Me rastin e 15 tetorit, ditëlindjes së sekretarit të parë të KQ të PDSH, udhëheqësit të lavdishëm, ish-dhjetoristit komunist e spiun SALI BERISHA, gazeta “RD”, ka botuar edhe një fjalëkryq të posaçëm, përgjigjet e të cilit, “vertikalisht” ishin të gjitha me emrin “SALI”. Ndërsa përgjigjet “horizonatlisht”, ishin të gjitha me emrat e atyre që qëndrojnë horizontalisht, pra që shtrihen e zvarriten nën këmbët e SALIUT.
VERTIKALISHT
1. Ish-disident në diktaturë, 25 vjet komunist dhe anti-komunist i tërbuar. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
2. Atdhetar i shquar, që po lufton për mbrojtjen dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
3. Familjarisht, armik i betuar i korrupsionit me grua, vajzë, djalë, dhëndër e kunat. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
4. Dhëndër serb por anti-serb i betuar, sot kryeministër. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
5. Ka krijuar dhe po zbaton model ekonomik, me të cilin ka lënë 10 vende më poshtë SHBA për fuqi ekonomike dhe mirëqenie parajsë për popullin. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
6. U hedh lule e çokollata nga dritarja e zyrës, gjithë shqiptarëve kur protestojnë kundër varfërisë dhe korrupsionit qeveritar. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
7. Ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve, si presidenti i parë krye hajdut i kursimeve të popullit nën logon “SUDJA”. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
8. Politikan dhe njeri ekzemplar në botë, që për kolltuk pushteti vret edhe nënën, babanë e fëmijët e tij pa iu dridhur dora. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
9. Në marsin e vitit 2008, u vërtetua se i biri i ishte përfshirë në trafik municionesh në Gërdec. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
10. Kryeministër i një vendi me 30% të zonave pa shkolla, me 23% të nxënësve që kanë braktisur shkollën dhe me 29% të fëmijëve analfabetë, por që i jep përvojë Anglisë për arsimin modern. Emri i fillon me germën “S” dhe përfundon i me germën “I”.
11. Kryeqeveritar ish-mjek, ka krijuar një model shëndetësie modern e rekord botëror, edhe pse në 4 milionë banorë ka 2.7 milionë të pa siguruar dhe 90% që japin rryshfete. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
12. Që prej ditës kur është aktivizuar si spiun sigurimi e deri sot, ushqen një “dashuri të madhe” për viktimat e diktaturës komuniste shqiptare. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
13. Eshtë kryeqeveritar, vajza e të cilit, duke përdorur tapi false e policinë e shtetit, ka zhvatur me dhunë, prona në gjithë vijën bregdetare shqiptare. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
14. Kryeqeveritar rekord botëror në Europë, që ka thyer edhe rekordin e peshkaqenit në not. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
15. Politikan që urren dhe demaskon egërsisht spiunët e sigurimit të shtetit dhe nuk i pranon ata në qeverisje e në parlament e parti. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
16. Udhëheqës politik shqiptar, që prej 13 vitesh nuk pushon së qari për vrasjen “mikut” dhe patriotit të tij Azem Hajdarit. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
17. Njeri i drejtë, prej 16 vjetësh, po bën përpjekje maksimale, për të zbardhur zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
18. Ka shënuar rekord botëror 20 vjeçar, si politikan dhe kryeqeveritar intrigant e super mashtrues. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
19. Një nga figurat ndritura shqiptare të këtij 100 vjeçari, që futi Shqipërinë në BE. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
20. Tre ditë më parë, shkoi në Vendin e Shenjtë Bektashi në Krujë “Sari Salltik”, për të falur mëkatet. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
21. Prej kontributeve të mëdha e të shquara në shërbim të vendit dhe popullit, ka rrjedhur nga trutë dhe ka filluar të marrë malet. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “I”.
HORIZONTALISHT
1. Konkurrente e Qiljetës për nga bukuria, spikere që transmeton si papagall lajmet e pushtetit në parlament, ka dy mbiemra. Emri i fillon me germën “J” dhe i përfundon me gërmat “A”.
2. Gjithë jetën duke shërbyer, atdhetar i madh dhe luftëtar për kthimin e pronave të shqiptarëve, paguhet me honorare nga PD dhe LULI për deklarata pozitive. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germat “RI”.
3. Eshtë deputet i etiketuar nga ambasada e SHBA si “Zagar” i Sali Berishës, Emri i fillon me germën “A” dhe i përfundon me gërmat “ÇI”.
4. Ministër-deputet në qeverinë e Saliut, i njohur me nofkën “druri i arrës” dhe “kromi”, për miliona pranon t’I fusin edhe hellin e skuqur. Emri i fillon me germën “G” dhe i përfundon me germën “C”.
5. Ministre-deputete, 50% të kohës së punës merret me kozmetikë, 49% me koncensionet e hidrocentraleve dhe 1% me problem e integrimit. Njihet me nofkën e mafies “Ndragheta”, zbaton çdo urdhër të SALIUT, Emri i fillon me germën “M” dhe i përfundon me germën “A”.
6. Ministër-deputet, njihet me nofkat “GËRDECI” dhe “PLEHRAT”, ortak biznesesh me djalin e kryeministrit, vret shqiptarë dhe buzëqesh. Emri i fillon me germën “F” dhe i përfundon me germën “U”.
7. Me syze, “non stop” me puro në gojë, i kreh flokët lartë, si një nga ish-anëtarët e byrosë politike të diktaturës, shpërndanë tenderat e rrugëve, qëndron “gati-tu” përballë kryeministrit dhe familjes së tij. Emri i fillon me germën “S” dhe i përfundon me germën “L”.
8. Ministër-deputet, paguhet për të mbrojtur drejtësinë, sa gjysma e gjatësisë së ministër-deputet “Zagarit”, emrin e kryeministrit SALI e shqipto: “Thali”. Emri i fillon me germën “E” dhe i përfundon me germën “I”.
9. Ish-kryeministër shqiptar, klient i kazinove të botës, në çdo 3 muaj vjen për vizitë zyrtare 3 ditore në Shqipëri për të bërë deklarata kundër opozitës. Përpara se të largohet nga Shqipëria merr një thes me miliona tek zyra e kryeministrit, bënë kryqin përpara portës së presidencës dhe ia hipën avionit. Emri i fillon me germën “F” dhe i përfundon me germën “O”.
10. Pas vdekjes së kujdestarit të tij holandez, u fut në KOP-in e kryeministrit dhe u bë ministër e deputet. Vjedh, vret, mashtron dhe qesh. Një ish-gjyqtar i dënuar me burg si hajdut e i graduar si kryetar KQZ dhe një gjyqtare plakë e keqe, e garduan kryetar bashkie. Emri i fillon me germën “L” dhe i përfundon me germën “M”.
11. Ministër dhe deputet me musteqe si Hitleri, me supet plagë nga mbajtja e bustit të sih-diktatorit Hoxha kur ishte pedagog dhe mbronte diktaturën, thotë se ka kryer 24 universitete për sigurinë kombëtare, për politikën, për NATO, për filozofinë dhe CIA. Zbaton çdo urdhër të familjes në pushtet. Emri i fillon me germën “B” dhe i përfundon me germën “R”.
12. Deputet “trim” që paguhet hapur majtas dhe shërben fshehurazi djathtas. Njihet me nofkën “Kafkë-thyesi”, tashmë i lodhur nga postet dhe privilegjet ministrore, po lufton të bëhet “shef” në PS, duke u konsultuar çdo pas mesnate me kryeministrin aktual dhe duke zbatuar direktivat “on-line” të ish-kryeministrit. Ka gati në formë “gazete xhepi” një parti të re, por nuk do ta shpall, mbasi lakmon këtë parti ku nuk shkon as në mbledhje. Emri i fillon me germën “K” dhe i përfundon me germën “T”.
13. Ka themeluar firmat piramidale, e ka çuar buxhetin dhe ekonominë e Shqipërinë sa buxheti dhe ditët e punës në ish-kooperativën e Librazhdit, ku punonte shef finance. Shërben si “lavazhier” i miliardave që fut e nxjerr familja kryeministrore nga Shqipëria. Emri i fillon me germën “R” dhe i përfundon me germën “N”.
14. Ish-zv/kryeministër, ka një parti të krijuar me militant të fshatit të tij, njihet me nofkat “Blloku”, “Floriri”, “Gurorja” e “Skrapi”. Rekord për të vjedhur pasuri e llogari bankare kur është në pushtet. Emri i fillon me germën “I” dhe i përfundon me germën “R”.
15. Zv/kryeministër dhe ministër me nofkën “Pordha”. Kur del përpara punonjësve hiqet si diplomat i shquar, kur e kërkojnë të huajt, bënë sikur vonohet në tualet. Emri i fillon me germën “E” dhe i përfundon me germën “D”.
16. Me mjekër, me lesh të gjatë, me pak kurriz të dale, lahet vetëm në fillim të çdo stine. Aq shumë sa e urrente kryeministrin aktual, aq shumë e do tani. Graduar si kryemagaziner i lajmeve në magazinën “ATSH”. Prej 2 muajsh nuk po dëgjohen “mjaullimat” e tij kundër opozitës. Emri i fillon me germën “A” dhe i përfundon me germën “R”.
17. Me flokët të rënë komplet nëpër studio televizive, në shërbimet “besnike” ndaj kryeministrave e pushteteve. Heq edhe brekët kur i ofrohen miliona. Altoparlant që “këndon” me butonin tek kryeministri aktual. Emri i fillon me germën “B” dhe i përfundon me germën “I”.
te lumte z. Lula te tilla shkrime duhen ne keto kohe kur kazani po zien, uroj te pervelohen te gjithe te lartpermendurit e ndyre.
bravo z lula na ke dhene nje fjal kryq fanatstik….edhe pse nuk te lodhte shum…. i ke rene ne te i njejti njeri, qe qendron vertikal,,,,, dhe te gjithe te tjeret shtrire per toke(horizontal)
eshte fjalekryqi me i mire, nuk e di nese saleqeni do te arrije ta beje dote apo jo, ndryshe e ndihmon josi
HALLALL TA BOFT ZOTI: JA VLEN TA LEXOSH
Po ajo 17 horizontalisht mos eshte gje : By..q..ri se spo me vjen ide tjeter se nuk mund ti diferencosh ata te pd-se prandaja?
PO NA KENAQE,…..O KLODIAN…SHKRIMET TE SAKTA E SHUME ME HUMOR.AFTESI QE SE KA FORT KUSH…BRAVO E FORTE…DHE ADMIRIME…
me vjen keq perse harxhoni kohe e materiale qe hrxhoni per keta plehra keta e kane mare peng shqiperine e shqiptaret dhe nuk duan tja dine me fjale kryqi eshte plumb per plehrat por me kot duhet revolucion te pastrohet atdheu yne i dashur respekt per shkrimin