Pas një mbledhje bordi që zgjati 14 orë banka Franko-Belge Dexia, në buzë të falimentimit, i kërkoi qeverive përkatëse ndihmë këtë javë. Lajmi kaloi pa shumë bujë në Shqipëri. Megjithëse disa banka të vendit kanë patur depozitat e tyre tek Dexia, në vitin 2008 kur ajo qe sërish në prag të falimentimit, ato u tërhoqën atëherë dhe ndaj ky lajm në pamje të parë nuk përbën ndonjë interes të veçantë për Tiranën. Në fakt ky lajm përbën një mësim të mirë.
Një nga arsyet kryesore pse Dexia u zhyt dy herë në kaq pak kohë është sepse drejtuesit e saj bënë një nga gabimet bazë të ekonomisë, financuan kërkesat e tyre afatgjata për fonde, me borxhe afatshkurtra. Nëse gjithçkan ecën me të njëjtin ritëm nuk ndodh asgjë e keqe, problemet lindin kur tregjet nisin të kenë mungesë likuiditeti dhe është e pamundur të marrësh hua në kohë të shkurtër. Ajo shtrenjtohet krejt papritur dhe sa më shumë të kesh nevojë për hua aq më pak ke mundësi t`a marrësh atë sepse askush s`ka më besim tek ty. Pikërisht kjo po ndodh në Greqi, Itali etj. Kjo është arsyeja pse të dyja herët Dexia u rrëzua tamam atëherë kur tregjet u ngushtuan.
Buxheti i qeverisë shqiptare është i bazuar mbi të njëjtin “model ekonomik”. Sipas Bankës së Shqipërise, nga 407 e ca miliardë lekë që merr borxh Shqipëria, mbi 231 miliardë merren me afat 1 vjeçar apo më të ulët, ndërkohë që të gjitha projektet madhore si “Rruga e Kombit”, Autostrada Tiranë-Elbasan etj. kanë të gjitha afat pa dyshim shumë më të gjatë. Nëse ne do na prekë kriza në çfarëdo momenti rezervat tona nuk do mjaftonin për të mbuluar as gjysmën e kreditorëve!
Kriza ekonomike nisi në vitin 2008 dhe pas tre vjetësh, atë e kemi më afër se kurrë. Evropa dhe SHBA kanë ende disa rezerva për t`a përballuar, dhe pse jo për shumë kohë. Shqipëria nëse do ishte prekur nga kjo krizë do kishte falimentuar që në 2009-ën. Borxhi i jashtëm po arrin 60% të prodhimit të brendshëm dhe ka pak hapësira për t`u rritur më tej në rast urgjencash si p.sh. për të shpëtuar ndonjë bankë nga falimentimi. Fati ynë i artë që bankat tona janë më të përgjegjshme se qeveria.
Është thelbësore që projektet afatgjata të financohen me kredi afatgjata. Studentët e fakultetit ekonomik e mësojnë këtë që në muajin e parë të universitetit por shpesh kur ngjitesh në karrierë i harron leksionet bazë të shkollës. Kur këtë gabim e bën një bankier i lartë falimenton një bankë, kur e bën guvernatori i një banke qëndrore apo një ministër financash falimenton një shtet. Unë uroj pa dyshim që Shqipërinë mos t`a prekë kriza kurrë por gjasat që kjo të mos ndodhë kur patnerët tanë kryesorë ekonomikë janë zhytur në krizë deri në fyt, janë të pakta ndaj mbase do ishte mirë të fillonim të mendojmë se ku do shkojmë me not kur kriza të na prekë. Unë nuk ju sugjeroj Belgjikën.
*MSc në Manaxhim Ndërkombëtar dhe Financë, Londër, MB.
Pyetje per debat. Cila eshte pika e mos kthimit. Pika ku leku do filloje te zhvleresohet pa ndalim? Qeveria dhe BQ me neglizhencen e tyre po na shkaterrojne.
Pika e mos kthimit eshte kur te vije fushata dhe te shkoje borxhi 70%!
mos ja lodh mendjen qeverise me keto pune ,se eshte e zene me ca probleme te rendesishme…..kete muaj qeveria po merret me dialektet dhe ditelindjen e njerit.
Zoti Endrit Avdullari
Shume faleminderit per shkrimin informativ.
Ti e di se Banka Qendrore Zvicerjane dhe FED amerikane kane aktualisht nje noreme baze interesi prej zero %, Banka Qendrore Europjane e ka 1,25% ndersa Banka e Shtetit Shqiptar ka aktualishte nje norme baze interesi prej 5,25 %. Une nuk jam ekonomist, por me sa di une nje norme interesi e larte nuk favorizon kredidhenjen, pra investimin nga investitoret e brendeshem ne Shqiperi, pra nuk kemi zhvillim ekonomik. Une e kuptoj se ulja e normes baze te interesit do te thoshte rrezik inflacjoni (BE e ka vetem 2,2 % )dhe neve 3,1%. Pyetja eshte pse nuk e ulim edhe neve normen baze te interesit duke kontrolluar njekohesisht inflacjonin, per ti dhene shtyrje ekonomise. Theksoj edhe nje here se nuk marr vesh nga ekonomia.Gjermanet thone : ” Eine Frage keine Klage “, ne se pyet nuk qan me vone. Faleminderit paraprakisht per pergjigjen. Pershendetje.
Plaku
Sic e sheh norma e interesit ne vendin tone Shqiperi eshte e ndryshme nga ajo e Botes e ne kete rast eshte me e larte ose shume me e larte.As une sjam ekonomist por per aq sa e njoh kete fushe dhe si ndjekes i saj emndoj qe Banka e Tiranes me kete lloj interesi mundohet sa me shume te mbaje te qendrueshem Lekun tone.Duke ditur qe Leku jone nuk eshte i konvertueshme ne tregjet e huaja Banka e mban ne menyre artificiale duke pasur parasysh qe ne si ekonomi nuk prodhojme asgje ose shum pak.Ne gjith kete krize qe eshte Leku jone eshte nga monedhat me te qendrueshmee sipas meje ketu flen edhe lepuri
pershendetje
Tironci Lugano,
Ti ke shume te drejte kur thua qe te mbaje lekun tone te qendrushem pra te mbaje inflacjonin brenda kufijve e caktuar, gje qe ne fakt eshte edhe detyra kryesore e bankave qendrore ne bote.
Kjo ka te keqen se frenon ( sipas meje,nuk e di se kam te drejte ) investimin e brendeshem sepse me norme interesi te larte investuesit shqiptare nuk kane leverdi te marrin kredi me % te larte.
Tiranci Lugano, ti e pe vete se ne shtepine time ne kishim filluar te benim punime. Mere me mend gruaja mori kredi hipoketar ( m.q.s. norma baze e interesit eshte zero % ) me 1,8 %. Pra per momentin ne Zvicer ka leverdi te madhe te besh shtepi ose ndonje punim ne shtepi. Per me teper ne se blen shtepi ose ben punim ne shtepi ( pra ke marre kredi dhe ke borxhe ) te favorizojne shume nga ana e taksave qe duhet ti japesh shtetit. Me sa kuptoj une kete e bejne qe njerezit te bejne investime te brendeshme cka do te thote pune per firmat e ndertimit. E keqja e kesaj pune eshte qe banka qendrore e Zvicres duhet te kontrolloje shume inflacjonin m.q.s. per momentin ka shume franga zvicerjane ne treg dhe me cmim te lire ( ketu eshte edhe fakti qe banka qendrore zvicrjane, sic e di edhe ti e kemi diskutuar, ajo kerkon qe franga zvicerjane te mos bjeri me poshte se 1,2. )
Faleminderit per shkrimin. Shif dhe bisedo me gruan ne se mos eshte momenti qe te blesh nje shtepi te re. Se me makinen qe kishe ti o vlla dukej kjarte se ke leke. Zoti ta bofte mbare, m.gj.s ta kam nje cike zili ne kuptimin e mire te fjales. Pershendetje.
plaku
Mos me bej qefin kaq shume.Ti e di qe nje shtepi e re ketu dhe ashtu sic e dua une kushton tek 1 milionci e siper.Cunat si Beso dhe DJ kane qef per me bo i cike muhabet dmth duan te takohen.Sdo ishte keq me jua bo qefin ndonje dite me u taku ne Lugano se ato e kan si me per mbare.
te pershendes
Tironci Lugano,
Une kam mendimin se syte besojne me shume se veshet. Makina jote fliste vete. Edhe une jam dakord qe te takohemi me beso dhe DJ ne Lugano. Do ishte mire qe ta vendosim nje jave me pare para se te takohemi.Ti e di se une kam probleme me ardhe me auto. Une do vi me tren se paguaj gjysemen e cmimit. Pershendetje.
plaku
po cfare treni amon.As qe behet fjale.E mbyll une ate pune me ty.Ose vij aty tek ty ose vjen ti deri ne Lucern e pastaj shkojme bashke.Kto jane gjera te vogla.Te tjerat ne ditet ne vashdim.
pershendetje
Tironci Lugano,
Une vij me tren pa proleme deri ne Lucern. Faleminderit shume per idene e bukur. Pershendetje.
Pershendetje Plako.
Edhe une nuk jam shume i forte ne ekonomi, por do te perpiqem te pergjigjem me aq sa di.
Norma e interesit eshte mjeti me i forte ne doren e bankes qendrore per te mbajtur nivelin e inflacionit ne nivel te pranueshem.
Pra ne nje vend me inflacion te larte eshte e nevojshme qe edhe interesat te jene te larta per ta ulur inflacionin.
Si behet lidhja mes inflacionit dhe normes se interesit?
Inflacioni eshte zhvleresimi i monedhes vendase, kur kjo eshte ne sasi te larta ne qarkullim, dmth eshte e disponueshme me cmim te ulet. Cmimi ne kete rast eshte norma e interesit.
Pra, nese norma e interesit do te ishte e larte, atehere ata qe kane para do te preferonin qe ta fusnin ne banke dhe te perfitonin nga te ardhurat qe do te kishin ne vend qe ta investonin. Nga ana tjeter te huajt do te preferonin qe te kthenin monedhen e tyre ne monedhen e atij vendi me norma te larta interesi per ti futur ne banka te po atij vendi dhe te perfitonin nga kjo.
Pra sasia e parase ne qarkullim do te zvogelohej gje qe do te çonte ne rarifikimin e parase dhe rritjen e metejshme te vleres se saj. Pra eshte si nje rreth i mbyllur, pa dalje dhe qe frenon ekonomine sepse nuk investohet por kursehet.
Ketu futet ne loje banka qendrore, e cila kur shikon qe paraja shtrenjtohet shume, vendos qe te ule normat e interesit ne menyre qe mbajtja e parave ne banke te mos jete me me perfitim, dhe investimi te behet menyra me e mire e te ardhurave.
Domethene i gjithe proçesi fillon te levize ne krahun e kundert. Njerezit i nxjerrin parate nga bankat dhe i investojne, te huajt i terheqin parate nga bankat dhe i kthejne nje nje monedhe tjeter me fitimprurese, gje e cila ben qe parate ne qarkullim te shtohen dhe te rritet inflacioni, derisa banka qendrore te vendos te nderhyje perseri per te bere veprimin e kundert.
Keshtu ne rastin e Zvicres, me qellimin per te rritur investimet dhe me kete rast edhe GDP, “oder brutto sozial produkt”, banka qendrore i ka ulur interesat dhe njerezve nuk u intereson ti mbajne parate ne banke por ti investojne, ose te marrin hua per te investuar sepse kostoja e marrjes hua eshte e ulet ose me e perballueshme se me pare.
Dite te mbare dhe urime per shtepine apo per punimet qe po ben ne shtepi.
Endri
endri3
Shume shume shume shume faleminderit per informacjonin. Persa i perket shtepise po bejme vetem nje garaxh te ri dhe ca rregullime ne kopeshte. Pershendeteje.