Rrëshen- Kalimash, 210 milion dollarë të paguara së fundmi, edhe pse rruga ka mbaruar

13 Tetor 2011, 19:48Blog TEMA

Nga Erion Braçe

Perballja ne Kuvend me ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi, per kostot shtese te ndertimit te segmentit rrugor Rreshen-Kalimash

 

Pyetjet e depozituara për ministrin

1. Zoti minister, ceshtja per te cilen kerkoj shpjegime prej jush, eshte hetuar administrativisht e me pas edhe penalisht. Nga KLSH me pare dhe nga Prokuroria e Republikes me pas.

2. Ne raportin e KLSH te bere publik ne mesvitin 2007, thuhet qartesisht: “Realizimi i kontrates se ndertimit te segmentit rrugor Rreshen-Kalimash ne kundershtim  me aktet ligjore e nen ligjore qe rregullojne fushen e punimeve te ndertimit, mund te sjelle pasoja te cilat gjate zbatimit te kontrates reflektohen me rritje te kostos se ndertimit. Kete tregon edhe fakti kur, pa u realizuar as 10% e punimeve te rruges, kontraktori pa projekt perfundimtar, mbeshtetur ne kushtet e kontrates se lidhur ka kerkuar shtese te volumeve te punes ne vlere 141.9 milion euro ose 34% mbi vleren fillestare”.

3. Ne raportin e KLSH te bere publik ne vitin 2008, referuar te njejtit shqetesim, thuhet qartesisht: “Per te evituar rritjen e metejshme te kostos se ndertimit te rruges Rreshen-Kalimash, KLSH-ja i ka propozuar Keshillit te Ministrave qe, pas miratimit te projektit te detajuar te zbatimit ne DPRR dhe ne KRRTRSH, te gjenden mundesite e mirkuptimit dhe te bashkepunimit me shoqerine Bechtel&Enka, per te rishikuar disa percaktime te kontrates, dhe vecanerisht:

Rishikimin e shtojces 1 per “Cmimet per njesi” te kontrates, per ti pershtatur ato me cmimet per njesi te aplikuara deri tani ne tregun shqiptar;

Rishikimin e shtojces 10 per “Sasite e synuara”, ne te cilen jane percaktuar zerat e punes (volume) te kontrates, per ti pershtatur ato me zerat e punes qe aplikon DPRR-ja per ndertimin e rrugeve;

Rishikimin e klauzoles per perjashtimin nga detyrimet fiskale te sipermarresit Bechtel&Enka, per te siguruar perputhshmeri me Kushtetuten dhe legjislacionin fiskal shqiptar”.

4. KLSH verifikon qarte ne nje raport te ri te paraqitur ne mesvitin 2008 ne Kuvendin e Shqiperise: “Per kete propozim nuk kemi ndonje pergjigje dhe nga verifikimi rezulton i pa zbatuar”.

5.  KLSH i referohej nje akti konkret, letres se Bechtel drejtuar DPRR ku kerkonte haptazi ndryshimin e shtojces 10 te kontrates, “Cmimi i synuar” duke paraqitur dhe nje preventive te ri me volume te ndryshuara se bashku me cmimet per njesi.

6.  Bechtel kerkonte shtese kontrate me 141.9 milion euro deri ne vleren 560 milion euro pa perfshire TVSH.

7. Kjo eshte dhe shifra e fundit qe ju zoti Minister keni permendur publikisht, duke garantuar cilindo se mbi kete vlere nuk do te kishte me shtesa; deklaratat tuaja jane publike.

8.  Ministria e Financave ka qene e shqetesuar nga nje kosto e rritur keshtu dhe ka kerkuar sqarime.

9.  Ne maj te 2007 Ministri kerkon te argumentohet rritja e kostos. Nderkohe, DPRR i pergjigjet: “Vlera prej 560 milion euro qe ju I referoheni eshte nje perllogaritje paraprake ne baze te te dhenave jo perfundimtare; vlera perfundimtare do te jepet ne momentin e perfundimit te projektit dhe preventivit me volume e punes”.

10. Ministri I Financave kete here edhe me i alarmuar, brenda dy diteve ju drejtohet juve por kete here edhe Kryeministrit: “Jemi vene ne dijeni se, pas llogaritjes paraprake mbi bazen e te dhenave nga projektuesi, kostoja e ndertimit te rruges Rreshen-Kalimash eshte rritur ne 560 milion euro ose 34% me shume; kerkojme ne manure urgjente te behet argumentimi financiar I kesaj shtese dhe te gjitha ndryshimet te paraqiten dhe te miratohen ne Keshillin e Ministrave”.

11. Nje jave me pas DPRR ju kthen pergjigje Ju per Ministrin e Financave: “Me zhvillimin e projektit te detajuar, kushtet e terrenit jane gjetur me te veshtira duke kerkuar sasi te medha germimesh si dhe me teper ura dhe struktura mbajtese nga sa ishin marre parasysh. Shkembi gjithashtu ne 6 kilometra eshte gjetur te jete shume I frakturuar dhe do te kerkoje me shume masa perforcuese. Projekti I detajuar nuk eshte perfunduar akoma dhe perllogaritja e kostos 560 milion euro eshte bazuar ne faza te ndermjetme projektimi”.

12. Pra, pa projekt te detajuar nisi puna, por pa projekt te detajuar u rrit me 34% kosto e ndertimit te rruges. Mbi te gjitha, pa kaluar me kurre ne Qeveri dhe pa u miratuar me vendim te saj. Dhe ky ishte vetem fillimi.

13. Prokuroria e Republikes, ne nje dokument te depozituar ketu ne Kuvend gjate vitit 2007, duke ju referuar se njejtes ceshtje, thote: “Duke analizuar te dhenat rezulton se nga aplikimi i cmimeve te pabazuara mbi volume te pasaktesuara nga projekt zbatimi, kemi nje rritje te pajustifikuar prej 84.7% te vleres fillestare te Kontrates. Duke perdorur te njejten analize rezulton se rritja prej 229 milion euro e vleres fillestare nga projektet e pranuara nga oponenca teknike ka 84.7% te saj te pajustifikuar. Ne keto kushte, demi I shkaktuar shkon ne shifrat rreth 385 milion euro vetem per dy segmente te kesaj rruge”.

14. Dhe prokuroria kishte te drejte! Llogarite e saj u sulmuan si hamendesime por fatura qe po paguajme sot prej buxhetit te shtetit, deshmon se llogarite e prokuroreve ishin realiste.

15. Thelbi i kontrates dhe mekanizmi I financimit te saj ishin lehtesisht te kuptueshem: Kontrata kishte si vlere te saj nje “cmim te synuar”-418 milion euro; ky “cmim” bazohej ne shumezimin e “cmimit per njesi” me njesite e parashikuara si volume ne projekt.

16. Ajo qe ka ndodhur eshte skandaloze: “cmimet per njesi” nuk u prokuruar kurre, ato u vendosen ne tavoline dhe arriten deri ne 720% me te larta se ato te tregut vendas; ne ane tjeter, volume nuk u supervizuan kurre! KLSH ne raportin e tij thote qartesisht: “dhenia e sherbimit te supervizimit,  konsulenteve te cilet kane detyrimin e pergatitjes se projekteve te zbatimit nuk eshte e pershtatshme dhe eficente. Pasi konsulentet kane paraqitur performance te dobet persa I perket respektimit te afateve perfundimtare te pergatitjes se projekteve te zbatimit, nga mosrespektimi i te cilave rrjedhin pasoja negative qe ndikojne ndjeshem ne rritjen e kostos se ndertimit te rruges”.

17. Pra, cmime te percaktuara ne nje Pazar tavoline dhe volume qe s’u kontrolluan kurre.

18. Produkti eshte fatura qe vijojme te paguajme edhe 2 vite larg nga perurimi i rruges.

19. Kontrata, nuk ju be kurre e njohur ketij Kuvendi. Ajo u miratua vetem nje here ne Qeverine e Sali Berishes.

Por edhe pse ndryshoi thuajse krejtesisht, ajo su kthye me kurre ne Qeveri per tu miratuar-sic kerkonte Ministri I Financave.

20. Per te paguar kete Kontrate u implikua ky Kuvend, kur: Miratoi shitjen skandaloze te Albtelekom, OSSH, ARMO-shitur per pese leke por te domosdoshem per cmimin e kontrates se rruges; te gjitha bashke ne nje vlere pak me shume se 300 milion euro; u implikua kjo Qeveri kur: Shiti ne menyre skandaloze Licencen e 4 celulare; aksionet e shtetit ne AMC, Hotel Dajtin, qe mesi arriten ne 80 milion euro; u implikua serish ky Kuvend kur miratoi marrjen e nje borxhi tregtar prej 230 milion euro me interes tregtar qe arriti deri ne 14%.

21. Keto, pasuri kombetare e borxhe per gjithsecilin, iken. Nderkohe ne vijojme te paguajme, tani nga taksat tona. Nuk kemi me cte shesim! Por do te vijojme te paguajme, borxhin e marre ne emrin tone-madje borxhin mbi borxh.

22. Nje projekt i padetajuar-vecanerisht ne volumet e ndertimit, nje projekt i paprokuruar- vecanerisht ne cmimin e ndertimit, nje kontrate e hartuar keq dhe ne disfavor te interesave tona financiare, nje kotrate e zbatuar akoma dhe me keq dhe ne disfavor te interesave tona financiare, kane sjelle nje kosto te llahtarshme qe ka vene ne veshtiresi serioze financat tona prej vitit 2008 e ketej.

23. Per gjithe sa me siper ne presim nje spjegim, duke nisur nga e para_kostoja e ndertimit te kesaj rruge dhe arsyet perse arritem ne kete cmim.

 

Perballja pas pergjigjeve te Ministrit Olldashi

 

1. Zoti Minister, besoj e kuptoni se ky vend ndodhet ne mes te veshtiresive ekonomike e financiare per te kryer pagesa ne kohe e per te garantuar zhvillimin.

2. Kriza e borxheve-quhet situata qe po na prek edhe ne duke na futur ne nje spirale pa kthim. Keto borxhe po financojne shpenzimet te cilat ne te tilla situata duhet te ulen gjeresisht.

3. Cka ndodhur? Per tre vite-2008, 2009, 2010, borxhi publik i Shqiperise u rrit me 2.1 miliard dollare, shperndare me 700 dollare per cdo shqiptar.

4. Kosto e rruges Rreshen-Morine eshte sa 66% e ketij borxhi. Pra, rreth 430 dollare ne 700 dollare borxh i ze kostoja e kesaj rruge.

5. Ekspertet vendas te financave, por edhe ata nderkombetare te FMN, bien dakort se shpenzimet per te ndertuar kete rruge kane detyruar kete barre kaq te madhe te borxhit per financat e shtetit por edhe per cdo shqiptar.

Sa eshte realisht ne shifra kjo kosto?

6. Per rrugen Rreshen Kalimash-sipas nje korrespondence me Ministrin e Financave-deri ne fund te dhjetor 2010 jane paguar-682 milion leke per projektin; 155 milion leke per menaxhimin e projektit; 756 milion leke per supervizimin dhe 117 miliard leke per ndertimin. NE TOTAL JANE  PAGUAR 119.5 MILIARD LEKE OSE 1 MLD E 200 MILION DOLLARE.

7. Por vetem ne 9 muaj te 2011, jane paguar 9.6 miliard leke te tjera ose 100 milion dollare.

8. PRA, NE TOTAL PER RRUGEN RRESHEN KALIMASH, DERI ME SOT JANE PAGUAR 129.1 MILIARD LEKE OSE 1 MILIARD E 300 MILION DOLLARE.

Por paralelisht me rrugen Rreshen Kalimash u ndertua dhe rruga Kalimash Kukes Morine, pjese e te njejtit corridor, e gjitha e financuar nga parate e buxhetit te shtetit.

9. Per rrugen Kalimash Kukes Morine-sipas nje korrespondence me Ministrin e Financave-deri ne fund te dhjetor 2010 jane paguar-87 milion leke per projektin; 172 milion leke  per supervizimin dhe 14 miliard leke per ndertimin. NE TOTAL JANE PAGUAR  14.2 MILIARD LEKE OSE 143 MILION DOLLARE.

10. Pra ne TOTAL, PER RRUGEN RRESHEN KALIMASH KUKES MORINE JANE PAGUAR DERI ME SOT 1 MILIARD E 443 MILION DOLLARE!!!!!!

11. Kjo kosto eshte me shume se 11% e Prodhimit te Pergjithshem Kombetar per vitin 2010, zhpenzim super I madh per nje vend ne krize si Shqiperia.

Per ta bere me te kuptueshme per cdo shqiptar, llogaria eshte e tille:

Kosto e kesaj rruge, 143 miliard leke eshte pak me shume se te gjitha taksat e konsumit te paguara nga cdo shqiptar per cdo produkt te blere-ushqim, uje, veshje, energji, nafte, gaz, gjate vitit 2010.

Kosto e kesaj rruge, 143 miliard eshte 7 here me e madhe se tatim fitimi I paguar nga bizneset gjate vitit 2010 ose eshte sa tatim fitimi I paguar nga bizneset 7 vite me rradhe.

Kosto e kesaj rruge, 143 miliard eshte 4 here me e madhe se tatimi mbi rrogat, pasurine, interesat e dividenti gjate vitit 2010 ose eshte sa tatim mbi te ardhurat paguar nga te gjithe per 4 vite me rradhe.

Kosto e kesaj rruge, 143 miliard eshte 2 here e gjysem me e madhe se fondi I pagave te gjithe shtetit, paguar gjate vitit 2010 ose eshte e barabarte me pagat e gjithe shtetit per 2 vite e gjysem rresht.

Kosto e kesaj rruge, 143 miliard eshte 2 here me e madhe se fondi per pensionet e gjithe pensionisteve, paguar gjete vitit 2010 ose eshte e barabarte me pensionet e 560 mije pensionisteve per dy vite rresht.

Kosto e kesaj rruge, 143 miliard eshte 9 here me e madhe se fondi i ndihmes ekonomike per 100 mije familje, paguar gjate vitit 2010 ose eshte e barabarte me ndihmen ekonomike te 100 mije familjeve paguar per 9 vite rresht!

Kosto e kesaj rruge, 143 miliard eshte e barabarte me interesat e paguara per gjithe borxhin public te shtetit per vitet 2007, 2008, 2009, 2010.

Besoj se tani eshte e qarte per cdo shqiptar se perse ne kemi veshtiresi e mungesa ne te ardhurat fiskale, perse ne kemi renie nen normen e inflacionit te rritjes se pagave, perse ne kemi renie serish nen normen e inflacionit te shportes se pensionisteve te rritjes se pensioneve, perse ne marrim borxh per te shlyer nje tjeter borxh.

Pra kjo eshte harta financiare e sociale, probleme te ardhura si efekt afatgjate nga ky shpenzim maramendes ne disa vite.

Tani te vime tek nje tjeter problem; tek pagesat e kryera ne 20 muajt e fundit, kohe kur rruga eshte marre ne dorezim, eshte vene ne shfrytezim madje dhe eshte inaguruar disa here.

12. Per dy vite me rradhe, vitin 2010 dhe vitin 2011, nga buxheti i shtetit (buxheti i ndare per Ministrin e Transportit per investime), jane paguar 11 miliard leke-nga totali prej 15.6 miliard leke per ndertim rrugesh; dhe 9.6 miliard leke-nga totali prej 14.5 miliard leke per ndertim rrugesh. Pra ne total per 20 muaj jane paguar 20.6 miliard leke apo mbi 200 milion dollare.

13. Faktikisht, 66% e fondeve per ndertim rrugesh te reja ne dy vitet e fundit jane paguar per faturat e Rreshen Kalimash kur rruga eshte vene prej dy vites ne shfrytezim.

14. Te gjithe ata qytetare, nga Durresi ne Jug apo nga Fushe Kruja ne Shkoder, apo nga Miloti ne Peshkopi qe presin tu mbarojne rruget e hapura qe ne fund te vitit 2008 duhet te kuptojne se per to nuk ka para. Parate po shkojne perseri e perseri per faturat e Rreshen Kalimash edhe pse rruga ka mbaruar.

15. Ajo qe mbetet eshte nje pyetje: perse paguahen keto para?

16. Ne nje dokument te te Ministrise se Financave “Mbi monitorimin per 6 mujorin e pare te vitit 2009 per Ministrine e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit”, thuhet: “ndertim rruge Tip A2 me kater korsi. Shpenzimet per kete grup produkti per 6 mujorin jane realizuar ne masen 93% te planit vjetor, ndersa nga ana sasiore jane realizuar 17 kilometra nga 34 kilometra te planifikuara si vjetor. Kosto mesatare faktike per njesi rezulton 1.5 miliard leke per km, kundrejt 826 milion leke per km, planifikuar. Ne kete grup perfshihen kryesisht rruge me kater korsi me gjeresi 20 m si rruga Rreshen Kalimash (qe ze pjesen me te madhe te realizimit te fondit dhe te sasise se ketij grup produkti), rruga Kukes Morine dhe rruga Kalimash Kukes. Ne relacionin e paraqitur nga Ministria, nuk jane dhene spjegime lidhur me arsyet e tejkalimit te kostos per kilometer rruge, per kete program, si dhe per tejkalimin e shpenzimeve, qe sic theksuam me lart produktet nga ana sasiore jane realizuar ne rreth 50% e planit vjetor, ndersa shpenzimet jane realizuar ne masen 93% te planit vjetor”.

17. Konstatimi eshte shume i rende. Ai i referohet tamam 6 muajve para zgjedhjeve te majit kur cdo shpenzim u krye dhe qellimi ishte elektoral por njeheresh dhe i parapriu renies se tunelit-pak jave me pas, tamam kur rruga ishte vene ne shfrytezim.

18. Zoti minister atje ne Thirre ndodhi nje krim, pasoja ekonomike-si dem eshte ne keto shifra faktike te Ministrise se Financave.

19. As Kryeministri si urdherues, as Ju e Drejtori i Rrugeve si zbatues e operues, nuk keni thene asgje deri me sot per kete. Te vertete e te faktuar. Perse?

20. Zoti Minister, Kontrata eshte fare e qarte se si dhe kur merret ne dorezim vepra. Neni 8.2: “Sipermaresi duhet te perfundoje te gjitha punimet ne cdo segment (nese ka) brenda afatit te perfundimit te punimeve ose segmentit (sipas rastit) duke perfshire: a) realizimin e provave ne perfundim te punimeve dhe, b) perfundimin e te gjithe punimeve (pervec puneve te vogla te pambaruara te cilat nuk ndikojne ne perdorimin e segmentit ose te rruges interurbane kryesore per qellimin per te cilin eshte ndertuar), e cila eshte shprehur ne kontrate per perfundimin e punimeve ose segmentit per marrjen ne dorezim sipas nenit 10.1”. Neni 10.1: “Pervecse sic eshte shprehur ne nenin 9.4 (Deshtimi ne kryerjen e proves), punimet do te merren ne dorezim nga Porositesi kur: i) punimet te kene perfunduar sipas nenit 8.2 dhe me perjashtim sic eshte lejuar ne paragrafin a) me poshte dhe, ii) leshimin e vertetetimit per marrjen ne dorezim ose qe mendohet te jete leshuar sipas ketij neni”. Neni 10.2: “Porositesi duhet te perdore pjeset perkatese te segmentit te trete te punimeve, kur tuneli eshte i disponueshem per perdorim te sigurte per nje korsi te trafikut ne secilin drejtim. Perndryshe Porositesi nuk duhet te perdore ndonje pjese te punimeve derisa inxhinieri te kete leshuar vertetimin per marrjen ne dorezim per ate pjese. Kur porositesi perdor pjesen perkatese te segmentit te trete dhe porositesi perdor ndonje nga pjeset e tjera te rruges interurbane kryesore perpara leshimit te vertetimit te marrjes ne dorezim: a) pjesa do te mendohet te jete marre ne dorezim nga data e perdorimit; b) sipermaresi nuk do te jete pergjegjes per kujdesin ndaj kesaj pjese nga kjo date, kur pergjegjesia i kalon porositesit;….. Nese sipermaresi peson kosto si rrjedhoje e marrjes ne dorezim nga porositesi dhe/ose nga perdorimi i nje pjese te punimeve, sipermaresi i) duhet te njoftoje inxhinierin , ii)te gezoje te drejtat sipas nenit 20.1 (Pretendimet e sipermaresit per pagesen e ketyre kostove plus perfitimin qe do ti shtohet Cmimit te Kontrates)”.

21. Pra, Bechtel duhet te perfundonte punimet vetem kur te ishin realizuar provat dhe te ishin mbaruar te gjitha punet ne rruge e tunel; punimet do te merreshin ne dorezim nga Qeveria  vetem kur te kishin perfunduar punimet si me siper; Qeveria duhet te perdorte pjeset e segmentit te trete te rruges vetem kur tuneli  te ishte I disponueshem per perdorim te sigurt ne nje korsi ne cdo drejtim. Nese ndodhte ndryshe dhe Bechtel pesonte kosto nga kjo, atehere Qeveria do te paguante kostot shtese plus perfitimin e Bechtel.

22. Asnje nga keto kushte nuk ishte plotesuar. Dhe ndodhi qartesisht qe u krijuan kosto shtese.

23. Ka nje korrespondence te qarte ne shkurt te vitit 2009 mes perfaqesuesit te EGIS Group-projektuesi, perfaqesuesit te Roughton-menaxhuesi i projektit dhe Andi Toma-drejtor i Pergjithshem i Rrugeve. Ne alarm, projektuesi i thote qarte menaxhuesit te projektit: “ne kete moment, tuneli i Thirres, nen justifikimin e varfer te nje politike te hapjes se shpejte, po merr nje rruge te keqe, fundi I se ciles eshte qartesisht i parashikuar duke shkuar drejt nje shembje, drejt nje keqfunksionimi dhe pamundesie per tu hapur ne kushte te sigurta. …Une nuk dua te marre pjese ne nje fatkeqesi te parashikuar ….. Situata eshte shume larg prej kushteve te pranueshme te sigurise”.  Menaxheri i projektit i jep te drejte per kushtet e sigurise si kriter baze te punes dhe hapjes se tunelit. Por drejtori i Pergjithshem i Rrugeve i ve kapak duke shperfillur cdo paralajmerim profesional: “ne emer te shtetit shqiptar, te Kryeministrit dhe Ministrit ne kemi theksuar ne menyre te perseritur rendesine e arritjes se objektivit te hapjes se tunelit te Thirres brenda dates 30 qershor 2009”.

24. Drejt kesaj u shkua dhe me pas tuneli u shemb! Rruga u morr ne dorezim dhe u vu ne perdorim nga DPRR, nen urdherat e Kryeministrit dhe Ministrit, duke marre mbi vete rrezikun dhe kostot shtese qe ju shtuan cmimit tejet te shtrenjete te kontrates.

25. Atje ne Thirre u konsumua nje krim. Ju u paralajmeruat por zgjodhet ta konsumonit kete krim. Ju shkaktuat nje dem ekonomik te paster dhe kjo ishte fatura e nje mashtrimi elektoral te domosdoshem per ca vota me shume ne zgjedhje.Sot cdo shqiptar po paguan kostot e ketij mashtrimi dhe atij demi.

26. Ju kam degjuar te thoni qe e gjitha u zgjidh per 30 milion euro shtese, sot thate vetem 2.5 milion euro; a thua se 3 apo 30 milion euro jane fisha bixhozi te vetem nje nate, per JU. Ne fakt jane taksa te shqiptareve.

27. Por sot dua tu pyes: vertete jane 3 milion euro? Po keto 200 milion dollare te tjera, paguar ne dy vitet e fundit cfare jane? Perse paguhen kur ne te gjithe aksin e rruges nuk ka me pune?

28. Te nderuar kolege; Prokuroria nuk ju pergjigj detyrimit te kryente veprime ligjore kur tuneli I Thirres u shemb. Nuk e beri as me pas kur demi ekonomik shkaktuar buxhetit te shtetit ishte fare I qarte ne dhjetera fatura te paguara. Provat jane te mjaftueshme per ta hapur kete hetim tani. Nese ne permbushje te detyres jo, do jemi ne qe do ta veme ne levizje, shume shpejt dhe vetem me nje qellim: hetimin e ketij krimi te ri ekonomik, ne te njejten rruge.

30. Kjo nuk eshte nje histori patriotike zyrtaresh kuq e zinj! Jo, kjo eshte nje histori korrupsioni zyrtaresh faqezinj. Sic e pame dhe sot ketu. Sali Berisha e pa ne enderr dhe urdheroi; Lulezim Basha nisi ta zbatoje, pa asnje cope leter sic do duhej ne nje shtet ligjor-pra pa asnje vendim te tij apo te Keshillit te Ministrave; pa projekt, madje per shume kohe edhe pa projekt zbatimi; me sipermares nje emer te madh por qe nuk u zgjodh nga nje gare e hapur, e drejte dhe e ndershme; ne kundershtim me ligjin shqiptar por edhe ne disfavor te interesave tona financiare; permes nje kontrate thellesisht jo ne favorin tone por qe materializonte cmime ndertimi te percaktuara ne tavoline-asnje gare su be per to-deri 720% me te larta se ato te tregut; mbi te gjitha permes nje kontrate ne te cilen materializohej mundesia e shitjes se kontrates ne gjithfare nenkotraktoresh dhe pa marre fare leje tek Qeveria Shqiptare; nje kontrate qe ju fsheh Kuvendit, percaktonte nje cmim te synuar prej 418 milion euro por qe sot eshte tejkaluar ne 100% te vleres se tij; per te paguar ate shitem cdo gje, pasuri kombetare e te drejta monopoli ne treg, morrem borxh, madje dhe borxh per te shlyer kete borxh, duke futur ekonomine tone te vogel ne nje krize te madhe te cilen po e paguajme sot shumfish!

31. Po e perseris ky eshte krim! Praktika u hetua si krim; nuk u lejua te gjykohej si i tille. Ndertimi ne nje pjese te tij eshte konsumuar si krim, hetimi per te duhet hapur tani. Zinxhiri i fajtoreve te dyshuar qe ne paguajme me taksat tona eshte i dukshem: Sali Berisha, Lulezim Basha, Sokol Olldashi, Andi Toma!

Sot, shumekush qe degjoi, si shpesh kohet e fundit artikulon nen duf: nuk i gjen gje keta, nuk kane frike nga gje!

Dua tu pergjigjem qetesisht: e megjithate Bota do rrotullohet! Ne kete vend do te kete drejtesi!

15 komente në “Rrëshen- Kalimash, 210 milion dollarë të paguara së fundmi, edhe pse rruga ka mbaruar”

  1. nastradini says:

    Pasojat e kesaj autostrate dallkauke per shqiptaret do te duken ne vitet qe vijojne. Kur te transformohet nga Rruga e Kombit ne Rrugen e FERRIT per shtetin. Kur te fillojne te rendojne keqazi ne buxhetin e shtetit te vogel fondet per mirembajtjen dhe asistencen teknike te saj. Qe edhe aktualisht maten me disa dhjetra miliarde EUR ne vit. Kur nga pamjet qe shfaqen duket qe kjo autostrade eshte bosh. Ose ne te kalon ndonje vetyre fillikat e vetme nje here ne dite. Kush do t’i paguaje keto shpenzime maramendese? Kjo eshte pyetja qe Brace duhet t’i drejtohet nipit te Dashnor Mamaqit, ministrit Olldashi dhe BOSI-it te tij Sali Berisha. Nuk ka nevoje per shume shifra dhe hesape. Sepse shqiptaret i dine me mire se deputeti Brace. I di mire edhe Sali Hajduti me Bashe Kusarin dhe Olldash Sejmenin. Sepse vetem o te pyesesh dhe te verifikosh se me cfare kosto ndertohen autostradat ne vendet perreth do te mesosh pa veshtiresi se rruge te ngjashme ndertohen me nje kosto 5-7 here me te ulet. Prandaj lind pyetja: Kush i vjedh shqiptaret si i papare me asfalte rrugesh?

  2. Nqs zoti do ma linte mua ne dore ta zgjidhja problemin e rruges kombit
    do ta zgjidhja ne kete menyre:
    -sot data 13 tetor do te organizoja nje ceremoni madheshtore duke dekoruar
    falenderuar s.berishen dhe do ti jepja dhurate si shperblim 1 MILJON DOLLARE dhe duke i vene emrin rruges “SHEQERE&RAMUSH HIGHWAY”
    -te nesermen do te beja nje gjyq shembellor dhe do ta varja ne tunel te kalimashit per vjedhjen hapur te 350 miljon dollareve sal qelbrishen.
    -DO TE URDHEROJA QE TE MOS UDHETONIN NE KETE RRUGE KETO PERSONA
    erjon brace
    gramoz ruci
    namik dokle
    TUNG

  3. dardani says:

    o nastradin , a serb ca dreqin je ti, vetem edi rama dhe ti jeni kunder rruges se kombit.

    1. DJ Achmed I kil you says:

      nastradini osh turk daku——-po qe se nuk e di akoma

    2. plaku says:

      dardani,
      Kuptohet qe ndertimi i rruges eshte nje gje e mire. Perpara ndertimit te rrugeve ne te gjithe boten behet llogarija tekniko-ekonomike ne kuptimin se, ja vlen ndertimi i kesaj rruge dhe se deri pas sa vitesh kjo rruge do te bleje vetveten nga ana ekonomike. Une personalisht tani qe, po njihemi me krizen greke, lutem qe politikanet tane te mos bejne te njejtat gabime qe kane bere qeveritaret greke dhe te mesojne nga gabimet e tyre. Desha te tregoja konkretisht nje rast te frekset qe, e kam pare ne tv gjerman “phönix”. Behet fjale per gjirin e Korinthit ne Greqi. Qeveria greke me 50% fonde te BE dhe 50% fonde greke ndertoi nje ure super moderne me gjatesi 2,8km. Ura me te vertet qe ishte shume moderne me ngjyre te bardhe dhe shume e bukur. Problemi eshte se cdo makine qe kalon ne kete ure duhet te paguaje egzaktesisht 12,90 Euro.
      Para se te ndertohej ura kamjonat dhe veturat qe, donin te kalonin ne anen tjeter te gjiut te Korinthit perdornin tregeta. Transporti me keto trageta sot eshte nje e treta e 12,90 Euro qe kerkohet per kalimin e ures. Pra te gjitha kamjonat dhe veturat nuk kalojne mbi kete ure te bukur por marrin tragetin.Kuptohet qe do humbisnin kohe sepse mbi ure kalohej me shpejt dhe me komod. Keshtu qe investimi i miljonave euro per ndertimin e kesaj ure ishte nje investim gabim. Une ne fakt nuk e kam idene e kalkulimit tekniko-ekonomik te rruges se kombit, por ama ne nuk duhet te nisemi nga emri i madh “RRUGA E KOMBIT” por te shofim ne fillim ne se ja vlen pa tjeter te ndertohet tani apo me vone. Kujtoni ju lutem se edhe zonja Topalli do te beje nje godine te re parlamenti duke ja dhene tenderin nje horri austriak ( Gousbrrok , nuk me kujtohet emri ) miku te saj qe te marri edhe ajo ndonje cope ( kush e di se sa mijra euro ) bakshish. Te gjitha keto leke jane leke te taksapaguesve shqiptare. Keto gabime beri edhe qeveria klienteliste greke dhe tani eshte i detyruar qe te paguaje populli i thjeshte grek.
      Keshtu, more dardani, mos u genje nga emri i madh i rruges por shif ne se ne kete rruge jane vjedhur leket e popullit, duhej ndertuar kjo rruge tani, mos valle duhej ndertuar rruga pas hyrjes ne BE me fonde 50% BE dhe 50% Shqiperia. Une kam mendimin se ne krye te qeverise shqiptare kemi jo vetem hajdute por edhe njerez te pazote. Pershendetje.

    3. nastradini says:

      O dardan qe kujton se je nga Dardainia e kosovareve te Hashim Thacit. Mos u hiq si patriot shqiptar me leket qe paguajme ne dhe qe i vjedh Sali Berisha me banden ne pushtet. Patriotizmin tuaj e kemi pare kur mbanit ne mes te dhomes se pritjes fotografine e Titos. Rruga e Kombit o mik prej Dardanie kur ndertohet pa projekt dhe preventiv, pa llogaritur me pare fisibilitetin dhe leverdine ekonomike me qellimin e vetem qe te vidhet me shume se sa te ndertohet transformohet ne rrugen e FERRIT. Nje autostrade e tille nuk i duhet Shqiperise. Per te kaluar ju kosovaret me nje dyzine veturash alla Zastava te kohes se qepes. Per te kaluar disa dite ne bunkeret e plazheve ne Durres apo gjetke. Sepse leket per mirembajtjen e saj ne vite do t’i paguajne jo dardaret e Kosoves, por shqiptaret e Shqypnise. Rruga e Kombit qe permend ti eshte krimi me i madh dhe makaber qe nje Kryeminister i ka bere popullit te tij. Duke e zhytur ne borxhe qe do t’i paguajne brezat me pas. Nuk eshte vetem nastradini kunder kesaj autostrae megalomane dhe dallkauke pa kurfare leverdie ekonomike. Jane me mijera faqe te raporteve te Komisioneve Ekonomike te BE-se qe raportojne per abuzime makaber me fondet publike te favor te nje firme turke me petkun e SHBA-se sic eshte BECHTEL-i. Prandaj para se te besh serb nastradinin thiri trunit dallkauk sepse PATRIOTIZMI fals i sherben kauzes se hajnise dhe kuserise. Sic i sherbente Hashimit tuaj kur i shiste armet shqiptare vendeve te Botes se Trete me ndihmen e seksereve serbe, agjente te sprovuar te UDB-se. Sic i sherbente edhe Saliut tone kur i shiste naften Serbise gjate embargos ne luften e Kosoves. Prandaj lere PATRIOTIZMIN fals se nastradini ka pare shume si puna jote. Dhe kur te vish ne Durres me mire bjeri nga Qafthana. Qe te mos perfundosh ne ndonje gremine ti dhe familja jote dhe te ikesh per dhjame qeni ti dhe PATRIOTIZMI yt. Nga gropat qe jane hapur ne rrugen faoze te Kombit.

  4. Bjerini ketu tek une, ne burgun e Miamit, te gjithe ata ministra te perlyer, koha eshte e bukur ne Florida.

  5. rob says:

    brace shume mire qe i ke sqaruar kaq gjate, po kto fakte jane per gjykate, shpresojme qe ate fjaline e fundit ta shikojme ndonjehere ne shqiperi.

  6. drini says:

    Dardan

    Sa tru peshku qe qenke

  7. Cakalli7 says:

    po si nuk tha njeri sa ben kjo rruga, ta dime sa harrac do u pagujame neo-osmaneve te Enkese edhe “miqve” te tyre ne Betchetell

  8. +10 says:

    Se ç’e shëmpnë derbederët,
    Mercenarët e SALIllerët,
    Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë
    Se ç’e shtrythnë VEFAxhinjtë,
    Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
    Ç’e shkretuan anembanë,
    Nënë thundrën e përdhunës
    Anës Vjosës, anës Bunës!

  9. Albanian says:

    Z. Brace
    Nga gjithe zhurma qe ke ngritur ne 4 vjet mbi kete veper bazuar ne analiza kafenesh, kjo me siper eshte e vetmja analize e strukturuar dhe e bazuar ne fakte, komplimenta.

  10. xhemajl says:

    Rruga duhej ndertuar patjeter, sepse nepermjet saj behet i mundur qarkulimi i mallrave, njerezve, ideve, kapitalit etj. Por ajo duhej ndertuar sipas standardeve qe deklaroheshin, qe nuk jane / se paku 8 here kam kaluar asaj rruge, ka kthesa qe nuk i pergjigjen standardeve/.
    Gjithashtu, nuk behet fjale per mijera euro te keqperdorura por, por per qindra miliona. Nese ne fillim ishin parapare nja 800 e disa milione euro, prej tyre duhej per “siguri” te pushtetareve te shtohej nje shume edhe se paku 25% te shumes se pergjithshme diku se paku nja 300 milione euro, keshtu cdo minister apo zevendesminister te kete 15-17 milione euro, perjashto Salen se nuk dihej se sa do te kerkonte ai si kryeminister. “Regjisori” e dinte se ne fillim duhej bere marreveshja e pastaj te kerkohet perqindja qe do kapte vleren e 350 milione eurove.Edhe per keto, nje dite do te flasin amerikanet. Do te zbardhet edhe perqindja e mbikeqyresve qe kane kerkuar pushtetaret, durim, se do te paguajne edhe kosovaret si ne tere boten, se Sala nuk eshte aq budalla sa te mos mbush xhepin edhe nga kosovaret… keta te fundit ende nuk ka filluar ti mjele… por dhasht Zoti qe te mos e “traumatizoje” turizmin ne Shqiperi.

  11. Luan Morina says:

    Çka ka rëndësi “rruga e kombit”, kur 99.9% të shqiptarëve të Kosovës në këtë moment e shesin gjithë pasurinë që kanë për të paguar kriminelët për ikje nga vendlindja e tyre.

    Kush mendoni se përfiton majmë nga kjo situatë? Vëni gishtin në kokë, ju lutem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje