Diktatura qe prodhon procedura

25 Tetor 2011, 10:29Blog TEMA

Nga Klodi Leka

 

Çdo diktature ne kater anët e botes, çdo diktaturë “demokratike”, çdo autokraci “popullore” eshte legjitime ne nje farë menyre dhe menyra sesi këta regjime legalizohen janë te ndryshme, madje dhe vetë juntat ushtarake etiketohen si demokraci dhe mundohen ta gjejnë legjitimitetin e tyre me ndryshime kushtetuese dhe deformimin e demokracisë si sistem politik dhe ekonomik.

Aristokratët dhe monarkët e te shkuares sundonin ne emer te “zotit” dhe ishin te “shenjtë” sepse kurorezoheshin nga Papa, monizmat e mëvonshme sundonin në emer te nje lufte anti-fashiste ku dhe vetë fashistët udhëhiqnin në saj të një kushtetute raciste, ndërsa sundimtari ynë udhëheq e sundon ne emer te një Pape qe quhet Ristan dhe nje Procedure të ashtuquajtur Kushtetutë.

Pra, kemi nje histori te njëjtë, kemi nje diktator qe mbahet si Hero i Demokracisë, i dalë nga “lufta” antimoniste, si gjithë diktatorët e tjerë që dalin nga hiçi në emer të një lufte dhe në emer te nje sistemi, por ndryshimi eshte se ky udheheqesi ynë zotohet si sjellësi i një sistemi “demokratik” që as vete ai dhe asnjë nga ne nuk e di ç’ka është….

Ky është rasti unik sesi disa procedura te pergatitura me vetëdije djallëzore te prodhojnë diktaturë dhe diktatura te prodhojë sa me shumë procedura që të mbajë veten në kembë.

 

Gerdeci si procedurë

Pas 150 seancave gjyqësore te njëpasnjëshme, në dispozicion të së ciles u dhane qindra dëshmi dhe fakte të pakundershtueshme nga dhjetera deshmitarë të ndryshem, nga dhjetera punonjës së fabrikes dhe nga shume burokrate të nginjur, me një mori akuzash që nisin nga trafikanti hebre Efraim Diveroli, i cili nën ethet e frikes së një vdekjeje të paralajmeruar, leshoi akuza te rënda dhe shumë të besueshme mbi te birin e kryeministrit tonë që e akuzon si faktor të eger kriminal dhe gjithë pushtetit-shtet, të cilin e etiketon si organizatë tejet të rrezikshme kriminale ose me saktë “kafshë të dala nga kontrolli”, e perfunduar ne denoncimet publike të të ndjerit Kosta Trebicka, që u masakrua si mos më keq, jo që nuk ka asnjë të arrestuar, por tashmë nuk ka më as te akuzuar.

Qindra e qindra shkresurina, qindra e qindra vula ministrore dhe dekrete kryeministrore dhe qindra e qindra skandale të dala ne dritë nga mediat investigative nuk prodhuan asgjë, përkundrazi nxoren te shfajësuar burokratët dhe sekseret e fundëm, duart e te cilëve jane ngjyer në gjak te pafajshmish.

Tashmë te akuzuarit dhe fajtorët e vetem janë deshmitarët që merren zvarre sallave te gjyqeve, vejushat dhe nënat e  gerdecareve që u masakruan nga predhat e korrupsionit galopant te pushtetit, perdhosja e kujtimi te te masakruarve nga egoja e pafryrë e pushtetit qe si ushunjez e pangopur kerkon te pije pambarimisht nga gjaku ynë.

Nuk duhet te harrojmë 26 të vdekurit, 250 te plagosurit, 3.5 kilometërshin e shkaterruar dhe 18 hektarëshin e kraterit të shperthimit, nuk duhet te harrojmë vogelushet, nuk duhet te harrojme eterit dhe bijat që vdiqen aty, nuk duhet te harrojmë fshatin e ngritur mbi djersë, mund dhe gjak.

Nuk duhet te harrojmë dhe te lëmë që procedurat të fshijnë kujtesen tonë të perbashkët, por t’i memorizojmë fort keta padrejtësi që ushtrohen sistematikisht mbi fatet tona, që neser t’i shfryjmë pa meshirë mbi diktatorucet e sotem.

 

Durres-Kukes si procedurë

232 milion euro eshte shuma e vjedhur me ane te tenderave dhe procedurave nga Basha, shuma me e madhe e grabitur ndonjehere ne historine politike te Shqiperise, dhe Basha sot renditet ne krye te zhvatesve me te medhenj te shqiptareve, duke lene pas floririn e Ahmet Zogut, marreveshjen e Esat Pashe Toptanit etj etj.

Dhe nuk kot se “Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve”, sepse e gjithe ajo udhe eshte ngritur mbi mashtrime dhe vjedhje nen lirizma patriotizmi dhe nga kush: Nga hafija qe dergoi ne tribunalin e krimeve te luftes disa nga komandantet me te lavdishem te luftes se Ushtrise Çlirimtare te Kosoves.

232 milion euro te marra nga xhepat tane te varfer, nga kafshatat qe i mohuam vetes ose na i mohoi shteti i 2B (Berisha&Basha), nga perspektiva e se sotmes dhe se nesermes, nga buxheti yne i skamur familjar, dhe e gjithe kjo akuze e deshmuar me fakte nga prokuroria, ra nul nga Gjykata e Larte e nje tjeter B-je (Becajt, Shpresa Becajt), me argumentin se ishin shtyre padrejtesisht nga prokuroret e çeshtjes afatet e hetimit dhe normat procedurale.

Madje thuhet ky vendim nuk ishte vetem nje akt kriminal i prodhuar nga Gjykata e Larte, por rezultat i nje loje te dyfishte nga prokuroret e çeshtjes dhe avokatet e nginjur te Bashes per t’ia hedhur ne menyra te ‘ligjshme’ qe vetem te ligjshme nuk jane.

Dhe ky argument eshte treguesi me i urryer sesi kriminelet ne atdheun tone te perbashket nuk kane pse te hiqen si te pafajshem përkundrazi te tregohen te fajshem ne diten per diell dhe te mos ndeshkohen nga drejtesia jone e padrejte.

Fatkeqesisht kemi arritur deri ne ate pike sa krimineli akuzon per shkelje te dhunshme te krimit te tij me ane te organit ku padrejtesia dhe e jashteligjshmja eshte institucionalizuar: Gjykata e Larte.

 

Ilir Meta si procedure

Tashme video skandali i Metes qe u shnderrua ne shkak per vrasjen e 4 shtetasve te pafajshem,ka hyre ne skuta dhe mish mashe proceduriale.

Cdo gje eshte e paster, zeri, figura, audio, video, ora, por per ta shtyre dhe per t’i dhene fund periudhes kohore qe eshte caktuar per te analizuar vertetsine e videos (Ç’absurd! Me e vertet nuk ka se ku te shkoje), here mungojne relatoret e ceshtjes, here mungojne avokate mbrojtes dhe i vetmi individ qe rropatet dyerve te gjykatave eshte Dritan Prifti.

Kjo eshte mendesia e gjykatave shqiptare, deshmitari dhe i pafajshmi merret zvarre nga njeri gjyq ne tjetrin, nderkohe fajtoret lihen kapadai nga njera karrige ne tjetren.

Ketu gjithcka funksionon mbrapsht, funksionon ne saj te nje absurdi te pashoq qe e vdes dalengadale kete toke dhe te denje per te rishkruar nje proces kafkian me nota me te erreta budallalleku.

Tashme ka nisur periudha e ekspertimit te videos, ku nje ekspertim i huaj nga profesioniste amerikane deshmoi vertetesine e videos, po ashtu dhe ekpertimi i nje ekperti te degjuar anglez Adrian Phillips, por gjithcka u hodh poshte nga Gjykata e Larte (Komanda e Larte e Mafies), me argumentin se nuk qene respektuar procedurat normale te hetimit te parashikuar nga ligji dhe gjithçka u hodh poshte edhe nga avokatet mbrojtes te Metes, te cilet nuk donin me eksperte te huaj..Pse? Sepse kane frike nga e verteta.

 

Dhe ekspertiza e fundit u eshte lene disa individeve,t e cilet pos lidhjeve te gjakut qe kane me disa pushtetare te tjere dhe koalicioniste te ngushte me Meten, nuk kane as license dhe as nuk dine te perdorin Power Point-in a PhotoShopin (thuhet se njeri nder ta eshte kamarier), e jo me te analizojne profesionalisht videon, madje ata kane dale qe tani ne deklarime se u mungojne pajisjet.

Nuk do kaloje shume dhe Meta do kerkoje mbylljen e çeshtjes per tejkalim afatesh, pra edhe nje here drejtesia shkerdhehet nga cdo halabak i mundshem, ne do vazhdojme te vidhemi nga cdo Metist a LSI-st i koalicionit te dizintegrimit dhe vjedhja tashme do legalizohet e institucionalizohet ne strukturen e ketij shteti pushtetaresh.

“Te gjithe te paster si kristali.”

 

 

 Luli Ba(shkise)sha si procedure

Pos Drejtesise, tashme dhe Demokracia si sistem politik ka degraduar ne procedure.

Nuk eshte me e nevojshem shprehja dhe ushtrimi i vullnetit te sovranit me ane te votes, nuk eshte me e nevojshme te legjitimohesh nga populli, nuk eshte i nevojshem qe procesi te permbushe standarte dhe kuota demokratike per tu etiketuar si i lire dhe i ndershem, nuk eshte me e domosdoshme as kontrata sociale e shkruar mes shtetit dhe qytetarit, nuk eshte i nevojshem as rezultati perfundimtar sepse ne Shqiperi per te dale fitimtar si i zgjedhur nga vendimmarrja masive e qytetareve te nevojiten kater mjete: Militante te eger, Komisionere gangstere, nje Ben Ristan dhe nje Kolegj frikacakesh (ose lekistesh).

Kjo eshte menyra sesi nje proces vendimmarres, sesi nje nga themelet e nje sistemi demokratik sesi vullneti qe eshte baza mbi te cilen ngrihet cdo e drejte dhe liri, degradon ne disa shkresurina burokratesh militant dhe procedurash ligjore te sajuara e here te shpikura shkel e shko.

Ky eshte sistemi yne, sistem i brumosur nga gjyqtare te korruptuar, puthadores partiake dhe kushtetute te dhunuar si lavire plake.

Pra, përfundimisht ne atdheun tone te perbashket eshte krijuar nje shteg midis se ligjshmes dhe paligjshmes, midis fajit dhe pafajit, nga ku kalojne gjithe kriminelet dhe oligarket tane dhe ky shteg nuk mund te quhet tjeter veçse: Shteti Ligjor dhe i se Drejtes se Berishes, Bashes, Benit, Becajt dhe nje morie B-sh.

Ky eshte sistemi i deformuar nga keta kriminele dhe despote me ane te procedurave dhe ligjeve qe miratohen me butonat e shtypur mekanikisht nga IndividetKarton dhe shumica ushtarake e militanteve blu.

Kjo eshte Diktatura e vjedhjes masive, e fatkeqsive te njepasnjeshme,e hajduteve dhe skandaleve qe harrohen nga kujtesa dhe memoria jone e perbashket dhe dalin me te pafajshem dhe me te “kristalte” se kurre nga zullumet e turpshme te tyre, kjo eshte diktatura e mohimit te sovranit dhe legjitimitetit te tij qe rrjedh nga ushtrimi i vullnetit me vote te lire.

Ky eshte akti me ekstrem i legjitimitetit te nje autokracie krejtesisht delegjitime, rasti sesi gjykatat si ligj dhe kushtetute kane te padrejten, sesi demokracia eshte ngritur ne themele tiranike.

 

Po zgjidhja?

Te gjithe mundohemi t’i interpretojme problemet, por askush nuk hedh mendimin sesi duhet ta ndryshojme gjendjen ekzistente.

Situata ekzistente eshte beteje, beteje midis sovranit dhe pushtetit, ku pushteti ka monopol mbi gjithe superstrukturen shoqerore dhe lufta nuk eshte gje tjeter vecse vazhdim i politikes me mjete te tjera e hera- heres, instrument i mirefillte politik.

Pushteti strukturohet mbi kete lufte, sepse si çdo pushtues tjeter vjedh xhepat e tu (taksa, rritje cmimesh, rritje e konsumit baze), me pas vjedh pronen tende (shproneson bregdetaret dhe te gjithe pronaret e tjere te cdo dynimi toke), te mohon vullnetin dhe te imponon vullnetin e tij (vjedh zgjedhje, deformon voten, te mohon vendimmarrjen) e me pas te vret (21 janari)…

Dhe para kesaj lufte ne nuk duhet te tregohemi zemergjere, sepse lufta eshte nje sipermarrje aq e rrezikshme sa gabimet nga zemergjeresia (mbytja e kultures se protestes, pasivizmi yne, injektimi i militantizmit) jane nga me te keqijat, dhe kur ky lloj pushteti nuk perkulet as para gjakderdhjes (vrasjet me 21 janar, torturimet e 113 adoleshenteve) nuk eshte e thene se intelekti dhe morali eshte i papajtueshem me perdorimin e forces, pra nuk eshte e thene te heshtim, sepse pushteti i shtetit do te na imponoje heshtjen e marrezive te tij e do te na shtyje ne limitet e inponimit te vullnetit te tij te semure, pra e vetmja menyre per ta kundërshtuar eshte ta kundershtojme ate, per te barazpeshuar forcat.

Dhe mjetet e domosdoshme i kemi: Te drejten si njeri i shtypur dhe si sovran i mohuar per t’i rezistuar pushtetit dhe per ti imponuar me cdo kusht a menyre vullnetin tone.

 

Saddam Hussein ███████████████ 100% Complete.

Osama Bin Laden ███████████████ 100% Complete.

Mu’ammar Gheddafi ███████████████ 100% Complete.

Sali Berisha █████████▒▒▒▒▒▒ Loading.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje