Jam merguar nga Shqiperia duke menduar per me shume.
As e para,as e fundit ne kete e kjo do te vazhdoje pambarimisht nga ne derisa sa vendi yne te filloje te na ushqeje endrra te bukura.
Para se te shkelja ne emigracion mendova te harroj vuajtejet,por jo nuk ndodh
keshtu.Vuajtjet,perbuzja,malli,te shoqerojne ngado por me teper ne aspektin e kombesise se sa ne ate personal.
A thua kjo bote na ka inat?
A thua se ne nuk I perkasim ketij njerezimi?Kush duhet te pergjigjet per kete,cili mban pergjegjesine e ketij ofendimi figurativ,qe u behet te gjithe shqiptareve?
Me c’fare argumenta krenarie duhet te flas? E c’tu tregoj per vendin tim…A’ka ngelur pak dinjitet me c’po flitet,me c’po ndodh,me c’po shohim.U tregoj vendin tim te bukur ne google,po kush e drejton kete mrekulli c’duhet te them.?Se si jetojne atdhetaret e mi,se si rriten femijet c’fare tu pasqyroj?
Cfare ndodh me ne durojme shume apo jemi kthyer ne objekte indiferente qe nuk mund te ndryshojme asgje?
Apo nuk flet dot se askush s’degjon…Eh c’tju them me,vetem do te qeshin me masken fallso,apo do tu duket si legjende.Qe ne vijme nga nje vend me tradita dhe me emrin e mire te se kaluar,bota e di kete. Problemi qendron tek aktualiteti. Po se si po jetojme e c’fare po durojme ne, ata asnjehere se cojne ndermend.Le te vrasim mendjen e kthjellet duke filluar nga une dhe ti, se si mund te ndryshojme,si te heqim perden e erresires famekeqe,si tu afrohemi jeteses se tyre,si te rrisim femijet me edukimin,dhe mireqenien qe ata meritojne,dhe zotet te mos na denojne.Realiteti ky eshte dhe pse s’na vjen mire te na thone nga cila bote vjen, te gjejme kete force e kurajo ne te vetmen udhe ideale.E c’fare duhet te bejme??????? (pyetja jone e perfolur gjate)?
-Bashkimi ne menyre vullnetare,ku te gjithe te kene mendime te barabarta dhe ne kete rast askush nuk eshte ne disfavor.Ku te gjithe te perfaqesohen nga vullneti, ku ky organizim apo qellim te con ne nje trup shpirteror te pergjithshem.Kjo eshte nje e drejte e c’do qytetari I cili I bashkohet ketij qellimi.
Duhet patur kujdes sesi veprohet dhe mbikqyret,si komandohet dhe ecet drejt ketij qellimi,sepse,shteti perdor dhe dhunen!Popullit asnjehere nuk I eshte degjuar fjala,qytetari po merr nofken e bishtit te karvanit politik.Fati I qytetareve eshte ne meshire te zotit,ku I pafajshmi denohet me vdekje,ku mjerimi I ka kaluar caqet,punetori eshte I pasiguruar,ku qenia femer perbuzet ,ku rinia gdhihet e ngryset rrugeve,ku studenti nuk ka nje vend pune,ku te vjetrit nuk pleqerohen si duhet,ku emigrantet vazhdojne te jene sahan-lepires,apo lene eshtrat e veta duke punuar ne pune te renda.
Dhe sa duhet te presim,e sa duhet te na vrase ndergjegja e permallimit,ku jemi shndruar si qenie,ku ndjenja eshte kthyer ne mjegull.
A thua jemi te pazote? C’duhet ti themi europianeve???
-Te vijne te psonisin e te na gatuajne gjellen e shtepise ?
Ku eshte tradita mik-pritese qe ne krenohemi,ku eshte shtepia e shume dijetareve tane,ku eshte ideali,forca shpirterore e patrioteve tane….vetem ne SHQIPERI !
Pse te cuditen shtetet e tjera qe ne Europen plake eshte nje vend I vogel I bukur qe quhet ALBANIA…???
Pra tek e fundit perse ne VIJME NGA BOTA E VENDEVE TE TRETA (OSE VENDEVE TE FUNDIT) !!
Shkrim disi i turbullt. Merret vesh qe shkruesi ka nje mllef dhe vuan, por nuk kuptohet nese vuan si individ i perbuzur dhe neperkembur ne Perendim, apo si nje shqiptar qe deshiron qe vendi i tij te ece perpara?! Si do qe te jete do ta keshillonja shkruesin qe te mos vuaja nga kompleksi i inferioritetit para vendasve per shkak te perejardhjes se tij. Por duhet te perpiqet si individ tu tregoje atyre, me pune dhe fakte, se eshte si ata dhe ndofta edhe me i mire se ata. Me i drejte, me i ndershem, me i kulturuar etj etj. E para duhet te kete guximin ta pohoje me ballin lart se eshte shqiptar. Duhet te kuptojme se qarqe te ndryshme ne Perendim per nje arsye ose nje tjeter, perpiqen te na tregojne me gisht per te na bere, sipas planit te tyre, qe te na vije turp nga vetja. Nuk duhet te biem ne kete gracke. Kam vene re qe shqiptaret “si duhet” e kane per turp ta deklarojne prejardhjen e tyre, krejt ndryshe nga banditet, hajdutet dhe shfrytezuesit e prostitucionit, qe duket sikur mbahen per cuba kur krekosen, duke u thene vendasve: “Ej, jam shqiptar une”?! Kjo tendence duhet permbysur. Jemi si gjithe te tjeret, me te mira dhe te keqia si ata. Nuk duhet te na vije turp nga vetja apo nga origjina jone. Kurrsesi.
Si urdhero shoku komisar .Keni bere nje analiz tamame si komisaret e Enverit.Me sa shohe une ju dhe jo autori duhet te largoni frigen dhe te shprehni ralitetin.Ne emigrantet çdo dite e shprehim me pune e vepra qe jemi qytetar te denje e te barabarte e ata te shteteve ku jetojme e punojme.Por eshte politika e shtetit tone qe jo vetem nuke na mbrone po na prezanton para opinjonit si kriminel, mafioz, hajdut, kondrabandist e prostituta .AS mbeshtetjen me te vogel nuke kemi nga shteti jone. Dhe nuke ka faj autori qe eshte i mbushur me mdhef per kete palo qeveri ket palo diplomaci se si ai jemi te mbushir tegjithe ne.Ju mesa shohe une kerkoni qe tegjith shqiptaret te thone RROFTE PARTIA DEMOKRATIKE ME NE KRYE SEKRETARIN E PARTIS SE PUNES SE SHQIPERIS SHOKUN SALI BERISHA.LAVDI L.S.I-se.Pore te jeni i bindur se kjo nuke ka per te ndolle kurre.
Ndonje pergjigje a ke Flutura, se pyetje me te folur me vete bejme te gjithe, s`kemi nevoje t`i botojme neper gazeta.
PERGJIGJE ‘ARROGANCES’ TENDE. GAZETAT PRANDAJ JANE BERE QE NJERZIT TE SHPREHIN MENDIMET E TYRE…KUR TE ‘ACAROJNE PERSE I LEXON??
Eshte nje koment i sakte e shume domethenes.Njerezit ne perendim as nuk e dine se ku bie Shqipria,prandaj gjithsecili me sakrificat per te jetuar duke vene ne jete diet dhe vullnetin e tij per tju pershtatur ambientit ku punon e jeton shume shpejt do te ingranohet per te mos u ndjere i turperuar.Pyll pa derra nuk ka,pra njeres te ligj kane te gjithe popujt por per keta vepron ligji si per kedo ne boten e qyteteruar.Ne qofte se ne emigracin nuk je i zoti vetes pa tjeter qe do percmohesh dhe do ta ndjesh veten nje brumbull parazit ne kete bote ku gjithcka leviz e zhvillohet ne menyre te vrullshme,Me guxim e vendosmeri pershtatju kushteve ku ndodhesh dhe do shikosh se zgjuarsia,inteligjenca dhe deshira per nje jete me temire jane cilesi te shkelqyera te popullit tone.Suksese ne jete e familje pa Shqiperine dine pushtetaret tane si ta coptojne e shpartallojne per interesat e tyre.
Miqesisht moderatorit:-Te pakten ju mund ta kishit ndrequr kete “KUJT BOTE” ! Shqip duhet thene : CILES BOTE .Ne rregull qe sot ne shkolla mjafton te flitet shqip-zhargon rruge e s’behet me fjale per morfologji sintakse e drejtshkrim.Por te pakten ne gazeta forume e televizione keto kerkesa duhen konsideruar MINIMUMI nga duhet te nisemi.
Realitet dhe shqetsim i sinqert.
Katastrofa eshte shpallur shume vjet me pare, kur PPSH-ja deklaroi se e vrau shqiptarin dhe krijoi njeriun monster te re.
C’fare shikoni jane pasojat.
Ne se Tirana zyrtare nuk meret nga shqiptaret asnje dite te bardhe nuk kemi per te pare.
JETA NE EMIGRIM ESHTE E VESHTIRE, SA DO QE TI TE LUFTOSH DHE NESE TI JA ARRIN QELLIMIT TE KESH HEDHUR THEMELET ATY KU KETON POR PERSERI BRENDA NE SHPIRT KE NJE BOSHLLEK QE NUK TA MBUSH ASGJE. MALLI PER ATDHENE. UNE PERSONALISHT, DO KISHA SHUME DESHIRE TE KTHEHESHA PO KU TE KTHEHESH!? NE NJE SHTET, SHTET I THENCIN, KU SUNDON LIGJI I XHUNGLES, SE MU KUJTUA DHE SHPREHJA QE ESHTE FIKS PER KETA ‘KOKE QENTE’TANE ‘KA LIGJ PO KA DHE MALIQ’.
Une mendoj se autori flet per gjendjen qe ka kaluar dhe po kalon populli shqipetar.Nuk flitet vetem mbi emigrantet dhe qe vertet shteti ska bere asgje. sa jane vrare ne greqi apo shtet tjeter..e cfare masash ka marre qeveria?,por flitet dhe mbi gjendjen ekonomike,per papunesine,per femije e studenta per te moshuar, apo per histori te hidhur…qe tu tregojme pas-ardhesve…mesa lexoj autori nuk shkruan mbi personin e tij..por mbi ate te cilen bota akoma nuk po e njeh kush eshte shqiperia…apo dhe cfare duhet te behet qe te rregullohet gjendja?? e pershendes dhe i uroj shkrime te tjera.
ke te drejte zonja Flutra ne ne dhe te huaj ndihemi si jetim kemi nje shtet qe nuk na tutelon edhe pse mund te them me krenari JAM SHQIPTARE por i kemi dale vete zote vetes ne te gjitha veshtiresite qe emirimi te sjell.ky shkrim te ben te mendosh vertet se ku po shkon ky vendi jone.Kur do ti marrin ndonjere politikanet tane pergjegjesite e tyre,e te degjojne zerin e te gjithe shqiptareve si ne ne emigrim.Te uroj shkrime te tjera po kaq te bukura……
Shqiptaret ne Perendim vetem nje numer i voogel ,ndoshta 2 % e tregojne identitetin e tyre.Jane 98 % te tjere qe kete e fshehin ne çdo menyre.Te bindur qe me mohimin e Identitetit kombetar te tyre ata do te depertojne me pak telashe ne jete kane fiksuar keto sjellje edhe ke familja dhe femijet.Tash shtrohet pyetja,a eshte kjo e mire dhe produktive?
Kjo padyshim per momentin eshte e mire por ne periudha te gjata hakmerret keq…Une “jetoj” ne perendim qe 22 vite.Per shkak se qe nga dita e pare, ,jo vetem u deklarova por edhe fillova luften mbrojtese kunder te gjithe atyre qe mua dhe kombin tim shqiptar ,ne çdo hap na urrenin ,sabotonin, nençmonin, komplotonin, fyenin publikisht neper media ,institucione,tubime etj…arrijta te behem i burgosuri i pare Politik ne Zvicer.Te gjithe te tjeret ,qe vehten e quajne shqiptare,qe ketu erdhen dhe jetojne ende,u struken dhe maskuan para poshterimit qe na behej dhe na behet…Kur une pas 20 vitesh dhune dhe cenzure shteterore e fetare ia dola te dal neper shtypin Zviceran duke protestuar,jo veq vendasit te udhehequr nga Kishat por edhe shqipfolesit m`u hodhen ne qafe duke me kercenuar dite e nate…se ua mora “fytyren” qe po protestoj kunder Zvicres.Ketu ne Zvicer jetojne mbi 250 mije shqipfoles.Sa shqiptare ka ne mesin e tyre nuk eshte nevoje ti kesh pese pale duar qe ti numrosh.Gishtat e duarve te mjaftojne…
Tash,vjen gjykimi i yne per qashtjen e pergjithshme ne tavoline:
Me e mire ishte heshtja dhe kamuflimi i te tjereve apo qendrimi i im i pa epur dhe i drejte kunder çdo diskriminimi te Kombit tim?
Njerezit sot shiqojne kafshaten e jo vlerat kombetare ,njerezore,atedhetare…Perendimi (zvicra) ka arrijtur t`i beje shqiptaret kafshe pune ,skllever te pa prejardhje dhe identitet.Nen masken e Integrimit te pamjaftueshem, per ti pranuar si KOMB,si njerez te barabarte ata kerkojne qe shqiptaret te heqin dore nga çdo gje shqiptare,ne radhe te pare nga Gjuha shqipe (edhe ne shtepi) muzika,kercimi,prejardhja,feja,shoqerimi me shqiptaret,martesat mesvedi,Kuzhina,mbajtja e kafsheve shtepiake (qej,mace,derra deti,etj..) ne shtepi…etj etj…Kush ka diçka ne koke, perveq farave te kungullit,e kupton mire se çka kerkohet.Pos kesaj,vleresimin e integrimit tend e ben komshiu analfabet qe ka 92 vjet…e jo ndonje Profesor ,jurist apo filozof…Kur s`je i “integruar” ,s`te jep kush pune ,s`te jep banese,s`ke dokumente qendrimi as udhetimi…per punen qe ben ne te zeze s`te paguajne parate e fituara,te besh denoncim ne Polici s`guxon se te likuidojne.Po e bere asgje s`fiton sepse si shqiptar je teresisht i pambrojtur ,pa personel perfaqesie shteterore ,Kombetare, juridike,humanitare as fetare … qe do te te mbronin…(se ata vet, po u perzien do goditen me keq se ti ne Zvicer)…Po kundershtove ne diten e pare dikend qe ta ben te padrejte,ik dhe mos rri me aty ne at shtet…!Qe nga dita e pare dhe gjer sot shkon e zeza duke u percjellur nga njeri ke tjetri kunder meje…sepse une kerkoj te drejtat e mia e nuk pranoj lemoshe,nuk kerkoj falje,nuk lepiej ne Prapanice askend,nuk dorezohem asnjhehere kunder kujtdoqofte nga shteti,Kisha,populli,Masmediumet e tyre kriminalistike… qe me kercenojne dhe me torturojne pa asnje te drejte por vetem pse jam shqiptar!Ky qendrim i imi,qe eshte i vetmi ne Zvicer,Evrope dhe bote per sot,eshte befasia me e keqe qe ka ndodhe per Zvicren por edhe per shqipfolesit…prapanicelepires…Marre ne Peshoje,kam bere mire apo keq,shumica e Shqiptareve ,jo vetem ne Zvicer por aneekend botes me ofendojne,kercenojne,nençmojne mallkojne…pse nuk kam leshuar per asnje qime floku kur ishte dhe eshte qashtja e pastertise se Kombit tim SHQIPTAR dhe vetvehtes si pjesetar i ketij Kombi te urryer nga vet shqiptaret shumice.Nder shqiptaret,LUFTA eshte e brendeshme gjithnje: Lufton Goja-Stomaku me TRURIN-BALLIN-KRENARINE-KOMBETARE-SIGURINE POLITIKE- qe jane PASURIA e perhershme e njeriut…Un vuaj per buke goje ne Zvicer por flas lirisht…te tjeret kane luks dhe te pamatshem por s`guxojne te hapin gojen per asgje…se te gjitha i kane nga menyrat e mjegullta te fitimit…
Cilit POPULL i takoj? ishte Pyetja apo?
Une(m.a) i takoj POPULLIT te varfer por te pastert shqiptar.Te tjeret ne shumice absolute, nuk i akuzoj …por deklaroj qe s`jane me mua…
Nese pergjjigjja ime ka me shum konotacion personal,kjo behet sepse pa u nisur nga vetvehtja ,tjetrin s`ke te drejte ta gjykosh…Un kam degjuar shum here te me thone: s`dua te jam shqiptar…hiqmu qafe…?
Pra jemi ne nje Udhekryq sot qe eshte me i veshtiri ne boten e shqiptareve…Nuk po na marrin me pushke…por me lemoshe dhe perkedhelje…e shqiptari vetem kur e gjuan dikush me pushke egersohet