“Ta dijë Shqypnija/ Pra,e sheklli mbarë/Se ma mas sodit/ Unë s’jam shyptar/M’thirrni si t’ doni/ U tham: Urdhno/Zulu m’a njitni/Shqyptar,por, jo”. Këto janë disa nga vargjet e poetit tonë kombëtar Gjergj Fishta në poezinë e tij “Metamorphosis” në vëllimin “Mrizi i Zanave”. Janë çaste dëshpërimi të poetit dhe shprehje e revoltës së tij ndaj qeverisë dhe klasës politike të kohës për servilizmin e treguar ndaj të huajve dhe shitjen e interesave kombëtare. Mbi njëqind vjet kanë kaluar kur e botoj i madhi Fishta këtë poezi por ajo tingëllon krejt aktuale në realitetin politik e shoqëror të vendit tonë. Më erdhën ndërmend këto vargje teksa po mendoja rreth faktit se Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar ligjin për censusin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave sipas të cilit qytetarët e Shqipërisë detyrohen të deklarojnë besimin dhe kombësinë dhe tashmë ky proces duhet te ketë filluar.
Ne dhe Europa
Në vendet e BE nuk bëhet vetëdeklarim i kombësisë, apo i besimit fetar, pasi regjistrimi i popullsisë bëhet në bazë të shtetësisë dhe jo kombësisë. Edhe në rekomandimet e Kombeve të Bashkuara drejtuar qeverive të vendeve, ku gjatë këtij viti do të zhvillohen regjistrimet e përgjithshme të popullsisë, vetëdeklarimi i kombësisë dhe i fesë nuk është një çështje thelbësore, por individuale. Europa e ka zhdukur prej kohesh nga regjistrimet civile konceptin e kombësisë duke e njehsuar atë me shtetësinë. Për më tepër vetëdeklarimi i kombësisë bie ndesh edhe me Kushtetutën e Shqipërisë. Shqipëria ka një Kushtetutë të standardeve europiane, e cila përcakton qartë që gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë janë në radhë të parë qytetarë me të drejta të barabarta, pavarësisht nga kombësia, besimi fetar, gjinia etj etj. Gjithsesi në kontekstin global dhe europian Shqipëria paraqet tipare specifike, qe lidhen me situatën ekonomike. Varfëria dhe niveli më i ulët i jetesës në raport me vendet fqinjë janë motive, që mund të nxisin një pjesë të qytetarëve të përdorin ndryshimin e kombësisë si një mjet për përfitime ekonomike. Kjo pasi niveli ekonomik në Shqipëri mbetet ende më i ulët se në vendet të tilla fqinje si Greqia, anëtare e BE, Mali i Zi, apo Serbia. Kësisoj ekziston rreziku i shtimit fiktiv, artificial të numrit të pakicave etnike në Shqipëri me individë, që nuk i përkasin realisht këtyre pakicave gjë e cila do te sillte dhe diktonte edhe zhvillime të reja politike e shoqërore. Qeveria ka paralajmëruar se sipas ligjit do të dënohen të gjithë ata që nuk deklarojnë saktësisht kombësinë ndërkohë që nuk ka asnjë instrument për të realizuar këtë sanksion. Gjykata Kushtetuese e vendit ka shpallur sis antikushtetuese detyrimin e qytetarëve për të deklaruar kombësinë dhe fenë ndërsa zyrtarucët e qeverisë thonë se kjo nuk ndikon në procesin e censusit por është i vlefshëm vetëm për regjistrimin e gjendjes civile. Ligji ja ka lënë në dorë INSTAT për të përcaktuar formularët e deklarimit dhe ky institucion në mënyrë djallëzore për t’ju shmangur zbatimit të vendimit të gjykatës kushtetuese ka përcaktuar si të detyrueshme deklarimin e gjuhës amtare duke e lënë opsionale deklarimin e grupit etnik. Por nuk është vështirë të kuptohet se duke regjistruar gjuhën amtare, automatikisht është regjistruar kombësia. Unë druaj se përveç Këshillit të Europes që ka financuar këtë projekt për qëllime të dobishme dhe në interes të vendit tonë ,zbatuesit e tij kanë marrë financime edhe nga qarqe shoviniste.
Unë do shkruhem Zulu
Kur në derën time do të trokasin misionarët e censusit, unë kam vendosur t’ju komunikoj atyre se do të shkruhem Zulu. Jo vetëm për ato që ka thënë Fishta por se në të vërtetë nuk kam si të shkruhem ndryshe. Mendova njëherë të shkruhem amerikan por njerëzit do të mendonin se e ka bërë për servilizëm. Zulu është më mirë dhe ja sepse. Zulutë janë një popullsi që jetojnë në Afrikën e Jugut dhe janë grupi etnik më i madh e më i famshëm i këtij kontinenti, ata ndryshe thirren edhe si “njerëzit e qiellit” dhe jetojnë kryesisht në Zambia,Zimbabve dhe Mozambik. Prijësi më i përmendur i këtij fisi ka qenë Shaka i cili megjithëse ishte një fëmijë i paligjshëm arriti të bëhej një ushtarak shumë i zoti dhe kishte krijuar një ushtri të pamposhtur që për vite me radhë i mbrojti territoret e fisit. Ai mbahet mend për ndryshimet drastike që solli në jetën e fiseve Zulu , përfshirë edhe heqjen e synetit të meshkujve. Po për çfarë mund të mbahen mend“prijësit” tanë ? Sigurisht ju e dini se ne vazhdojmë akoma të bëhemi synet dhe madje ta festojmë këtë si një ditë të shënuar. Dhe qeveria jonë jo vetëm që nuk e ka ndaluar këtë zakon primitiv por ajo më tej po i tredh shqiptarët,zyrtarët,institucionet,bizneset dhe kështu këta hedhin vallen sipas muzikës së qeverisë dhe prijësit.
Do të shkruhem Zulu sepse ministri i qeverisë tonë z.Pollo i ndodhur përballë gazetarëve ku pritej të jepte arsyet e qëndrimit të qeverisë për procesin e censusit, bëri as më shumë e as më pak thjesht agjitacion. Ai tha se e “vlerësonte” shumë patriotizmin e shqiptarëve dhe kishte besim se ata nuk kishin asnjë arsye për të ndërruar kombësinë. Në asnjë rast z.Pollo nuk ju përgjigj asnjëherë drejtpërdrejt pyetjeve të gazetarëve edhe kur ato ishin të tilla, si në rastin e pensioneve që shpërndan shteti grek për disa shtetas shqiptarë në jug të vendit. Ai i “rrëshqiste” përgjigjeve duke sjellë shembuj nga Mali i Zi,Rumania,Antarktida etj që nuk kanë asnjë bazë krahasimi me vendin tonë.
Nuk kam se si shkruhem shqiptar pasi druaj se shpejt mund të ndodhem në minoritet. Qeveria jonë i shiti drejtpërdrejt hapësirat detare të vendit tonë dhe askush nuk e mori përgjegjësinë për këtë dhe askujt nuk i “hyri ferrë në këmbë” madje disa u shpërblyen e u graduan. Kam frikë se shumë shpejt do të ndodhemi në minoritet po të shkruhem shqiptar për shkak se edhe në Mirditë ku është krahina më e pastër etnikisht, partia e zotit Dule ka influencë të madhe dhe ka fituar shumë vota !?. Unë gjithashtu druaj se kërcënimet e minoritetit grek,bullgar,serb,vlleh, po fitojnë dita ditës teren falë edhe qeveritarëve tanë “modernë” dhe nga ky census shqiptarët etnikë mund të rezultojnë minoritet.
E vendosa që të shkruhem Zulu sepse në këtë vend korrupsioni ka lulëzuar në të gjitha fushat dhe ai tashmë është kapilar. Jo vetëm zyrtarët e lartë të shtetit bëjnë korrupsion por edhe komshiu bashkëpronari në pallatin ku jetojmë sapo i vjen në dorë të drejtojë një punë të komunitetit bën korrupsion. Korrupsion bën edhe i afërmi ynë kur ndërhyn për të siguruar një favor, punësim apo diçka tjetër të ngjashme. Korrupsion bën farmacistja e spitalit me ilaçet e të sëmurëve me kancer,korrupsion bën mjeku që të viziton dhe të detyron që përveç shpërblimit që ti i jep, të marrësh barnat në farmacinë që ai preferon, korrupsion bën ministri,kryeministri, presidenti, të gjithë bëjnë korrupsion.
Si mund të shkruhem shtetas i një vendi ku drejtësia ekziston vetëm në ëndrrat e njerëzve. A e keni parë vendimin e Gjykatës së Lartë të këtij vendi që kur shqyrtoji çështjen për korrupsion të zv.kryeministrit gjeti arsye të hedhë poshtë ekspertizën e kryer nga institucione prestigjioze ndërkombëtare dhe të caktojë t’a ribëjnë atë ca njerëz pa identiteti profesional, shitësa ose barista, kamerierë apo mësues, mjafton që ata të kenë besimin e palës së akuzuar.
Mendova të shkruhen Zulu për faktin se ky fis ka rregulla të forta për mbrojtjen e mjedisit dhe dënime të forta e të rënda për ata që e shkelin. Por qeveria jonë e ka kthyer Shqipërinë në vend grumbullimin e plehrave të Europës. A e patë se si kuvendarët tanë e miratuan ligjin për mbetjet pa marrë parasysh asnjë nga komentet e grupeve të interesit. Pesë herë më shumë janë kapacitetet përpunuese të mbetjeve të miratuara se sa është mundësia e prodhimit të tyre në vend ,duke krijuar kështu hapësirën e duhur për importimin tyre. Dhe me paturpësi zyrtarët e lartë të qeverisë deklarojnë se qëllimi i ligjit nuk është importimi i mbetjeve duke lënë të nënkuptohet qartë se ai nuk është i ndaluar. A ka shprehje më të qartë të kapjes së shtetit nga mafia? Zulutë nuk ishin të kapur dhe Shaka prijësi i tyre do të kishte dhënë dënime kapitale për gjëra të tilla që dëmtojnë jetën dhe shëndetin e fisit.
Ju shkruajuni si te doni
Ju bëni si të doni, por në se nuk doni që të jeni minoritet mos u shkruani shqiptarë. Ju shkruajuni si të doni por nuk ja u këshilloj të shkruheni grekë sepse pavarësisht se grekët bëjnë presion që ne të regjistrojmë kombësinë duke shpresuar tek pensionet që akordon qeveria e tyre ajo vetë nuk e regjistron kombësinë për çamët apo maqedonasit. Unë nuk e di si do të shkruheni Ju të dashur bashkëqytetarë të mijë por më duhet t’ju them se kjo qeveri nuk ka kombësi , ajo nuk i përket asnjë kombi , ajo i falet vetëm parasë dhe Ju e dini mirë se paraja nuk ka komb as atdhe. Ndërsa Ju që akoma nuk keni vendosur se si do të shkruheni është më mirë të mendoheni edhe pak deri vitin tjetër të paktën…. Ose për ndryshe referojuni mesazhi të mëposhtëm që Fishta jep në poezinë e tij.
“Prandaj ,mbas sodit/Kur t’m’leverdisin/Unë kam me shndrrue /Sa herë t’due fisin. /Kështu kam me ra/Un n’mbrame grek/Kam me ndjehë n’nesret/Shkja ja Zebjek “.
A, me pelqeu ajo pjesa per pseudo-gjyqin e kokelopes
Sic jua thashe edhe me pare D. Gjon, ju pergezoj per kete shkrim!
I nderuar gjon ke shkruar dhimbjen qe zor se dote kaloi dhe se ne netevertete jemi shqiptare per ne kryje pote kishim zulute nuke dote ishim katandisur keshtu ne ne kryje kemi nje kompani hajdutesh pa rrace fe atdhe vetem njohin parane por ta dine mire shqiptaren se keto qe po humbim sote dote duhet lume gjaku per ti fituar mbas disa vjetesh keta jane matrapaze por edhe ne jemi fajtore ata qe ndryshojne kombesine duhen perzane naten nga fshati ose qyteti me dhune dhe te shkojne atje ku kane kombesin nderime dhe falnderim te vecante per shkrimin
Z.Gjon,me opinionin tuaj dhe me referimin,ne krye dhe ne fund,tek i madhi Gjergj Fishta me ke dhene nje shprese.Shprese se shqiptaret duhet ta neverisin censusin e antishqiptarizmit.
Kur me erdhen ne dere,per censusin e pollo-grekut,i sikterisa.Kjo eshte me e pakta gje qe mund te bejme per vendin tone e nuk ka kosto hic.Duhet nje demostrim i madh i zeshem qe ti jaoe grushtin e merituar kesaj gjeme qe na kanoset prej nje qeverie ilegjitime e antishqiptare.
Komplimente autorit per kete shkrim qe eshte shume iarire dhe kuptimplote.
nese klasa politike ne kohen e at GJ.Fishtes eshte e njejte me ate qe kemi sot nje shpjegim e ka.
Keta politikane qe kemi jemi ne shqiptaret ne jeten e perditshme.
Ne thjesht po presim fundin tone,i cili nuk eshte larg.
Nje popull qe nuk vepron,nuk ben asgje per te mbrojt din jitetin e tij,nuk meriton te jetoje asnje dite.
Si mund te quhet komb nje popull qe qeveriset nga DOKTOR MORTJA?!
Si mund te quhet komb nje popull ku pjesetaret e tij merren me prostitucion,gjakmarrje,vjedhje ne gjithe Europen dhe asnje si ndal?!
dhe kur ky llum vendos te kthehet ne atdhe,eshte deputet apo kryetar bashkie?! a do lejonte nje komb tjeter pranine e vrasesve te nje kombi tjeter ne krye te kishes se tij?a ka nje komb tjeter ne bote si ne qe pranon cdo gje dhe nuk as goje per te fol,sic eshte rasti i veriut te Kosoves,dhe ne jo vetem nuk permendim territoret e humbura me 1878,por as Presheven,Bujanovcin e Medvegjen? e Camerine?
a ka nje popull tjeter ne bote,qe pasi eshte masakruar per 500 vjet,i thote sot vella pushtuesit,madje ngren dhe xhamia ne kujtim te sulltaneve qe i vrane dhe ju moren nderin?
a ka nje popull tjeter ne Evrope,qe sot e ka mbulu kultura arabe si kete tonin?
nuk ka dhe as mund te kete.
Pershendetje
Po banalizohet e drejta e te komentuarit ne keto faqe on-line dita dites . Ne fakt me e turpshme eshte dhe reagimi i gazetareve te cilet normalisht keto lloj komente duhet ti komentonin dhe vete , ne drejtim t e sqarimit te lexueesve. Me konkeretisht. Kohet e fundit shume tema te nxehta po dalin ne pah nga grupe interesi te ndryshme , qofshin keto levisje nacionaliste, shoqata , parti politike apo dhe individe (persona publike). Psh. Camet po pretendojne me ngulm qe te sillet ne diskutim ceshtja e pronave te tyre dhe ne teresi ajo qe quhet ceshtja came. Nuk jam ekspert i kesaj fushe ndaj dhe nuk kam te drejten te analaizoj ceshtjen e tyre ne teresi . Mund te them se mund te kene dhe te drejte nga infomacionet e grumbulluara duke jetuar ne Greqi gjate dhjetevjecarit te viteve 90-te por duke patyr parasysh gjithashtu se dhe fundmi ne vet qarqet akademike greke dita dites me shume po diskutohet per nje rishikim te asaj qe eshte quajtur ‘’ debimi i cameve per arsye te bashkepunimit me okupatoret gjermane’’. Pra kjo eshte nje ceshtje sa politike qa dhe juridike shume e veshtire te cilen besoj eshte shume heret te diskutohet nga ana e te dy shteteve me gjakftohtesi. Por nga ana tjeter kjo padrejtesi historike ndaj ketij komuniteti besoj se nuk u jep te drejten cameve te shprehen per gjithcka ndodh ne kete vend. Aq me teper per sa i perket dhe deklarimit te fese apo dhe kombesise se shqiptareve. ps. Sa per sqarim dhe ketu hyn dhe ajo kritika ndaj gazetarve te cilet raportojen lajmet. Koheve te fundit raportohet shpesh se ne kufi punonjesit e doganave greke po kthejene nenshtetas shqiptare me origjine came. Kjo eshte e vertet por nga ana e gazetareve dhe ketu hyn dyshimi se sa e qellimshme eshte nuk shpjegohet arsyeja pse i kthejne. Po ti vini re problemi qendron diku dhe qellimisht mbahet fshehur. Ne regjistrimin e viteve 50-te camet jane regjistruar ne regjistrin e gjendjes civile ne shqiperi si te gjithe banoret ne kete vend. Vetem me nje dallim qe vendlindja e tyre psh. Shkruhet paramithia –Cameri. Mbas vitit 2009 kur the hyne ne fuqi pasaportat biometrike te gjithe camet ‘’kryesisht te lindur ne greqi’’ e kane shkruar vendlindjen e tyre me te njejtin tekst. Pra; vendlindja ;paramithia –cameri. Ketu hyn dhe justifikimi I punonjesve te dogbanes greke . Sepse dhe me te drejte dhe po e analizoj: 1. Ne greqi nuk ekziston zone administrative me mertimin cameri . por eksiston zone gjeografike njesoj sikur te thuash ne shqiperi , laberia-leberit , skrapari-skrapallinjte, myzeqeja-myzeqaret etj. Emertimi I sakte I vendlindjes se ketyre qytetareve shqiptare do te duhej te ishte : vendlindja: paramithia –thesprotia—Greqi. Sa per sqarim; ky eshte nje kendveshtrim personal dhe nuk certifikoj ketu ceshtjen nga ana juridike. Mirepres cdo koment. Kthehemi ketu tek ceshtja e deklarimit te kombesise dhe fese. Censusi nuk behet per te rregjistruar vetem popullsine . Por ne rastin e deklarimit te fese dhe etnise mund tju duket dhe cudi por ja qe dhe nevojitet. Per arsye statistikore duhet. Po e shpjegoj . Censusi behet per ata qe jetojen relaisht ne shqiperi dhe jo per atat te regjistruar ne gjendjen civile. Per t mos e analizuar ne detaje po analizojme vetem per rastin e fese dhe etnise. Duhet te dime sa jane realisht . Pse. Nqs mbani mend pak kohe me pare nga ana e tere komuniteteve u kerkua nag ana e qeverise shqiptare dhe ketu qeveria ra dakort per arsye te rrezikut te financimit te komuniteteve nga organizata me qellime teroriste qe do te financoheshin nga buxheti i shtetit. Ketu hyn dhe numri i qytetareve tq cilet jane besimtare. Sipas numrit per secilin komunitet do te behet dhe shperndarja e ketij financimi. E njejta situate eshte dhe ne lidhje me miniritetet. Minoriteti grek shpeshhere ankohet per te drejtat e njeriut , shkolla e te tjera. Po te shihni ndaj dhe po e refuzojne ‘’omonia kryesisht’’ sepse sa per informacion realisht ne shqiperi jetojne vetem 16.000 minoritare greke. Keto jane disa nga ceshtjet kolege komntuese te gazetes tema te cilat deshiroja te ndaj me ju. Ne respekt te te gjitheve dhe te mendimit tuaj personal mos na vin ire gabime drejtshkrimore apo dhe menyren e shkrimit, Ne fund te fundit komente jane dhe jo shrime gazetaresh.