Ekip gazetarësh europianë, guidë për “turizmin kriminal” të Sali Berishës

6 Tetor 2011, 12:47Blog TEMA

Nga Kledian Lula

Prej mëse 20 ditësh, një grup prej 16 gazetarësh nga 6 vende të Europës,, kanë ardhur në Shqipëri dhe për 3 muaj radhazi, ata do të realizojnë aktivitet turistik në disa zona të vendit. Drejtuesi i grupit turistik, një miku dhe kolegu im gazetar gjerman, më konfirmoi, se i veçantë është fakti, që ky grup turistik nuk ka lidhje me pushimet në det, në mal, në kanione, as me fotografim natyre e relaksime në kampingje dhe fshatra turistikë. Gjithçka ka lidhje me një lloj tjetër turizmi të ri, të panjohur e të aplikuar më parë në Shqipëri dhe që ata e quajnë “Turizmi kriminal qeveritar”. Objekt i këtij lloj turizmi është evidentimi i ngjarjeve që kanë tronditur shoqërinë shqiptare, fotografimi i vendeve ku kanë ndodhur këto ngjarje dhe pasojat, pa lënë jashtë “guidës” personazhet që i kanë shkaktuar dhe ata që kanë pësuar dramat njerëzore, apo ekonomike. Këtë gjë, grupi “turistik” gjerman e ka bërë në 34 vende të botës, ndërkohë që 20 vitet e fundit e ka realizuar në pothuajse të gjithë vendet e ish-Lindjes Komuniste dhe në vendet e ish-Federatës Jugosllave. Sipas bisedës me mikun dhe kolegun tim gjerman, në vitet 1992-1997 dhe në 6 vitet 2005-2011 pushtet të drejtuar prej Sali Berishës, ata kanë dëgjuar episode tronditëse që kanë lidhje me botën e krimit ekonomik e njerëzor dhe që kanë për autorë, realizues, mbështetës, mbrojtës e përfitues kupolën e pushtetit, segmentet e drejtësisë, kryeministrin, ministrat dhe familjarët e tij. Grupi është ndarë në katër grupe “turistike”, me veprim në katër zona gjeografike të Shqipërisë. Sipas programit “turistik”, për të realizuar guidën e “turizmit kriminal” të pushtetit të Sali Berishës, ata po i referohen informacioneve publike të nxjerra nga mediat vendase e ndërkombëtare, por dhe “udhë-rrëfyesve” e “ciceronëve” të komunitetit, për të evidentuar ngjarjet, për të fotografuar vendet ku kanë ndodhur, për të intervistuar personazhet viktima të mbetura gjallë, ose familjarë të tyre.

Dje, krejt në konfidencialitet, jam njohur me veprimtarinë e deritanishme të eksplorimit të tyre “turistik”. Ata kishin fotografuar vendin ku ishte rrëmbyer dhe zhdukur biznesmeni Koço Dado. Kishin filmuar ish-qendrën e biznesit ku ishte rrëmbyer biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Kishin fotografuar qelinë e burgut 313 ku Remzi Hoxha i ishte mbajtur peng për 12 orë. Kishin fotografuar zyrat e torturave të të ish-kreut të SHIK Bashkim Gazidede, të Arben Sefgjinit dhe Ilir Kumbaros, personave që kanë organizuar rrëmbimin dhe zhdukjen e tij. Kishin fotografuar vilë-qendrën e torturave të SHIK në Vajin të Lezhës, ku biznesmeni Remzi Hoxha u masakrua dhe u zhduk pa asnjë gjurmë. Kishin fotografuar ish-ndërtesën e djegur të redaksisë së gazetës ish-opozitare “Koha Jonë”. Kishin fotografuar shtëpinë e Nikoll Lesit tek shkolla “Petro Nini Luarasi”, ku SHIK dhe policia sekrete e pushtetit të Sali Berishës qëndron “non stop” për të arrestuar ish-botuesin Nikoll Lesit. Kishin fotografuar gropën tek Liqeni Artificial i Tiranës, ku agjentët e SHIK të Sali Berishës kishin rrëmbyer, torturuar, sakatuar dhe hedhur në gjendje gjysëm të vdekur, dy gazetarët opozitarë të kohës Bardhok Lala dhe Zamir Dule. Kishin fotografuar hyrjen e pallatit ku kamikazë të pushtetit të SalI Berishës, kishin masakruar fizikisht Edi Ramën, sot kreu i PS. Kishin fotografuar vendet ku policia dhe SHIK i Sali Berishës, kishin masakruar drejtuesit e opozitës socialiste në zgjedhjet e vitit 1996. Kishin fotografuar burgun e Bençës, ku mbahej I burgosur ish-kreu i opozitës dhe kreu i PS Fatos Nano. Kishin fotografuar zyrën në selinë qendrore të PDSH, ku ishte ngritur dhe funksiononte shoqëria tregtare e trafikut të armëve e karburanteve, më të cilat pushteti i Sali Berishës furnizonte pushtetin kriminal të Sllobodan Milosheviçit, kur ndaj tij ishte vendosur embargo ndërkombëtare. Kishin fotografuar zyrat e firmave piramidale “SUDJA”, “VEFA”, “XHAFERRI”, “GJALLICA”, “POPULLI” etj, të cilat financuan pushtetin e Sali Berishës në vitet 1992-1997 dhe prej të cilave ishin zhvatur miliona dollarë e lekë prej kupolës së pushtetit të PD. Kishin fotografuar vendet, ku ishin bërë vrasje masive në periudhën janar-qershor 1997, kur ushtria e pushtetit të Sali Berishës u vërsul mbi popullatën që kërkonte lekët e vjedhura. Kishin fotografuar anijen me të cilën, në 28 mars 1997 u mbytën 118 shqiptarë në Otranto, në përpjekje për të ikur nga Shqipëria e futur në zjarr dhe luftë civile prej pushtetit të Sali Berishës. Kishin fotografuar vendet ku ishin bërë masakra në Tepelenë, Fier, Berat, Vlorë e Gjirokastër gjatë revoltës së vitit 1997. Kishin fotografuar stadiumin ku më mars 1997 ishte mbajtur peng dhe ishte “rrahur me presh” nga populli i Lushnjës, ish-kreu i PDSH Tritan Shehu. Kishin fotografuar fushën e djegur të Gërdecit ku ishte ngritur fabrika qeveritare e vdekjes dhe ku u vranë 26 persona në demontimin dhe trafikun qeveritar të municioneve. Kishin fotografuar fshatin Gërdec të shkrumbuar e të bombarduar nga shpërthimi i municioneve. Kishin fotografuar fëmijë e të rritur në Gërdec, të cilin ishin të gjymtuar fizikisht nga ky biznes-masakër qeveritare. Kishin fotografuar vendin ku u vra “aksidentalisht Kosta Trebicka. Kishin fotografuar vendin ku në një mesnatë, ishin takuar Kosta Trebicka dhe djali i kryeministrit Sali Berisha, në kohën kur bëhej trafiku i municioneve. Kishin filmuar vendin ku u dogj makina e botuesit të gazetës “TEMA”. Kishin fotografuar vendin ku gjendej e rrethuar dhe e bllokuar me policë shtypshkronja e gazetës “TEMA”. Kishin fotografuar vendin ku vra në prit deputeti i PS Fatmir Xhindi dhe kryekomunari nga Kukësi Remzi Veseli. Kishin fotografuar vendet ku ishin vrarë 4 demonstruesit e 21 janarit 2011. Kishin fotografuar vendet se ku qëndronin gardistët vrasës. Kishin fotografuar zyrën e kreut të KQZ, Arben Ristani, ku ishte bërë krimi i vjedhjes së votës.

Të katër grupet e gazetarëve europianë po vazhdojnë të mbushin me fakte dhe episode guidën e “turizmit kriminal” të pushteteve të Sali Berishës. Ata do të fotografojnë edhe vende ku janë vetëvarur e janë vet-vrarë njerëz nga varfëria, ku zhvillohet krim ekonomik me autorë eksponentë të lartë shtetërorë e qeveritarë, si në Bulqizë, Pukë, Kukës, Pogradec, në guroret që po rrafshojnë malet e Tiranës, Skraparit, Krujës, Lezhës, Elbasanit, Korçës, Pogradecit e deri tek ish-ndërmarrjet ekonomike gjigande, të kthyera në gërmadhë e të plaçkitura prej njerëzve të pushtetit si dhe përmbytja e Shkodrës. Kjo “guidë turistike” e veçantë është e para “vepër” e  këtij lloji, që do të prezantojë në botë, “turizmin kriminal” të bërë prej kupolës së pushtetit në Shqipëri.

16 komente në “Ekip gazetarësh europianë, guidë për “turizmin kriminal” të Sali Berishës”

  1. tg usa says:

    Pse e tregon kete ngjarje apo do qe saliu te dergoje njerez per ti blere keta gjermanet dhe ne pamundesi te blerjes ti kercenoje rahe apo vrare si Remzi h
    Hoxhen Kosta Trebicken etj

    1. tironsi vendali says:

      po nuke mbarohet bemat eshpellari ato nuke ka gazetare ti hedhi ne leter e ne liber,po ceshte e verteta ikja e tij qofte e let dhe pa trazira se popull ziu vritet e pritet,pa ai iken si zogu mut mret

  2. Kalorsi i zi says:

    Ja me ne fund hyrja ne histori e Sali Berishes dhe bemat e tije do lexohen me ne fund ne te gjithe boten si Djalli mbi toke.

  3. i says:

    ne fkat keni shume te drejte, per vec dickaje . ne vitin 97 nuk eshte bere ndonje masaker nga ana e qeverise me ushtri apo ca thoni ju, se po te kishte ndodhur nje gje e till do rrinte urte populli shqipetare (kujto 21 janarin)krimet me te shumta (ato nga shteti) ne ate kohe u kryen nga qeveritaret bandit te rastesishem qe u vendosun ne qeverin konsensuale kurse pjesa tjeter nga populli qe u vra njeri me tjeterin per lloj e lloj arsyesh

    1. Ramy says:

      Nqs deshton ekonomia e nje vendi dhe qeveria dhe nuk largohet, populli do hyje ne trazira ekonomike dhe shoqerore dhe sipas logjikes tende eshte faji i popullit qe vritet me njeri-tjetrin. Hajde hajde

      1. i says:

        o ramy un nuk po ja ve fajin askujt, un thjesht po them qe ushtria apo polica e asaj kohe nuk beri masakra sic thote gazetari i mesiperm

  4. Gazetari says:

    Mentaliteti dhe bindjet te bejne te besosh eshe ne diçka qe nuk ndodh apo nuk ka per te ndodhur kurre. Keshtu dhe shkruesi i ketije artikulli pret qe te besohet qofte dhe 1% shkrimi i tije i pa bazuar dhe antishqipetare. Te na tregoje ky i ashtequajturi Lula se kur ne jeten e tije ka shkruar dy fraza kunder kuçedres komuniste qe pushkatoje gjysmen e kombit dhe burgosi. Te na tregoje se kur ky person ka perkrahur shenderrimin e Shqiperise ne demokraci etj. Megjitheate kjo qe ben ky Lulo eshte ne te mire te njerezimit sepse çdo dite e me shume ekstremistet e mbetur mundohen ti vijne ne ndihme elektoratit qe po shtere çdo dite atije socialist, por qe ne fakt bejne te kunderten ja nxjerrin bojen me shume komunisteve dhe vehtes se tyre… Urime, Ndertohu Shqiperia Jone Pro Europiane dhe Amerikane, Urime…

    1. sorge says:

      Ke perdorur nje llogjike prej femije kunder nje gazetari trim e te mencur!!Ti je nje PLEHRE perpara tij!!Jetojme nen nje sundim FASHIST qe bazohet ne TERRORIN MASIV kunder te gjithe popullit,kultures,historise dhe te ardhmes se vendit!!Sali Berisha e ka shitur Shqiperine per 1 euro ,ndersa ti na derdellit ne se gazetari ka thene apo jo ndonje fjale per te kaluaren!!!Ti ZAGAR I SULMIT te Berishes,kerkon,qe ne te merremi me te shkuaren,qe te HARROJME TE TANISHMEN SKETERRE TE REGJIMIT FASHIST SERB TE BERISHES!!!Ne se ke qene ne ndonje burg perpara,HALLALL ta kesh se aq TRU ke patur,por cfare faji kemi sot,qe nen pretekstin e DEMOKRACISE FALLCO te ndertojme FASHIZMIN E ZI BERISHIAN!!!Me siguri do jesh ndonje polic injorant,qe Berisha te ka veshur kohet e fundit!!SHPORRU,O PLEHRE E MALOKERISE!!!

    2. Ramy says:

      Gazetari alla Artan-qorr-Hoxha,

      Dallkauk dhe qorra si puna jote eshte nder ti vjedhesh me “bllok” ne dore, ti mbysesh ne plehra dhe kimikate dhe madje me ndonje Argite kryetare partie tu qash hallin te semurve me kancer qe do gelojne ketu e 1-2 dekada me vone.

      Megjithse i sherbeu atij regjimi si qen gjahu besnik une them -Rrnoft Sal Birisha, demonkrati ma i madh nbote.

    3. KULAKU says:

      “kuçedres komuniste qe pushkatoje gjysmen e kombit” – ik ore trap

      E ke pyetur ndonjehere veten pse ky “trimi” Sali Berisha qe kontrollonte gjitha pushtet nga 92-96, i “rrujti” trapin atyre persekutusve dhe torturusve te kucedres sate, qe sot i ke te kamur. Normale si mund te dale Dr. Uturaku Bllokut kunder ish regjimit te tij. Ama me llafe po.

  5. geno says:

    Zoti “Gazetari”, me sa lexojme shkriemt, zoti Lula kunder kucedres komuniste serbo-greke te quajtur Sali Berisha po shkruan perdite

  6. lili says:

    jo vetem gazete po edhe film nga kete turizme do kemi me sali Berishen si protagonist kryesor,,i cili ma ne fund do kete vlerezimit real per arritjet e tij!Edhe eshte vetem fillimise lalzi eastate eshte po ashtu tash nje pjese e story-sekriminale!

  7. labe vlore says:

    shko meso te shkruash shqip njeher pastaj merr kurajon te shkruash

    1. labe vlore says:

      Gjithkush shkruan sipas asaj qe ka humbur apo perfituar nga keto 20 vjet <>.Por asnje nuk shikon te pergjithshmen se cfare eshte kethyer Shqiperia . Njeri thote rrofte sala ,, por njemije thone cfare ka pjelle ajo nene ,a e ka ditur valle se ne bark ka mbajtur DJALLIN VETE ,
      Te gjitha keto bemat e sali qenit eshte e kote qe shkruhen sepse me shume irritojne popullin ,me shume hapin plage atyre nenave qe sdine ku kane djemte , Sot dhe qorri i shikon BEMAT e malokut apo rusit apo serbit apo cfare dreq rrace eshte ,se atij si dihet prejardhja .Mllefi qe kane njerzit per te nuk zhduket sikur ta shohin te terhequr zvarre pas nje makine te ujrave te zeza ,Ju qe i beni me cfare jua ka zene frymen valle ?
      Ti qe na kujton kohen e para 20 e ca vjeteve ,e ke jetuar ate kohe ? Ai kishte ligje dhe zbatonte ligjet , kush shkel ligjin ne cdo shtet te botes denohet …………………………

  8. albani says:

    Koha po na tregone gjic’ka ka bere luani qe po jep shpirt , ajo eshte nje llafazane qe flet kur nuk e pyesin !.

  9. fule says:

    Dale-ngadale po ja beni gropen kesaj kaste zagaresh, matrapazesh, horrash, banditesh, burra-kurvash. Bravo ju qofte stafi i kesaj Gazete dhe gjithe opininistet nga Baze, Mane, Lula e te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje