Berisha dhe rihapja e “Çështjes Hajdari”

4 Tetor 2011, 21:27Blog TEMA
Berisha dhe rihapja e “Çështjes Hajdari”

 Marjan Gryka

Kryetar i shoqates Azem Hajdari

Me keqardhje të madhe e shohim sot PD se si është katandisur, e përfshirë në krim, në korrupsion, me njerëz në timon që nuk kanë pasur kur lidhje me PD. Kjo PD nuk ka lidhje më me rrugën dhe idealet e Azem Hajdarit. Kemi një Kryeministër me premtime të mëdha poooooooor, që s’bën asgjë. Ai premtoi rihapjen e “Çështjes Hajdari” por nuk pati kurajon ta bënte këtë akt. Se përse nuk e mbajti fjalën, kjo tanimë dihet. Azemi natën e vrasjes u thirr që të vinte urgjentisht nga Fieri, se gjoja kishte mbledhje kryesie. Por mbledhje në të vërtetë nuk kishte. Ky Kryeministri ynë i sotëm, atëhere si shef i opozitës deklaroi menjëherë pas vrasjes, emrat e atyre që vranë Azemin, ndër të cilet ishin Gjinushi, Klosi, Nano etj. Por kur u thirr disa herë nga drejtësia për këto deklarata, ai refuzoi të shkonte, e si një burracak u mshifte pas petkut të shefit të opozitës. Zotëria tjetër që duhej të jepte informacion për vrasjen e A.Hajdarit, ishte Genc Pollo, pasi ai është personi që është takuar me Azemin në korridor dhe ka biseduar me te pak minuta para se të vritej Azemi. Menjëherë pas vrasjes së Azemit ky krijoi gjoja “Grupin rreformator”. Pra të dy deshmitarët e vrasjes bënin lojë sikur ishin kundërshtarë politikë…por ja, shikojini sot; ata janë bashkë si miq të pandarë, sidomos qysh pas vrasjes së Azemit… Çfarë i detyron ta mbeshtesin deri në fund njëri-tjetrin këta dy persona? Misteri që fshehin për vrasjen e liderit të studentëve të ’90-ës. Përse nuk lakohet emri i Pollos te vrasja e Hajdarit? Kush e fshehu atë? Mos ndoshta e mbuluan deshmitarët e manipuluar dhe manipulatorë që gënjyen ashtu si deshti Berisha ne gjyqin e Azemit? Ka lidhje kariera e sotme e ‘dëshmitarëve’ me këtë fakt? A u shperblyen ata për këto gënjeshtra duke u bërë drejtora policie dhe drejtora të Inspektoriatit Ndërtimor? Qeverisja e PD më 2005 filloi me “demokrat” Xhuvelin dhe pasoi më pas me “gjeneralin” e 97, Arben Imamin dhe me Neritan Cekën. Ky i fundit,  kur ishte Minister Rendi, i bëri 6 herë atentat Azemit. Megjithëse ky është me Partinë “Aleanca Demokratike” e mori shperblimin, dhe ja ku sot janë bashkë me z.Berisha!!! Mos kalojmë më tej me “demokratin” Ksera dhe mos dalim tek “demokratët e LSI-së. E kemi parë Kryeministrin këto 6 vjet se si po lufton e se si po mundohet me çdo kusht që të bëjë faktor klanet e të sigurojë pasuritë e veta duke e nxjerrë Lulzim Bashën në krye të PD-së si numri dy. Por ky person as që e ka dit ndonjëherë ku i bjen selia PD-së e jo më te jetë ish dhjetorist e tash demokrat. Por me urdhrat e Berishës ai u ngjit lart e më lart edhe tash ai don ta bëjë atë edhe kryetar të PD-së si besnik e trashëgimtar të pasurive të tij. Ja, kjo është PD e sotme! Më vjen keq për Z. Artan Broci, vllaun e Arben Brocit që ka vite në drejtësinë shqiptare dhe nuk kërkoi një ditë të vetme drejtësi për vrasjet e 2 prillit ku ju vra edhe i vellau i vet; por ja, sot atë e ka lidh Berisha dhe e përdor për herë të dytë emrin Broci: ai meret me ceshtjen “Fazlliç” sepse atij kjo i duket më e rëndësishme sesa zbulimi i vrasjes së vëllaut të vet; më vjen keq për Znj. Fatmira Hajdari që tani që punon në drejtësi nuk ngulmon të kërkojë rihapjen e çështjes së Azemit por, e lidhur në shërbim të Berishës, meret me çëshjen e “Gërdecit” për të mbrojtur Mediun dhe Bashën që nuk i mbron dot askush nga gjëma e kësaj afere. Dua te them dy fjalë edhe për Z.Bamir Topi, i cili kur nuk kishte asnjë funksion te PD e nuk ishte as deputet, Azemi dhe unë e mbanim afër se ishte i friksuar nga që Berisha e kishte hedh. Mardhëniet tona me të vazhduan edhe pas vrasjes se Azemit, por tani që ai u bë President, ju duk e arsyeshme që “Çështja Hajdari” të mbyllej në sirtar e të mjaftohej vetëm me një dekoratë që ai dha për “Studentët e Dhjetorit”. Ky akt ishte një turp i madh për të që, si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk mori të paktën njëherë iniciativën për “Çështjen Hajdari”, por u mor vetëm me pazaret e propozimet e Gjykatës së Lartë, se ato i sherbenin atij. Qyshkur ai u bë deputet e më pas President i Republikës nga ana e PD, i vetmi vendim që mori ky si deputet i PD, si nenkryetar i PD, si Kryetar i Grupit Parlamentar të PD, ishte të votonte për PS. Ja, ky është morali dhe burrëria e këtij zotërie.

Pra sot Azemi është i harruar nga PD dhe, natyrisht, edhe nga ata që e sulmuan vazhdimisht brenda saj. Por po të ishte sot Azemi gjallë, ai do të ishte në krye të sindikalistëve të minierave të Bulqizës kundër kësaj diktature e mafje qeveritare, ashtu siq bëri në ‘96 kohë kur janë të ingjizuara në kaseta çthonte për ish Presidentin e asaj kohe, sot Kryeminister. Sot është e qarte se kush luftoi Berishën brenda PD-së është o i vrarë ose në emigrim dhe, ky Kryeministër, duke qenë një komunist i pashoq, i ka shkelur e përbuzur ish të përndjekurit politikë; prandaj, Berisha i ndihmuar nga J.Topalli, nuk kursyen asgjë kundër “mandelës” shqiptar, Pjetër Arbnorit sa që edhe sot duan t’ja përdhosin emrin duke e prish “Piramidën” për interesat e gjepit të vet. Reputacioni i kësaj Zonje në Shkodër ka shkuar në zero, por pasuria e saj në majat më të larta, pasuri të grabitur shqiptarëve të cilën do e faktojmë para tyre shumë shpejt, me kaseta. Prandaj Berisha duke e parë këtë degjenerim të PD-së së tij para shqiptarëve, ashtu si dikur Nexhmija me Enverin, tani po don ta eleminojë Mehmet Shehun e vet (J.Topallin) për llogari të Ramizit të tij (Lul Bashës), duke ithënë kësaj që të kandidojë për President. Pra synohet si me Bamirin që pas përfundimit të mandatit të Presidentit të përfundojë edhe karrjera e saj, por jo e Lulit.

Vitet e fundit Berisha u mundua të më luftonte me gjithçka mundëte. Donte që “Çështjen Hajdari” ta kthente në çështje familjare. Kështu, mua ai më ka bërë disa herë propozime që ta dorëzoj shoqatën e të behej Kryetar i saj krushku i tij, Luan Maltezi në këmbim të një posti që do të më pelqente mua. Pastaj më ka bërë presion që ta le Shoqatën e të behej kryetar i saj  Arben imami. Më pas, ai me policët e vet më goditi me plumba pas shpine dhe çoi gjith shtetin për të manipuluar ngjarjen. Kur ekspertiza e Shkodrës e nxori shtetin vrastar dhe pasi më goditi me plumba, për të më mbyllur gojën, më burgosi dy here; por gjatë kësaj kohe dërgonte me anë të lakejve të tij propozime për poste. Të gjitha këto i ka bërë sepse ai nuk ka dasht e nuk don që as të përmendet emri i Azemit. Pas gjithë kësaj historie, ne jemi të bindur me fakte e me çdo gjë që vrasësit e Azemit nuk e çojnë dot veten e vet para drejtësisë, kështu që kemi disa muaj që po meremi me nje organizim tip “VETVENDOSJA” e jo tip “KUQ E ZI” që bëhet për të mbajt Bamirin në politikë. Praaa, SHOQATA AZEM HAJDARI shumë shpejt do të shpallet Parti Politike, si e vetmja rrugë për të goditur krimin politik të instaluar në Shqipëri dhe PD dhe rihapjen e “Çështjes Hajdari”. Kjo nuk do te quhet vetem faktor por do të jete nje vullkan që nuk e ndal askush, sepse tashmë shqiptarët e dinë ku të gjejnë veten e tyre. Ata e shohin qartë sesi e kanë kthyer Shqipërinë. Këto mesazhe ja u thanë shqiptarëve qartë të huajt me anë të letrave nga kabllogramet e ambasadës së USA, kurse ne do t’ja u themi me zë e me fakte, pa dorashka, të gjithë shqiptarëve.

Pra ne i sigurojmë shqiptarët se do luftojmë me çdo sakrificë që hetimet e vrasjes dhe  “Çështjes Hajdari” të fillojnë dhe ato kemi bindjen se do fillojnë: 1) në fillim me thirrjen e Z.Berisha si dëshmitar kryesor për të dëshmuar atë që dëshmoi para të gjithë shqiptarëve se kush janë vrasësit e Azemit; 2) të gjindet dhe të hetohet kush është personi me porosi nga PD që në momentin kur vritet Azemi, ai del nga PD i “vjedh” celularin ne gjep për të humbur gjurmët e atij qe e kishte thirr Azemin. Ky person sot mund te jetë në poste qeveritare të larta, jo deputet e ministër pooooor, në një detyrë te madhe hipotekore; 3) të gjindet ish drejtori i AMC-së të vitit 1998, pasi ai direkt pas vrasjes së Azemit zhduket e deri me sot nuk dihet publikisht se ku është ‘fshehur’, por Berisha me shokë mund ta dine një gjë të tillë…..

14 komente në “Berisha dhe rihapja e “Çështjes Hajdari””

  1. Dj Achmed Silence! says:

    Nuk di shume per jeten e Azem Hajdarit dhe ato qe di, jane versione te dyshimta————por kjo pjesa e fundit e shkrimit ose me sakte akuza direkte ne rast se ka prova eshte termet per politiken shqiptare.

  2. Kalorsi i zi says:

    Bravo zotni, po mos i zhgenjeni shqiptaret

  3. Neqoftese me pranojne jam i gatshem te behem anetar i shoqates “AZEM HAJDARI”.E respektoje kete njeri qe sakrifikoje veten per te sjelle demokracine .E them me ze te larte : Azem te vrane ata qe tek ti shikonin njeriun qe do te ishte pengese per njerezit ne pushtet te benin cfare te donin .Ti ke qene trim dhe i ndershem por ata gjoja shoket e tu te vrane ne pabesi.Po te ishe ti gjalle nuk duhej te ishin disa sote ne pushtet sepse nuk e meritojne.Familja e Azemit duhet ta kete te qarte kush e vrau ate dhe jo per te perfituar favore te heshte.

  4. Gjovi says:

    O Marjan,shume do me pelqente qe te bente dikush dicka per Azemin e madh,se asht gjynah me i thane i shkret atij. Une e kujtoj kur vinte ne Shkoder,e garda shtynte njerzit qe donin me e taku,ai u thoshte gardistave : Ruani ate ( Saliun ) ju,se une jam ne shpin time.
    Por sinqerisht nga ana tjeter me vjen keq qe synohet perdorimi i emrit te tij per interesa politike,pra me kriju parti politike.
    Shqipnia, Marjan po perjeton nje 97 me IPhone e Plazma TV.Njerezit jane te ngim me politik,jane ba qe nuk i bie ma ndermend me ba politik hic por vec per buken e gojes,njerezit po “hane“ njeri tjetrin e Luli e Edi vec shtojne pasurine.Ketu them se mund te gjejme edhe pergjigjen per Fatmiren Hajdarin e cila ka dy femije,per femijet e Ali Spahise e shume e shume “te persekutuar“ brenda PD-se.
    Persa i perket atentatit ndaj tejet ne rruge te Shirokes ( mos u gabofsha ), mos prit drejtesi e realitet nga persona te cilet emerohen nga celulat e partive.
    Mendoj se me levizje te papolitizuar do besh shume me shume pune,sepse po u “ngjyrose“ politikisht,sistemi i mbijeteses ne Shqiperi ka per te te bere vegel te asaj partie atehere e ka me humb dhe vlera e shoqates qe mban emrin e te paharruarit Azem Hajdari
    Respekte dhe uroj te mos jesh fyer nga opinioni im.

  5. Ina-N says:

    Çeshtjen e ka varrosur perfundimisht gjykatesja Fatmira Hajdari qe i rri ne krah Berishes çdo 12 shtator tek memoriali i Azemit. Nuk ka tradheti me te madhe sesa te te tradhetoje nena e femijeve te tu.

    1. Cakalli7 says:

      i vdekuri me te vdekurit i gjalli me te gjallet, kush e di sa ka tallur tra… enveri kur djali i kepucarit shkoi ne ferr, i ka thene ta futi edhe ty partioti, pa le sa eshte gajasur me gramozin e pashkos qe do “rrezonte komunizmin”

  6. arber says:

    ishalla don zoti dhe arrihet me marr vesh kush e drejton prej 20 vitesh kete popull te shkrete…komunistat jetojne dhe po bahen edhe ma te kuq se ishin.
    pergezime per iniciativen, dhe padyshim qe ata cka tha edhe per bamir topin jane fatkeqesisht te verteta, jo vetem kaq por edhe si komandant i forcave te armatosura KA PROMOVU OFICERE TE KORRUPTUM DHE SIDOMOS NUK KA BA ASGJA PER SHITJEN E VENDIT NGA BERISHA, dhe ka graduar EDHE TRADHTARIN KRISTAQ GERVENJIN ne NATO! turp per nje president, por nuk ke cfare te presesh nga nje i tille i cili e dime te gjithe me cfare votash e fitoi ate karrige.

  7. joni uk says:

    epo edhe gruan e beri gjykatse ,dhe as ajo sdo te kerkoj te verteten turp per nenen efemive ku ai ika len ,fshij bythen e sales o fatmira,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,??

  8. Arjani says:

    Mendoj se rihapja e ceshtjes Hajdari nuk do te sjelle gje te re. Te gjithe shqiptaret e kane te qarte se vrasja e Azemit ishte rezultat i nje intrige te nxitur per interesa te rendesishme.Por kjo nuk mund te faktohet. Edhe nese thirren deshmitare Berisha e Pollo nuk i detyron dot te pohojne gjera te cilat ndoshta mund te zbardhnin intrigen dhe aresyet e vrasjes.
    Sa i perket “perpjekjeve” te Berishes me ofertat qe i ben shkrimshkruesit, mendoj se Berisha nuk i ben se ka frike nga rihapja e ceshtjes Hajdari. Eshte ne natyren e Berishes qe te perpiqet te eleminoje cdo ze kunder tij. I forte apo i dobet. Per kete Ai ne fillim te ofron karroten, pastaj …..kerrbacin. Normal.

  9. toke nasari says:

    Eshte nje artikull fatastik te lumte marjan.por me vjenkeq per arjan brocin se e njohe personalishtsi mund te rine te heshtur per te vellane ne ato vitene te gjithe pallatet e shkodres shkruhej se vrasesi i Arbenit ishte kungulli dhe spiuni i burgut te burrelit Pjeter arbenori keto jane fjale qe kane dale nga goja e Teodor KEKOSte thena ne kuvend hapni arkivin.dhe turpi me i madh nga Fatmira qe sa here qe behet pervjetoret ePishtarit te demokracis HAZEM HAJDARI vijne vrasesit dhe te ngushellojne ajo dihet VRASESI i burrit tend Fatmira eshte SALI BERISHA.

  10. Linda says:

    Ore zoteri, mjafton te shikoni kronikat e nates se vrases se Azem Hajdarit per ta kuptuar nga goja e Berishes qe Azemin e vrau ai vete. Berisha ate nate eshte deklaruar se Azemi me kishte thene se do te behem theror per ty. Cfare do te thote kjo, pra qe ai e vrau Azemin per te krijuar rremujen apo grushtin e shtetit te 14 shtatorit 1998. Mos harroni se ai nuk e deshi pavaresine e Kosoves. Nese ai do te ishte ne pushtet forcat e NATO-s rrezik nuk do t’i pranonte ne Shqiperi. Eshte per kete arsye qe ishin nderkombetaret qe i dogjen duart per grushtin e shtetit per te cilin perdori vrasjen e Azem Hajdarit. Azemi ishte patriot dhe nuk do te ishte perdorur dot deri ne fund nga klanet antishqiptare. Nuk eshte rastesi bashkepunimi i Berishes me Pollon. Qarte duket se ai eshte antishqiptar dhe regjistrimi i fundit i popullsise eshte evidente se ata duan te realizojne planet antishqiptare ne trojet shqiptare. Te zhdukin popullin shqiptar.

    Por ironia me e madhe eshte se sic thote populli “te vret naten e te qan diten” i vrau dhe njerezve te tyre u dha nga nje post per t’u mbyllur gojen e ka luajtur me karten e tyre vazhdimisht si Azem Hajdarin dhe Arben Brocin. Per mua krimi me i madh nuk ishte vrasja e Azem Hajdarit sesa perdhunimi i kufomes se tij duke e bere trung per hapjen e deres se Kryeministrise. Nuk e di sesi e durojne njerezit e tij kete turp qe shqiptari nuk e ka pas zakon kurre. Kuptohet shpirtrat e tyre nuk gjejne qetesi pa u zbardhur keto ngjarje. Jeni tamam ne kohe per t’i dhene goditjen perfundimtare Berishes nese hetoni vrasjen e Azem Hajdarit.

  11. Linda says:

    Qe ta dini se kush i drejton mjafton te shikoni sesi u turren gjithe ne spital per te pare Ramiz Aline te semure.

  12. hasan says:

    Azemi nuk ka qene ndonje figure e urte politike e me mendje te gjate(opinioni im)dmth ishte ashtu yrrja byrrja siç i duhej Berishes,dmth qe te dy te perbashket kishin etjen per te prishur shkaterrimin e çdo lloj vlere,materiale apo shoqerore.Ata mendonin vetem per te prishur sot dhe kurre nuk mendonin se duhej ndertuar neser.Po nje cilesi e kishte Azemi;Ishte patriot,deti nuk do ti falej grekut ne menyren qe ju fal nga Berisha nese do te qe gjalle.Ishte dhe i guzimsheem dhe ta perplaste ne surrat ate qe nuk i pelqente.Per keto cilesi nuk i nevojitej Berishes,sepse do te kishte perballe vetes nje kritik te paepur qe nuk do ta linte te qeverriste i qete dhe te kapardisej si babaxhan e burre shteti.Sala e vrau ndofta se Azemi ka ditur shume per te,ndofta per vrasjet e dy prillit ne Shkoder.Vrasjet e dy prillit nuk i kreu pushteti,i cili po perpiqej te gjente menyra perr tu larguar.Ato i kreu Sala.Njezet e nje janari i vuri vulen perfundimtare te vrasesit.Vrasja e Azemit nuk duhet te instrumentalizoheet politikisht sepse i bien vlerat.Duhet te denohet dhe hetohet si gjithe vrasjet e tjera.Gjithsesi drejtesia duhet te vihet ne vend.Sala perr pushtet te vret.Mendoni sikurr te ishte pasardhesi i Enverit ne vend te Ramiz Alise?

  13. parim says:

    Z.Marjan,Kurre nuk keni me ja gjete kambet gjarpnit,sepse ai e ka drejtesine ne goj te vet dhe e kafshon per vdekje kur te doje me dhambet e helmuem.Edhe zonja Hajdari nuk po rri kot kaq urte,se ka frike per jeten e femijeve te saj .Nga Berisha mund te presesh cdo gje.Azemi ja shtroi vete rrugen Berishes,se bonte be per kok te tij dhe ishte gati me e djege gjithe Shqipnine per te si Mehmeti per Enverin.Sa shpejt perseriten ngjarjet ne ket Shqipni te vogel,por plot me komplotiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje