Të shëtitësh trotuareve të pista për të shijuar trokitjen e vjeshtës në Tiranë është një mënyrë e mirë për të provokuar së brendshmi një frymëzim të ri, të zi, të përzier me mllef. Të meditosh për ndërrimin e stinëve ndërsa shkel nëpër plehra, urinë qensh dhe gëlbaza pensionistësh, të synosh të çlirosh romantizëm ndërsa ndjen në fytyrë shijen alergjike të tymit të zi të makinave; të ecësh, të soditësh, të këqyrësh, të konstatosh peizazhin e shëmtuar të kryeqytetit me shpirtin e tkurrur prej zemërimit dhe ajrit të keq, të protestosh vetëm në heshtje ndaj këtij realiteti, pasi ke kuptuar se imazhi i Tiranës është si një pikturë bodrumi e pashitur e Pikasos, të gjitha këto përbëjnë një arsye të për të ulërirë…së brendshmi sepse ky qytet, me gjithë Bashkinë e tij, dhe me gjithë kryetarin e saj, s’janë gjë tjetër veçse ajo gjë që zakonisht nënkupton shprehja vulgare e pesimizmit shqiptar: “Vari leshtë!”
Të nxitosh të kalosh kryqëzimet me mushkërinë e tharë dhe buzën e plasur prej ndotjes së ndotur këtej realitetit edhe andej, bri edhe matanë, larg edhe afër, midis plehrave të gëzuara të kryeqytetit që digjen anembanë dhe sehirxhinjve viktima vërdallë (dashnorë nëpër stola që puthen mundimshëm, se rëra e ajrit ju kërcet nëpër dhëmbë, fëmijë të venitur prej teprisë së fosforit, dhe policë kryqëzimesh që helmosen dhe nxihen); të ndihesh viktimë e pafuqisë tënde për të ëndërruar ajër të pastër, që ashtu si dëshirat e mira, mungon në këtë qytet të përbindshëm, të pushtuar nga pisllëku, nga makthi dhe horrllëku, do të thotë të jesh dëshmitar i një absurdi të shëmtuar publik, përmbi të cilin, si një vegim kobzi, regëtin kobshëm dështimi i hershëm i Bashkisë së njehsuar me qeverinë.
Si vegimet në lindje, dështimi i qeveris zë fill nëpër rrugët me pluhur dhe plehra që kutërbojnë erë kërmë gjithandej. Shëndetit të Tiranës i mungon siguria, njëlloj si oksigjeni ju mungon peshqve që janë duke ngordhur si mëkatarë në liqenin artificial. Shumëkush e di se vështirë të gjendet një vend i paprekur prej terrorit ekologjik, ku të mund të mbushesh me frymë. Të lumtur janë duhanxhinjtë. Cinizmi i tyre është koherent. Nikotina e cigareve në kraharorët e tyre është pikë uji përpara blozës së muftë që prodhon ditë e natë ky qytet për të gjithë. Qendra e gërvishtur e kryeqytetit ngjan me një peizazh ironie; sarkazma është fare pranë. Midis makinave helmuese me shtëllungat e tymit të zi, midis mjegullës së lënë pas, që do (po) qarkullojnë sërish në qendrën e Tiranës, (nën kujdesin e kryebashkiakut të ri), nënat shëtisin fëmijët e vegjël verdhacukë me karroca të pluhurosura. Në qendër, pranë heroit me kalë, pensionistët kanë fytyra të lodhura prej ngushëllimeve të kota që sjellin kujtimet. Atje vijnë vërdallë të papunët e shtuar, edhe këta me fytyra të lodhura nga terrori i ditës që vjen, në të cilën do jenë sërish të papunë. Të gjithë ngjajnë si personazhe të luftës së parë botërore, dëshmitarë të rrezikuar gjithnjë, të kotë, të asgjëje dhe të gjithçkaje.
Kjo është Tirana sot. E bukura! Shpresa! E para!
Në Tiranë, gjithkush është i dënuar të dëgjojë përnatë mashtrimet e pacipa të kryeministrit, dhe gënjeshtrat lavire të kryebashkiakut. Në Tiranë gjithkush është i mirëpritur të thithë ajrin e tejndotur, por edhe të pijë ujë të rrezikshëm. Përshtypja se në kryeqytet qarkullon ujë i pakët, por i dyshimtë, ndërsa epidemitë e të nxehtit kërcënojnë njëlloj shëndetin publik, edhe në verë edhe në dimër, në rastin më të mirë i shtyn njerëzit të blejnë ujë të ambalazhuar, që tregtohet në bidonë plastikë nëpër njësitë tregtare apo edhe në trotuare karshi diellit, jashtë dhe përskaj çdo sigurie. Por njëlloj, jashtë çdo norme higjiene, jashtë çdo respekti për etikën civile, jashtë çdo perceptimi normal, nëpër ambiente të paimagjinueshme, ku mbretërojnë insektet dhe plehrat, tregtohen edhe produktet ushqimore jetike, qumështi, mishi dhe frutat me çmime të çmendura. E rrokur me një të parë, ky është imazhi vizual i kryeqytetit tone, në të cilin, “qytetari është i pari”, Ky është realiteti ynë që përfaqëson në njëfarë mënyre shkallën e civilizimit tonë. Kjo është hapësira e taksuar për të jetuar. Kjo është mbrojtja e premtuar e konsumatorit e “Lulit që tha shumë në fushatë, por tani nuk qesh e nuk flet”. Kjo është siguria e premtuar dhe amshuar.
Shtëpi e një komuniteti pa koeficiente të larta ndjeshmërie dhe përgjegjshmërie, Tirana është një qytet i braktisur nga politika e ditës. Ky lajm, edhe pse i vërtetë, vjen erë kurvëri. Tirana të kujton atë burrin e grindur që rruan përditë fytyrën e parfumosur, por morrat i ka në kokë dhe çorapet e palara i kutërbojnë. Si gjithmonë, vështirë të ketë “bir kurve”, në kuptimin harbor, që të marrë përsipër të ndalojë tatëpjetën. Aq me këta ulërimsat edhe tani. Nga ana e tyre, edhe njerëzit, si të jenë UFO mes popujve të tjerë, kanë bërë paqe me pisllëkun dhe me ironinë e fatit të fëmijëve të tyre. Nuk ka shpresë të zbresë ndonjëherë në këtë tokë Jezu Krishti shqiptar, prandaj të hamë e të pimë e të durojmë sa të mundim. Në përgjithësi, ekologjia e kryeqytetit duket e braktisur jo vetëm nga politika e mjerë e dhjerë e këtij vendi. Atë e ka braktisur edhe intelekti, arti, kapitali dhe institucionet e besimit. Është një solidaritet i shëmtuar me të keqen. Nganjëherë flet Sazan Guri, që ngjan si një murg i vetmuar mes statujash, por askush nuk ka veshë të dëgjojë.
Sigurisht që Tirana e ndotur është një faj i të gjithëve. Edhe pse klasa politike është gjithashtu “varri leshtë”, për t’ju varur diçka në qafë janë gjithë ata që marrin frymë në këtë tokë. Njerëzit heshtin në mes të pisllëkut, durojnë në mes të pisllëkut, votojnë symbyllur në mes të rrezikut dhe në mes të pisllëkut, hanë edhe pinë edhe dhjesin edhe bëjnë sehir gjithashtu në mes të pisllëkut. Bëjnë sehir se si kryeqyteti i tyre dhe vendi i tyre shndërrohet përditë e më shumë në një zhele endacaku që nuk ndjell përfytyrime. Natyrisht që përgjegjësia nuk është vetëm e politikanëve bythacë, jargamanë, idiotë e e militantë e servile, që qeverisin si fiset “fitra butra” këtë vend. Përgjegjësia nuk është as vetëm e kryetarit të ri qumështor të Bashkisë. E kotë dhe e pabesë t’ju drejtosh gishtin vetëm atyre, që mision dhe pasion dhe vizion të vetëm kanë të shkatërrojnë këtë vend, përgjithmonë. Ka edhe një pasion negativ në frymën e njerëzve të thjeshtë, që s’e kanë për gjë të jetojnë, të gëzojnë, të vuajnë, të dhjesin dhe të vdesin në mes të pisllëkut. Se kanë për gjë të rrisin fëmijët e tyre në mes të pisllëkut. Ky interferim pasionesh, përbën një ngjarje shumë të gjatë e të rrallë në kontinentin tonë. Si një nga tregueset e civilizimit, higjiena, apo mungesa e saj, përbën sot një kambanë alarmi, mes korit të gjëmimeve të fatalitetit që jehojnë në këtë vend. Në këtë vend, në këtë trup pa kokë, pa këmbë, pa mëlçi, pa mushkëri, askush nuk shqetësohet për asgjë, aq më pak për shëndetin, për ambientin, për gjelbërimin. Komunitetit në përgjithësi i mungojnë reflekset e kundërshtisë. Shqiptarët qenkërkan kaq gjakftohtë e tolerantë, sa ndërsa janë dëshmitarë të sigurt të katastrofës ambientaliste që ndodh në jetën e tyre mes pisllëkut dhe kërmërisë, dhe ndërsa janë gjithashtu kaq koshientë për rrezikun e ardhshëm të shëndetit të tyre dhe fëmijëve, qeshin, nënqeshin, hanë edhe pinë, ose rrinë në pritje, në heshtje, në absurditet..
Shumëkush mund të thotë se është e çuditshme, por edhe e pafalshme heshtja shqiptare përballë çdo situate të tillë, që në fund të fundit i ndëshkon ekstremisht vetë ata. Ashtu si kollaj mund të kujtojë dikush se në Shqipëri kriza është ulur këmbëkryq, në kuvendin e burrave të këtij vendi, në krah të Sali Berishës dhe Jozefina Topallit. Njerëzit heshtin. Besojnë Jozefinën ose jo, ata heshtin, bëjnë sehir dhe shijojnë idiotësitë dhe poshtërsitë e Saliut, Jozefinës dhe këlyshëve qimendritur që ju vijnë vërdallë. Pranojnë dhe shijojnë shkëlqimin e tyre, ashtu si shijojnë pa u ndjerë orgazmat qentë që çiftohen rrugëve në Shkurt e në Mars. Ne jemi një brez që as nuk dimë të gjallërojmë imagjinatën e lodhur të europianëve. Si gjallesa të rraskapitura, shqiptarët bëjnë sehir se si pasi ju thith palcë e gjak, pushteti ju vret dhe ju helmon fëmijët e tyre, edhe me tymnajat vullkanike, me plehrat kombëtare dhe me plehrat ndërkombëtare që po(do) udhëtojnë me të shpejtë drejt mëmëdheut. Të huajt habiten me ne. “Këta shqiptarët qenkan popull shpatore. Popull i vrazhdë. Kaq fodullë dhe kaq barbarë të sillen këta njerëz me veten e tyre? Në vend që turma të sundojë dhe ushtrojë pushtetin e saj kundër pushtetit, për të mirën e turmës, për më shumë drejtësi, për më shumë pastërti dhe mirëqenie, turma hesht, nguron, harron, bën sehir orgazmat e pushtetit dhe ndjen urinën e tij në shpinë”.
hahahaha, cja paska bere mire ky shoku.
ptu!!!!
edhe parqet qe la edi rama sot vijne ere shure
prit prit se eshte vetem fillimi, do te behet sic ishte para 10 vjetesh shurre e mut (me falni per kete shprehje) e kuderbim anembane, si surrati i kriminelit sali berisha….
Po kush do e bej Tiranen mo vella ky ligaveci qe s’di te fshij aq qurret e veta apo ato fytyrat e djegura nga dielli qe ka marre per staf?!!
Nuk behet Tirana me katundaret e periferise qe ne radhe te pare s’dine c’eshte higjena personale e jo me te mendojne per higjenen dhe kurimin e imazhit te nje qyteti te tere.
Me ne fund dikush kujtohet se ne jetojme ne berthamen e kancerit, marrim fryme kancer, gelltisim kancer, pime kancer, shfryjme kancer dhe nderkohe asnjeri s’mendon se duhet bere dicka! Te vjen per te vjelle kur ecen rrugeve plot tym makinash sikur jeton prane metalurgjikut te Elbasanit, kur kalon prane plerave teksa con femijet e tu ne cerdhe, apo llucen, kalbesiren dhe dheun e ndotur me sperma e fekale kafshesh mbi te cilat vendosen kendet e lojrave qe s’pastrohen kurre. Vertet nje popull dele, pa vlera, besime dhe virtyte. Na rrofte kanuni qe vrasim njerezit per hakmarrje se ate dime t’a bejme mire, pa per gje tjeter, jemi nje popull i deshtuar!
Dele ?!
Jo dele, sem base na ofendohen delet po me keq akoma, ca zvaranike pa kurefare morali, ca qenie pa kuptim. i degjon kur mburen shqipetaret, jom tirons, jom durrsak, jom keshtu e jom ashtu. jemi nje 0, nje hic, qe po ju q… nenat shqipetarve dhe bejn sikur s shofin, hajt se per te gjithe keshtu eshte. tallim popujt e shteteve te tjere ne, jane gay, jane b.. q.. e per vete e hajm sa krahu nga Sala&Co cdo dite, madje e shohim dhe kur na buzeqesh duke na thene, he ju pelqeu. ja keta jan shqipetaret, te vjen turp te thush je nje i tille. prandaj dhe do kete sukses ai Censusi i regjistrimit, se shume njerzve u vjen ndot te jene keta qe jane, dhe do vrapojne te jene greke, serbe, kineze, arabe… mjafton jo shqipetar, bashkekombas me Salen, Lulin, Boden….
Po si ti heqim katunaret se???
Po ky,pse ngerdheshet keshtu?! Tere jeten me dhembe perjashta mbeti.
TIRANA ESHTE E PARA , NJE KRYEQYTET ME LIQENIN E VDEKUR DHE POPULLI BEN SEHIR ME KUC ME MAC E NUK REAGON !
po ajo femra mbapa lulkes eshte e shoqja, na k ambyllur dhe hunden nga era e keqe apo lulkes i shpetoi……
kishte erdhur nje shoqja ime nga greqia, shoqe klase, per shume vjet, nga athina. Ndersa shetisnim trotuarene midis bllokut dhe Lanes, ku une e cova per ti treguar se tirana ka edhe ambjente te mira, si ka edhe ne Athine, me tha: Fiorel, vjen gjithandej era urine burrash, apo pershtypja ime gabim. Po jo, i thashe, cne!
Ne te vertete era urine skundermon ne cdo qoshe te Tiranes, kjo dihet, por une uroja fshehtas qer shoqia ime mos e dallonte cqe. Por ajo e dalloi.
Kjo eshte tirana i nderuar dhe shume i respektuar nga une z. Artan Mullaj.
Une jam nje e re e kthyer nga Greqia, me shprese qe te filloja te enderoja dhe synoja ne vendin e njerezve te mi. Te pershendes per mbrekulline e mendimit dhe talentit qe ke.Por, jam shume e sinqerte ne kete cfare do te te them. Ky vend, pavaresisht shkrimeve dhe vizioneve tuaja dhe te disa analisteve te kalibrit tuaj, nuk ka shanse te ndryshoje, te rezatoje, te gjeneroje shprese. Ky eshte nje vend i mallkuar. Mjere ne.
Artikulli me se i vertete dhe shume real.
Keto gjera ne i kemi pare me sy kur vijme dhe rrime disa muaj ne Tirane
Shqetesimet qe ngrihen jane te verteta dhe per te vene kujen po ku te ankohen te shkretet shqiptare.
QE TE SHPETOJE SHQIPERIA
– ————————–
E vetmja rruge qe ka mbetur eshte:
TE NGRIHET GJITHE SHQIPERIA I MADH DHE I VOGEL DHE,TE FUSE Sali Berishen dhe oborrin e tij ne burge. TE MARRE FATET E VETA NE DORE DHE TE FEMIJVE TE TIJ .
DITE E NATE TE MENDOHENI DHE KJO SITUATE NUK KA ZGJIDHJE NDRYSHJE.
miq, te mbeshtesim levizjen S.O.S te te rinjve, kunder plerave qe do sjelle qeveria!
E ska si te ndodhte ndryshe,para 11-12 vitesh kur bashkine e tiranes
e drejtonin keta pisanjose mbajme mend te gjithe eren e shurres kudo
pislleqe ngado qe hidhje syte,kjo e ka lidhjen direkte me pisanjoset
e PD me ne krye kryetarin qe sic duket nuk i ka raportet e mira me
pastertine,imagjinoni se cfare zhuli mund te jete ne shtepine e tij