Vrasje nga ACR ose Albanian Criminal Republic

18 Tetor 2011, 22:04Blog TEMA

Nga Klodi Leka

Si gjithcka e poshter qe institucionalizohet ne kete vend te mjere, kesaj here dhe vete vdekja eshte institucionalizuar ne Bulqize mëngjesin e djeshem ne nje vrasje qe rezultoi me 1 te vdekur, 8 te plagosur, 4 rende dhe disa te humbur.

Kjo ngjarje ne asnje menyre dhe ne asnje rrethane nuk mund te quhet tragjedi, por vrasje me paramendim, sepse tragjedite krijohen nga faktore te ndryshem, ndersa kjo vrasje ishte e paralajmeruar, ishte nje vdekje e paralajmeruar nga te gjithe, nga minatoret qe u vetevarrosen 1400 metra nen toke, nga protestat e njepasnjeshme ne Tirane, nga protestat e perditshme ne Bulqize, nga te zgjedhurit opozitare ne parlamentin e shnderruar ne plenium interesash te ngushta, nga emisionet investigative dhe nga e shkuara e mbushur me kufoma.

Shkurt, kjo ngjarje e kobte ishte kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar.

Tashme Bulqiza ka mare format e nje province te kolonizuar nga kolonizatoret e rinj nderkombetare te ekonomise dhe aseteve tona shteterore, tashme bulqizaket jane shnderruar ne skllever modern, jo shume te ndryshem nga zezaket e plantacioneve ne Ameriken e Veriut dhe Boten e Re, pra skllaveria e dimensioneve te ndryshme ka marre forma te reja ne kohe te ndryshme.

Se bulqizaket e skllaveruar nuk kane nevoje per xhandare, te cilet do ushtrojne dhune me ane te kamxhikeve te lagur, ngase u mohohet kafshata qe i mban gjalle, nuk kane nevoje per shtylla turpi ku do rrihen per vdekjen sepse i lene te shohin vogelushet tek vdesin urie, nuk kane nevoje per zingjire sepse jane mberthyer nga vargonj gjaku dhe morti dhe ne ndryshim me zezaket e plantacioneve te kallamsheqerit, bulqizaket nuk sillen me anije sklleverish nga Afrika e larget, por u eshte mohuar atdheu.

Eshte e trishte te te mohohet atdheu, te te mohohen institucionet e saj, per te cilat paguan dhe i mban gjalle me qindarkat e fundme te mbetura dhe skuta e mbijeteses tende te shnderrohet ne geto, ku ethet e kromit dyndin sharlatane nga te kater anet e botes me miratimin e sharlatanit tend qe e quan kryeminister, te te shtypin sistematikisht nen ethet e urise, te te vdesin sistematikisht nga egoja e neveritshme e tyre per perfitime dhe te gjithe te heshtin karshi padrejtesise dhe akteve kriminale te ushtruar ndaj teje.

Po sharlatanet e ACR-se?

Ah, ata ngushellojne me lirizma dhimbjeje.

A nuk eshte revoltuese qe krimineli dhe vrasesi i vellezerve te tu te te ngushelloje diten per diell, pa e vrare aspak ndergjegjia dhe duke u hequr si shenjtor?!

Kta jane vrasesit seriale, kriminelet me te regjur, sepse ne kohen kur bulqizaket dilnin ne protesta te njepasnjeshme dhe futeshin ne greva urie per kushte me te mira pune dhe siguri ne procesin e punes, burokratet i kundershtonin, nuk uleshin per te komunikuar me ta, leshonin trakte mediatike kercenimesh dhe akuza te urryera karshi sindikalisteve.

Kur minatoret, sot te vdekur, dilnin ne protesta me kerkesen qesharake per nje ambulance ose doktor, ACR-ja hidhte balte mbi ta, ndersa sot me paturpesine me te madhe kerkon te kujdeset per gjendjen shendetesore te te plagosurve.

Po ashtu, akoma pa u gjendur te humburit, keta sharlatane nxjerrin konkluzione dhe perfundime, sipas te cilave fajin e kane minatoret qe shkaktuan masakren.

Dhe per tu mbyllur gojen familjeve te te mjereve rendin si kriminele me strajca nder duar te blejne heshtjen me monedha gjaku siç blene heshtjen e pushtetareve tane, me synimin per te mos u rrezuar perandoria e tyre e vdekjes, qe ngrihet mbi shfrytezim, skamje, gjak dhe mort.

Nderkohe, nga ana tjeter shteti i pushtetit ngre ne stratosfere moshen e pensionit per minatoret, thua se bulqizaket jane te pavdekshem, se vetem ne kete menyre u sigurohen skllever skllavopronareve. Se vetem ne kete menyre skllaveria trashegohet, kur vogelushet mbledhin ate cka njerrin eterit e tyre, mbledhin mbeturinat e lena nga te nginjurit, siç mblidhnin ne mesjete sherbetoret mbeturinat e mbetura nga darkat e bollshme te tiraneve.

Per bulqizaket ka ardhur koha e nje kryengritjeje masive si menyre te vetme per tu dhene fund vrasjeve ndaj tyre, qe vogelushet te mos jene sklleverit e se nesermes, ka ardhur koha ti jepet fund shtypjes dhe nenshtrimit, ka ardhur koha qe ACR-asit te zbythen njehere e pergjithmone nga trojet e trasheguara me gjak, sepse vetem duke mbytur tiranine e se sotmes sigurohet perspektiva e se nesermes.

Dhe nese ata mendojne se ne te tjeret, shtetasit a bashkekombasit e tyre do ngrejne zerin, e kane gabim, nese mendojne se shteti do marre nisma ndeshkimesh, atehere jane te marre, sepse vetem te bashkuar mund te nenshtrojne ate diktature provinciale, se ne nuk shohim tej hundes sone dhe se shteti eshte vrasesi ne bashkepunim i bijve te mjere te Bulqizes.

Po shteti?

Shteti kerkon te justifikohet me cdo kusht per te fshehur gjurmet e lena ne skenen e krimit.

Per shtetin nuk ka rendesi sesa shtetas pa shtet vdesin, por sesi mund te largoje pergjegjesine dhe fajin nga vetja.

Kjo eshte ajo mendesia kriminale e vrasësit, i cili veteshpallet i pafajshem dhe kur ka mijera prova per ta denuar me vdekje, ndersa ne ne bashke me bulqizaket kemi mijera arsye per ta denuar ate ne menyrat me shembullore te mundshme.

Dhe ministri haracpagues i METE-s se Metes doli ne nje deklarate per shtyp, jo per tu solidarizuar me te vdekurit e te plagosurit, jo per te paralajmeruar nje seri nismash ndeshkuese ndaj ACR-se, por per tu shfajesuar.

Ky eshte ministri i Ekonomise se koncensioneve, qe shet ne ankande gjithe pasurine tone te perbashket, gjithe pasurine publike dhe asetet shteterore, jep lejen per skllaverimin e cdo shtetasi ne cdo skute te Shqiperise ne saj te interesave te ngushta te nje grupi sekseresh dhe klientesh qeveritare, ne saj te perfitimeve te ngushta te pushtetit.

Ky eshte ministri qe s’ka te beje fare me ekonomine sa ka te beje me koncensionet, firmat dhe vulat qe ai leshon pa kriter lart e poshte, ky eshte ministri i gjithkashitjes kriminale te institucionalizuar ne ministri.

Tashme te gjithe burokratet e nginjur rendin te shfajesohen me shkresurina nder duar, duke i shnderruar minatoret ne fajtoret e vetme.

Po ashtu dhe zevendesministri i Ekonomise u mban ison puthadoresve te tij, niset si presidenti i Shteteve te Bashkuara me helikopter per ne Bulqize dhe nxjerr konkluzione shfajesuese kur te gjithe e dine se ata jane fajtoret e vetem.

Me e trishta eshte se te gjithe mekataret e kane kthyer ne tradite te krijojne fronte emergjencash me nje mori institucionesh te padegjuara, me nje game specialistesh qe nuk njerrin asgje ne drite, me nje game prokuroresh qe mbyllin ceshtjen akoma pa u hapur,dhe nje sere sharlatanesh qe me shume shqetesohen per lukun e tyre para kamerave sesa per tragjedine e ndodhur.

Po ashtu dhe Presidenti lan duart me çoka keshilltaresh kur mund te flase publikisht dhe lirshem per masakren sic flet kur i cenohet karriera politike sepse eshte perfaqesuesi i unitetit kombetar dhe sot ne nje dite te tille, te gjithe duhet te jemi te bashkuar, kunder shtetitvrases.

Po kryebashkiaku i Bulqizes, ai ndermjetesuesi i famshem, me siguri duhet ta ngreje zerin kundrejt vrasjes se qytetareve te tij dhe nese nuk ndjen dhembshuri per ta te pakten te ngreje per elektoratin qe sa vjen dhe i ngushtohet a per varrezat qe mbushen e nuk me me vend per te vdekurit e tjere qe do sjelle ACRja.

Por jo, ai eshte ne rregull sepse merr taksa te bollshme nga ACR-asit, aq sa per t’i dhene shtetit dhe per te mbushur xhepat e tij.

Ndersa Task Forca kerkon te nise verifikimin per ngjarjen,kur ishte po ajo nenshkruesja e urdherit qe minatoret te mereshin zvarre nga greva e urise, dhe nje nga fajtoret me kryesore sepse nese kushtet e atyre qe u moren zvarre plotesoheshin, ndoshta ky kob nuk do kishte ndodhur.

Perfundimisht, me nje shtet te tille kemi mare fund sepse te gjithe ne jemi te shitur ose te dhene me koncension, te gjithe ne grabitemi dhe shfrytezohemi, ndoshta jo nga ACR-ja, por nga te huajt e CEZ-it dhe te gjithe atyre nderkombetareve qe kane monopol mbi produktet tona baze dhe drejtpersedrejti mbi mbijetesen tone.

ACR-ja nuk eshte gje tjeter vecse Albanian Criminal Republic, ndersa ne, sklleverit e tyre..

 

 

 

8 komente në “Vrasje nga ACR ose Albanian Criminal Republic”

  1. tourkofagos says:

    nuk e di nese foto eshte e marre nga miniera,por duke pare kete gjendje mjerane,nuk e kuptoj se ,perse keta mjerane shkojne e punojne ne keto miniera/varreza,,,,!!!!

    1. xha veli says:

      Eh mor turk i mire .Ti pale ku kullot me kale te bardhe.Edhe Mari Antuaneta nuk e kuptonte dot kur populli kish ngritur krye pasi nuk kish buke te hante.Perse nuk hane biskota pyeste mbreteresha por kerkonin lufte.Per buke ,thjesht vetem per buke e ndoshta thate,per vete e sidomos per femijet shkojne mor bir.A kupton or turk i mire qe allahu te falte

  2. Kalorsi i zi says:

    eshte per te ardhur keq file, por keta ”mjerane” jane votuesit e pd, kjo ka qene dhe arsyeja qe PS nuk mund te hynte dot ne keto konflikte. Por shpresojme qe njerezit te zgjohen nga endrat e Saliut dhe Metes per nje te ardheme me te mire. shpresojme. Vuajtja nuk ka emer tjeter vece se padrejtesi.

    1. loni says:

      une nuk e kuptoj cfare njerezish jane keto…te votosh pd eshte sot krim, jo gabim, eshte KRIM dhe pd e sali krimineli ja kane shperblyer fare mire sic e meritojneduje i lene ne gjendje varferie sketerre dhe duke i varrosur tye gjalle….ne vend qe te ngrihen e ti shlulin dhembet atij skuthit genc rulit e te varin nga kembet sali kriminelin keto shkojne dhe votojne pd partine kriminele qe po mban gjalle monstra si berisha, basha, topallja, e nje stan me zuzare e ndyresira…e pabesueshme une besoj se votat e ketyre njeraneve jane vjedhur si kudo ne Shqiperi.

  3. jugori says:

    nuk mund ta imagjinoni se sa varferi ka andej nga fshatrat e veriut,ata rrojne ne nje bote tjeter qe vetem me afganistanin mund te krahasohen,por fatkeqsisht quhen shqiptar dhe votojne masivisht per pd,fshati me i humbur i jugut eshte nje parjse para tyre,enveri i regulloi njecik por ky po i rikthen ne origjine,sado qe te vdesin zor se mund te ndrojne mendim sepse nga varferia e madhe nuk u furnizohet truri me oxigjen dhe rrjedhimisht nuk u punon.pra sic e thote dhe ky miku ne shkrim qe iu eshte mohuar atdheu pra nuk llogariten ne njerez por thjesh jane numra te konsumueshem

    1. loni says:

      Ku kane tru ato mor jogor i dashur, atje te mbyt varferia dhe injoranca, shkaqe shume te renda prej te cilave gjithe qeveria duhet rrezuar, duhet rrezuar krimineli i ndyre sali berisha qe rri si gjeli ne maje te plehut e plehrave, duhet zhdukur te ashtuquajturit intelektuale qe derdellisin e nuk hapin syte te shohin ku eshte katandisur ky vend…ne nje nga vendt me te mjrea e me te paorganizuar me bote…ne nje vend ku njerezit nuk kane buke te hane, arsye e plote per te denuar sali berishen dhe banditet e qeverise…cfare ben prokurori zeza, cvfare don me , cfare krimi tjeter duhet te beje sali berisska dhe banditi meta. cfare krimersh te tjera duhet te bejne te paaftet kriminele qe kane mbushur qeverine me idiote te botes…kur do te dalin keto ndyresira para drejtesise.

  4. Albann says:

    Po shteti!!!!.Shteti ka ikur ne drejtim te paditur.Policia ,prokuroret e gjykatesit i kane shkuar pas po ne drejtim te paditur.Populli ka ngelur pa zot se nuk ka kush i mer frenat ne dore. Opozita thote ti mare njehere populli frenat ,pastaj te na i dorezoje ne….
    Po nderkombetaret…Ata eksperimentojne se si mund te fuksionoje nje shtet pa koke….

  5. Peqinsi says:

    Ore me qe neve ne Peqin kemi Gomere shume themi qe Gomarin e nxjer i zoti nga balta,prandaj o takon Minatoreve te Bulqizes te ngrihen e te vazhdojne grevat deri sa kjo Qeveri te dorehiqet e jo na shkon kryeministri pa pike turpi e ngushellon familjaret por e tallet me ta duke u thene se do falet per viktimen,eshte ky kryeminister qe e ka katandisur kete vend ne kete gjendje.Minatoret e Bulqizes te kujtojne grevat qe bene minatoret e Valiasit ku qeveria e atehershme dha doreheqjen ehde pse ata i kishin kushtet e punes 100here me te mira se te ketyre te Bulqizes tani ne vitin 2011.Le te jete hera e fundit per Minatoret qe dolen ne frontet e punes,ketej e tutje pa u siguruar plotesisht kushtet e punes dhe jeta e tyre te mos fillojne pune,ose perndryshe te ulin koken e te mos bejne ze,por te futen ne galeri e te japin jeten per skllavopronaret e tyre Sali Berisha me Kompani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje