A ka dinjitet gegnishtja për me qenë e folme publike?

21 Tetor 2011, 16:57Blog TEMA
A ka dinjitet gegnishtja për me qenë e folme publike?

Nga Ardian Ndreca

Mendoj se komunikimi publik në Shqipni vuen prej shkaqesh tjera dhe jo prej përdorimit të gegnishtes, qoftë shkodranishtja e Kryetares së Parlamentit, qoftë standardi i shartuem me diftongje dhe mbaresa tropojane i Kryeministrit, apo infleksionet e skraparllinjve e vlonjatëve, që janë mjaft të pranishme në diskursin publik.

Komunikimit publik te ne i mungon etika qytetare dhe kultura, prandaj së pari duhet shikue përmbajtja e mandej forma e tij. Do të ishte me interes me analizue ligjërimin publik në këto 20 vjet, tue veçue sofizmat, dhunën verbale, pakuptimësinë, ligjërimin bombastik apo retorikën kallpe të oratorëve që kanë shkelë në Parlamentin tonë.

Së pari do të duhej nënvizue demagogjia dhe rrena publike, përpjekjet e vazhdueshme me ua mbushë mendjen shqiptarëve se vendi ynë po ndryshon për mirë falë punës e përkushtimit të kësaj klase politike. Do të duhej ma parë me zhveshë lakuriq mjeshtrat e mëdhaj të rrenës publike e mandej me shqyrtue formën e diskursit të tyne publik.

Në nji farë mënyrë ketë gja e ban secili prej nesh, tue mbetë i neveritun prej shndërrimit që ka pësue foltorja e Parlamentit, tue u kthye në nji vend ku shpalosen anmiqsitë që kanë të bajnë me interesa klanesh dhe jo me problemet e njerzve.

Në ketë klimë, ku korrupsioni dhe krimi janë atmosfera dhe elementi kryesor, çështjet e formës bahen gati dytësore.

Ka vite që shkruej për mangësitë e standardit, dhe s’jam i vetmi. Vetë ndryshimet shoqnore po tregojnë se gegnishtja (jo shkodranishtja), e cila flitet prej Elbasanit e deri në Preshevë, po merr gjithnji e ma shumë hapsinë në komunikimin publik.

Atë që nuk arrijnë me e ba gjuhëtarët tanë, po e ban vetë koha, dhe ketë gja s’mund ta ndalin as analistat dhe as politikanët. Me i kundërvu këtij problemi, që kërkon zgjidhje dhe pasqyron dinamikat e gjuhës, nji status quo të përjetshme që u dashka ruejt me çdo kusht, asht mendjelehtësi. Gegnishtja po shtyn caqet e vendosuna para pak dekadash, tue i krijue vend nji mase të madhe shqipfolësash në hapsinën publike dhe tue detyrue gjuhëtarët, gazetarët e madje edhe politikanët tanë me mendue.

Kur folësja e Parlamentit flet shkodranisht (pra, nji nëndialekt të gegnishtes), duhet me u analizue nëse përçon ndonji ide të mirëfillte, ashtu siç duhen shqyrtue diskurset e atyne që përçapin standardin për me shprehë banalitete dhe marrina. Në qoftë se ajo din edhe me e shkrue gegnishten letrare atëherë do të mendonim se asht disi e kultivueme. Por unë s’e kam ndie asnjiherë në këto vite tue përkrah nji iniciativë në favor të gegnishtes, tue mbështet ribotimin e teksteve klasike gegnisht, apo thjesht, nuk di që së pakut t’i ketë shkrue nji letër përgëzimi Etënve françeskanë që kanë botue dhe ribotue në vitet e fundit disa duzina me tituj të klasikëve të gegnishtes! Në qoftë se lavrimi ma i naltë që ajo i ban gegnishtes qëndron në do fraza banale të artikulueme për me nxjerr prej sallës së Parlamentit nji përqafsues të popullit, kushdo qoftë ai, atëherë gjuha e saj ka shumë pak të përbashkëta me traditën letrare gege.

Për çka mund të jetë krenar njeriu kur as nuk e shkruen gegnishten dhe as nuk e mbështet konkretisht atë? Me e folë e flasin edhe katundarët, malsorët e qytetarët e zakonshëm, por as janë krenar dhe as ndihen ligsht!

Si mund t’i dalin zot gegnishtes disa intelektualë apo shkrimtarë që nuk e shkruejnë atë? Ndryshimi i vetëm mes dikujt që flet shkodranisht dhe dikujt tjetër që flet në dialektin e Skraparit, Mallakastrës apo Maqellarës, asht se ky i fundit nuk mund t’i apelohet nji letërsie të kultivueme që të jetë lavrue në at’ të folme. Por ata që kanë krijue letërsi të vërtetë në dialektin shkodran apo edhe ma gjanë, kanë vdekë me kohë. Sot ne duhet të gjenim ndonji arsye me u krenue me të tashmen. Por, jo, nuk kena asnji arsye me u krenue me të tashmen, pse janë ulë malet e janë çue sukat.

Sa për standardin, sigurisht që ai asht zyrtar, por nuk asht absolut. Në asnji gazetë, libër, ligjërim publik e madje edhe fjalim zyrtar nuk do të gjeni të shkruem e të folun nji standard që të përputhet 100% me atë që doli prej Kongresit të famshëm që unjisoi ortografinë shqipe.

Nji standard i pasaktë asht gjithnji jo standard, ashtu si edhe nji shkodranishte e vorfën në formë dhe pa ide mbetet e mjerë.

Forcat qendërikëse që veprojnë sot në shoqninë shqiptare, tue nisë tek ato ma negativet me karakter moral, si: korrupsioni, krimi, demagogjia, dhuna, vorfnia, injoranca, pengojnë krijimin e nji shteti dhe të nji shoqnie me vlera perëndimore. Gjuha, si superstrukturë, i ndien këto mangësi themelore dhe i pasqyron ato.

Aq sa asht instrumental të skandalizuemit me folësen e Parlamentit, po aq asht snobizëm të krenuemit me diçka që s’e zotnojmë dhe s’e njohim!

Pse nuk ka sot asnji kujdes për shqipen dhe për shqipfolësin, pse strukturat që do të duhej të merreshin me gjuhën dhe me çeshtjen e standardit flejnë, pse arsimin kombtar e kap lëngata?

Këto pyetje duhet t’i bajnë vetes politikanët tanë dhe mos ta përdorin çështjen e gjuhës për interesat meskine të momentit, pse ata së bashku me interesat e tyne kanë me kalue, ndërsa gjuha shqipe, gegnishtja dhe toskënishtja, të përqafueme në nji standard tjetër, të arritun me frymë mirëfilli shkencore, ka me jetue në amshim./ Mapo

52 komente në “A ka dinjitet gegnishtja për me qenë e folme publike?”

  1. Tiku says:

    Ne pergjithesi dakord me shkrimin tuaj, por gjuha zyrtare eshte gjuhe zyrtare dhe ne kontekstin institucional duhet medoemos te perdorim nje Standard gjuhen zyrtare, jo vlonjatshe, shkodrance tiranse a ku ta di une. Ne po perpiqemi te unifikojme gjuhen shqipe zyrtare dhe me Republiken e Kosoves dhe ate te Maqedonise. Eshte e kote te ngrihen Polemika per gjuhen ZYRTARE dhe gjuhen LETRARE Shqipe. Cdo shtet a komb ka gjuhen zyrtare dhe c’do krahine e atij vendi ka dialektin e vet, duke filluar ngaa italia, franca, spanja etj….

    1. EDIRUCI says:

      DHE CDO STANDART EVOLON, NDRYSHON, PERMIRSOHET. NUK KA STANDART TE PERJETSHEM.

      1. iliri says:

        kur perfaqeson nje post shteteror duhet te flasesh gjuhen letrare.

    2. Vllazeni says:

      Nuk më pëlqen fare shkrimi këtij Migjen kelmendit të Shqipërisë, që nuk mundet dot të mësojë shqipen standarde dhe na nxjerr kumbulla të thata e të tharta këtu.
      Nuk e di a i lexon ky Nreca këto reagime, por ma do mendja se kur e mëson një gjuhë të huaj, nuk shkon e gërrmon se në ç’dialekt duhet ta mësojë.
      Mësoje një herë ashtu siç është o Nrec, pastaj dil e shit dialekte se mos t’i blen njeri në pazar.
      Unë nuk e vë në dyshim se ashtu si flet ti të pëlqen, por gjuha standarde, ajo zyrtare, nuk është as e Bamir Topit, as e imja, as e jotja. Ajo është pasuria jonë kombëtare, ashtu si edhe dialekti yt apo i imi. Standardin gjuhësor ne duhet ta imponojmë, e jo të sjellim kanunin e Lekës mbi Kushtetutën apo Kodin penal. Këtë krahasim do t’i bëja unë.
      Kur shkruante Fishta, nuk kishte gjuhë zyrtare Shqipëria. Sado bukur të tingëllojë ty shqipja e Fishtës (që për mua vetëm shqip nuk është), mbaje për vete ti apo Jozefina.
      Hajt, shnet, or taj!

    3. loni says:

      Shkruaj mor vella shqip, sepse te shkruash gjuhen letrare ne fillim te prezanton sikur ke edukate dhe ke mbaruar ndonje shkolle apo ke pak ngritje nga niveli pleh e bajge qe sundon ne vendin e plehrave dhe pisllekut shqiperi….as nuk e mar mundimin t’a lexoj kete shkrim ku autori nik di te shkruaj me gjuhe zyrtare apo letrare shqipe.

  2. Argita_B says:

    Mund te behen analiza me kilometra apo me vite, Shqiperia ka nje gjuhe zyrtare dhe kjo gjuhe duhet te respektohet nga te gjithe, pasi kjo eshte gjuha shqipe.
    Kjo gjuhe, ka dialektet e saj, dhe çdo zone ka dialektin e saj, pra nuk ka dialekte te bukura apo te shemtuara, pasi asnje nuk ka monopilin e gustos se mire, çdo kush ka guston e tij.
    Ne shtepine apo shoqerine e tij çdo shqiptar perdor dialektin qe deshiron, nese ai perfaqeson nje institucion shqiptar, ashte nenpunes i ketij shteti, ai duhet te respektoj gjuhen zyrtare shqipe, ate gjuhe qe ka mesuar ne shkollen e Republikes se Shqiperise.
    Ai qe respekton kete, respekton vendin e tij, respekton veten, tregon intelekt dhe qyteterim, ai qe kerkon ti imponopje te tjereve dialektin e tij, nxit konkurencen apo perçarjen krahinore.

  3. tak fak says:

    E mrekullueshme. Pasi te jene kalbur ne burg keta hajnat, duhet me e ngrit edhe njehere kongresin…

  4. Kkoli says:

    Shkrim me argumenta positive ..
    Bravo..

  5. Galbaq says:

    Jush bashtora nuku keshte bithe njam tanja , andaj llafosni çish u do menderja , mos menoni se duallte ne krie te dani kete popull ? beneni po ua bajti bitha , dojte jush te llafosim me dialekte ? aferim u klofte , gluha ime ishte me e buqura qe ishte gluhe perendie , gluha e bilbilit Naim , e De Rades etj .Zoteri gjuha letrare nuk eshte e toskeve apo E.Hoxhes kujdes se po i hypni kalit mbrapsh , vellai im po beni perçarje kombetare , mos kujtoni se po merrni revanshin brenda gjakut tuaj , boll halle ka populli shqiptar , kur nuk e bejme dot te qeshi te mos e bejme te qaje . Respekt vellazeror nga nje mergimtar ne dhe te huaj .

    1. EDIRUCI says:

      JU QE KENI IDHULL ENVERIN, KUJTONI SE STANDARTI I HOXHES DO JETE PERJETE. NUK I PENGONI 75 % TE SHQIPTARVE TE FLASIN GEGNISHT.

      1. gjuhetari says:

        gjuha zyrtare nuk eshte standarti i enverit o gerdalle dhe nuk eshte as toskerisht. I jeni sulur toskerishtes a thua se ajo jua ka fajin. Po na cani trapin perdite me shkrime tendencioze si ky i ketij ndrece leshit qe vetem percjarje mbjellin. Vetem nje dallkauk si ky ndreca mund te guxoje te thote se toskerishtja na u perfaqesoka nga maqellara, vetem nje dallkauk si ky mund te thote se letersia e Naimit te madh nuk qenka levruar ne toskerisht, se toskerishtja nuk na qenka levruar ne letersi.
        Ndersa ti dallkauku tjeter me urrejtje patologjike ndaj gjuhes zyrtare merre ate 75 % dhe fute ne prapanice. Nese ste pelqejne rregullat drejtshkrimore dhe gjuha standarte ik e flite gjuhen e fishtes me dhite ne mal. fol edhe kala dode-she dhe kala dibrançe po deshe

  6. Pisha Flamur ! says:

    Nuk jam limguistë, por vetë rrjedhëshmia e të shkruarit dhe futja e pjesëshme e gegënishte gjat shkrimit, e cila e ëmbëlson shkrimin, tregon se argumentet e autorit janë më afër të rrokshmes.

    1. bobi says:

      pirolla te kjofte per pseudoemnin qi ke gjet. pisha flamu asht ma i bukri nden t|tane qi gjallojne n|ket mori komentusish. sa per gegnishten u perpoqa me shkrujt n|ket dialekt. e mendoj se nuk asht aspak ma i dobt se standarti. (tek e fundit ndryshojne vetem tek disa zanore dhe prapashtesa). cka metet asht tan shqip qysh prej Tivarit deri n|Preveze.

    2. e VERTETA says:

      jozefina topalli e ben me qellim qe flet ne dialek,ku eshte qellimi i saj,qe te krijoi sa me shume anarshi dhe amulli ne kete vend per te mbuluar hajduterin qe ka zaptuar shqiperin ku ben pjes edhe vet jozefina.gjuha leterare eshte nji.jozefina i ka ven qellim vejtes duke u udhehequr nga parimi i saj djallezor peca dhe sudo,turpi do ta djek kete shpure politike qe nkue po le gje pa ber per te percare dhe suduar.fundi ipolitikes shipetare qofte si sadamit dhe i kadafit.

  7. K.Larti says:

    MOS JU FRY ZJAREVE.
    Ky Z.Ndreca indirekt thote qe:Duhet te rikethehemi si ne kohen kur shqiptaret ishin pagane,pa asnje lloj besimi dhe me tej te vendosim se bashku ne shqiptaret c’besim duam, c’lloj gjuhe duam,c’lloj politike duam,c’lloj kengesh duam,etj,etj.
    ore zotenia Ndreca,historia ke nje kahje dhe vetem nje,ajo ecen para dhe asnje sekonde prapa.Gjithe ngjarjet e popullit tone edhe ne gjuhe eshte e pa mundur qe ti kethesh nga e para dhe te fillosh te drejtosh ti qe shqiptaret te flasin si do ti.Kjo eshte UTOPI.
    Ndoshta ti Ndreca e di veten dhe idete e tua absolute,haron qe je relatif o me keq se kaq.Mbi gjithecka qe duam te arijme mendoj se eshte UNITETI i shqiptareve i cili jo vetem na mungon por edhe na percan.Per hir te ketij ligji qe duhet ta kemi Nr1, seicili shqiptar duhet te sakrifikoje,toleroje,te pranoje divesrsitetet qe kemi per te jetuar ne paqe,harmoni,begati.Po te veme re gerveret ne shqipot kemi shume, s’eshte vetem gjuha gegerishte o toskerishte.Gjithe keto gervere duhet ti shuajme jo tu fryjme te ndizen ne zjarre te rinj.

    1. kthella says:

      bravo djalosh po me pelqen se ne mergimtaret po mesojme quhet baze te europes dhe jo djalekte. djalektet duhen lene atje neper krahina.

  8. Rilind says:

    C’po na cajne koken me keto shkrime keta idiote, jo gegnishte jo tosknishte. Gjuha qe duhet te mesojne te gjithe, eshte gjuha e kultivuar, as gegnisht e as toskerisht !!!

    Te ishte per dominim, Shqiperine e viteve 1945-1990 e dominuan labet, gjirokastritet e korcaret por asnjeri prej ketyre dialekteve nuk u be gjuhe zyrtare. Gjuhe zyrtare u be nje e mesme e kultivuar e bazuar me shume ne gjuhen e Naim Frasherit, bazuar ne dialektin e Permetit qe, kiji inatin e jepi hakun, eshte me i paster nga te gjithe dialektet.

    1. DJ Achmed i kil you says:

      Gjuha zyrtare shqipe si dialket flitet nga 05% e shqiptareve———-gjuha zyrtare duhet te bashkoje jo te ndaje———–prandaj duhet rishikuar –dialekti i Shqiperise se mesme eshte me i pershtatshem edhe per shqiptaret jashte kufijve.

      1. Tironci Lugano says:

        DJ
        Po mer po.Persehmbull dialekti peqinas si i Shqipnis mesme si do te dukej?Sa here boj oferta une ty te “rremben” gjumi.knoje i cik Hamiltin

        1. DJ Achmed i kil you says:

          HAHAHAHAHHAH te kam kthy pergjigje daku po jam ne transferte ket muj se di a kaloj anej a jo—–keq per euri knej———mujin tjter jam afer Como-s patjeter

          p.s ta shof 1 here se sot komentet kalojne me vonese edhe atij grekut (fagos) i kam bo 2 replika se kujtova se nuk i pistojne

      2. xoni says:

        Sa bukur ke llafos,mer lal!Ej,ja kshu tia,se jena si shun nimeni!!!A e din tina se no knej nohise tone as e rrujm e as e qethim!!Cere osht kjho pune ,mer lal,qe thu tina! U bo jepraku simite ene u cun gocat tuj la fteret!!!A e din ti,mono,ca osht fecizmi!!!Cefesht ta tregoj un tyna!!Osht nji top i modh me m…,qi ta hashper lezet!!!Merre fteren e shko firkoje me tlyn,se dum me skuq i koqe ve!!!Ah,mer trongull,ca je tuj thon???Mos u qell sonte se kena me honget yftar!!!Hyyyyyy!!!A TE PELQEU DIALEKTI I SHQIPERISE SE MESME????Te gjithe ju,qe ngrini dyshimin per GJUHEN LETRARE SHQIPE,NUK JENI VECSE ZAGARET SERBE TE SALI BERISHA!!!Pasi PERCAU POPULLIN DUHE PERDHOSUR LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTASRE SI GJOJA LUFTE CIVILE,PERDHOSI HERRONJTE,NDERSA KRIMINELET I BEROI HERONJ,NUK NJEH DITEN E CLIRIMIT TE SHQIPERISE,29 NENTORI 1944,TANI NA HEDH BOMBEN E RADHES:TE RISHIKOHET GJUHA LETRARE SE ESHTE TOSKERISHTE!!!PO SIKUR TA HIDHNIT POSHTE ALFABETIN LATIN TE SHQIPES DUKE SAJUAR NJE ALFABET TJETER TE RI DEMOKRATIK???PO SIKUR T’I PRISHIM PALLATET,HIDROCENTRALET,HEKURUDHAT,TEATROT,MALET E FUSHAT???SA MIRE DO TE ISHTE,QE TE “PUSHKATOHESHIN” TE GJITHE ISH KOMUNISTET???DUKE FILLUAR NGA SALI BERISHE SERBI!!!TE GJITHE BENI LOJEN E SERBIT E GREKUT!!!GJUHA LETRARE NUK ESHTE SI NDONJE KOSTUM,POR ESHTE NJE ARRITJE MADHORE NDER VITE,E NJEREZVE ME TE ZGJUAR TE KOHES!!!AJO NUK NDRYSHON THERMELIN,POR MBASE DUHET PERMIRESUAR!!!TE DISKUTOSH SOT,PAS 50 VJETESH, JO TOSKERISHTJA POR GEGNISHTJA,ESHTE VETEM NJE CMENDURI!!!KUR GJUHEN LETRARE SHQIPE E PRANOJNE DHE FLASIN KOSOVARET,CFARE KENI JU ZAGARET E BERISHES???QEPENI GOJEN SE JENI ANTI SHQIPTARE!!!DONI TA SULMONI SHQIPERINE NE TE GJITHA DREJTIMET,POR NUK DO T’U ECE!!!

  9. kthella says:

    Ai qe gjuhen shqipe e flet paster dhe bukur tregon se vjen nga nje familje e kulturuar, ndersa keta qe po duan te flasin ne dialekte jane njerez qe ju ka hyre vetja ne qejf dhe nuk e marrin vesh kure jane duke pire neper dasma dhe gosti dhe kure jane ne detyre ku degjohen nga gjithe populli shqiptare qe nuk arrijne ti kuptojne te gjitha dialektet qe fliten. Ju lutem flisni ate shqipe qe mesuam ne shkolla se ka qene me te vertete e paster.

  10. Arjani says:

    Nuk e kuptoj dot se si mundet qe nje popull prej 5 milion njerezish kerkon qe te krijoje dy dialekte!!Mendojne se paska qene E,Hoxha qe paska diktuar dialektin tosk si gjuhe e njehsuar letrare. Dhe nga urrejtja per te nuk e kuptojne demin e madh qe po duan ti bejne vendit.
    Djalektet jane si te thuash startet e rrugeve ku gjuha fillon e ndahet. Dhe kjo ndarje do te vazhdoje aq sa mas 50, 100 apo 200 vjet keto dy dialekte do te duken si dy gjuhe te ndryshme ku vetem linguistet do te kuptojne se ato dikur kane qene nje gjuhe. Keshtu dhe dy grupimet e shqiptareve qe do ti flasin, pak nga pak do te jene dy popuj te ndryshem. Mos harroni se sot ne bote fliten 7000 gjuhe . Por para 200, apo 300 vjetesh nuk kane qene kaq. Ato jane produkte te dialekteve qe jane zhvilluar secili ne rrugen e tij. Keshtu do ndodhe edhe me shqipen. E vetmja gje qe unifikon sot nje komb eshte gjuha jo raca. Nuk ka race gjermane, italiane, angleze e tj, por ka komb gjerman, italian, anglez e tj. qe i bashkon vetem nje gje:GJUHA!

  11. anastasi says:

    po kina dhe india sa dialekte kan

  12. emigranti athine says:

    Jam dakord,deri ne nje mase,me idene e autorit te shkrimit.Them deri ne nje mase,pasi mendoj se cdokush mund te shkruaj nje poezi apo veper letrare ne pergjithesi ne dialektin e bukur gegerisht.Besoj se do te jete me se i mirepritur nga publiku ne pergjithesi.Ashtu sic mund te krijoje ndokush ne dialektin po aq te bukur toske.Te perfaqesuar nga korcarshja,Gjirokastritshja apo vlonjatshja.Deri ketu,besoj se nuk ka asgje te keqe.Biles eshte nje gje shume e mire pasi dialektet e ndryshme te shqipes jane nje vlere e madhe.Dhe ato per mendimin tim nuk duhet te humben me asnje menyre.P.sh.Degjon dikush nje kenge polifonike labe dhe kenaqet ashtu sic kenaqet duke degjuar nje kenge me cifteli,fjala vjen te autorit Gjovalin Shani.Deri ne kete mase jam dakord.Por pervec kesaje,ne te gjithe jemi te detyruar te mesojme dhe te flasim gjuhen zyrtare shqipe.Prandaj eshte vendosur nje standart i caktuar ne menyre qe simbas tije te shkruhen,te pakten,librat e historise tone!Ne menyre qe ti lexojme te gjithe dhe ti kuptojme te gjithe.Duke lexuar me vemendje shkrimin e mesiperm hasa ne nje fraze.Dhe konkretisht;”….me atë që doli prej Kongresit të famshëm që unjisoi ortografinë shqipe.” Fjala “unjisoi” eshte nje fjale qe nuk e kam hasur as ne gegerishte dhe as ne toskerishte.Eshte nje fjale ndermjet “unifikoi” dhe “Njesoi”Te me falesh Z.Ndreca por shqip eshte “njesoi”E kupton cdo njeri.
    Une kam kenaqesi te madhe kur has ketu ne athine shqiptare nga te gjithe trevat e shqiperise.Kenaqem kur pershembull me thote nje gjirokastrit-“He mo gjike”.Ose nje elbasanas-“Ca ban ti”.Ose nje korcar-“He bre”.Nje dibran-“Xhish bon tei”Nje shkodran-“Ku je mor ta marsha”Nje mirditor-“He or tei” Etj.Por ne qofte se do te mblidheshim te gjithe ne dhe te vendosnim ti dergonim presidentit tone nje leter.Si thoni ju?Nuk do ta shkruanim ne shqipen tone zyrtare?

    Me nderime

  13. emigranti athine says:

    Per mendimin tim ky artikull nuk ka asnje vlere.Perkundrazi mund te kete edhe vlera percarese dhe antikombetare ashtu sic edhe e cilesoi nje parafolese.

  14. Gj. Fishta says:

    Ardian, shkrimi asht mjaft i goditun, kurajoz e i kthjelltë, që të kujton tanë paraardhësit tanë, si Fishta, Shantoja, Harapi etj. Më bani me i sjellë ndërmend disa nga shkrimet e maparshme tuejat që më kanë lanë vragë, si për centralin bërthamor diku andej nga Zusi, që ia lagen projektin Berishës&Iliri Bllokut&etj (sa shumë që janë ba?!)përmbytjet e disata herë në Shkodër. Tash kam ndigjue që, kur dojnë me lanë takime, thonë “Po takona në mol të Xhabiejve”. Të uroj, që të mos iu rikthehesh ma këtyne temave!

  15. Dike Mullai thote- says:

    Z.Ndreca- ‘kujdesi per shqipen e shqipfolesin…strukturat per gjuhen dhe ceshtjen e standartit te aresimit kombetar…’Jane realizuar heret neTubimin shkencor gjithekombetar,ne TIRANE,qysh ne Nentor 1972. Kongresi i drejteshkrimit te Gjuhes SHQIPE. Vec delegateve nga rrethet e Shqiperise,morren pjese edhe delegate nga shqiptaret,qe jetojne ne trojet e tyre ne Jugosllavi,Kosove,Maqedoni e Mal te Zi,dhe nga arbereshet e Italise. Punimet i ndoqen dhe nje varg albanologesh te huaj. Materialet e atij Kongresi jane botuar ne Dy vellime. Eshte fatkeqesi qe ne keto 20-25 vjet po MOHOET e SHKATERROHET gjitheshka!

  16. Arjani says:

    Emigrantit ne Athine po i sqaroj dicka qe mendoj se e ka te pa qarte. Shkodrancja, dibrancja,mirditorcja, jane nen dialekte te gegenishtes ndersa korcarcja, vlonjatcja, gjirokastritcja e tj. jane nen dialekte te toskerishtes.Pra ju ngatroni konceptin dialekt me nendialekt.
    Pikerisht keto nendialektalizma jane ato qe si degezime te shumta mundohen ta terheqin gjuhen neper degezime duke dobesuar shtratin kryesor te gjuhes se njehsuar. Kurse dialektet jane shume me te fuqishme se moria e nendialekteve. Dialektet neqoftese stimulohen krijojne nje shtrat te vecante gjuhesor, qe dalngadal nuk ka asnje lidhje me shtratin e gjuhes qe dikur kane qene te njejta.
    Prandaj kombet e qytetruara kane gjuhetaret te cilet ruajne gjuhen te paster dhe te njehsuar qe ajo te mos degjeneroje dhe bashke me te dhe identiteti kombetar.
    Po te shikoni fiset ne Afrike me nga 200-300 veta flasin dialekte te ndryshme dhe nuk kuptohen me njeri tjetri. Domosdo, gjuhet e tyre degjenerojne e degjenerojne, d.th. ndahen ne dialekte e nendialekte qe s merren vesh megjithese jetojne ne grupime te vogla dhe prane e prane.
    Mesa duket edhe idhtaret e dialekteve dhe nendialekteve ne SHqiperi kerkojne qe ta ndajne Shqiperine ne fise, ku secili fis flet dialektin apo nendialektin e tij dhe nuk merret vesh me te tjeret. Dhe mbas kesaj, emri i perbashket shqiptar nuk do kete me kuptim.
    Keta palo gjuhetare nuk e kuptojne se sot sfida ndaj kombeve te vegjel eshte desintegrimi. Dhe desintegrimi i kombeve si shqiperia nuk do te vije nga grabitja e teritoreve por nga desintegrimi kulturor, ne radhe te pare gjuhesor.
    Armiqte e Shqiperise sot duke pare qe shqiptaret jene ne nje proces integrimi kombetar po mundohen ti percajne tek pika e tyre me e forte por dhe me e dobet. Tek gjuha e njehsuar. Mos harroni se armiqte e Shqiperise punojne sot per 100 vjet me von.

  17. Jugori says:

    Titulli i shkrimit eshte:”A ka dinjitet gegnishtja per me qene e folme publike?”
    Edhe une ,me dy mastera,mbase kam dinjitet per te qene deputet apo President,por nuk jam .sepsa nuk jam zgjedhur dhe votuar si i tille.Pra,diskutohesh,votohesh , zgjidhesh dhe pastaj behesh.Edhe gegenishtja duhet te diskutohet,te votohet dhe pastaj te zgjidhet.Te kesh dinjitet nuk mjafton per tu zgjedhur,Mendimi im eshte qe gegnishtja e ka pasuruar Gj Letrare(ranishte etj) dhe mendoj qe paskajorja(me punue) duhet te pranohet si pjese e GJ Letrare Kombetare

    1. shigjeta74 says:

      Jam dakord!

    2. sorge says:

      Na hengret ju gege-folesit me kete PASKAJOREN tuaj te famshme!!!,qe nuk ka vend per t’u futur ne gjuhen letrare shqipe!!Te gjithe kete e keni sepse ky MONUMENT I MADH KULTURE(gjuha letrare) U NGRIT NE KOHEN E SOCIALIZMIT!!!Eh,sa po lodhen SERBO MEDHENJTE E GREKO MEDHENJTE per ta shkaterruar ne rrenje kombin tone!!!!!Kush oo ju ndalon te flisni e shkruani gegerisht,o dallkauke te injorances????Po te ngrihen arbereshet e Italise e te thone:-” SHQIPJA E VERTETE ESHTE AJO QE FLASIM NE,SE ESHTE E KOHES SE SKENDERBEUT”!!!Si do t’i kunderviheni ju,o te mjere???Sipas llogjikes tuaj MJERANE ANTI SHQIPTARE,i del,qe te SHKATERROJME EDHE HIDROCENTRALET SE PRODHOJNE DRITE KOMUNISTE!!!!Kete nuk e beni,se nuk keni rruge tjeter per t’u ndricuar,pra jeni MJERANE,O TE MALLKUAR!!!SHKURT:DIALEKTI SHKODRAN ESHTE I BUKUR VETEM PER ESTRADE!!!I KENI PARE DIKUR HUMORISTET SHKODRANE SE SA SUKSES KISHIN???DIKUR,SE TANI PO MERREN ME POLITIKE!!!DIKUR BENIN HUMOR,NDERSA TANI JANE BERE OBJEKT HUMORI!!!Te ishte gjalle TEFA,do bente gallate me keta PALO HUMORISTET E SOTEM!!!

  18. dele says:

    ja thelbi i artikullit: janë ulë malet e janë çue sukat.
    Do të duhej ma parë me zhveshë lakuriq mjeshtrat e mëdhaj të rrenës publike e mandej me shqyrtue formën e diskursit të tyne publik

  19. Mehmet Lenori says:

    Meti:
    Sigurisht qe gegerishtja nuk ka dinjitet per te qene e folme publike sepse nuk ka autorizim per te qene e tille, pavaresisht se edhe mua me pelqen. Qe te shkruash dhe te flasesh nje gjuhe duhet qe ajo te jete e kuptueshme dhe e pranuar nga te gjithe. Per te qene e pranuar nga te gjithe duhet te jete marre nje vendim i perbashket, çka dialekti i gegerishtes nuk e ka sepse nuk ka ndonje vendim te pranuar nga te gjithe per te qene i tille. Kete te drejte e ka vetem gjuha e njesuar shqipe, ajo qe eshte vendosur ne kongresin e drejtshkrimit te shqipes me 1972 nga mbare kombi shqiptar.Nga veriu ne jug, nga lindja ne perendim dhe ne mbare trojet shqiptare merremi vesh sipas normave te vendosura te drejtshkrimit, e shkruajme shqipen njesoj, e flasim njesoj dhe kjo na ben te ndjehemi te barabarte me njeri tjetrin, eshte pikerisht fija me e forte qe na lidh e na bashkon me njeri tjetrin. Une jam nga Durresi, i perkas “gegnishtes”, por shteti ka vendime, ligje, norma qe jane miratuar dhe ato duhet te zbatohen e te mbrohen nga te gjithe, ndryshe shkojme ne anarki.Shqipja e shkruar dhe e folur pasurohet dita-dites qofte me fjale te huaja qe hyjne ne pergjigje te kerkesave te kohes qe jetojme, qofte edhe me fjale te reja qe e kane burimin pikerisht nga dialektet apo nendialektet, ato jane te mireseardhura dhe te pranuara sepse zene vend vet, me nevojen e gjuhes per tu pasuruar, por fjala e re nuk futet dot me dhune ashtu sikurse edhe kenga e bukur qe ngjit vete, por qe te shkruash e te flasesh ndryshe gjuhen, pa nje mbarepranim kombetar, pra pa u vendosur nga nje forum i ligjshem, do te ishte nje kakofoni bastarde dhe ne rradhe te pare do te ishte negative ne ate pak gje qe na ka mbetur nga shqiptaria, pikerisht gjuha e njesuar. Ne fusha te caktuara marrin vendime njerez te fushes perkatese, doktori s’behet dot linguist, apo edhe anasjelltas. Gjuha e njesuar eshte nga vlerat me te medha qe kemi arritur si popull dhe nuk kemi pse te anatemojme njeri tjetrin e t’ia veshim kohes qe kaloi cdo gje qe nuk na pelqen.

  20. fatmiri says:

    Meqense jemi te gjuha desha te pyes: si duhet thene “te dashur qyetare apo te dashur qytetare”?

  21. dë uckë, dë uckë, dë penjtë says:

    dë uckë, dë uckë, dë penjtë = shtyllë, shtyllë, rrjetë(gol)
    ti adrian ke shume te drejte, ashtu duhen pare gjerat. hap syte c’fare thua dhe pastaj gjeje menyren per ta thene ne gegnishte, toskerishte, apo me fal se per pak harrova thuhet ne kuksianisht, shkodranisht, tropojanisht, dibranisht, matianisht, pukianisht, krutanisht, durrsakisht, tiranisht, elbasanisht, gramshisht, korcarisht, kolonjarisht, beratisht, myzeqarisht, laberisht,sarandiotisht, permetarisht, camerisht……….
    ka edhe gjuhe te tjera po deshe brakaisht, varrabomsisht, laprakisht, ndroqisht. e sheh sa e lehte eshte? shtoi nga nje -isht.
    nese ndonjerit i ka hypur zelli per ta permiresuar a pasuruar shqipen, ka pune plot per ta. rremoni ne gjuhen, te folmen, e te gjithe shqiperise, brenda e jashte kufijve, ne c’do fshat/katund e lagje e krahine.
    pastrojeni shqipen nga huazimet, pasurojeni me fjale e shprehje origjinale qe ende jane ne perdorim para se te zhduken bashke me ata pak njerez qe ende i perdorin.
    kujdes vec, me gegenishte false te sajuar aty per aty para kompjuterit nuk i ben nder as shqipes e as gegenishtes. shqipen s’ka per ta gjetur gje nga dialektet, ato vetem e pasurojne ate. demin shqipes ja bejne njerezit gjysem te shkolluar e driteshkurter qe e keqperdorin sa here flasin gjepura. shqipja eshte e gjalle prej njerezve te kalibrit te fishtes dhe nolit. me mendjen e jozit dhe tifozerise dialektore shqipja ka rrezik te perfundoje si greqishtja e nartioteve.

  22. Landi- Sverige says:

    Mjaft me basardimin e gjuhes letrare shqipe. Ardian Ndreca, Ju para se te jeni shkodrane, vlonjate, tropojane, gjirokastrit, mirditore, korcare, gjakovare, jeni shqiptare. Prandaj respektoni gjuhen shqipe qe te jene te respektuar te gjith shqiptaret. Ju nund te flisni sa te doni dialektin e krahines tuaj, por kur shkruani gjuhen shqipe jeni te detyruar te shkruani gjuhen letrare shqipe. Ashtu sic bejne ne te gjitha vendet e botes. Cdo shtet ka gjuhen letrare. Ndryshe do te behej nje burdello gjuhesh. Turp.

  23. Haxhi Qamili thote says:

    Dakord shkrimi ka argumenta pozitiv,ashtu si cdo komb qe ka gjuhen zyrtare por dhe cdo krahine ka dialektin e saje,prandaj eshte normale qe duhet te flitet gjuha zyrtare ne kontekstin instituconal,edhe ju A.Ndreca ketu e keni tepruar pak.Te rekomandoj te lexosh opinionin ketu ne forum te, Dike Mullai thote,uroje te jesh dakord.

  24. hasan prishtina says:

    Te dshur bashkatdhetaret e mi.
    mendoj se debati ska asgje te keqe e keqja qendron te fakti qe si per shume ceshtje te tjera te ngjashme me rendesi kombetare debati mbetet ne nivel gazetash e nuk perfshihen ne te institute apo institucione te specializuara. Ne lidhje me individet e perfshire ne kete tymnaje mbi gjuhen do ishte mire qe perpara se te merren me hedhje idesh ne TV per ti fryre percarjes se kombit te shikojne biografite e tyre. Pasi pavaresisht se dikush quhet Napoleon ai ska lidhje me Napoleonin e madh , pavaresisht se dikush quhet Viktor ska lidhje me Pushkinin e madh po ashtu ndonjeri qe e ka emrin migjen KA lidhje vetem me UDBne.
    Se fundmi me lejoni tu them me shpirt se nuk besoj si bashkatdhetar me ju qe nje qeverri

  25. vjosa says:

    Un them ti kthehemi gjuhes Pellazge.Na cat koken me Gegnishten.Gjuha Shqipe eshte nje dhe ju maloket po sju pelqeu gjuha standarte flisni edhe si Pellazget po te doni,po boll se keni marr per kot.Pordhi kali ne der te hanit ,e ja ngjiten nje Shkodranit(se jeni shum poterexhinj)Vertet keni nxjerr nje Skenderbe,por ne ama kemi nxjerr nje Aleksander e nje Pirro qe i njeh edhe jevgu me i humbur i Indise,ndaj mjaft me vetmburrje,se si Skenderbeu e si ky i cmenduri Sali vec dem i keni ber Shqiperis-i pari skartoi(shfarosi) rracen Shqiptare per hir te Papatit(mbi 300mij te ikur ne Napoli e mijra te vrar,te gjymtuar e shpopulluar)dhe ky trapi i dyt qe e ka ber kete vend NEVOJTORE(pyje,lumenj,male e kodra i ka shkaterruar).

  26. vladimir says:

    Te flasesh per problemin e gjuhes se shkruar te nje kombi ,duhet kohe e mbi te gjitha duhen njohuri.une mendoj se kombit I duhet nje gjuhe e folur dhe e shkruar zyrtare. Kjo per Shume arsye prej te cilave po permend Disa: – si do ta mesonin femijet gjuhen shqipe?-si do te mesonin te huajt gjuhen shqipe ?-si do shkruheshin dokumentat ?-si do ta kuptonte himariti ,kosovarin ? E tjera . Po te lexoni vellimet e arif matit per pellazget Ai thot se pellazget nuk e shkruan gjuhen e tyre prandaj humben edhe vet,prandaj dhe iliada e tjera,tani quhen greke dhe homeri duhet grek .une jetoj ne amerike ,po me sa Di ,anglishtja shkruhet njesoj si ne Washington ne lindje te vendit ashtu dhe ne siatel ne perendim qe largesia midis tyre eshte 5000 km. Qe te mos zgjatem se jame duke punuar ,duhet patjeter gjuha e shkruar zyrtare per nje vend.u faleminderit .

  27. sinan hibro says:

    Shkrim i sakte, korrekt dhe i permbajtur .Shkrimi eshte shkruar me nje gegenishte qe tingellon bukur dhe embel. Keshtu flasin edhe Megi Ajtyresa apo Ledia Shkreli , te cilat te kenaqin veshin. Perkundrazi shkodranishtja e Topallit shtoi dhe vulgaritetin e shprehjes dhe permbajtjes eshte e padurueshme . Nuk eshte vendi te diskutohet per vendin e secilit dialekt ne ate qe quhet gjuhe zyrtare …. por mjafton edhe ky fakt … te huajt qe mesojne gjuhen shqipe mesojne gjuhen zyrtare dhe jo dialektin geg apo tosk.

  28. Albann says:

    Qnka krijuar klubi per gege-zimin e Shqiperise…Saliu e drejton? Pasi shkateroi shtetin i eshte qepur gjuhes…bravo.Ne nga malet e kemi prejardhjen,po kjo s do te thote te shkojme te jetojme ne shpella…

  29. Vllazeni says:

    Komenti i parë që bëra ishte një reagim spontan, duke lexuar vetëm ato rreshtat e parë. Por, pasi iu riktheva ta lexoj, shkrimi më bëri të shkul leshtë ekokës nga budallallëqet që pasonin, deri në fund.
    Vërtetë, injorant si ky Nreca unë vetëm Migjen Kelmendin në Kosovë kam parë.
    “Pse nuk ka sot asnji kujdes për shqipen dhe për shqipfolësin, pse strukturat që do të duhej të merreshin me gjuhën dhe me çeshtjen e standardit flejnë, pse arsimin kombtar e kap lëngata?”
    Or, Nrec, pse nuk ke ti kujdes për shqipen, nuk është faji i të tjerëve. Bëj diçka, mësoje edhe ti këtë të shkretë, meqë paske mësuar edhe të botosh në internet. Pa më thuaj në ç’dialekt e ke mësuar anglishten? Apo nuk ia ke haberin fare?

    “Ka vite që shkruej për mangësitë e standardit, dhe s’jam i vetmi. Vetë ndryshimet shoqnore po tregojnë se gegnishtja (jo shkodranishtja), e cila flitet prej Elbasanit e deri në Preshevë, po merr gjithnji e ma shumë hapsinë në komunikimin publik.”
    Ajo e “shkruejtmja” jote nuk flitet në Elbasan, or taj. As në Preshevë. Atë, shiko aty në ndonjë mëhallë gabelësh në Shkodër, e jo kund tjetër në hapësirat shqiptare.
    Ku e ke mësuar ti “gegnishtja letrare”?
    Nuk ka as “gegnishte” e as “tosknishte” letrare

    “Në qoftë se ajo din edhe me e shkrue gegnishten letrare atëherë do të mendonim se asht disi e kultivueme”
    Ore, ti duhet të jeshë i dalë prej varri, me siguri, por dua të di: Sa vjet ishe atje? (“Pash krytin tand” hahahhahah)
    Nga i ke gjetur këto xhevahire, or Nrec?

    “Për çka mund të jetë krenar njeriu kur as nuk e shkruen gegnishten dhe as nuk e mbështet konkretisht atë? Me e folë e flasin edhe katundarët, malsorët e qytetarët e zakonshëm, por as janë krenar dhe as ndihen ligsht!”
    Krenar ti e cilido, do të jetë kur e flet dhe e shkruan gjuhën e njësuar (jo unjisueme)shqipe. Askush s’ka pse ndihet ligsht. Nëse dikush mendon se me të folmen e tij mund të krijojë, d.m.th. të shkruajë art dhe mund të përftohet nga publiku, unë nuk jam kundër saj. Por, nuk e ka fajin Shqipëria se Lahutën e Malcis’ nuk e kupton njeri përveç një zone të kufizuar. Dhe, kuptueshëm, për kohën kur Fishta e ka shkruar atë, nuk kishte gjuhë të njësuar si sot, por edhe Fishta nuk e kishte atë njohuri gjuhësore që vepra e tij të përcillte madhështinë përtej asaj zone. Ti kujton se pse e kupton ti apo ndokush tjetër, ajo duhet të përbëjë standardin. Je gabim. Ke probleme psikologjike, or bac! Mua mund të më teket e të shkruaj vjersha, tregime e skica në të folmen krahinore të Peqinit, Rrogozhinës e Kavajës, sepse mundësitë janë, por nuk mund t’i shpall “luftë gjuhësore” Shqipërisë unë, që të flitet edhe në Kuvend siç fliste baba im, ndjesë pastë.
    Pra, të vetmen vlerë që unë mund t’i jepja shkrimit tënd është se përmes reagimve këtu, mund të keshë mësuar diçka me rëndësi rreth vetes: “Kam nevojë të mësoj shqip, dhe njëkohësisht të kontrollohem tek ndonjë mjek të sëmundjeve mendore”
    Shpresoj të jetë i vërtetë ky paragrafi i fundit.

  30. shqiptar says:

    Mjafton vetem ky koment nga masiper per me e kuptue injorancen qe aq shume ka rranje ne Shqipni e per me u kujtue se sa humbje kohet asht me u marre me budallenj:
    “Sado bukur të tingëllojë ty shqipja e Fishtës (që për mua vetëm shqip nuk është)”

  31. nil says:

    nuk e kuptoj gjate 20 vjeteve te fundi po folet shume per gegerishten .duket se gjuha zyrtare shqipe e vendosur ne vitet 72 ne kohen e diktatorit tone edhe pse e pranuar ngate gjithe intelektualet e kohes brenda dhe jasht vendit , geget tan ika vene pak ne siklet duke u ndjier pak kok ulur, persa i perket gjuhes zyrtare shqipe te arritur me shume mundime nga gjithe klasa inteluktuale shqipare me dy dialektet kryesore geg- tosk,me te gjitha gabimet eveta ngelet gjuha me earritur qe kemi,ketu mund te themi qe gjuha shqipe mund te pasurohet akoma duke i futur akoma me fjale nga gegerishtja apo toskerishtja por ama kjo behet nga njerez qe e njohin mire gjuhe zyrtare shqipe (dhe dialektet apo nen dialektet )dhe jo nga njerez krenar dhe injorant (ndreca) Duhet te shtoje se malsorve tane jeshte dukur se ishte kjo nje nga te keqijat qe solli diktatura.Po jo ajo eshte detyre mbi te gjitha , mirupafshim

  32. arbeni nga tepelena says:

    bravo,shkrim i madh,dhe po shtoj qe cdo qytet te ket gjuhen letrare te tij,pun e madhe se nuk na kuptojne komshinjte permeter e.t.j.

    1. arbeni nga tepelena says:

      komshinjte permetar

  33. Same says:

    Jozefina(Saliu) pasi mori pjese ne Shkaterrimin e Shkoders e Shqiperise i eshte vene shkaterrimit te maredhenjeve vellazerore te shqiptareve, mbase krijon mjergull per te shpetuar. Nuk ka asnje nendialekt te gjuhes shqipe qe te zere vendin e nje gjuhe standarte kombetare dhe aq me pak nendialekti i Shkoders. ndryshe shkencetaret shqiptar do ta kishin zgjedhur. Ju fusni Enverin ne çdo gje te keqe, duke mohuar çdo gje te mire. Ju shaterruat industrine, bujqesine, kulturen etj. i late shqiptaret pa pune, i detyruat te mergojne, jetoni me parat e tyre dhe me ato qe la Enveri(kujtoni hidrocentralet),pastaj kujtdo i veni nofka se nuk u pergjigjeni dot me argumenta. PD ka shele e po shkele programin per te cilin eshte miratuar si parti. Nje parti qe nuk ka demokraci ne rradhet e saj nuk mund te lejoje demokraci ne popull. Sa vende pune jane hapur ne Shkoder ne qeverisjen demokratike? Le ta thote J. se ciles nuk i dhimset as Shkodra dhe as Shqiperia.Sa ka per te thanë ….populli po vjell gjak…

  34. g.g. says:

    Dialekti juaj eshte aq e bukur sa i krahinave te tjera zoteri. Por kombet e tjera mos ishin budallenj qe e unifikuan gjuhen? Ne shqiptaret si per cdo gje dhe ne kete pike dallkauk! Do te ishte mire te punojme e shkruajme per ate qe na sjell bashke e jo ate qe na ndan.
    Ndoshta pa dashje, por s’keni te drejte…
    Respekt.

  35. Gheg says:

    Adrian,
    Urime per kte shkrim kaq te bukur. Te lutem mos u ndiej i fyem prej “blogut” por continuo me kso shkrimesh, pikenisht mbi temen e standardit. Nuk mendoj se ia vlen me pru argumenta per komentuesit e masiperm por mendoj qi shtresa intelektuale e “south-it” e kuptojne padrejtsine e konsekuencat e atij standardi te imponuem ne (mendjet e vobekta) por u mungon vullneti i mire me u shpreh per nji ndryshim.

    Shndet e te mira,
    Gheg

  36. illyricus says:

    98. Javën e shkuar pashë një ëndërr që s’harrohet. M’u shfaq një grua e hollë, e gjatë, plot me hije fisnikërie, ndonëse e veshur me rrecka. Unë, pa vënë re varfërinë e veshjes së saj, dhe duke marrë me mend sa e bukur do të dukej sikur të ishte e veshur me mëndafshe, u ngrita me respekt dhe iu fala. – “Zonjë, i thashë, cila jeni Fisnikëria Juaj dhe pse dukeni kaq e mallëngjyer dhe e ngrysur?” – “Unë – tha – jam gjuha shqipe, dhe më sheh kështu të hidhëruar nga mundimet që heq dhe nga rreziqet që më rrethojnë”. – “Zonjë, mos rrini më e ngrysur: sa të jemi ne të gjallë, dhe sa të jenë të gjallë të tjerë si ne… dëshirojmë, Nëno, të të shohim të buzëqeshur”. (Maj 1925, Vepra 3, f. 373-374).
    _________________________
    O Ardian, ti në mujsh me bashkue mor bir, jo me përça. Në mujsh ma mirë me shkrue nji udhëzues me këshilla si me e rregullue drejtshkrimin, kishte kenë ma mirë për të tanë. Nji gja asht e vërtetë, akademia nuk ka ba kurgja deri më sot… se gjuha ndryshon, mbas 50 vjetësh as nuk shkruhet e as nuk flitet ma si në vjetin 1972. Por për mendimin tem të vobekët randësi ka substanca e jo forma. Të shkruejnë si të kenë qejf shqiptarët, por të shkruejnë diçka të bukur e me vlerë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje