Shënime për Ramiz Alinë e këtyre 20 vjetëve

9 Tetor 2011, 22:45Blog TEMA
Shënime për Ramiz Alinë e këtyre 20 vjetëve

Pellumb Kulla

Kam shkruar shpesh për Ramiz Alinë. Në këto ditë që ai na la, u jam kthyer shënimeve për të e desha t’i rifreskoja pak disa prej tyre…

Aty nga fundi i vitit 1990, lexoja ato që shkruheshin gjatë natës nëpër muret e Kavajës e Tiranës dhe drithëroja nga brohorimat e turmave, që më në fund dukej se do kalonin pa u ndëshkuar edhe pse shfaqnin urrejtje për Hoxhën, duke e krahasuar atë me Hitlerin. E më pat shkuar disa here në mend gjyqi për krimet naziste që u zhvillua pas luftës, në Nyrenberg të Gjermanisë.

Isha i bindur se për diktaturën enveriane, për rrënimin shpirtëror të një populli të tërë, për prapambetjen e llahtarshme ekonomike, do të kishim edhe ne një Nyrenberg tonin. Dikush do të dilte para këtij gjyqi, të jepte llogari e të merrte ndëshkim.

Tani shoh ideologët dhe zbatuesit e zellshëm të nazizmit tonë tek dalin në Nyrenbergun mediatik. Jo në kinema “17 Nëntori”, as në atë të “Brigadave”, ku bëheshin më parë gjyqet me peshë politike, por në ca studio televizive dhe gjyqin ua bëjnë zakonisht ca gazetarë që të japin përshtypjen se kanë lindur të tërë më 21 shkurt 1991, një ditë pasi u zvarrit Shtatorja e Madhe.

Dalin shend e verë para kamerave, Ramiz Alia, byroistë të tjerë, ministra, gjykatës, hetues dhe deri gardianë burgjesh. Gazetarët fytyrë ëmbël, që i presin në rolin e përzjerë të avokatit, gjykatësit dhe prokurorit, duket që kanë vrapuar deri poshtë për t’u hapur dyert e veturave. Në vend të prangave ata kanë nxituar t’i çlirojnë të akuzuarit nga palltot e rënda dhe pasi i udhëheqin përballë kamerave, në vend të aktakuzave, u shtyjnë përpara mbi tavolinë, filxhanët avullues të ekspresëve.

Pastaj Ramizi me të tijtë, rrëmbejnë penelët dhe bëjnë portretet e veta, në qetësi të plotë, pa bezditë e të vuajturve, pa dëshmitarë të përzishëm a të gjymtuar. Në stilin e tij paskomunist, delfini i Enver Hoxhës sqaron se shumë gënjeshtra të thëna në kohë, ka qenë i detyruar t’i jepte ashtu, pasiqë e tillë ishte koha dhe ai ish i merakosur se popullit do t’i bënte dëm e vërteta lakuriq. Dhe nuk na tregon, a ka ardhur koha tani, a jemi pjekur ne, që e vërteta e tij të mos na dëmtojë më.

…………………………………………………………………………………..

Ca kohë më parë, lexova një intervistë të Hekuran Isait, përfaqësuesit më domethënës të acarit komunist, Ministrit të burgjeve, të kampeve të internimit dhe shfarosjes, kryekreut të Sigurimit të Shtetit. Duke folur për internimet dhe zhvendosjet masive të qindramijë shqiptarëve të pafajshëm, gazetari e pyeste: “a mund të na thoni mendimin tuaj në lidhje me atë fenomen të çuditshëm… nëse kanë qenë internimet ashtu siç pretendohet nga mbarë opinioni”?

Nga një shtrim i tillë i pyetjes u binda që për Nyrenbergun e Isait paskesh qenë zgjedhur tamam njeriu i përshtatshëm! Aty Hekurani, në pikturim e sipër të Hekuranit, për versionin historik që parapëlqen të ketë, ka kënaqësinë të bëjë edhe shaka!

-Për cilat familje po flet, për ato që i kemi marrë… dhe i kemi sjellë në Myzeqe? Ata … tani janë bërë pronarë tokash dhe unë, në të vërtetë, kam pritur të më falenderojnë.

Qerrata Ministër! Mjaft i prirur drejt humorit!

Ish pikërisht ky Hekuran, që Gani Kodra, oficer i lartë i Ministrisë së Brendëshme ka shkruar se ndodhej gjithmonë i pranishëm në torturimin e Kadri Azbiut me shokë!

-Ju thoni se ka qenë e ndaluar tortura? – e pyet gazetari ish-Ministrin e Brendshëm.
-Po të të them që ishte e ndaluar me ligj, nuk do të më besosh, por kjo është një e vërtetë që duhet të pranohet. Ka pasur raste që lejohej, për ekzemplarë të veçantë të ndaluarish, për ata që përbënin rrezik shoqëror. Në këto raste miratohej veprimi i torturës mbi ta.

-Ju, zoti Hekuran, …nuk keni asnjë faj? – pyet me frikën se mos e lëndojë gazetari.

-Fajet e mia i gjejnë të tjerët…. duke filluar që nga Ramiz Alia që pranoi të

futesha në burg për shtatë palë qejfe, (Hekurani qesh me lot). (Pyetjet dhe përgjigjet, duke perfshirë edhe ”qeshjen me lot” i kam shkëputur nga gazeta Panorama e datës 13 nëntor 2005).

………………………………………………………………………………………………………………..

Në një kanal televiziv qe ftuar për Nyrenbergun e tij mediatik, ish-Kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela. Në atë bisedë televizive, që e udhëhiqte dhe aty një gazetar riosh, e pyesnin Aranitin famëmadh për mëkatet që i kanë varur në qafë. Çela i flaku tej një e nga një të gjitha torbat e përgjegjësive. Për fatin e mirë të të ftuarit, drejtuesi i emisionit, për dëshmitarë, nuk thërriste dot aty asnjë nga priftërinjtë katolikë të varrosur në ato gropat e përbashkëta, pas proceseve gjykatore të Çelës. Gazetari nuk merrte dot në studjo asnjë nga ministrat e brendshëm të Hoxhës të dërguar rregullisht në botën tjetër me verdiktet e Aranitit. Djaloshi nuk sillte dot aty Feçor Shehun e torturuar, (kam parasysh filmimin bardhezi të gjyqit që kryesonte Aranit Çela me theksin e tij lab). Që të na fliste për Aranitin, gazetari pat ftuar vetë Aranitin! Në një çast djaloshi i Pasnëntëdhjetës e pyet: “Zoti Çela, po ju nuk keni asnjë brrejtje ndërgjegjeje?” Ish kryetari i Gjykates së Lartë i përgjigjet: “Aspak. Unë zbatoja ligjet e asaj kohe”

Ligjet e asaj kohe!.. Mbështetur mbi cilët ligje, mbi cilat prova i shpuri Aranit Çela para skuadrës së pushkatimit Beqir Ballukun, Feçor Shehun dhe të tjerët? Mbi cilat dëshmi? Mbi dëshmitë e Paranoiakut të Madh? Krimi i Çelës bëhet më i rëndë kur të gjithë e kuptojnë, se edhe ai kish të njëjtin opinion me ne, atë që akuzat ndaj shokëve të tij të maleve partizane nuk kishin si të qëndronin në këmbë! Pale ato të katolikëve të shquar që nuk kishin këmbë fare!

Ligjet e asj kohe!.. Është një nga shfajësimet më tipike të dëgjuara në gjyqin e Nyrenbergut nga goja e kriminelve nazistë gjermanë: “Zbatoja ligjet! Zbatoja urdhërat!” Alia, Çela dhe Isai fshihen pas ligjeve dhe askush nuk u kërkon llogari për pjesën e parë të tragjedisë, atë të bërjes së ligjeve! Ata ishin deputetë të Kuvendit Popullor, (asaj kovaçhanës që farkëtonte ligjet), që nga dita e parë e Kuvendit në dhjetor 1945 e deri ditët e fundit – në dhjetor 1990. Ata ishin anëtarë të Komitetit Qendror që kur u shpik e deri kur u fik ai komitet! E këta kryekrerë të regjimit i trajtojnë tani ligjet sikur ato t’i paskesh sjellë nga qielli një mesagjer i Zotit!

Le të buzëqeshim duke sjellë ndërmend frikën e tyre të ndëshkimit, e cila pati kulme dhe rënie, por ama vazhdoi mbi 40 vjet dhe u davarit vetëm kur hyri shekulli i ri.

Ramiz Alia është mburur me dhjetëra herë duke kërkuar Çmimin e Madh për ndërrimin e sistemeve dhe vendosjen e pluralizmit pa gjak. Por çdo me thënë “pa gjak”? Përse duhej që ndërrimi i sistemeve të kryhej me gjak?! Çudi, ëh?! Nuk e pat thënë njeri që duhej derdhur gjak për këtë. Aaaaaaa! Mos vallë shoku Ramiz ka në këtë frazë një vlerësim të sinqertë për dënimin që meritonte ai dhe shokët e tij? Se nuk ka shpjegim tjetër. Vetverdikti i Aranitit ishte gjaku. Pra kishin plotësisht të drejtë të trembeshin dhe ne duhet t’i urojmë ata për shpëtimin e gjakut të tyre, pavarësisht se gjaku i shqiptarëve vazhdon e po shkon, ende, rrëke!…

25 komente në “Shënime për Ramiz Alinë e këtyre 20 vjetëve”

  1. arbeni nga vlora says:

    zoti kulla! ju po flisni por te jeni te sigurte se nuk ju degjon njeri, ose me mire bejne sikur……. ..komunistet shqiptare vazhdojne te ndihen krenare per krimin e pergjakur…

  2. rezi says:

    Pallë ke bërë o burr i dheut, pse kaq mllef ti që i ke shërbyer regjimit me shkrimet e tua? servilizmi i asaj kohe nuk mbulohet me mllefin e kësaj kohe, apo pse të bënë ambasador…S’ndihen ata artistët e tjerë që ndonëse s’kishin cen në biografi, shkonin në fronte të vështira, ti në Fier ishe në mes të Myzeqesë, kish më mirë se kaq? Po ata në Kukës tropojë…ndonëse të lerë e rritur në Tiranë? E lezecme kur vdesin ngjalleni të shkruani e thoni që i keni shkruar dikur…vështirë të besohet, kontradiktor jeni dhe ju shkrimtarët që doni lavdi kur dhe s’e meritoni.

    1. Sherif says:

      Meqenese nuk te pelqen Pellumb Kulla, ja pote ndihmoj une me nje tjeter personazh te asaj kohe: ” Vritini sic na kanne vrare, burgosini sic na kane burgosur, internojini sic na kane internuar, torturojini sic na kane torturuar, shkerdhejuni grate sic bene me motrat tona, percudnojini sic na percudnuan; kjo te vazhdoje per 50 vjet dhe mbasi te jemi fifty-fifty, atehere fillojme nga e para’ – ja keshtu kerkon te veprohet nje ish aktor i njohur qe jeton ne Itali. Besoj se te pelqen kjo pergjigje.

  3. Rezi says:

    Pena e Pellumb Kulles eshte nga me te artat,eshte fyese te mbrosh nje kriminel si Ramiz Alia dhe te ndysh nje mendje te ndritur si Pellumbi, ne Fier mund te pyesesh dhe te kuptosh se sa vlera ka ky njeri,pastaj ajo palla ne kohen e Enverit me duket se njesoj ishte kudo,si nje burg i madh,shtepite ishin jashte dhe brenda fotokopje te njera tjetres,po me sa kuptokam une nga parafolsi adash,te persekutuar paskan qene vetem ata qe jetojin ne vicidol ……

  4. pellub kulla,or tej 1rezi!ka qene,eshte,edhe do jete mot e nga mot,zeri i fierakeve.pamvaresisht se ku lindi!jam ne moshe madhore tani,por,po ta shoh ia puth doren me rrespekt

  5. teuta sina says:

    Z.Kulla,a do te shkruani keshtu pas 20 vjetesh per krimet qe po ben saliu
    per popullin e tere.

  6. eduard says:

    EDUARD 10Tetor2011 Zoti Kulla te gjithe ti dime meritat e tua per humorin dhe ben mire qe shkruan dhe per Ramiz Aline e ketyre 20 viteve,por ai vdiq dhe ka 20 vjet qe ka rene nga kali.Qe te ruaj respektin per ty mund te thuash dhe nja dy fjale per regjimin e sotem.Nqs ke frike thuaje si ateher ne regjimin e Ramiz Alise me humor.Pres me shume shprese humorin per te mos humbur respektin.

    1. Gomari says:

      Jam dakort me ty Eduard. E keqja perseritet. Shume justifikohen se ne kohen e diktatures nuk flisnin dot se ju pritej jeta ne mes, po tashti qe jemi ne demokraci pse s’po flasin te njetit njerez qe e kne lehte te lajne ndergjegjen duke folur kunder diktatures megjithese ka 20 vjet qe ka shkuar.

  7. Bushi says:

    Zoti Kulla ! Mos i mbroni kriminelët si Fecor Shehu E të tjerë!
    Fecor shehu ka gjakatar dhe imoral.

  8. Jam shume dakort me komentin e Eduard.Tashti trim pas betejes mund te behet kushdo edhe frikacaku ma i madh siç ashte ne te vertete trumcaku apo Pllumbi.Duket se ke zene ndonje vend te rehatshem ose je ne pension e ke frike se ta heqin o Pllumb se ke boll material te flasesh per te gjallet e sotem qe drejtojne vendin, dhe e kane shkaterruar me keq ekonomikisht,moralisht e e kombetarisht.Ne qoftese ke frike sot , pas 20 vjetesh nuk te kane vlere shkrimet tuaja,siç nuk ka vlere edhe ky shkrim i sotem.

  9. sherifi says:

    Z P. Kulla une ju njohe personalisht dhe kame respekt per krijimet e tua. edhe ato qe shkruani jane te drejta. por po tu pyesin ju tani per regjimin e ndryshuar qe po kalon 20 vjet cmund te thoni ? cmund te shkruani per vitin 1997 ? cmund te thoni per gerdecin ? cmund te thoni per 21 janarin ? cmund te thoni per te verteten e zgjedhjeve te pakten vetem per tiranen ne maj 2011 ?

  10. Rajmonda says:

    Ne fakt cdo njeri ka mendimin e vet dhe i peshon gjerat sipas peshores se vet.Per mua Ramiz Alia ka qene dhe do te jete nje nga figurat me te shquara te vendit.Ndoshta mund te me turren duke me quajtur komuniste,gje qe se pranoj sepse kam qene shume e re ne ate kohe,dhe nuk kam patur ne familjen time ndonje te tille.Pellumb Kulla,ironizon intervistat e Aranit Celes apo te Hekuran Isait,kur ata thone qe kane zbatuar ligjet e asaj kohe qe ishin ne fuqi.Me te drejte apo te pa drejte ishim ne diktature,e dinim nga se na vinte e keqja dhe mundoheshim te ishim te kujdesshem sepse dihej ku do perfundoje me ligjet e atehershme.E kunderta ndodh sot nga moszbatimi i ligjeve apo i kushtetutes qe po vjedhin voten ne mes te dites dhe live,po ndodhin vjedhje marramendese nga ministra e deputete, femije te tyre,po ndodhin aksidente e vrasje te llahtarshme,pa u denuar dhe prekur fije floku.Me siper Kulla shkruan se”nuk e pat thene njeri qe sistemi te nderrohej me gjak” une them se nuk e pat thene njeri por qe mund te ndodhte,po te kujtojme shoqatat apo vullnetaret e Enverit qe u krijuan ate kohe ne te gjitha qytetet apo fshatrat e vendit dhe ishin gati te perlesheshin me palen tjeter.E pra ketu ishte merita e Alise qe i ndodhur mes dy zjarreve,nga nje ane i rrethuar nga besnike apo komuniste konservator dhe nga ana tjeter nga populli(dhe pse jo i gjithe)i revoltuar.Dhe mos te thoje njeri qe nuk do te ndodhte gje se populli ishte i zgjuar(dhe nuk dyshoj per kete,por jane disa qe nen emrin e tij abuzojne)sepse e pame ne 97 dhe po e shohim dhe tani qe po vrasim njeri-tjetrin,prinderit po vrasin femijet dhe anasjelltas,vellai-vellane e plote te tjera.Prandaj se u zgjata pak si shume me gjithe rezervat qe mund te kemi pse nuk beri kete apo ate Aliaj,ai per ate kohe beri shume,dhe ti japim cezarit ate qe eshte e cezarit.

  11. Fiku Detit says:

    Kushdo qe i ka sherbyer atij sistemi , te para eres demokratike , per mua ka qene komunist , me tesere partie apo pa tesere , pasi i ka sherbyer si sherbetor apo drejtor , dhe ketu nenkuptoj me shume nivelin ku ka kryer funksionet dhe pershfaqur talentin edhe z.Kulla e te tjere nepunes me grade me te larte se ai . M’atehere edhe pse mund te merreshe me humorin dhe mund te kamuflohesh sot , deri diku , se e ke kritikuar sistemin me sarkazem ,kur ajo mbeshtetej dhe financohej nga sistemi per luften ” kunder shfaqjeve te huaja ” ,eshte e njejta gje qe te mbrohesh si hajduti i atehershem qe te thote sot se “vidhte” per te sabotuar sistemin…Te gjitha keto ia atribuoj njerezve qe nje faqe ta perkedhelin dhe tjetren ta qellojne ,dhe ne te zakonshmit , populli ,rrijme e ngrejme supet te cuditur e te lemeritur qe cilen nga te dy veprimet te perjetojme me shume !?…Antikomunistet e sotem , komuniste te djeshem ,me apo pa tesere , te pa ndjeseshpallur publikisht ,jane interesaxhinj te “financuar” si dje per ti sherbyer nje “pashai” te ri sot , duke hedhur dhe “ai” nje gur mbi “kufomen”…Te rinjve u takon te flasin me sinqeritetin e tyre ,ndac me analiza e ndac me futurizem rinor , historianeve te rinje pa brejtje ndergjegjeje dhe populli , ai qe gjithmone e ka ndjere “zgjedhen ne qafe” ne te gjitha sistemet…Sepse ne kete menyre ,te pretendojme se flasim per Alia-n dhe t’i biem “kurrizit” Isai-t apo Cela-s eshte “hane shane e hane bagdat”…

  12. Askushi says:

    Z. Kulla! Do te kishit bere mire qe te mos e kishit shkruar kete shkrim,, bie ere te keqe! Shume nga te persekutuarit e asaj kohe i kini satirizuar e poshterur Juve, po me ate pene. Per te thene servil eshte fare pak. Zoti te falte!!!

  13. Arseni says:

    Ketu Pellumb Kulla po shkruan per Ramizin.Jeni dakort apo jo me keto qe ai shkruan.Ju thoni pse nuk shkruan dhe per Gerdecin dhe per 97 etj.Ai ka shkruar dhe per ato ,por dhe po te mos kishte shkruar, temat jo domosdoshmerisht lidhen me njera tjetren.
    Pra a jeni dakort me ato qe shkruan per Ramizin apo jo?Pastaj per Gerdecin,Usain Bolt,recesionin ne Amerike apo jenin kinez jane ceshtje te tjera qe nuk mund ti shkruaj ne nje shkrim te vetem…

    1. piro says:

      Mos te eshte dukur gje “TEME HARTIMI”,kjo qe po komentojne njerezit,o Arsen TRAPUASHI???Vetem ne hartime,kritikoheshe per “DALJE NGA TEMA”!!!Ky Pellumb,ishte nje nga “KOMISARET” e PPSH-se,qe luftonin imperializmin,social-imperializmin,dhe te gjithe reaksionaret e vendit!!!Pasi e moli mire e mire POSTIN E REGJIZORIT TE ESTRADES SE FIERIT(te caktoheshe ne kete post duhet te vendoste BYROJA E PARTISE SE RRETHIT),tani na u be edhe ambasador ne SHBA(si lenka cuko ne vaktit),ju sul Berishes ne nje shkrim,ndersa tani ka KAFSHUAR GJUHEN!!!NUK KE KOHE TE RREGULLOSH BIOGRAFINE TANIO NE PLEQERI,O PELLUMB!!!NGA KELYSH I ENVERIT U BERE KELYSH I BERISHES!!!TURPI TE MBULOFTE!!!

      1. Arseni says:

        Zoteri,norma qe ka nje teme kur diskuton.nese do tja futesh kot,uk te fut njeri ne burg,por te quan budalla.
        CFARE komisari ka qene P.Kulla ,kur te tere e dinin qe ishte i goditur dhe rrinte”si i dhjerre”,pikerisht nga biografia.
        Postin e regjizorit e mori me mik,me parti,me spiunllek apo me merite,duke bere humor qe jo vetem Shqiperia e atehershme por dhe kjo e sotmja gajasej?
        Cfare njeriu me te zgjuar dhe intelektual me te zote mund gjendej per te perfaqesuar shqiperine ne USA?
        Mos shani intelektualet keshtu se eshte turp per ju,jo per ata.Meqe ra fjala P Kulla ka perkrahur qe ne fillim PD dhe kur e pa qe ajo u degjenerua nga Berisha hoqi dore publikisht.

    2. liliana says:

      ke te drejte………..ne shkrimin e z.Kulla per Ramizin une jam dakorte e kjo me vjen cudi qe njerezit nuk perqendrohen vetem ne ate qe shkruan e ne ate qe ky shkrim percjell………..
      une besoi se askush ne kete vend nuk po thote te verteten sepse gjerat (ngjarjet) i perziejne vazhdimishte krijojne nje produkte te cuditshem e keshtu ka per te vazhduar………..
      e verteta duhet por shoh se kjo u ben keq njerezve ……….
      gjithesesi mua Pellumb Kulla me pelqen……..sepse eshte artist e na ka bere te qeshim me personazhet e krijuara prej tij…….te mbijetosh eshte e vetmja formule e njerezve te ketij vendi ..vazhdon te jete…. por e rendesishme ngelet qe askujte te mos i besh keq……..

  14. i drejti says:

    z.kulla-sikur te ishit ju prokuror ne vend te celes -si do vepronit??mu pergjigj ashtu si e ndjen-jo me letersi.z.kulla-kush ju detyronte qe benit skece qe na gajasnit per ndertimin e socializmit?kete nuk e thua dot qe nuk e ke ber-jane filmimet.z.pelumb-na bej nji skec-sikur te ishit ju minister i brendeshem ne kohen e merumit hoxhe.z.pelumb-duhet te kete nji -nurenberg nga 26 maj 96 e ketej?cmendim mund te na jepni?dhe ne fund z pellumb po ju kujtoj 26 majin 96 qe e kemi perjetuar se bashku te kafenia z.gani mbrapa degrs se brendeshme fier.ju kishit ardhur posacerisht nga amerika-ishte dreke opozita kishte bojkotuar komisionet-ju nga erdhet e porositet nji kafe dhe u shprehet iken -nuk qendruan deri ne fund do hapin u shprehe ti demokrat i ardhur nga amerika ku paguheshe nga leket tona.te jem i sinqert tjeter gje prisja -nji pen te forte te tuajen me 27 maj-mora gazetat i cletova por pena mungonte une te kuptoj qe ne ndergjegje ti je vrare – por guximi te mungoj -ai te erdhi vetem kur nuk u zgjodhe deputet dhe kerkoje -kush kishte influenxuar te saliu qe te kishin hequr nga lista e ke shkruajtur vet nuk mund ta kundershtosh.prandaj mos u mer shume me te vdekurit kur ke te gjallet.shqiperia ka nevoje te clirohet nga pushtusit shqiptar kjo per ju eshte detyr dhe beheni-ty nuk te mungon gje .gjeje veten-nuk ka me heroizem se sa heroizmi per clirimin e vendit nga antishqiptaret.shqiptaret e meitojne lirin.shiko perpara z.kulla se per te shikuar mbrapa kemi salen.clirimi nga pushtusit vendas qenka shume me i veshtir se nga clirimi nga te huajt.me sespekt per ty.

  15. turi says:

    Ti bej keto shkrime ndonje ish i denuar e kuptoj,po cohet nje servil dhe komenton per nje njeri si Ramiz Alia ktu nuk ka me koment,po pse o ish ambasador ne amerike nuk tha gje per komunstin sali e te tjere,pse nuk e ze ne goje bllokun e madh qe eshte tani se ai qe ka qene ne ate kohe aty eshte,ata qe jetonin atje atje e kane lene,po keta spiunet e UDB tani ku po i cojne pasurite qe kane vene,me sa shikoj ne foto athere mire apo keq te behej nje gjyq formal,po tani qe shkon ne aksident e te vrasin mbas gardhi se ne tropoje si i behet.Ne fund kur mbarove detxren pse nuk u ktheve ti sherbesh atdheut,mire athere komunizmi po tani.

  16. Deti says:

    mire do ishte qe figura te tilla te pa vlera si Kulla, te mos marrin pjese te analizat e realitetit shqiptar.Te tille, per interesa te tyre shesin edhe me te shtrajten gje qe mund tu kete mbetur ne ndergjegjen e tyre (Kulla eshte i afte te ndrroje njeqint flamure per hire te interesit te tije-kete e ka deshmuar plotesisht) Nuk di a i ka sjelle nga Amerika ndonje produkt farmaceutik per “zerin e humbur te z,Berisha ne fushate elektorale, te cilen per kunder deshires se Kullesm Berisha e fitoj.

  17. Qaniu says:

    Ta thote dhe Qanua nje fjale? o shoku Kulla po cte duhet mo te keqen,po mire ta thane ca me perpara meje,po pse more mavri meresh me te vdekurit,po ti more birbo ke te gjallet ne qeveri qe mo i pacim,meru me ta se shikon si na kane katandisur po e copetojne vendin si mos me keq,meqe zotrote thua te verteta thuaj ore qyqar e 2 fjale per keta mavrite se nuk jane me te mire,e mos e bej Qaniun te hapi barkun per ty se e di mire ti se ckemi ne te dy per te thene si ti per mua e une per ty ooooo MAVRI KULLA,ja una i ziu te pac qe fole e me dogji,persheshi me kos qe hengre zotrote.

  18. AMBASADORI says:

    SIPAS DISA DEKOMENTEVE, SHOKU SHKRIMTAR,KOMEDIAN,GAZETAR,POLTIKAN,DIPLOMAT ETJ P.K E KA FOLENE E DHJERE, SI ATEHERE NE KOHEN E KOMANDANTIT, SI DHE NE KOHEN E SHOKUT BERISHA. BENE MIRA TA GEZOJE PENSIONIN QE KA PA I DHENE MEND ASKUJT DHE PER ASKEND. C’DOKEND SI RAMIZ ALIA APO ISH UDHEHEQES TE TJERE HISTORIA PO I TREGON C’DO DITE, PER MIRE DHE PER KEQ. PER DISA FERRI ESHTE I PAKET. HIJENAT DHE SERVILET JANE ME TE RREZIKSHMIT. NE C’DO KOHE ESHTE SHUME LEHTE TE FLASESH PER REGJIME TE KALUARA. MEGJITHESE KEMI “DEMOKRACI” LE TE SHKRUAJ SHOKU P.K PER REGJIMIN E SOTEM, PO HAPUR AMA. TE NA TREGOJE TE KETYRE DHE TE VETAT…

  19. gladiatore says:

    Problemi qe ne kemi pak gazetar me te vertete me shkolle e qe meritojne te jene gazetar te nje televizioni!!! Ne jemi me te vertete shume mbrapa qe ftojme keta persona si Hekuran Isai o Aranit Cela trasmisione televisive!!! Mos harrojme qe edhe brenda partive ka fraksione te ndryshme!! E urreje me te vertet Hekuran Isain qe ne gjyqin e Kadri Azbiut ulerinte si nje qen i poshter per tu dukur e per ti marre postin e pastaj e verteta e hidhur ndodhi keshtu!!!!

    1. Ylli says:

      Pellumbi mesa duket e ka pishman qe nuk behet dot skifter. Nuk ke ç’i ben, do te mbetet gjithnje si qen i rrahur qysh kelysh. E para, sepse merret me te vdekurit. E dyta, ia fut si e ema e zeqos. Dhe kjo, per nje arsye te thjeshte: gjerat mesa duket i ka me te degjuar nga burime jo te sakta, e per me teper edhe nga njerez me konflikt interesi. Duket hapur qe evokon kohen 30 vjeçare te Hazbiut, kur mesa duket ka pas qene ndier me mire, pasi ne reference merr nje fare Gani qe ka folur kodra pas bregut. Megjithate, faleminderit z. Kulla qe na dha mundesine per te komentuar dhe ndare mendimet e shqetesimet me komentuesit e tjere. Une mendoj se akoma nuk jemi orientuar te perballemi me dinjitet me te kaluaren tone. As edhe me njerezit tane, te cilet mund te na e kene futur apo ua kemi futur. Nuk eshte rastesi se edhe sot, pas 20 vjetesh, ka njerez qe flasin akoma me avujt e 1991-it. Dua te jem korrekt me ato qe di, dhe nuk mendoj se di pak detaje per fundin e diktatures dhe fillimin e demokracise. Gjerat bardh e zi na kane turbulluar gjithmone. Ramiz Alia aty i ka te vetat, kuptohet. Ne fakt di qe persa ka jetuar, si para, ashtu edhe pas 90-tes, ai nuk ka pushuar se manipuluari faktet historike, te vjetra dhe te reja, mjaft qe te kete pas qene edhe vete i perfshire brenda. Mos te harrohet se, fjala vjen, M. Shehu, ne letren e tij, pikerisht Ramizin dhe Kadriun akuzonte, njerin si tradhetar, tjetrin, ish shefin e Kodres, si intrigant. E hengri Kadriu, mund ta kish ngrene ndonje tjeter ashtu si kish ndodhur ne vazhdimesi. Kete mekat shpresoj t’ia falin ata, te cileve ai ua ka futur. Por tashme ai ka vdekur. Tashme kane ikur edhe thuajse te gjithe ish shoket e tij, jo me te vjetrit, por edhe me te rinjte se Alia. Ndjese per te gjithe ata qe e ndjejne veten viktima te komunizmit, por koha do te deshmoje me mire per te vertetat e tyre dhe te Ramizit me shoke. Per momentin, ndoshta nuk i intereson askujt, por nje gje besoj e dime mire te gjithe: edhe brenda kupoles nuk se ka qene gjithçka ka qene mjalt dhe qumesht. Kjo eshte vertetuar gjate tere sundimit te Hoxhes, kjo u vertetua edhe ne ate fillim demokracie, ku secili kishte ne dore te bente diçka. Kuptohet, secili me mundesite dhe forcen qe kishte, qofte per te bere mire, qofte per te bere keq, qofte per te mos bere mire, qofte per te mos me keq. Paqe te vdekurve, qetesi te gjalleve, perfshire edhe Pellumbin nga Kulla e trumcakut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje