Mitet false të “dordolecit” Sali Berisha

5 Tetor 2011, 10:37Blog TEMA

Nga Kledian Lula

 

Personazhi kronologjik “S-S” është i tillë: Në vitin 1990, kur diktatura komuniste, për të shpëtuar “lëkurën”, deklaroi se “lejonte pluralizmin politik në Shqipëri”, personazhi “S-S”, në krahë të ish-kreut të pushtetit komunist, kundërshtoi me forcë, duke kërkuar “vazhdimin e përjetshëm vetëm të vijës së lavdishme të PPSH”. Në momentin kur studentët e kishin tronditur dhe e kishin asfiksuar totalisht diktaturën komuniste, personazhi “S-S”, u fut si “profesor i dashur dhe aktivist anti-diktaturë” mes studentëve. Pasi u vet-prezantua si “mik i studentëve”, personazhi “S-S” arriti të ngjitej si “idhtar demokracie” në podiumet e protestave studentore. Pastaj, “butë-butë”dhe me “kujdes” e pa zhurmë si zvarranik, personazhi “S-S” uzurpoi rolin e agjitatorit të “egër anti-regjim”. Në momentin që studentët dhe banorët e Tiranës, po rrëzonin monumentin e diktatorit, personazhi “S-S” vrojtonte organizatorët nga brenda një veture të policisë sekrete të diktaturës. Më pas, personazhi “S-S” u shfaq në rolin e disidentit “anti-komunist”, duke përfaqësuar studentët në luftën me kupolën e diktaturës. Brenda pak ditëve, personazhi “S-S” uzurpoi rolin si udhëheqës i Lëvizjes Studentore e Intelektuale. Më tej, personazhi “S-S” u vet-shpall iniciues dhe organizator i lëvizjes studentore e intelektuale qysh në vitin… 1988!. Më tej, u vet-shpall “krye-themelues i partisë opozitare anti-komuniste PD”. Pas rënies së diktaturës, personazhi “S-S” u bë “pronar” i pushtetit të ri politik-ekzekutiv. Prej 20 vitesh, personazhi “S-S”, vazhdon të jetë pronar i vetëm i PD, duke u vet-deklaruar e pompuar nga agjitatorët e oborrit të tij, si “përmbysës i diktaturës komuniste”. Tashmë që gjendet 7 vjet brenda moshës së tretë, personazhi “S-S” po përpiqet të futet në historinë e Shqipërisë, ashtu siç ëndërron e jo siç ka lënë gjurmët. Po cili është personazhi “S-S”? Eshtë SALI RAM BERISHA, ish-komunisti ekstremist, ish-spiuni i sigurimit, ish-persekutori i studentëve dhe intelektualëve, prej 20 vitesh “dordolec” politik, i veshur me shumë mite false…

 

Jo “mik”, por persekutor i studentëve

Me mision të ngarkuar prej Sigurimit të Shtetit dhe kupolës së diktaturës, personazhi “S-S” u fut brenda Lëvizjes së Dhjetorit 1990, duke u vet-prezantuar dhe propaganduar prej shërbimit sekret, si “mik i studentëve”. Të rinjtë studentë dhe pedagogë e njihnin “doktor-profesorin” si komunist të betuar, që i nxirrte nga auditoret për barseta e flokë të gjata, që nuk i pranonte në provime me shfaqje të huaja. Që i fuste tek “dhoma e edukimit” së bashku me operativin e sigrimit të Fakultetit, ku “i edukonte” dhe u griste fundet, fustanet e ngushtë e të shkurtër dhe pantallonat kauboj. Personazhi “S-S”, shkonte natën në godinat studentëve, duke “vigjëluar”, se në cilën dhomë dëgjoheshin tinguj këngësh dekadente dhe barcaleta kundër pushtetit popullor. Mëngjes drekë e darkë, qyteti “Studenti” në ato ditë të lëvizjes anti-komunsite, nisi të “gjëmonte” nga propaganda false e një “ekipi special agjitatorësh”, të cilët e paraqesnin personazhin “S-S”, si “mik të afërt të studentëve”, si “inicues dhe organizator i lëvizjes stduentore anti-komuniste”. Ky mit fals ra, kur ne media u publikua përshëndetja që personazhi “S-S” i dërgoi kupolës së diktaturës komuniste, si “themeluese të pluralizmit politik”.

 

Jo “disident anti-komunist”, por komunist i tërbuar

Personazhi “S-S”, ka vepruar si komunist ekstremist që nga viti 1968 në moshën 24 vjeçare e deri në dhjetor 1990, në moshën 46 vjeçare, kur sigurimi i shtetit dhe kupola e diktaturës e hodhën me shërbim special, si “desant” brenda lëvizjes studentore, për ta patur e për ta marrë atë nën kontroll. Plot 23 vite komunist ka qenë personazhi “S-S”, graduar si sekretar partie për “merita të shquara në luftën e klasave, në zbulimin dhe denoncimin e armiqve të regjimit”. Për shkak të misionit si “anti-komunist”, duhej të bëhej i besueshëm tek studentët dhe shqiptarët. Hodhi publikishit teserën e PPSH dhe nisi të “vjell vrerë” ekstrem kundër partisë ku militoi me devotshmëri dhe nisi “sulmet agresive” kundër udhëheqësve që e bënë profesor, doktor dhe sekretar partie dhe për më tepër, kundër sigurimit të shtetit, që e kishte “sy-vesh-gojë” vigjilente në zbulimin dhe luftën kundër armikut të klasës. Në çdo moment, “anti-komunizmin” ekstrem fals të personazhit “S-S” e propagandonte një makineri e sofistikuar agjitative. Ky mit fals ra, kur në media u publikuan prova, që personazhi “S-S” ka qenë veçse një eksponent komunisti fanatik ekstremist.

 

Jo “flamurtar i pluralizmit”, por mallkues i tij

Personazhi “S-S”, ishte i përzgjedhur mes intelektualëve komunistë të oborrit të diktaturës, që mblodhi kupola e pushtetit për të diskutuar dhe pranuar, ose jo publikisht pluralizmin politik në Shqipëri. Edhe pse ishte instruktuar prej kupolës komuniste, që të ngrihej e thoshte “PO PLURALIZMIT”, personazhi “S-S” u ngrit dhe deklaroi prerazi “JO”. Tepër energjik, ashtu si në 23 vitet si “profesor”, komunist e sekretar partie, personazhi “S-S” kërkoi që “të vazhdonte roli udhëheqës i PPSH, si e vetmja garanci politike drejtuese e jetës së vendit”. Edhe pse kreu i kupolës komuniste ia bëri disa herë “me shenjë” që të thoshte të kundërtën, personazhi “S-S” e mbylli fjalën e tij me deklaratën: “Ne e kemi një parti që na drejton, kemi PPSH, nuk na duhen të tjera”. Të nesërmen e atij takimi, ekipi i agjitatorëve “pompues”, nisën propagandën në shtyp dhe mjediset publike mes studentëve, mësuesve, intelektualëve, minatorëve, naftëtarëve e kudo, se personazhi “S-S”, gjoja “kishte kërkuar hapur dhe më këmbëngulje pluralizmin politik dhe heqjen e rolit udhëheqësa të PPSH”. Ky mit fals ra, kur në ekrane u shfaqën kronikat e kohës që tregonin me zë e me figurë, se personazhi “S-S” nuk ishte “flamurtar i pluralizmit”, por mallkues i tij.

 

Jo  “mik” i të dënuarve politikë, por përgjues, denoncues dhe burgosës i tyre

Një nga mitet false, që i duhej sigurimit të shtetit dhe kupolës së diktaturës, për ta bërë të besueshëm personazhin “S-S” në sy të shqiptarëve, ishte dhe propaganda intensive, për ta paraqitur si “mik të afërt, të dhimbsur e bashëkvuajtës” të ish-të persekutuarve e të dënuarve politikë. Fillimisht u përhap mashtrimi, se personazhi “S-S”, ishte ai që “detyroi diktaturën komuniste të hapte burgjet dhe kampet e internimit” ku mbaheshin të izoluar kundërshtarët e regjimit. Me këtë mit fals, personazhi “S-S” zhvaste votat e familjeve anti-komuniste, por dhe paraqitej publikisht si “bashkëvuajtës, si mik, si mbështetës dhe dashamirës i tyre”. Kjo “maskë” e ky mit fals, pati efekt deri para disa kohësh, kur në media doli një nga ish-të dënuarit me varje prej diktaturës, cili denoncoi publikisht dhe me prova personazhin “S-S”, si përgjues, denoncues në hetuesi dhe dënues me varje në gjyqin e zhvilluar në vitin 1975.

 

Jo “krye-themelues i PD”, por  uzurpues djallëzor i saj

Fillimisht, në ditët e para të misionit të tij si spiun brenda lëvizjes studentore, personazhi “S-S”, qëndronte nën pragun e derës të dhomës kur mblidheshin studentët. Pastaj, nën mitin fals të “profesor-mikut” të studentëve e pedagogëve, arriti të ulej në një nga karriget tek dera e dhomës. Pastaj, po nën këtë mit fals, arriti të jap mendime për programin e lëvizjes. Pastaj, po nën këtë mit fals, arriti të bëhet pjesë e udhëheqjes studentore. Pastaj… me mjeshtërinë e karrierës si sekretar partie i PPSH, arriti të bëhet bashkë-themelues i PD. Pastaj, me intrigat e tij të viteve si komunist, u ngjit në krye të lëvizjes dhe… u bë kryetar i PD. Këtë “ngjitje të qetë” të llojit zvarranik “shumë-këmbësh”, ia mbështetën agjitatorët me propagandë e “bëma të anti-komuniste të personazhit “S-S”, gjatë viteve të diktaturës”. Pasi hipi në krye të PD, e pompuan si “kryethemelues të PD dhe sjellës të demokracisë në Shqipëri”. Ky mit fals ra, kur nisën të publikohen dokumente e dëshmi, që personazhi “S-S”, kishte arritur të bëhej kryetar dhe krye-themelues i PD, me intriga dhe me mbështetjen e sigurimit të shtetit e të ish-miqve të tij komunistë, bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit, të cilët u futën brenda Lëvizjes Studentore, si “misionar” të kupolës së diktaturës komuniste.

 

 Jo “luftëtar anti-korrupsion”, por kapobanda e krimit ekonomik

Deri në vitin 2005, shqiptarëve u kishte “mpirë trurin” propaganda false, që “doktori” i PD ishte “njeri i ndershëm dhe armik i përbetuar i korrupsionit”. Për 13 vjet rradhazi, që prej vitit 1992 kur u bë president Republike dhe deklaroi, se “nuk do jetonte në Pallatin e Brigadave, por në shtëpinë e tij në Brakë”, shqiptarët shikonin tek personazhi “S-S” dhe familja e tij “simbolin e ndershmërisë dhe luftëtarit anti-korrupsion”. Ky mit fals ra pas vitit 2005, kur pushtet-familja e personazhit “S-S” u shfaq ashtu siç ishte në të vërtetë: e babëzitur për t’u pasuruar, duke mos u ndalur edhe përballë krimit njerëzor. Familja dhe klani i afërt qeveritar i personazhit “S-S”, u kthye dhe vazhdon të jetë “Rezidenca qendrore e korrupsionit”, me aktivitet zhvatjen e pasurive dhe financave kombëtare, nëpërmjet përdorjes kriminale të pushtetit.

 

Jo “atdhetar”, por tradhtar i Shqipërisë

Personazhi “S-S” nuk ka nguruar të paraqitet si “atdhetar”, si “mbrojtës i çështjes kombëtare”. Por ky mit fals i ka rënë në vazhdimësi prej qëndrimeve anti-kombëtare që ka mbajtur. Ky mit “mbijetoi” deri në vitin 1994, kur personazhi “S-S” nisi të furnizonte me karburante dhe armë makinerinë ushtarake serbe, që po vriste e po ndiqte nga trojet shqiptarët e Kosovës. Ky mit fals si “atdhetar” i ra, në momentin kur personazhi “S-S”, firmosi dhe bëri ligj, që mbi hapësirën kombëtare detare shqiptare, të vihej kompasi për copëtimin e territorit shqiptar, si dhuratë për Greqinë. Ky mit fals i ra, që në momentin, kur personazhi “S-S”, firmosi dhe bëri ligj ç’regjistrimin e shqiptarëve, për ta kthyer Shqipërinë në shtet multi-etnik, duke e kthyer kombin shqiptar në minoritet. Ky mit fals i ra, kur personazhi “S-S” firmosi dhe bër ligj kthimin e Shqiëprisë në kosh plehrash të botës.

10 komente në “Mitet false të “dordolecit” Sali Berisha”

  1. analist says:

    Miti i atdhetarise:Ky njeri ishte kunder mareveshjes se Rambuillet dhe te behej si u sugjeronte ky agjent serb kosovareve te UCK,kosova dhe sot do te ishte province serbe.

  2. fule says:

    Ja paske perflasur ne fytyre te gjitha horrlliqet, bravo te qofte!

  3. Galbaq says:

    Ky pis tha per uçk-ne qe jane banda terroriste te paguara nga serbia ,perçau shqiptaret e maqedonise e malit te zi ,20 vjet qe nuk ka dale nga goja tij e qelbur as dhe nje here te vetme emri çameri dhe problemi i saj .

  4. Ske cfare shkeruan me per te, ky i ka te gjitha ligesit e kesaj bote.nuke edi d.m.th se si rri ky kafshe akoma ne krye te shqiptareve,kjo eshte e tmereshme.nuke e di se perfytyroi dot fundin etij,ky i ka lyer duarte me gjakun e shqiptareve,dhe mbajn akoma sehir.

  5. h says:

    keto i kemi marre vesh , po kur do ta shkerdhejme a nuk me thua z, gazetar

  6. Leone-53 says:

    Edhe sikur te mos jen 100% te verteta keto qe thuhen ne shkrimin siper, ruga 20 vjecare e Sales ne krye te PD e “verteton” termin komunist te personazhit negati Sali Berisha. PD ka humbur prej kohesh si PARTI POLITIKE duke u kthyer ne NJE KUFOME POLITIKE. Me keq s’ka ku te vej. Mos te kujtoj se do “tu vlejne” ato para te zena ne kurrize te DEMOKRACISE. Kane “lozur” me dinjitetin e ne ish te persekutuarve politik te diktatures comuniste. Ne nuk do ti harrojme kurre keto!

  7. preng sherri says:

    Nuk ja vlen te merresh me kete taleban.Emri i tij do jete perhere ne histori,ne klubin e Haxhi Qamilit,Esat pashe Toptanit,etj.
    Problemi qe del tek ne eshte mungesa e strukturave shteterore per te mos lejuar individe te tille te bejne cfare duan me fatin e nje kombi te tere.

  8. shijak says:

    te gjithe e dime se kush eshte ky palaco ti thuash komunist ketij eshte pak sepse ky eshte me shume nje antishqiptar dhe nje kriminel por problemi eshte tjeter, a do te bashkohet ndonje dite populli dhe ta ndaloje kete makine shkaterruese ????

  9. beni says:

    E mban veten per demokrat te madh por ai eshte nje stalinist i keq .
    Ai i ka ven vetes per detyre tia marri enverit per vitet e qeverisjes hahaha “babai i democracise” edhe enverit ja ka marre se ky dije ti beje te gjitha edhe me perendimin ha buke duke i genjyer e mashtruar edhe me kerbac per njerezit qe i dalin kunder atij.Fat i keq per popullin shqipetar qe ky njeri eshte kaq kohe ne krye ,ska lene gje anti shqipetare pa bere edhe detin po ja shet greqise kaq i perbetuar anti shqipetar eshte .turp dhe faqe zeze dhe per gjithe ata njerez te tjere qe vazhdojne e dalin neper televizionet e venit e propogandojne e te shkelin me kebe me arrogancen e tyre te madhe.Nje dite do ti paguaj te gjitha po shpresoje qe ajo dite te mos vonohet me se shume kohe ka humbur .me keta anti shqipetar te perbetuar qe ju jane veshur syte per leke kurre skemi per te ecur perpara,kur si vend i kemi mundesite te ecim shume here me shume ,jemi te fundit ne evrope e ballkan per cdo gje vetem nga politikat hajdute qe ndjekin keta shtaze.Shpresoje qe sa me shpejte ai popull atje ti hapi syte e te reagoje .

  10. Bjorg says:

    cirrjani masken kopukut te Vucidolit,,qenit besnik te ramiz alise me shoke,malokut te peshtire dhe te ndyre deri ne palce,,shkaterrimet qe i ka sjelle vendit dhe shoqerise shqiptare kjo monster shpellash do duhen dekada te riparohen.ai eshte nje dordolec ne kuptimin e vertet te fjales bashke me ate felliqsiren e malsis Topallin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje