Një debat i rëndësishëm dhe interesant ka filluar në vend si pasojë e një projektligji të paraqitur nga Partia Socialiste për uljen e TVSH për disa produkte, të cilat konsumohen me shumë nga shtresat e varfra. Kjo është një çështje, e cila kërkon një debat prej ekonomistëve. Ky projektligj synon të ndihmojë shtresën e varfër dhe jo vetëm, që me të ardhurat e tyre të arrijnë të blejnë më shumë mallra. Kjo falë uljes së çmimeve që do të pasojë nga ulja e TVSH. Sigurisht është bërë tashmë sport kombëtar,që nga ana tjetër, demokratët çdo ofertë që sjellin socialistët ‘a priori’ e hedhin poshtë. Por këtë refuzim të tyre mundohen edhe ta argumentojnë bërë lojëra fjalësh. Në gazetën standard Fatos Çoçoli shkruan që një ulje e TVSH nuk do të sillte përfitim nga qytetarët shqiptar. Kjo është krejtësisht e pasaktë pasi n.q.s do të ulej kjo taksë nga 20 ne 10 përqind apo zero është më se e sigurt që do të sjellë një ulje të çmimeve pasi vetë tregu duke qenë në një situatë jo monopoli por konkurrencial do të çonte në ulje të tij, që do të thotë edhe rritje e fuqisë blerëse për konsumatorin. Kjo ulje e taksës sigurisht që do të sillte veçse të mira edhe për biznesin dhe ekonominë shqiptare. Ulja e çmimeve do të çonte në një qarkullim më të shpejtë të kapitalit punues dhe për ekonominë, një rritje më të madhe të saj. Këtë mund ta quajmë një politikë e nxitjes së konsumit te konsumatorët dhe sidomos te ajo pjesë e tyre që konsiderohen më të varfër, që përbëjnë pjesën më të madhe në vend.
Pra ulja e TVSH do te sillte të mira jo vetëm për familjet e varfra, por edhe për vetë bizneset. Nuk dihet se çfarë efekti do të kishte në të ardhurat ndaj shtetit pasi këto të ardhura mund edhe të qëndrojnë në të njëjtat nivele sikur të ishte TVSH 20 %. Kjo sepse ulja e TVSH do të sjellë më shumë qarkullim të volumit të mallrave. Por edhe n.q.s këto të ardhura do të uleshin pak, mendoj që efekti do të jetë shumë i vogël ose aspak, kjo do të sillte vetëm të mira pasi në këtë mënyrë do të goditej pjesa më parazitare dhe më e korruptuar e vendit, administrata publike. Pra ulja e TVSH është e domosdoshme për ti dhënë një shtysë më të madhe nxitjes së konsumit qe ekonomia të xhirojë më mirë.
Për të ilustruar efektin e TVSH kemi akoma të freskët rastin e TVSH te ilaçet. Në janar të këtij viti hyri në fuqi taksa e TVSH 10 përqind për ilaçet. U trumbetua dhe po trumbetohet akoma edhe sot që nuk ka pasur asnjë ndikim në çmimin e ilaçeve, por përkundrazi falë kësaj takse, çmimet jo vetëm që nuk janë ngritur por bingo, janë ulur me 8%. Këtë gjë nuk mendoj se mund të ketë ndonjëe ekonomist në botë që ta kuptojë se si është e mundur. Meqenëse këta mendojnë me të vërtetë që rritja e TVSH ka sjellë një ulje të çmimit, atëherë shumë mirë mund të vendosin që kjo taksë të rritet nga 10 në 20 %, në mënyrë që çmimet të ulen akoma edhe më 8 % te tjera. Kjo që po them sigurisht është një provokim për ata që kujtojnë që konsumatorëve shqiptarë mund ti hidhet hi në sy, duke i thënë që ajo rritje ilaçesh nëpër farmaci, të cilën ato e kanë pësuar në kurriz te tyre, nuk është ashtu sic duket, por ajo rritje është një ulje. Gjëra të tilla të pakuptimta po na dëgjojnë veshët. Prandaj rritja e çmimit të ilaçeve është një demonstrim i pastër që një rritje e TVSH shkakton rritje të çmimeve, pra dhe ulja e saj do të sjellë ulje të çmimeve pasi vetë tregu do të reagoje duke u vetërregulluar.
Duke qenë pjesë e asaj shtrese të popullsisë, e cila është shumë ndjeshme ndaj rritjeve të çmimeve të ilaçeve, bukës dhe ushqimeve te tjera bazë, një ulje e tvsh do të sillte vetëm të mira si rritjen e fuqisë blerëse të familjeve tona, rritjen e mirëqenies, rritjen e shpejtësisë së qarkullimit të mallrave. Kjo le të bëhet edhe n.q.s nga kjo ulje e TVSH,sakrifikohen dhe ulen të ardhurat që shkojnë për parazitarët dhe të korruptuarit e administratës publike.
Flasim per shtresat e varfera, deri para futjes se tvsh per ilacet pensionistet e shtresat e varfera uk paguanin asgje ne farmaci per recetat me rimbursim, kurse sot paguajne 10% e vleres se ilaceve, sepse rimbursohet vlera e produktit por jo tvsh-ja. Me pak fjale nqs nje qytetar i rimbursohej 7000 lek(te reja) psh ne muaj ,sot duhet te paguaj 700lek(te reja).
——vetem paracetamoli eshte ritur me 100 lek te vjetra nga 200 lek qe ka qene nje pako (dhjeteshe) ka shkuar 300…
pra i bie qe te jete ritur me 50%
I’m so happy to read this. This is the kind of manual that needs to be given and not the random misinformation that is at the other blogs. Appreciate your sharing this greatest doc.