Në kohën e grevës së PS-së me çadrat para Kryeministrisë, me burie të forta mediatike u tha se 41 artistë dhe intelektualë i bëjnë thirrje Ramës për ndërprerjen e grevës së urisë.
Vërehet qartë se këta intelektualë e artiste ishin nëpunës të shtetit. Në situata të tilla çdonjëri ka të drejtën e mbajtjes së një qëndrimi në varësi nga formimi i tij botëkuptimor, kultura e përgjithëshme dhe qëndrueshmëria e karakterit.
Shumicën e asaj liste intelektualësh dhe artistësh (PSEUDO) që u paraqit në media me ate rast e njohim mirë se deri në çfarë mase relative i kanë vlerat për të cilat pompohen në media.
Nga gjithë ajo listë do veçoja së pari Zhani Cikon. Maestroja Ciko kishte ndërtuar në opinionin e shqiptarëve figurën e një personaliteti që e justifikon plotësisht titullin Mjeshtër i Madh.
Edhe përpjekjet meskine të para pak viteve që kërkonin t’a hiqnin si drejtor i TOB në shumicën e njerëzve të kulturës u konsideruan të neveritëshme pasi Zhani Ciko ishte në atë vend pune më i argumentuari dhe më i motivuari për kohën.
Krahas të tjerash konsiderohej si personalitet me integritet moral të pacënuar. Kjo deri në momentin kur i shkoi letra e kërkuar nga kryeministri Berisha për të firmosur si i “41njëjti” në radhë me “dyzet shenjtët e tjerë të demokracisë shqiptare”.
Nuk dyshoj aspak, nuk e diskutoj fare, kur atë moment me letrën përpara në tavolinë Zhani Ciko ka kafshuar buzën për këtë poshtërim në integritetin e tij. Ndokush mund të thotë se mbase jam gabim dhe ai t’a ketë pritur me zell këtë letër për t’a firmosur, a ndoshta mund të ketë qënë ideatori i saj.
Ndoshta, me një pikëpyetje të madhe. Ideator nuk e besoj se ide të tilla mbarten në njerëz që janë shumë difektoz në karakterin e tyre, me doza të theksuara xhelozie, ambicjeje të sëmurë deri në psikopati si pasojë e mungesës së aftësive profesionale, etj, etj.
Ndoshta, ndoshta, një farë zelli për t’a nënshkruar mund ta ketë pasur sepse ndoshta mezi priste rastin që t’i kthente një mirënjohje Kryeministrit Berisha për ndonjë nder të bërë më përpara. Përse personalitete të këtij niveli si Zhani Ciko radhiten në këtë mënyrë njësoj si modelet propagandistike që përdorte Partia Komuniste në vitet e diktaturës?
Zhani Ciko është aq inteligjent sa metoda të tilla drejtimi të shtetit të aplikuara nga Berisha jo vetëm i ka ironizuar në ambjentet shoqërore ku është protagonist, por ka bërë humor të zi edhe me listën e kolegëve të tij që në vitin 1996 u paraqitën në mbështetje të Berishës president dhe nëpër gazeta u paraqitën me numrat përkatës në gjoks.
Një vend pune pa përdhosje Maestroja Zhani Ciko do e kishte të siguruar pavarësisht nga pushtetet, por egoja e të qënurit Drejtor i përhershëm dhe detyrimi shtrëngues si nën nofullat e morsës së Berishës e katandisën në një nënshkrues të asaj letre për të cilën, edhe ai vet është i ndërgjegjshëm sesa, moral demokratik ka brenda.
Me të tjerët nuk po merrem sepse nuk janë nga ajo lloj stofe që përafrohet me Zhani Cikon.
Qëndrimi i Maestro Zhanit më kujton një histori italiane, të cilën maestroja e njeh mirë. Qëndrimin e gazetarit Curzio Malaparte i cili u vu në shërbim të Musolinit dhe me shkrimet e tij e mbështeti fuqishëm në metodat e tij diktatoriale. Aq sa të nesërmen e gjyqit të famshëm Matteoti u radhit në mbështetje të masave repressive të ndërmarra nga Musolini dhe më pas u bë drejtues i bordit të një grupi gazetash. Tjetër histori ishte kapërcimi pastaj në Partinë Komuniste italiane, xhonglimi me forcat angloamerikane etj, etj. Italianët ia njohin mirë këto probleme prandaj dhe i kujtojnë jo rrallë në përcaktimin e personalitetit të tij.
Ne shqiptarët kemi vuajtur shumë nga mungesa e kulturës për vlerësimin e nocionit të së Vërtetës. Të shkosh drejt kërkimit të së vërtetës përbën vlerë civilizuese, e kundërta, fshehja e saj të shpie në primitivizëm.
Verbëria fillon e përparon nga jeta mundane që të ofron Politika. Kështu iu pakësua mprehtësia e arsyetimit Zhani Cikos i cili u ndje shumë i fuqishëm e i sigurtë nga mbështetja e Berishës deri aq sa pranoi që t’i vihej emri një shkolle në Patos duke mos pasur asnjë kontribut të jashtëzakonshëm në atë shkollë të humbur province.
Për fat shume të keq, tani që vlerat janë vendosur në peshoren e kohës, Maestroja Zhani Ciko e shiti shumë lirë mallin vetjak pronar i të cilit është ai vet, integritetin e tij moral.
Atehere e kishte fajin Enveri. Po Tani?
Mungesa e intelektualve eshte arsyeja qe ne jemi akoma ne kete dehrexhe.
Lexon Fan Nolin, Fishten etj. e atje do ti gjeni pergjigjet.
VLERAT E FAMILJES CIKO S’MUND TE ZHDUKEN.
Me Zotin Zhani Ciko ndoth ajo qe, qimen tjetrit ja bejne tra,dhe ata me mekate traresh i anashkalojne.
Deri me sot Z.Zhani s’i njohim ndonje mekat aq me pak mekate ka familja e tij,gjithemon e nderuar dhe respektuar per c’ka ajo i ka bere atdheut dhe shqiptareve.Rasti Ciko verteton fjalen e urte popullore:Pemen me fruta e gjuajne,ate pa fruta s’ka pse ta gjuash.
E verteta qe nglet eshte se :Familja Ciko ka lene gjurme te thella me nje pune ndershmerije ne fushen e artit dhe arsimit qe kure s’mund te mohoen,perkundrazi koha do ti vleresoje ato me shume se sa tani.
Pershendetjet me te ngrohta familjes Ciko. Ligor Luarasi SHBA,6 tetor 2011.
Ti,Ligor amerikani,meso te shkruash shqip e jo me dialekt korcar!!Ne se te duhet te mbrosh Zhani Cikon si artist,BEJE!!Por si njeri,nuk ke te drejte:AI ESHITI VETEN PER NJE RROGE SHTETI!!!Keshtu benin te gjithe ARTISTET,MESUESIT,SPORTISTET,KUADROT deri tek te burgosurit:DUARTROKISNIN FJALIMET E ENVER HOXHES APO MERRNIN PJESE NE DEMASKIMET,QE U BEHESHIN ARMIQVE TE KLLASES!!!Nderroi sistemi,nderruan edhe ARTISTET!!!Ne se atehere kane qene frikacake,TANI U TAKON T’U THEMI SE JANE MASKARENJ!!!
E kuptoj qe me synimin e nje dashamiresi,ju zoti Vorpsi,doni ti jepni nje dore ndihme maestro Cikos, por peshorja e kohes nuk ju vjen ne ndihme.
Ate letyre e sollen edhe ne fakultetin tim per ta firmosur,por asnje nga koleget nuk e beri.E bene ca te administrates se fakultetit,emrat e te cileve ishin listuar ne media si pedagoge,bile me tituj.
Sidoqofte,ky shkrim me krijon respekt per autorin.
Per maestro Zhani Cikon kam shume respekt. Por nuk arrij ta kuptoj si ai ka pranuar qe ti vihet emri i nje shkolle, kur eshte ende gjalle? Ndaj me vjen vertet keq! E vetmja gje qe me ngushellon eshte fakti i poshter qe Sali Berisha nuk ka lene njeri pa ndotur!
Do te doja te publikoheshin edhe nje here tjeter emrat e ketyre 41 petritave te PD-se. Jam shume kurioz te shoh se si do e dredhin prape kur Berisha te rrezohet nga pushteti, siç e drodhen nje here me 1991. Plehra.
Te gjithe artistet spiune jane ne sherbim te Sales,sepse ai i tund dosjen,Ja disa nga emrat e artisteve qe jane spiune te hershem
1-Kujtim Cashku
2-Robert Ndrenika
3-Mirush Kabashi
4-Zhani Ciko dhe shume te tjere
Ka edhe te tjere por rradhes tjeter.
Sidoqofte ,vlerat si artist nuk i bien Cikos se ka firmosur nje leter paçavure te servirur nga sejmenet e Saliut.Heqja e emrit nga ajo shkolla per motive politike nuk me duket i drejte.Pasojat do te jene gjithmone zinxhir.Vjen njeri ne pushtet ve emra me “artistet” e vet,vjen tjetri i ndron e keshtu me radhe.Pra ndaj duhet qe te vleresohet artisti dhe jo elozhisti.Mos heqja e emrit te tij nga shkolla do te ndihmoje dhe ne te ardhmen per te mos u tallur politikanet me artistin.Zhani Cikoja ,jam i sigurt qe pas kesaj nuk ka per te firmosur kurre nje paçavure te tille ngado qe do ti serviret ajo.E urrej pa meshire veprimin e tij me ate firme ,ose luge çorbe te ngrene te servirur nga pushteti.Po i urrejtshem do te ishte ,per mua ,edhe heqja e emrit te tij nga shkolla e Patosit.Ne kete menyre ne i ruajme artistet nga politikanet e “dashur”qe asnje nuk dua ta shoh te gjalle.
perse nuk flisni per disa pseudoortiste qe shkuan ne greven e te ashtuquajtur greve urie sepse hanin naten si qente kurse ajka e artisteve ishte kundra komunisteve sepse edi luarasi e kishte provuar diktaturen komuniste dhe shume te tjere persa i perket mirush kabashit apo te tjereveju sduhet te mernit neper goje kolloset e teatrit dhe kinemase si zoti chashku apo i madhi ndrenika ju qe shani keto jeni pjella e komunizmit ju jeni bijte e atyre qe per 50 vjet vrate e prete popullin si barbare
shume lojra behen e djallezit e kesaj qeverie me ne krye salen nuk po mbarojne.mjere populli qe po vuan nga keto plehra.
Po keta e dredhin bishtin si ato kurvat(siç thot populli)keshtupo permend vetem dy qe ne i kemi quajtur “Te medhenj”zhan ciko e kujtim çashku por qe te dy jane vetem plehra.
kam lexuar shume shkrime te Z.Astrit dhe njera me e mire se tjetra urime ,sa per Z.Zhanin me vjene keq qe ul vlerat artistike te tij dhe te familjes se tij per nje poste qe ai ka zene,nuk eshte ne nderin e tij ,njekohesisht me vjene keq qe dikush e ka vene shenjen e barazise me Kujtim Cashkun apo Mirush Kabashin keta te dy jane person qe nuk kane asnje vlere ne shoqeri pa marre parasysh anene artistike te tyre.
Besoj se ky shkrim do ti vleje Z.Zhani dhe kujdo tjeter qe behen vegel e nje krimineli sic eshte saliu
Tiraneve ne pergjithesi nuk u mugojne larot
Atij qe do te thoshte se me kalimin e moshes fillon bie dhe aftesia e cilesia e te menduarit(si per ta lehtesuar Zh.Cikon),une do t`i thosha JO e JO .Sa vjec eshte PROFESORI I NDERUAR KRISTO FRASHERI ? A ka kush per te thene,jo kaq,por dicka te perafert me aktin e Zh.Cikos.Kjo ishte nje njolle qe i vuri fytyres se tij nje artist i kesaj shkalle.Ai nuk eshte nje punonjes i zakonshem alabak si puna e Zef Dedes,Rajmonda Bulkut e te tjereve si keta,ndaj nuk i falet kjo qe beri.Thene per t`u turperuar ne pleqeri !!!!
ZHANI CIKO tashme eshte bere maestro i politikes se piset.Turp te kete se na zhgenjeu……….