nga Inida Gjata ZHAKU
Emri është përjetësia jonë. Emri është ai që na vendos në gojë të njëri tjetrit. Emri është ai që shkruhet në histori. Emri i gdhend veprat tona . Dhe emri , për njeriun gjatë jetës , shndërrohet në një kurth i cili herë ka formën e një çarku minjsh e herë të një karremi peshqish. Dhe e gjithë jeta jonë kushtëzohet nga sesi emri ynë përflitet.Por, sikur të bëhej thjesht fjalë për një përfolje të tipit : “filani hyri e filani doli” , emri ynë do të përflitej thjesht për disa vogëlsira të cilat me pak dashamirësi, mund ti konsiderojmë edhe si informacion që të tjerët kanë dëshirë të shkëmbejnë rreth të gjithëve. Mirëpo emrat tanë bëhen seanca gjygjësore nëpër gjelltore , tavë dheu për karristokratët moralistikë , kollare zyrtare për qafat profesionale dhe befas ndodh që emri të shndërrohet edhe në një lak që të shtrëngohet dalëngadalë në fyt deri sa të mund të prehesh në paqe. Dhe vetëm kur prehesh në paqe , vetëm atëherë kur nuk je më në këtë botë, të gjithë nisin të rrëfejnë e të shprehin respekt për ty. Të gjithë i urojnë të gjithëve të prehen në paqe. Mbase sepse, në mënyrë të pavetëdijshme, të gjithë e dimë se sa ua nximë jetën njëri tjetrit , ndaj dhe me siguri në botën tjetër shpëton. Por , në fund të fundit, atij që i urohet të prehet në paqe, nuk ka ç´i hyjnë më në punë fjalët e askujt. Dëshirat e askujt. Urimet e askujt. Kujtimet e askujt. Vetëm emrit i hyjnë në punë të gjitha. Vetëm emri mbahet gjallë me to. Njeriu jo. Por emri pa njeriun është si një letër e bardhë, mbi të cilën cdo kush shkruan cfarë i thotë mendja. Dhe kjo letër e bardhë është përjetësia jonë . Përjetësia e gjithësecilit prej nesh. Emri ynë i zhgarravitur nga përgojimet e gjithkujt. Nga paragjykimet e nga gjykimet e gjithkujt. Dhe kjo çorbë ku përzihet emri ynë sa më shumë centrifugohet nëpër gojët e gjithkujt aq më shumë humbet çdo lidhje me ne. Dhe përjetësia jonë shndërrohet në një rreckë të shpëlarë e përzier me lloj lloj njollash që shkruajnë emrin tonë me plot gabime.
fillova ta lexoj komplet me mendje te hapur….por pastaj
WTFFFFF???
yes, wtf?
i cant get it too?
Zhaku!99.99% e shqiptareve nuk moren vesh asgje nga cfare ke dashur te thuash!!KESAJ I THONE:”LOJE FJALESH”!!!Kur flet F.Nano,e urrej se flet me fjale te huaja,lidhje rroma per toma,ca shqip e ca anglisht dhe ku ishje asgjekundi!!!Kjo eshte fushe per Mero Bazen,o Zhaku,se edhe M.Nano e mbaroi lengun e tij!!!
paske hik fare ti mi goc akoma nuk e ke nalu heroinen ti? apo ke fillu me deshmimtaret e jehovait
Ese e lezecme Inida! Shume kuptimplote. Cdo fjal kishte nje thenie. me pelqeu fjalia e fundit:
Dhe përjetësia jonë shndërrohet në një rreckë të shpëlarë e përzier me lloj lloj njollash që shkruajnë emrin tonë me plot gabime.
Shkrim shume fin dhe inteligjent .Komplimente INIDA
thote qe shkrim shume fin,por shume i trashe per trurin e Sali Ram Sheqere Berishes,te lumte dora Inida po thuja ma troc Saliut se ti e di mire qe po te mos ishte Enveri,ky cubi nga Vicidoli sot e kesaj dite do ishte me dhite qe do ja kish lene trashegim xhaxhai i tije,po fal Enverit qe Saliu dhe shoku yne i pari i Rinise se PPSH shoku Mehmet Elezi aktualisht ambasador i Saliut ne Zvicer u shkolluan ne shkollat e Enverit.
Aha, i paska mberthy kosovaret e zvicres berisha me mehmet koke dardhen.
zhaku “je ba filozofe”por askush nuk e merr vesh se cke dashte me thane.Paske ikur per lesh.Martohu ose bej shpesh SEKS SE VETEM SEKSI TA SJELL MENDJEN NE VEND dhe ne qe te lexojme do te kuptojme.