Disa konsiderata mbi gjyqin "Meta- Prifti"

18 Tetor 2011, 11:20Blog TEMA

Nga Astrit Isufi

 

Opinioni publik shqiptar po ndjek me vemendje te madhe ceshtjen qe ka te beje me aferen korruptive te publikuar tashme boterisht nga ish ministri Prifti gjate nje takimi te zhvilluar me ish zv. Kryeministrin Meta.Problemi qe i shqeteson me shume shqiptaret eshte ajo se si do te procedoje gjykata. Do te jete nje gjyq i ndershem dhe i drejte duke dhene drejtesi apo do te jete nje farse e rradhes ku gjykata do te zbatoje urdherat e politikes duke zhgenjyer publikun. Deri tani me vendimin e ndermjetem per te ekzaminuar me perpara videon e paraqitur si prove materiale nga zoti Prifti nga nje grup ekspertesh te zgjedhur jo ne menyre profesionale nga trupa gjykuese le pak hapesira per optimizem per nje proces te ndershem dhe te drejte.Dihet boterisht nga te gjitha praktikat gjyqesore qe cdo proces fillon me hapjen e argumenteve nga ana e prokurorevedhe mbrojtjes, dhe pasi prokurori pushon eshte rradha e mbrojtjes te paraqesi argumentat e veta. Cdo pale ne hapjen e argumentave sjell deshmitaret e vet per te provuar vertetesine e argumentave te tyre.Gjithashtu ne kete faze behet dhe paraqitja e provave materiale qe seicila pale disponon.Meqenese zoti Prifti ka paraqitur para gjykates si prove materiale nje video te filmuar me ze dhe figure eshte detyre e gjykates qe te degjoje per autincitetin e kesaj prove te rendesishme materiale. Gjykata ka menduar te perzgjedhe eksperte per te identifikuar autincitetin e videos, gje e cila eshte nje proces normal dhe ne kompetence te saj.Per te dhene nje opinion te shendoshe duhet se pari qe te lexohen kriteret qe duhet te plotesoje nje ekspert dhe te krahasohen me kriteret qe ka ndjekur gjykata per ekspertet qe ajo ka thirrur per kete ceshtje.Parimet baze qe duhen per te kualifikuar nje ekspert per te dhene opinionin e tij jane pershkruar me se miri ne literaturen e drejtesise kriminale. Libri i Evidences (ceshtjet dhe materialet) me autore John R. Waltz, Roger C. Park dhe Richard D. Friedman i botimit 2009 ne faqen 750 pershkruan kriteret qe duhet te plotesoje nje ekspert ne rolin e deshmitarit dhe te cilat jane :

1. Njohuri speciale , eksperience ose trainim per ate qe ai eshte thirrur te deshmoje.

2.Deshmitari ne rolin e ekspertit duhet doemos te jete i kualifikuar ne fushen e caktuar.

3.Ai duhet te zoteroje nje shkalle qartesie rreth opinionit te tij.

4.Eksperti mund te shprehe opinionin e tij bazuar ne faktet e vezhguara personalisht dhe qe nuk eshte ne konflikt me ceshtjen qe gjykohet.

Duke patur parasysh qe gjykata te pakten nga njoftimet zyrtare ka caktuar tre eksperte qe ne menyre te dukshme nuk jane specialiste ne fushen e caktuar , pasi asnjeri prej tyre nuk ka demonstruar ne asnje rast se eshte marre me identifikime te tilla , behet pale ne paragjykimin e kesaj ceshtjeje.Ilustri me i mire per paaftesine e eksperteve jane kohet e fundit kerkesat e tyre per paisje speciale dhe programe shtese te avancuara per te zbardhur autincitetin e videos.Biles sipas shtypit dikush nga grupi i punes ka paraqitur dhe kerkese per doreheqje duke e vene keshtu gjykaten ne veshtiresi per te proceduar me tej.Gjykata ne fakt duhet qe ne fillim te percaktonte drejt na baze te kritereve te lartpermendura ekspertet e saj dhe pastaj te vazhdonte me proceduren e rregullt gjyqesore.Thelbi i ceshtjes ne fjale eshte vertetesia e videos dhe ekspertet qe do te provojne autincitetin e saj do te deshmojne ne gjyq si eksperte ne rolin e deshmitarit dhe objekt i ligjit ne rast se ata shtremberojne te verteten. Dihet nga literatura e drejtesise qe tre jane faktoret nen te cilen cdo deshmitar eshte parashikuar te deshmoje ne gjyq dhe te cilat jane:

1.Betimi ne sallen e gjyqit ne baze te ligjit.

2.Ne prezencen personale ne sallen e gjyqit .

3. Subjekt i pyetjeve te paleve pjesemarrese ne proces.

Eshte e drejta e paleve qe ne seancen gjyqesore tu drejtojne pyetje eksperteve dhe te sqarojne te gjitha detajet per te cilat ata jane te interesuar.Vetem nepermjet nje procesi transparent , te paanshem dhe te drejte mund te jepet nje imazh i funksionimit korrekt te drejtesise.

Shkelja e procedures ligjore ne fillimin e procesit  si dhe caktimi i tre eksperteve jo te kualifikuar per te dhene opinionet e tyre ne lidhje me videon , per mendimin tim kompromentojne procesin i cili duhet te jete i ndershem dhe i drejte. Ne kete rast pa dashur te paragjykoj vendimin qe mund te merret nga ana e gjykates , por duke vleresuar hapat e gabuara qe ka ndermarre kjo gjykate le shteg per te tilla interpretime.

Drejtesia ne Shqiperi duhet te japi mesazhe ne opinion qe ligji eshte i barabarte per te gjithe dhe se kush e shkel ate duhet te pergjigjet penalisht. E kunderta e penalizon drejtesine dhe forcon mendimin e e gjere te publikut se drejtesia ne Shqiperi eshte e korruptuar dhe e paafte.Ligjin duhet ta beje drejtesia dhe jo krimi. Krimit i duhet dhene nje mesazh i forte se kush shkel ligjin do te perballet me te.

 

2 komente në “Disa konsiderata mbi gjyqin “Meta- Prifti””

  1. Ceshtja ne fjale nuk ka nevoje per experte. Kjo zvarritj nga ana e gjykates eshte e qellimshme. Lirka mjafton te mesoje emrin e gjykatesit, apo ekspertit dhe di ti japi drejtim ku me para, ku me presione sic beri me 8Maj per zgjedhjet. Te ishte ndonje tjeter pa pushtet, e pa para ,ceshtja ishte zgjidhur shume shpejt.

  2. toke nasari says:

    edhe kjo si puna e AZEM HAJDARIT do mbyllet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje