.
    -Ben opozite te mekur.

    1. xhoni says:

      E per cfare te duhet opozita,o dallkauk i mjere,kur ke SALI GERDECIN dhe ILIR BLLOKUN???Kur ka kelyshe si ty,hallall ta kete edhe PLEHRAT!!!E dini si do behet Shqiperia me plehrat???PERFYTYRONI 5 HERONJTE E VIGUT NE MES TE PLEHRAVE TE SHKODRES TEK VARREZAT E DESHMOREVE!!!Haaaa!!!SHTET I FUQISHEM TURISTIK!!!Haaaa!!VERE MALOKUN TE BEJE SHTET!!!Haaa!!!Edhe ZOGOLL MALOKU,edhe Sali MALOKU NJELLOJ JANE!!!

  11. shqipo says:

    TE GJITHE JU PO HARRONI SE SALI KRIMINELI QE JU SHOFTE FARA BREZ PAS BREZI KA VENE BYTHEN TONE ATY JO TE VETEN PRANDAJ FOTO ESHTE GABIM.

    ME TE VERTET KUJTONI SE SALIU E KA NE BYTHE? ……. APO NE?

  12. baro çorrogjafi says:

    PUNE E MADHE SE U MBUSH SHQIPERIA ME PLEHERA DHE U HELMUAN SHQIPETARET !

    MJAFTON QE TE PASUROHEN PUSHTETARET TANE DHE TE JETE NE PUSHTET SALI RAM

    BERISHA. NE EDHE KUR NA PLACKISIN KETA, BROHORASIM : RROFTE SALI ERISHA!

    EDHE KUR NA MBYSIN ME PLEHERA,PRAPE BERTASIM; RROFTE SALI BERISHA !EDHE KUR,

    EDHE KUR…. NA I PUNON TE 99 -tat,NE PERSERI E PERSERI BROHORASIM ME ME SHUME

    FORCE : R R R O F T E S A L I B E R I S H A !

  13. titi says:

    plera jane dhe plera sjellin

  14. ana says:

    Ky eshte krimi me I math qe I behet popullit Shqiptar,duke firmosur vdekjen e femijeve tane dhe te brezave qe do te vijne…

    Nuk mund te kuptoj me cfare ndergjegje firmosen keto projekte duke ditur qe pasojat jane katastrofike per shendetin e gjithe kombit,dhe rezultatet katastrofike…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje