Nga Prof. Krist Maloki
Si më të parën karakteristike të lindorit shqiptar marrim proverbin e çdo qelepirxhiu të pashpirt: “Haja qenit, pija qenit”. Lindori shqiptar i pret të gjitha të mirat për vete – qelepir – nga të tjerët; bota për të është një burim i pashterun mjetesh, qejfesh e lezetesh të cilët ai i shfrytëzon me çdo mënyrë e metodë, pa pyetur se ku nget e ku vret. Detyrë të ndershme apo sakrifica vetmohuese ndaj botës pranë nuk njeh kurrë lindori shqiptar. Përkundrazi ushujza lindore, e pangijshme, i ngjitet trupit të përbashkët dhe shoqëror dhe ia thith gjakun pa asnjë droje e kujdesje. Dhe në vend që të turpërohet për veprën shkatërrimtare të veten, lindori shqiptar bëhet edhe ma kryenalt, ma kapadai, ma qejfli.
Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s’ka cipë që t’i nxihet. Lindori shqiptar është i zoti për të gjitha turpet. Shet babë e nane, besën e nderin e vet, për mos me thanë: shpirtin e trupin e vet; vetem e përvetëm që t’i shkojë kungulli mbi ujë. Idealet e lindorit shqiptar janë kolltuku e llokma; dhe për t’i siguruar vehtes këto të mira ai përdor çdo mjet: bëhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, përparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortë me të tjerë. Porse në shpirtin e vet është Lindori kryekëput rrënimtar, është shkatërrues dhe bashkohet me të tjerët si ato ujqt që vejnë së bashku në pre, por që e shqyjnë shokun e vet kur dobësohet apo plagoset udhës. Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, të ujkut tek.
Vendi ku ushqehet dhe majet Lindori shqiptar është atdhe për te. Jo sepse e don, por sepse e shfrytëzon; dhe e shfrytezon pa pikë turpi, dhimbje e kujdesje.
Është gabim kur thuhet se Lindorizma na ka ardhur fillimisht nga Azia, apo nëpërmjet fesë mohamedane, apo edhe nga populli turk. Jo kurrsesi, Lindorizma e jonë është një dhanti fatale e krishterimit euro-aziatik. Po spjegohem! Ne shekullin VIII, aty kah viti 740 e.s., do me thanë 600 vjet para se me shkelë turku në Atdheun tonë, Shqipëria u bë province e Bizantit, nën Leonin III. të quajtur Isaurios. Dhe nga ky despot i tmerrshëm u ngushtuan të gjithë shqiptarët me u nda nga kisha romake (perendimore) e me u fundos ndër labirinthet e errta të kishës bizantine (Lindore) të atëherëshme. Por s’ishte aq fort ndamja (skizma) kishtare sesa ai shpirt i administrates bizantine, plot angth e myk, që u pllakos si një shpirtër i zi, si një hije murtaje mbi mbarë kombin shqiptar. Turqia ka qenë trashëgimtarja dhe kujdestarja e mirazit bizantin, dhe kësulja e kuqe – një krijesë greko-bizantine – u pranua si një simbol i atij trashëgimi.
Se ç’don me thanë shpirt bizantin e di pothuaj secili që ka lexuar ndopak fletët e historisë së kulturës. Mjafton të përmendet se bizantizmi historik është po njëlloj me Lindorizmën shqiptare që u përshkrua më lart. Shqiptari i shkret ia ka thithur lëngun asaj bizantizme shkatërrimtare brenda 12 shekujve të kaluar – qysh nga viti 740 – dhe është kalbur dalëngadalë në trup e në shpirt të vet, duke iu shprishur kësodore fuqitë e tij më të thjeshtat e më fisnike bashkë-kombëtare. Shqiptari dikur ka pasur nje dashuri të përvlueme dhe një besim të pafund ndaj Zotat e qiellit e të tokës, ndaj vendit dhe trashigimit të të Parëve dhe ndaj vllezërve të vet shqiptare.
Vala aristokratike dhe drita politike-filozofike që dridhen edhe sot në amanetet e pluhurosura të Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe ndër sa e sa tradita malësore-shqiptare lenë me kuptuar lartësinë shpirtërore dhe heroizmën vetflijuese të të Parëve tonë dikur.
Porse të gjitha ato veti të larta e bashkë-ndërtuese shkuan dëm e huq nëpër hejmin shkatërrues të bizantizmës. Sepse si në mbarështrimin shoqëror e politik, d.m.th. ndër marredhëniet e shqiptarit me shqiptarin dhe ndër marrëdhëniet e shqiptarit me shtetin e tij u fut e u përhap shpirti bizantin si një epidemi rrënimtare dhe e deformoi karakterin e drejtë të shqiptarit në një bollë amorfe. Si i tha nënprefekti djalit të ri që po hynte rishtas kryetar komuneje: “Biro, ato që ke mësuar në kurse e libra hidhi mënjëanë. Po deshe të jesh një nepunës i mirë, të lavdohesh dhe të nderohesh, mbaje popullin me premtime. Sille vërdallë nga një ditë në tjetren, deri sa të mërzitet dhe mos i kryej ndonjë punë”.
Vet djelmnia e shkolluar e ka gabim kur kujton se perendimorja përmbahet vetëm ndër veshje e mbathje evropjane, apo në të ndëjunit plot kotësi nëpër sallone, apo edhe me kryerjen e ndonjë detyre sa për formë e për të rrëmbyer një rrogë të majme, etj. Perendimorja e vërtetë tregohet pikësepari në kryerjen e një detyre të ndershme, fund e majë për hatër të asaj detyre dhe pa qenë i shtyrë nga zori, nga ndonje dëshirë e prujtun apo nga shkëlqimi i ndonje fitimi marerial. Bile perendimori i vërtetë karakterizohet nga menyra se si ai i ngarkon vetes me vetdashje detyra të rënda, jashtë detyrave të zakonshme e të domosdoshme. Heroizëm s’kerkohet prej askujt, porse lartësia morale e një perendimori matet me graden e vetmohimit dhe vetflijimit rreth nje ideje të lartë, rreth nje ideje që s’ka punë me kolltuqe apo llokma.
Detyra e përditshme e një perendimori është: Vepro gjithmonë në një mënyrë të atillë që sjellja jote të jetë shembull dhe rregull mbarëvajtjeje për të gjithë; sillu si njeri i butë me të tjerët, pa hile; pranoje, nderoje dhe çmoje çdo njeri pa qëllime dhe prapamendime lindore. Dhe këto të gjitha kërkohen dhe detyrohen tek çdo njeri – i madh a i vogel, pasanik apo i varfër, shkollar apo bilmez – jo nëpër premtime materialiste apo friksime fetare, por vetem e përvetëm në emër të një njerëzimi të lartëm, i cili mbështetet mbi ato të drejta hyjnore që kanë mbirë në zemrën e çdo njeriu pak a shume normal. Dhe shpirti fisnik i një perendimori është pikërsiht ajo dhimbje mëshire dhe flijëplotë që drejtohet kundrejt çdo krijese nevojtare, por sidomos kundrejt çdo njeriu fatmjerë, kundrejt çdo populli varfanjak, e më së forti kundrejt kombit të vet në rrezik.
Gazeta “Përpjekja Shqiptare” 1937
Pershkrim klasi. Nuk di c`te them tjeter.
100% Reale edhe sot———
Nderime Profesorit——–ne mos gaboj eshte nga Prizreni
Fantastike!!!
Eshte me se e vertete qe Turqia eshte një krijesë greko-bizantine.
Nje konkluzion i hidhur per boten mykur ortodokse dhe nje akuze e ashper per kishen greke,por nje vertete e pamohushme.Fakti i sotem kur krahason boten ortodokse me ate katolike e verteton kete.Ortodoksizmi eshte nje antivlere e kultures perendimore ose nje turp i botes kristiane.
Ky eshte komenti me bukur dhe i sakte qe ke thene ndonjehere sipas meje—-e vertete 100%
Nuk arrij ta besoj qe ky koment eshte bere nga kaloresi i zi.
Une mendoja qe gjithçka greke ishte e mire per ty!!!
Urime, ke filluar te sherohesh!!!
Djale eshte e vertete cfare shkruan por mos harro dy pika historike te rendesishme. Ortodoxia eshte nje dege kryesore e kristianizmit e cila ka nje histori te dhimbesheme persa i perket persekutimit nga katoliket gjithashtu me vone dhe islamiket. 2- ortodoxia nuk eshte nje religjon qe predikon pasurine materiale por ate shpirterore.
Woooooooooooooou!!!
E përkryer, përtej të saktës dhe perfektes si shkrim, analizë dhe përshkrim. Të mbetet fryma dhe të humbin fjalët pasi e ke lexuar!!
Fatkeqesi drithëruese dhe e papërshkrueshme, kur mendon se sa shumë përshtatet aktualitetit të Shqipërisë të sotme.
Ruajna Zot, dhe na ndrit rrugën për tu ndryshuar!!
Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s’ka cipë që t’i nxihet. Lindori shqiptar është i zoti për të gjitha turpet. Shet babë e nane, besën e nderin e vet, për mos me thanë: shpirtin e trupin e vet; vetem e përvetëm që t’i shkojë kungulli mbi ujë. Idealet e lindorit shqiptar janë kolltuku e llokma; dhe për t’i siguruar vehtes këto të mira ai përdor çdo mjet: bëhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, përparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortë me të tjerë. sikur i ka shkruajtur per salen kero rreshta
qe te dyja me te futme jan
Shume e drejte! Bizantii eshte po aq fajtor per gjendjen tone, sa edhe islami.
TE lumte profesor INTELEKTUAL ivertet pake ka shkrime te tilla
Qe nga 37 e deri tani spaskemi ndryshuar fare
Ne fakt jemi perkeqesuar, sepse Shqiptaret me Potencial Perendimor kane ikur te gjithe kur vendi u hap(madje nder shekuj ata gjithmone kane ikur drejt perendimit keto 1000 vitet e fundit te pakten), pasi historikisht ne krye, pervec periudhes se Zogut, atje ka mbizoteruar kryesisht sundimi despotik bizantin. Dhe kjo nuk vlen vetem per ne, por per gjithe ballkanin ku sundon nje mafi korruptive e kudondodhur. Ndryshimi eshte se Shqiptaret Perendimor nuk jane popull grabitqar, por thellesisht puntor, dhe krahu perendimor ka qene gjithmone ngjizes i civilizimeve me te medha, qofshin keto greke apo romake, e tani evro-amerikane, pra ka qene nyja lidhese neper perandori, ne saje te vitalitetit dhe qenesise se tij pa komplekse. Antiteza e ketij njeriu heroik, nuk mund te jete tjeter vecse nje monster ne te gjitha aspektet. Jemi, e mira dhe e keqja me e madhe njekohsisht. Dhe sot ka me shume monstra se sa heronj.
Eh,more KIMI,qe te eshte dukur REGJIMI SATRAP I ZOGOLLIT SI REGJIM DEMOKRATIK!!!Ai regjim ka qene me GJAKATARI,ME DALLKAUKU,ME INJORANTI,ME ANTI SHQIPTARI,ME I PRAPAMBETURI,ME HAJDUTI!!!Ai regjim MALOKESH(sic eshte edhe sot me MALOKUN BERISHA NE KRYE),nuk mund te bente gje te mire,pertej MENTALITETIT BAJRAKTAR,ME TE CILIN JENI MBRUJTUR JU MALOKET!!!Shikojeni edhe sot:SALI BERISHA ISHTE KUNDER RAMBUJESE,pra pro serbeve!!Ai FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE,DUKE THYER EMBAGON NDERKOMBETARE,QE TE GJAKOSNIN KOSOVARET E BOSHNJAKET ,DHE PRAP KOSOVARET E MBAJNE BERISHA TRADHETARIN PER HERO!!!CFARE MUND TE PRESE SHQIPERIA NGA SUNDIME TE TILLA MALOKESH???Berisha u beri thirrje MALOKEVE TE TIJ TE ZAPTONIN TOKAT RRETH TIRANES E DURRESIT( me mijra HEKTARE),prona shteterore apo private,me qellim qe t’i kishte si USHTARE per qellimet e tij KRIMINALE!!!Dhe keshtu veprojne ne fakt!!MALOKET E VERIUT I GJEN ME SHUMICE NE TIRANE,NE POLICI,NE TATIME,NE DOGANA,NE PORTE E AEROPORTE,NE FIRMA NDERTIMI APO TRANSPORTI(kurre nuk paguajne taksa)!!!HORDHITE E BERISHES KANE 21 VJET QE NUK PAGUAJNE DRITAT E UJIN,NUK PAGUAJNE TAKSA APO HAKUN E TOKES SE ZENE,NBDERSA I PRONARET E VERTETE TE TYRE RRINE ME GISHT NE GOJE!!!POSHTE FASHIZMI I ZI SERB ME BERISHEN NE KRYE!!!
Po se ti ke jetuar siduket. Ai regjim ka qene i vetmi qe garantonte Pronen Private te Individid, baza e demokracive perendimore, por ku dini ju. Per ju Shqiperia eshte e ndare ne grupacione. Nese Berisha thote Nene Tereza duhet perkujtuar, Nene Tereza na del “Katolike” e jo Shqiptare, nese Berisha thote, per motive politike te vetat sigurisht, se Skenderbeu duhet perkujtuar prap Skenderbeu del qe ka luftu per fe, sic dhe doli ne Kosove dhe Maqedoni. Dmth per ju cfare thote Berisha, sulmo Berishen dhe ate personin qe Berisha ngre per motivet e veta.
Nese Basha i jep Eliza Dushkut titull Qytetare Nderi, Dushku putane, Basha ndyrsire zar i Saliut, por kur Rama i jep celsat nje shkau qe me te madh nuk e ka bere nena si Bregovici, epo jo, ky eshte art.
Koherenca juaj eshte vari teneqen.
Eh,more kimi i shkrete!!TRADHETARI I KOMBIT ZOGOLLI PREJ MATI,erdhi ne SUNDIM me ndihmen e BAJONETAVE SERBE,duke rrezuar me force qeverine DEMOKRATIKE TE FAN NOLIT!!!Sundoi me dore te HEKURT,me njerez DALLKAUKE SI OSMAN GAZEPI,duke e veteshpallur veten MBRET!!!Ai vrau te gjithe demokratet me te medhej te kohes,si Avni Rustemi,Luigj Gurakuqi,Hasan Prishtina,Bajram Curri etj!!!Me mire e me sakte se kushdo,TRAGJICITETIN E ATIJ REGJIMI DESPOTIK E KA PERSHKRUAR ME REALIZEM I MADHI MIGJENI!!!Shqiperia e Zogut shkollen me te larte e kishte ateFILLOREN,vetem nje spital ne Tirane,shtepite prej qerpici,shallvaret e citjanet turkoshake ishin veshjet e kohes se tij,ushtria( i thencin)kishte vetem 13 topa 45milimeterr,qe mbronte vetem pallatin e tij,e shiti Shqiperine tek FASHIZMI ITALIAN,VODHI FLORIRIN E BANKES KOMBETARE,DHE PA FILLUAR PUSHTIMI FASHIST,E LA VENDIN NE MESHIRE TE FATIT!!!Me pas asnje shtet nuk e pranoi si mbret,por shetiti si ZAGAR DERI NE AFRIKEN E JUGUT,si trafikant!!!Pas CLIRIMIT TE SHQIPERISE,KOMUNISTET RINDERTUASN VENDIN,E MBUSHEN SHQIPERINE ME SHKOLLA E UNIVERSITETE,ME HEKURUDHA,PORTE E AEROPORTE,RRUGE TE ASFALTUARA,HIDROCENTRALE( pa ata sot do kishim FALIMENTUAR FARE)!!!REGJIMI SATAP I ZOGUT MUND TE MATET VETEM ME REGJIMIN PO SATRAP TE BERISHES SOT!!!MALOKET VETEM SI SATRAPE DINE TE SUNDOJNE!!!
Per ju o mixhe i pjerdhur.
Akoma na vjen me komente si ne kohen e merhumit Enverit. Akoma o mixhe je me koncepte dhe interpretime per historine si ne kohen e Enverit. Lexo mor debil historine e vertete dhe faktet historike te censuruara nga ai regjim, nese ke lexuar ndonjehere, sepse mua me krijon idene qe vetem reciton ato te ke mesuar ne 7 vjecare, pastaj eja perseri ne forum te na flasesh rreth historine se vertete, ashtu sic ka ndodhur.
Thonin se nje “Imam” kishte studiar shume neper vende te shenjta arabe. mirepo kur i kryen studimet i thone: “Ore zotri, tani duhet te mesosh 1 /nje/ vit per jete se per fe ke mesuar shume.” Jo more nuk me duhet te di me shume se di mjaft edhe per jete iu thot atyre. Por, nuk ishte ashtu.
Kur ky erdhi ne vendin e “shartuar me muslimane” pa nje hoxhe ne nje xhami teresisht torollak dhe e talli, dhe, pas kesaj “xhemati” e rrahu dhe e perzuri Imamin e shkolluar.
U kthye prap te Mesimtaret e “fese-jete”, tani te mesoje per jeten.Pas ketij mesimi erdhi ne te njejtin fshat te i njejti imam i paarsimuar.Por tani filloi tiu thonte “xhematit” se cdo qime e trupit te atij, imamit-budallait te dikurshem ka shume “shefat” prej toke e deri ne qiell.Kur per kete u binden njerezit ia nduken te gjitha qimet e trupit, imami vdiq dhe vendin e tij e zuri imami i ri dhe per qimet “qe ia dhuroi xhematit” kishte nje respekt shtese: jetonte duke ngrene perdite mish pule e bibe madje, te terin ne kajmak e “xhize”. Ha-ha-ha. Perrallat ne tra, te gjitha te mirat ne gra. Ec e mos beso. Berisha demencen e tij e ka konvertuar ne “mendjemprehtesi” te llojit te vet.Kjo largpamesi e tij e ka gjetur nje vend mu si gjuha shqipe: edhe centum edhe satem. Po na hahet “xhiza” e Peredimit,por po na “pelqen” edhe mendimi i lindjes. Berisha me shoke do te thonte: Po nuk qene budallenjte, “sherrat’ Vdesin urie. Kete nuk e dine te gjithe… vetem ata qe jane ithtare te Sales.
Shqiptaret nuk e dine qe akoma dhe sot paguan kusuret e periudhes Bizantine ? pastaj dhe xhuxhet mongole dhe azere si osmanllinjte , pas Ismail Qemalit me shoke me 1912 Shqiptaret vazhduan avazin e vjeter bizantin tani e 100 vjet,kush ka sy te shikoje diferencimin ne gjithe Evropen kulturen dhe zhvillimin ne lindje e perendim .
e vertet, por si tia bejme? Kam lexuar kete shqetesim te madh qytetar edhe ne nje libere se fundmi: UNE DHE TI NE SHOQERINE SHQIPTARE ku autori, me duket Goga e kishte mbiemrin, zberthen psiqiken shqiptare nga kendveshtrimi historik dhe krahasues me te tjeter..e.tj si dhe konkludon ne deformime te medha te asaj psiqike , pasijat e se ciles i kemi sot, etj..mua me ka pelqyer shume se behen perpjkeje edhe per rrugezgjidhje…
E kam blere kur isha ne Tirane te Libraria ne Pallatin e Kultures me duket “Arion”
flm
http://www.facebook.com/pages/Shqiptar%C3%ABt-Ish-Mysliman%C3%AB/166504496771834
Duhen sqaruar disa gjera. Lindorizma e shqiptareve ne mendime, ndjenja e instikte me duket pak e pa baze. Kur ishin shqiptaret perendimizem ne mendime, ndjenja e instikte? Besoj, asnje nuk mund te thot me saktesi per shqiptaret, se ku anonin me shume nga lindja apo perendimi, nga menyra e te menduarit dhe te vepruarit te tyre. Kristianizmi tek shqiptaret ka filluar qe ne shek.IV si ai lindor ashtu dhe ai perendimor. Dihet gjithashtu se kristianizmi ne Europe dhe me tej nuk solli ndonje gje pozitive tek popujt e ketyre vendeve, perkundrazi. Periudha nga shek.IV-XIV ka qene me e zymte e Europes, me kryqezatat kristiane te shkateronin gjithshka. Europa filloj te rimekembej ne ide dhe ne veprime vetem 1000 vjet me vone, pra ne shek.XIV-XVI me Rilindjen dhe Humanistet. Ata filluan te fusin idene e qyteterimit modern duke u larguar nga Epoka e erresires.
Pra shqiptaret ne shek.VII qe shkruan autori as nuk lane e as nuk morren ndonje gje pozitive. Mos harojme se shqiptaret u fuqezuan me shume se kur ne priudhen Bizantine ne shk.XII-XIV me krijimin e principatave shqiptare si ajo e Arbrit ne vitin 1190, Vlores, Muzakajve, Gjirokastres, Kastrioteve, Dukagjinit, Topiajve etj. te cilet kulmin e arriten ne Lidhjen e Lezhes ne vitin 1444.
Mbas kesaj, flloj dhe periudha e erresires per shqiptaret nga sundimi otoman.
Pra, nuk munde te krahasojme shqiptaret me para dhe mbas shek.VII sepse pak a shume Lindja dhe Perendimi kishin te njejtat botkuptime.
Ndryshimi i shqiptareve ne te menduar dhe ne te vepruar erdhi pikerisht ne shek. XIV me lindorizmin muhamedan, ne te njejten kohe kur perendimi kishte filluar periudhen moderne.
nje shkrim qe eshte shkruar ne menyre objektive per zemrat e atyre njerzeve qe ngjajn me kete kategori.kur vete nje i varfer per vizite mjeksore i merrej e i merret edhe qindarka e fundit per nje vizit qe per ligj eshte falas shembull te gjithe mjeket pa perjashtim.
un nga elbasani per te marre nje pashaporte ne vitin 10/08/2001.pagova
500000leke shefit te pasaportave,emri gjihet se dihet kush ka sherbyer ne kete periulle e un dua te shihem edhe njehere me kete person ama ne
gjyqe.tani qe jetoj ne itali e ndieje shpirtin e perendimorit qe nuk eshte i ndryshem nga pasardhsit e bizantit .nje pjate makarane e nje vizite falas per tete varferin ketu e gjen +nje fjal te embel e problemet jane per te gjithe.me vjen per te qare per te gjithe ato shqipetare te varfer qe perbuzen shfrytezohen po nga vellezerit e vet
NGA KETO KAFSHE TE TJETERSUARA NE BISHA, ZVARRANIKE TE NEVERITSHEM.
Maloku (keshtu e ka mbiemrin) u perpoq te tregonte dicka te vertete, por nga frika e se vertetes direkte u tregua servil. U perpoq te nxirrte perpara ortodokset, per mbrojtje.
Vetem nje detaj, kush ka dijeni nga historia, me 740 e.s. Perandoria Romake e Lindjes ishte ne akoma ne lavdine e saj dhe shume me lart se Roma ne cdo aspekt.
franko
?
“Tema” i keni ndryshuar titullin origjinal shkrimit, te pakten merrni mundimin dhe vendosni nje shenim per kete nderhyrje, jo pa vend, por gjithsesi nderhyrje. Me respekt juaji, Selam Musai
Ky shkrim, pa dyshim, ravijezon nje analize psiko-sociale dhe perpiqet te hedhe drite dhe te gjeje analogji rreth fenomeneve sociale te shoqerise sotme shqiptare.
Opinioni im rreth ketij subjekti eshte si me poshte:
Autori e ben kete analize bazuar ne nje kendveshtrim disi surreal, duke krijuar artificen e nje ekotipi social qe ai e quan Lindorizma Shqiptare.
Ne fakt, keto pergjithesime dhe deriveate qe autori sjell ne kete shkrim, nuk jane origjinale te tij. Pasi keto subjekte, jane ngritur dhe ezauruar kohe me pare, nga shume sociologe dhe historiane te cilet kane trajtuar gjeresisht temat e civilizimeve lidore versus civilizimeve perendimore.
Artikulli eshte i bazuar mbi doktrina te ngritura gjate shekujve te 18 dhe 19, kohe gjate se ciles, u percaktuan analitikisht hartat gjeo-kulturore te dy civilizimeve kryesore dhe zonave mikste ndermjet tyre.
Per hire te se vertetes, keto doktrina jane perdorur nga ideologe Serbe, Ruse dhe Greke, ne fushatat e tyre per denigrimin dhe mohimin te origjines dhe kultures se Shqiptareve. Ketu nuk po perpiqem te akuzoj profesorin, Z. Krist Maloki per dashakeqesi apo pozicionim kunder, por thjeshte qe vihet re nje fare influence dhe prirje intelektuale per te besuar dhe per te percaktuar si absolute keto doktrina.
Ne kete kend veshtrim, per hire te se vertetes gjithashtu, Shqiperia eshte percaktuar definitivisht si grupin eko-social me trashegimi kulturore me prirje perendimore.
Sigurisht qe do te ishte naïve te mohohet influence e kulturave dominante ne shekuj,si ajo Bizantine, Otomane dhe Sllave ne krijimin e ekotipit shqiptar. Por kurre se si, nuk mund te gjenerojme dhe te japin definicione absolute qe shqiptaret jane lindore e tjera. Sado mikste te duket, trashegimija kulturor si dhe psikologjia tradicionale e shqiptareve, pavaresisht periudhave te erreta te historise tyre, kurdohere eshte perceptuar nga ato vete dhe nga perendimoret, si perkatesi oksidentale.
Lidhur me kete,ne argumentimin tim do t’u referohesha dy fakteve kuptimplote:
1. Lideret shqiptare ne shkekuj jane orientuar ne aleanca me fuqi perendimore
2. Studimet antropologjike dhe ato te ADN, tregojne se rraca shqiptare ka karakteristika gjenetike jo vetem relativisht te vecanta, por me shumice elementesh gjenetik te perafert me ato europiane.
Une do te isha krejtesisht dakort me profesorin, nese ai ne kete shkrim perpiqet te stigmatizoje ato karakteristika ‘Te Lindorit’ qe vihen re te disa shqiptare, qofte keto individe active ne jeten politike sociale te vendit. Nese ky eshte shqetesimi i vertete i Profesorit, medoj se kjo qendron dhe do ta konsideroja kontribut pozitiv te tij ne zhvillimet politke e social-ekonomike qe po kalon vendi.
Dhe se fundi, nese profesori ne nje fare menyre na ben thirje te gjitheve ne, perfshire klasen politike, qe t’i bashkohemi perendimit me cdo kusht e me cdo cmim, kjo do te jete padyshim mesazh i madh dhe obligim per te gjithe ne.
moralizim bajat. gjate gjithe historise se njerezimit civilizimi dhe kultura ka levizur sa ne lindje ne perendim. nuk besoj qe perandoria e bizantit ishte me gjakatre se kryqezatat e perendimit. apo periudha e inkuizicionit dhe e mesjetes tregojne per lavdine e perendimit. aktualisht ekonomite me rritje me te medha ne bote jane ne lindje. Japonia, Kina ,India etj. lexo me shume o profesor pastaj dil ne konkluzione per te share lindjen dhe te mburesh perendimin.
na duhet nje balance e mire midis te kuptuarit se cfare ka ndodhur apo gjetejes se fajit dhe asaj se cfare jemi ne gjendje te bejme apo cfare na pengon per ti bere ca gjera me mire.
sa me te madha qe kane qene mbreterite apo perandorite dhe sa me te medha qe kane qene nderthurjet e interesave aq me te medha kane qene “bizantinizmat”. Bizanti ka qene nje nyje ku nderthureshin lindja dhe perendimi, islami dhe krishterimi, rruget tregetare etj, etj… cfare ka ndodhur ne Bizant here pas here ka ndodhur ne format perkatese ne gjithe mbreterite apo perandorite e lindjes e te perendimit. N.q.se do te duam te gjejme nje fajtor madhor ky mund te ishte fati jone i keq qe nuk u ndodhem ne perendim kur ndodhi rilindja (Renaissance) me gjithe proceset qe e pasuan apo mbi te gjitha prozicioni jone gjeografik as ne lindje e as ne perendim ku interesat strategjike si nje fushebeteje ishin me te medha se mundesite per rruge tregetare.
Tani e mira eshte qe ato gjera qe dikur donin shekuj te ndryshonin mund te ndryshojne ne dekada, puna eshte se sa jemi ne ne rrugen e duhur dhe sa po ben secili nga ne per te shkuar aty ku duam te shkojme.
Per ju Gjergji
Ju falenderoj per opinionin tuaj teper te sakte dhe inteligjent.
Mendoj se, ne nje fare menyre me plotson ato qe une desha te qartesoj ne opinionin tim rreth shkrimit te Profesor Maloki.
Luan,
e respektoj komentin tuaj, une thjesht u perpoqa te isha disi me i permbledhur.
komplimente per kete shkrim kaq origjinal Profesor Kristit
Kur po e lexonja, nga menyra e te shkruajturit mendova se do te jete marre nga ndonje gazete e viteve 1920 – 1930! Disa gjera ishin thene drejt, por me ra ne sy nje idealizim i “Perendimorit” dhe zakoneve te tij dhe nje nihilizem dhe shperfillje ndaj kulturave lindore, myslimane dhe ortodokse. Aq qarte dilte ky qendrim saqe edhe po te mos e kesh lexuar emrin e autorit, e kupton qe ke te besh me nje katolik te fandaksur. Per te gjitha keto arsye ky lloj shkrimi eshte me shume nje lloj dufi i autorit ndaj gjerave qe ai nuk i honeps dot. Aq me shume kur na lavderon Kanunin, ku legjitimohej vrasja edhe e kusheririt te shtate deri ne shtate breza dhe ku gruaja shtypet dhe perbuzet njelloj si sot ne vendet isamiste. çfare barbarie! Prandaj ky shkrim per mua e ka vendin ne “berllok”.
kam pershtypjen qe shume nga ju nuk e ve re qe ky eshte shkrim i vitit 1937 dhe ja fusni kot !!!!!
Nga 1930 deri sot Turqit vetem shallvaret hoqen kurse arabet i mbajne akoma per te qene histori e gjall. Historia e ka treguar qe ne Pergjithesi perendimori perendimor mbetet dhe lindori lindor mbetet. Historit jane “te bukura” sidomos ato te historianeve shqiptare, por ajo qe eshte sot e veretet eshte qe, ne perendim udheheqin njerez me mendim perendimor dhe lindoret duan dhe jetojne ne perendim perndryshe nuk i mbane njeri me zor mund te kthehen kur te duan ne kasollet e tyre. Ne lindje udheheqin lindoret dhe nuk u shkel ndonje perendimor per te jetuar (nuk u ka ikur mendja). Problemi qendron ne ato vende si Shqiperia ku bashkejetojne perendimoret dhe lindoret dhe jane udhehequr nga lindoret, eshte pak a shume si tu vendosesh spanjolleve udheheqes Turqe edhe ata te jene te kenaqur dhe te shpresojne se do te behen me perendimor se cjane.