Ai të vë vulën. Dhe si vulëvënës, të spërkat: “Jam dakort me reformën zgjedhore, por harroje këtë dhe atë”. Jam dakort që të biem në konsensus për ato që dua unë, por ti harroje që unë të bie dakort me atë që kërkon ti. Jam dakort që unë të kaloj nga fitorja në fitore, por ti duhet të kalosh patjetër nga disfata në disfatë. Harroje që unë të bie dakort me ty, por ti mos guxo të mos të biesh dakort me mue, sepse unë të vulos si antiglobalist, antieuropjan, antikombëtar, antishqiptar, antiintegrim, anti, anti, anti. Për ndryshe, edhe: “Ti qofsh!”
Tjetri shikon. E vetmja pyetje që mund t’i shkojë në mendje për “mallin” që ka përpara, është: Ç’a t’i bëj, se mos e kam zgjedhur unë. Dhe si i “shënjuar” për t’u vulosur nga i “pazgjedhshmi”, i mbetet të bëjë durim. I palodhur, e fton vulvënësin të shprehet pa vulë: “Ore, i do apo nuk i do ato për të cilat çirresh?” Heshtje. Prit mikrofonin e radhës.
Po dynjaja ç’a thotë? “Përgjegjësinë më të madhe për mosarritjen e kompromisit, e ka qeveria. Ndonëse opozita mund ta ngadalësojë disi këtë proces, pjesën më të madhe të përgjegjësisë e ka qeveria”. Normal që kështu është dhe nuk ka si të thotë ndryshe as ai historiani a politologu i ardhur që nga përtej oqeanit. Fisher ia thonin njërit, Pano tjetrit, por kjo nuk ka asnjë rëndësi feje, etnie, krahine a ideje. Se mos janë vetëm ata të dy që e kanë thënë troç: Ej, mblidh mendjen. Gara e integrimit është mbi të gjitha garë për të fituar betejën e tolerancës, betejën e mundësive të pashtershme që të ofron politika, betejën e paqes mbi konfliktin, atë konflikt që, kokëfortësisht, kur ishe në majë të pushtetit dhe shtetit si President, e pamë të gjithë se në ç’hone na gremise si shtet dhe si popull. Gjigand i marrëzisë, nuk ta kemi për borxh të na gremisësh përsëri, zotëri pushtetmbërthyes dhe shtet-thyer? Je i sigurtë se do u shpëtosh ligjeve të natyrës? Eshtë e vërtetë se në pushtet të kanë lejuar të vish gjithmonë me votë, por puna është se ti asnjëherë nuk je larguar dhe as po pranon të largohesh me votë. “A i do reformat apo jo?”
Ky është dialogu në distancë që po konsumojmë këto sezon verë-dimri mes “politikanit” dhe “jopolitikanit”. Atij, rreth të cilit sot janë hedhur sytë dhe varur shpresa e jo vetëm një partie, por e tërë opozitës, më shumë se kaq, e një brezi të tërë, i cili nuk ka asnjë arsye të lundrojë pa busull në detin e trazuar të globalizmit, si të ishte “anija e të mallkuarve”.
Nuk hezitoj të shkruaj e rishkruaj se “dekalogu” opozitar, më shumë se sa për nga përmbajtja apo pikat konkrete, ka vlerë për frymën që përcjell si gjest politik, si oportunitet shansesh për bashkintegrim. Por, integrimi, përpara se të jetë rekord jo për tu thyer me 12 Tetor, Nentor a Dhjetor, është përgjegjësi dhe gur i rëndë mbi shpinë, një shans për të kultivuar brenda nesh virtytin e përulësisë përpara votuesit, në daç edhe tufës a grigjës tënde që të bindet me hir a me pahir. Në momentin që ti kërkon ta tundësh si këmbanë triumfi, ai gur bie të zë poshtë ty, na zë poshtë të gjithëve.
Nëse opozita ka formuluar disa pika debati, kjo është në dorën e saj. Ti edhe mund të mos i konsiderosh, por frymës që përcjell ai akt politik, nuk ke si të mos i përgjigjesh. Përgjigje nuk do të thotë ta etiketosh si të të vijë për mbarë. As edhe ta komentosh përmes tallagjarësh, opinionistë aktorë të një loje marrëzie televizive, e cila vetëm politikë nuk mund të quhet. “A i do reformat apo jo?”. Për mjerimin e kulturës sonë të (mos)komunikimit, kushtëzimi mbetet konstant i çdo aksioni dhe reaksioni që politika e ditës gjeneron si në perpetuum mobile. Këtë mund ta quanim edhe “lojë fëmijësh”, por për nga pasojat që prodhon, ajo është kthyer në makth kombëtar e madje më gjerë. Vetëm maskat nuk po ndryshojnë ustallarë. Ato na shfaqen përjashtimisht nën etiketën “Made in Albania”.
Zotëri pushtetmbajtës! Nëse të thonë se “përgjegjësinë më të madhe e ke ti”, kjo është vetëm mundësia jote më e madhe për të fituar pikë në lojën e tolerancës. Opozita nuk ka se çfarë të të ofrojë më shumë, përpos pranimit të rezultatit që ti ke prodhuar me lojërat e pafundme zgjedhore, të vulosura me depersonalizimin e komisionerëve apo gjyqtarëve, krijesa fërtele të një Parlamenti po aq të dhunuar. Nëse të thonë se “përgjegjësinë për të toleruar e ke më shumë ti”, këtë luks ta ka dhënë pikërisht kjo opozitë nuk zë drunë, por i bindet dhe zbaton vendimet e Tomkës dhe shokëve të tij, për hir të atij çmimi tejet i kripur që të gjithë po i paguajmë asaj (pa)drejtësie, mjaft që të pranojmë sadopak profilin e të ashtuquajturit “shtet ligjor”. Nëse njëra nga ato pika përmend “reformën zgjedhore”, askush nuk beson se ajo “reformë” do të bëjë mrekullinë dhe do e kthejë lukuninë tënde nga ujqër në dele. Nga kali i hazdisur i arbitraritetit, ty nuk po ka zot të të zbresë, kështu që nuk na ngelet veçse të presim “vdekjen e kalit”. Atij kali pushteti, të cilin ti e ke marrë me qira për pesë grosh, por që të është mbushur mendja se mund ta privatizosh me procedura tenderimi të paravendosura nga ristanët dhe bostanët e lulishtes tënde. “A i do reformat ti apo jo?”
Pa shpresë se ti do të kthjellohesh ndonjëherë, besoj natyrshëm se herët a vonë, personi që ti refuzon sot, do të jetë një ditë në karrigen tënde. Nuk di të them se si ai apo opozita do të arrijë të sigurojë mosgrabitjen e votave nga skota jote, por për një gjë po bindem gjithmonë e më shumë: Ky vend nuk ka më nevojë për ty! Që të ndihesh rehat, rishkruaji po të duash edhe ti ato pika të flamosura. Nëse ndihesh rehat, edhe mund t’i grisësh, por pusho pak dhe reflekto qoftë edhe njëherë të vetme, për të kuptuar se rruga për ku po vrapon si i marrë, është e gjatë, shumë e gjatë. Nuk ke shanse ta bitisësh i vetëm. Jo se të mungon “inati prej budallai”, porse nuk të mjafton as takati e as marifetet prej “shejtan budallai”. Do apo nuk do ti, reformat nuk i kryen dot ti, aq më pak i vetëm. Do apo nuk do ti, përballë ke të ardhmen, që është më e re se ti. Mjerisht, ke dëshmuar aftësi të kufizuara për të fituar betejën me vetveten dhe tolerancën, e cila na duhet së paku për të kursyer forcat që na sigurojnë një garë më të hajrit se sa kjo e 20 viteve të tua e dhe të të ngjashmëve. I do reformat ti apo jo? Na bëj të paktën të gabojmë një herë të vetme në bindjen tonë!
Pse nuk iken me vote dr.tyryry-ja???? Sepse nuk ka ardhur asnjehere me vote.Lexo Bashkim Koplikun,Fiona,te mesosh kete te vertete te thjeshte.
As ne 1992-in,ajo fitore qe marreveshje per “nderrimin e sistemit”.Po te qe e merituar nuk do te humbiste pas gjashte muajsh ne zgjedhjet lokale te po te 1992-it.Ka kaluar koha qe ti themi te vertetat,qe i konfirmon cdo dite shtet-cberje e dr.tyryry-se.Po se beme dhe tani e kemi hak te na marre mortja.
Jam shume dakort me ty Lora. Per sa ti vë ne dukje, thuhet e flitet rendom, madje eshte folur rendom shume kohe me pare. Nuke besoj se Fiona duhet te lexoje x apo z, per te “mesuar te verteta te thjeshta”. Nese “dr.tyryry-ja”, sic thua ti, nuk ka ardhur asnjehere me vote, kjo ngarkon me pergjegjesi ate apo ata qe kane lejuar te vije ne kete menyre. Gjithe puna sot eshte qe shqiptaret te shikojne drite ne fund te tunelit, sigurisht te tunelit evropjan, per ku edhe jemi nisur.Per mendimin tim, te vertetave nuk i iken koha asnjehere. Problemi eshte tek qendrimi ne gjithesecili mban ndaj te vertetes. Por, meqenese filozofet na thone se “e verteta nuk ekziston”, atehere te mbahemi pas atij njeriu qe na jep me shume shprese, qofte edhe per momentin, kohen, por edhe perspektiven. Ai njeri per Fionen, por edhe per mua, ashtu si ndoshta edhe per shume te tjere, eshte Rama. Respekt per ju dhe komentuesit e tjere.
Lora, me sakte nuk mund te behet. I ke rene ne shenje.
shqiperi te kam dhjere qe s’u bere asnjehere.Konica.
+Te lumte ajo DORE FJONA! Nuk ke se cfare ti thuash ketij njeriu,por kujt ja thua?AI KA IKUR PER LESH !!!!!
Nuk kisha lexuar ndonjehere ndonje shkrim te saj po kjo me befasoj.
Mire se ky ka shkuar per lesh po ky popull pse more aman.Po si ka mundesi akoma ka idiote qe e perkrahin kete kete kete!nuk di te gjeje liber shtepie qe te shaj e ta godas me sa force qe kam po te kisha mundesi nje psikopat qe po tallet me kete popull te mjere.
Jo jo kurre ska patur dhe sdo kete do Zoti nje plehre si ky.
Ai shihet nga surrati se eshte nje i cmendur dhe shpirt katran,dhe te gjithe ata qe e perkrahin jane te tille.
Militantet e tij po te doni beni nje sondazh sejcili ne ate zone qe banoni dhe do shihni se kush kane qene dhe kush jane sot.
Ata jane ai brumi qe nuk ishin te afte as per shkolle as per inteligjence te lindur dhe si te tille kane konservuar nje urrejtje patollogjike tere jeten e tyre te fshehur brenda vehtes se tyre dhe shperthyen gjoja ne emer te antikomunizmit ngaqe ne krye u erdhi pikerisht ai qe mund te merrnin hake.
Ata nuk dine te flasin ndryshe vetem me gjuhen e urrejtjes,por me vjen keq se rane viktime edhe ata qe deri dje nuk e donin por qe u treguan naive sikur nuk e kishin njohur mire,se ai nuk eshte i keq e te tjera.
Berisha u tregua si ai grami qe i tha misrit me lesho pak vend dhe kur ia leshoj infektoj gjithe aren dhe zore se se mund te pastrohet pa u shkulur megjithe misrin.
Politika shqipetare nuk po gjejne se kush e terheq mbrapsh … apo kush eshte kundrapeshe per Shqiperine. Thuhet dite per dite se Edi Rama eshte kundra shqipetareve, por kurre nuk i eshte trguar qarte shqipetareve ne detaje se si e fillon dhe si e mbaron diten Edi Rama. Ne qofte se degjojme qe Serbia nuk i do shqipetaret kjo eshte e vertete, por ka nje ndryshim te madh nga Edi. Ekstremistet Serbe mund te shajne shqipetaret nje here ne muaj,kete e bejne si force zakoni, por ata kurre nuk i kane sjelle deme ekonomike dhe sociale shipetareve te Shqiperise, perkundrazi ka dhe serbe te moderuar qe jane pro Shqiperise. Ate qe po i ben Edi Rama shqipetareve nuk ka per ti a falur as brezat qe vijne. Pale ndonje palo gazetare qe rri gati sa ti shpetoje ndonje pordhe Berishes qe te ja publikoje. Uraganin Europian te zhvillimit Dr Berishen nuk ka fuqi njeri ta ndaloje, sepse eshte gjithe Shqiperia pro Europe dhe pro Amerike.
Ta puthsha doren moj cupe e Xhikes,amani ore te ururar intelektuale Shqipetare as po e shikoni se dita dites po shkruajne artikuj ne drejtim te ketije injoranti kryeminister plot emra te rinj,ngrihuni e shkruani diskretitoheni pa pike meshire kete perbindesh te cilin historia po e fut ne gjirin e saj si njeriun me te poshter qe ka pasur e do kete Shqiperia,po ky ma kaloi dhe mua nga poshtersia se une e kam fajin qe iku princ Vidi,une u bera zebeb tani kam zene mend po si hane me qente.Ngrihuni e bjerini nuk ka me kohe ky duhet te iki nje ore e me pare.
“Haxhi Qamili” me shkrive me ironine tende te zgjuar. Ne fakt, “pishmanlleqet” e tua qe perzure Princ Vidin, urojme ti kompensojne Fionat dhe te tjere apo te tjera si ajo, nje nder te cilet je edhe ti, edhe une qe mendojme ne te njejten gjatesi vale. Respekte edhe per “malin e tomorrit”. Gjithe puna eshte se si opozita te orientohet per te mos lejuar me tutje diversionet qe i bejne edhe ndonje apo disa figura brenda vetes, por te gjithe te kuptojne se më zi se Berisha nuk mund te kete. Kjo eshte edhe arsyeja, perse me pelqen Fiona, e cila evokon rendesine e figures se politikanit-lider, Edi Rama dhe jo Sali Flama.
Fiona.Kam lexuar me vemendje shkrimet e tua te fundit dhe nuk di si te te shpreh pergezimet e mia per forcen ,zgjuaresin,finesen inteligjencen te verteten e guximin tend perballe kesaj kaste banditesh e horash qe kane zaptuar sot çdo gje ne vendin tone,por si e shkruani edhe ju,shpejt do ta marin pergjigjen e merituar.Komplimente FIONA.
Ti me emrin Gazetari me duket se qenke nje rrote trapi qe nuk ia paske idene gjerave.
Ne fakt gazeteare me emer dhe pa emer ne krah te berishes qe mendojne si ti ka plot,dhe kjo eshte fatkeqesi, sepse nuk e kane aspak shijen e te berit kulture dhe zhvillim.Ju keni vetem nje intuite,ate qe e kane dhe qente shtepiake qe kur u jep ndonje kocke te lepijne bythe e dore.
Eh uragani i berishes te marrte ty me vehte dhe gjithe zagaret si ti.
Luis, e mirekuptoj reagimin tend ndaj “gazetarit”. Ne fakt, ai pranon nje gje, ndonese pjeserisht. Gazetari thote se te gjithe presim qe Berisha te “leshoje nje pordhe, dhe media tia vere ne dukje”. Pak, shume pak. Ne fakt, ku ma gjen qe Kryeministri te leshonte “vetem nje pordhe”. Puna eshte se ai ka 20 vjet me diarre dhe nuk le pa ndotur askend qe i del perpara. Ne fakt, “gazetari” ka te drejte ne nje gje: Berisha eshte uragan, por uragan pordhesh, qe mesa duket Fiona dhe te tjere si ajo nuk po ia durojme me. Dhe me te drejte, pavaresisht se kjo nuk na i pelqeka “gazetarit”.
http://www.flickr.com/photos/albaniansatire/6237450029/in/photostream/
A e do shqiperin dhe shqiptaret ti apo jo,o SALI bajraktari,pastaj pyet per reformat…
shkrim shume interesant.faleminderit autores per kurajon dhe kendveshtrimin e saj origjinal.Me ka befasuar. U shtua dhe nje emer interesant ne radhen e gazetareve novatore. Deri ketu mire. U kenaqem ne “qeflinjte” e kompjuturave. Po si behet halli qe me shume se 60 % e shqiptareve fshatare jo vetem qe nuk lexojne dhe nuk mesojne te vertetat qe autore te shumte publikojne nga dita ne dite, por shiten per nje kg miell apo per nje shishe vaj ne kohe fushatash dhe mbrojne “grindavecin, kapriciozin, mashtrusin, genjeshtarin, nastradinin e koheve moderne, njeriun e dashuruar mbas vetes dhe e mbajne akoma ne pushtet Mesojuni o njeres fshatareve te genjyer te vertetat >Cojuni mesazhet e mencurise shqiptare ne cdo familje edhe ne veri lindje ku pretendohet se atje eshta fortesa e tij e sigurise. Kjo duhet te jete aksioni primar dhe kombetar. Mos i besoni o njeres njerzve te shitur analisteve qe llapashiten neper televizionet e ndryshme sipas rectave qe u servir doktori
Dikush ne nje koment tha se filozofet qenkan pajtuar se e vrteta nuk ekziston. Ndoshta ka pasur te drejte,se Berisha bashke me pordhe-gazetaret-esat-pashe-toptanet e tij do ta kuptojne nje dite, ndoshta shume vone /pasi te ngordhin nga pushka ca prej tyre/ se”urrejtja e kultivuar dhe e konservuar patologjike” nga nje pjese jo edhe aq e vogel e te paditurve te konglomeratit te lartepermendur, me shembuj konkrete te ligesive,budallalleqeve e idiotizmit nuk po japin pasqyre reale per kete popull, me te vertete tani te mjere. Po ky mjerim tani po “sofistikohet” nga Pordhegazetaret, duke perdorur shprehejn e kurves: “Ma mbaj nene djalin ti them shoqes kurve sa nuk me ka thene ajo mua” se kjo kupto: mbante ne gji djalin e paligjshem dikur a. Madje, keta pordhegazetare edhe gelbazen e kane si jashteqitje te njerezve barkprishur. O Zot ruana, vertete se ligesia, pabesia e poshtersia e ketyre pordhemutgazetareve nuk qenka fare e vogel… “Ju lumte pordhegazetareve”. Hajde deeeeeeee…
Xhemajl, ate thenien e filozofeve e kam permendur une. Ti ke te drejten tende te besosh ate qe do, sikurse ka shume te tjere qe besojne ndryshe. Ajo qe me ben pershtypje tek ti eshte nje lloj mllefi pa adrese, ne drejtim te, siç thua ti, “pordhegazetere”. Nese je i zoti, mos fyej neper koment, por perpiqu edhe ti te hedhesh ndonje shkronje ne leter. Nese nuk di te besh gje tjeter, perveçse te shksh pas berihajit neper zyra p[artie apo mitingjet e “Uraganit” te pordheve, atehere nuk je veçse nje pgrimce e parendesishme e “dr.tyryrysë”. Hallall te qofte dhe vazhdo sepse ndoshta i ke pare hajrin. Ne te tjeret i kemi pare dhe po i shohim vetem sherrin dhe nuk kemi arsye te ndjejme ashtu si ti. Nuk di nese ke kuptuar gje nga keto qe te thashe, por pa problem, ti mund te vazhdosh te besh te vetmen gje qe di, dmth te shfrysh dhe shash si ustai yt, i cili as per ty nuk pjerdh, keshtu qe kot e ke. U sherofsh!