Kritikë për "celulën antieuropiane" Kajsiu-Zaimi

25 Tetor 2011, 21:27Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Në komentet rreth progres-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, shumica dërrmuese e autorëve u përqendrua në pyetjen nëse fajin për mosrekomandimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë e ka mazhoranca, opozita, apo “klasa politike” në përgjithësi. Vetëm dy autorë (nga sa kam lexuar), Blendi Kajsiu në gazetën Panorama (http://www.panorama.com.al/opinion/shterpesia-e-progres-raportit-te-be) dhe Arbër Zaimi në Respublica.al (http://respublica.al/permbajtje/2011/10/17/frike-nga-subjektivizmi), nuk janë marrë me këtë pyetje. Ata shtrojnë një pyetje më thelbësore – nëse ia vlen të diskutohet rreth një raporti të përgatitur nga burokratët europianë.

“Një raport i shkruar nga një dorë burokratësh europianë në Bruksel, që kanë po aq pak njohje sa ç’kanë interes për një vend të vogël, të largët dhe të bezdisshëm si Shqipëria, kthehet në një dokument pothuajse mistik, ku kërkohet dhe ofrohet zgjidhja përfundimtare e problematikës shqiptare,” shkruan Kajsiu. Ndërsa Zaimi shkruan: “Ndoshta rreziku është i madh për t’u etiketuar si pjesëtar i gjithfarësoj ‘celulash’, mirëpo disa realitete duhen thënë ashtu siç janë. Nëse jemi keq kështu siç jemi, fajin nuk e ka vetëm elita, por edhe modeli që na është imponuar, edhe tutorët e kësaj elite – që janë vetë ‘europianët'”. Ndërkohë që Zaimi mjaftohet vetëm me një kritikë të hidhur të modelit ekonomik që na kanë ofruar “europianët”, Kajsiu ofron edhe disa alternativa, sipas tij, ku duhet përqëndruar vëmendja jonë. Ai shkruan: “Teksa me dëshpërim konspektojmë progres-raportet, si dikur fjalimet e xhaxhit Enver, harrojmë të diskutojmë mbi mbrojtjen e prodhimit dhe industrisë vendase. Harrojmë të diskutojmë mbi ringritjen e industrisë së minierave ku mund të punësoheshin me mijëra punëtorë. Harrojmë të diskutojmë për punëtorët që vdesin në galeri si pasojë e privatizimit të dështuar, edhe me firma europiane…Harrojmë të diskutojmë për hapjen e vendeve të punës dhe një sërë problemesh, për të cilat kemi krijuar iluzionin dembel se integrimi në BE do të na i zgjidhë në mënyrë magjike.”

Le të thellohemi pak në këtë hulli ku na drejtojnë Kajsiu e Zaimi.

Historia moderne e zhvillimit të vendeve të ndryshme të botës na tregon se, në themel të suksesit ekonomik të atyre që kanë pasur sukses, ka qenë kombinimi i mirë i burimeve natyrore, finaciare e njerëzore. Kur një nga dy burimet e para ka munguar, është “importuar” nga jashtë (shembull për të parin – Japonia e viteve ’50; shembull për të dytin – Kina e viteve ’80). Sidoqoftë, një kusht i domosdoshëm (por jo i mjaftueshëm) për kombinimin e suksesshëm të tri burimeve të mësipërme ka qenë gjithnjë stabiliteti politik i vendit.

Pse ndodh kështu? Sepse gjëja e parë që kërkojnë investitorët seriozë (vendës ose të huaj), është stabiliteti politik. Dhe stabiliteti, në mënyrë paradoksale, prodhohet në dy skajet e spektrit të nivelit të demokracisë – ose në vende me demokraci të maturuar, ose në vende pa demokraci fare. Nuk është rastësi që, ndër vendet më të zhvilluara nga pikëpamja ekonomike, shumë kanë demokraci të maturuar. Por ndërkohë, nuk është rastësi që edhe Taivani, Singapori, Koreja e Jugut, Kina, Vietnami dhe të tjerë “tigra” aziatikë, që kanë qenë ose janë vende pa demokraci, patën një zhvillim meteorik, kur krijuan një klimë favorizuese për investimet e huaja. (Shembujt e fundit tregojnë se stabiliteti është faktor kryesor, por jo i vetëm i zhvillimit ekonomik – klima favorizuese për investimet është, gjithashtu, një faktor shumë i rëndësishëm).

Në rastin e Shqipërisë, praktikisht, nuk ekziston mundësia e rikthimit në diktaturë – interesat e saj gjeostrategjike shërbejnë si shina që e detyrojnë trenin shqiptar të ecë vetëm drejt maturimit demokratik. Pra, për Shqipërinë e vetmja pyetje që shtrohet është se kur do të maturohet demokracia e saj e re.

Një test empirik që përdoret shpesh në analizat politiko-ekonomike, për të konkluduar se një demokraci e re e ka bërë hapin e parë drejt pjekurisë, është: “A ka pasur në iks vend ndërrim pushteti dy herë radhazi në mënyrë paqësore?” Dhe ky është një test që e kanë kaluar me sukses të gjitha vendet e Europës Lindore që nuk kanë qenë pjesë e Perandorisë Ruse me shekuj.

Tani, i dashur lexues, përfytyroni veten në karrigen e një analisti investimesh, i cili e siguron jetesën me konsulencën që u jep investitorëve seriozë. Më tej, supozoni se po analizoni nëse klientët tuaj duhet të investojnë për ndërtime fabrikash e uzinash në Shqipëri apo në Vietnam, për shembull. Në këtë rast, ma do mendja, që ju do t’i këshillonit këta klientë të investonin më mirë në Vietnam se sa në Shqipëri. Përse?

Duke ditur që Shqipëria nuk mund të rikthehet në sistemin politik që ka ende sot Vietnami, dhe duke përdorur testin e mësipërm, ju, i dashur lexues, (po të ishit analisti hipotetik i investimeve që u përmend më lart) do t’u jepnit këtë këshillë klientëve seriozë që synojnë të ndërtojnë fabrika e uzina: “Mbajini paratë edhe për ca kohë larg Shqipërisë!”

Më tej, ju do t’u shpiegonit këtyre investitorëve se demokracia e re shqiptare ka njohur vetëm një ndërrim pushteti në kushte normale – vetëm në vitin 2005. Gjithashtu, do t’u tregonit se ndërrimi i pushtetit në vitin 1992 ndodhi vetëm pasi shteti u shkërmoq i tëri nga pesha e revolucioneve demokratike që përfshinë gjithë Europën Lindore. Ndërsa, për vitin 1997 do t’u thoshit se ndërrimi i pushtetit ndodhi pasi shteti i udhëhequr atëherë nga kryeministri aktual u shkatërrua nga revolta e njerëzve që humbën gjithë kursimet e tyre në skema piramidale të lejuara dhe të inkurajuara prej këtij të fundit. Gjithashtu, ju do t’u tregonit atyre për krizën aktuale politike, të shoqëruar edhe me vrasje të protestuesve opozitarë, e cila i ka rrënjët në zgjedhjet e 2009-ës dhe 2011-ës, të certifikuara vetëm si pjesërisht të lira e të ndershme nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.

Në qershor të 2013-ës, Shqipëria do të përballet sërish me testin e sipërpërmendur. Dhe atëherë, ose Berisha do të rizgjidhet në postin e kryeministrit me zgjedhje të certifikuara nga partnerët tanë ndërkombëtarë si plotësisht të lira e të ndershme, ose do të kemi një ngjitje të Ramës në këtë post (pra, një ndërrim paqësor pushteti), ose, larg qoftë, do të kemi një fitore të Berishës me votim pjesërisht të lirë e të ndershëm.

Pikërisht që të mos ndodhë kjo e fundit, burokratët europianë shkruajnë progres-raportet e tyre dhe diplomatët e BE-së dhe SHBA-së ushtrojnë trysni të vazhdueshme ndaj elitës sonë politike. Ndërkohë, ata i mëshojnë edhe funksionimit të shtetit ligjor, i cili, për t’u kthyer te argumenti ynë fillestar, krijon një klimë favorizuese për investimet.

Dhe në qoftë se deri në 2013-ën kemi vendosur gurët e themelit të një shteti të qëndrueshëm e ligjor, është më se e natyrshme të adresojmë pyetje ideologjike si ato që bëjnë Kajsiu e Zaimi në shkrimet e sipërpërmenduara. Për shembull, mund të diskutojmë nëse duam që shteti të ketë një rol të madh apo të vogël në ekonominë vendase, ose më tej, nëse duam që shteti të ketë një rol të madh apo të vogël në rishpërndarjen e të ardhurave të shqiptarëve. Pra, thënë me dy fjalë, le të debatojmë për llojin e tullave me të cilat duam ta ngremë ndërtesën, por më parë, le të hedhim themelet e saj.

 

(Botuar ne www.respublica.al)

 

 

13 komente në “Kritikë për “celulën antieuropiane” Kajsiu-Zaimi”

  1. Arbeni nga vlora says:

    nje shkrim i veshtire per per shumicen e komentuesve. asnje spaska marre mundimin ta lexoje me duket

    1. skerdi says:

      Shume drejt e ka Zaloshnja,,,

      ekonomikisht ky vend eshte i vdekur sepse nuk eshte as gati-diktature po jo totalisht dhe as demokraci sepse s´jane bere 2 rrotacione pushteti dhe qeveriset nga ai qe e coi ne lufte civile ne “97,,, dhe kjo i tremb investitoret….

      Dhe gjithashtu — para se te flasin robt per cfare lloj politikash duhen ndjekur, te majta apo te djathta,, duhet folur per themelet– do kete zgjedhje te lira ne 2013 dhe nderrim normal pushteti apo jo???

      1. loni says:

        Shume dakort me ty skerdi, vend i mbaruar…ketu nuk behet fjale per zhvillim e perparim deri ne diten kur krimineli sali berisha, familja e tij e zhytur me krim e korrupsion, hajduti ilir mata dhe gjithe hordhia e ndyresirave qe kane perreth te shkojne ne banken e te akuzuarve per te gjithe krimet e bera dhe per demin e rende qe i kane shkaktuar ketij vendi duke e degjeneruar demokracine ne nje sistem alla vucidol. kjo ishte e pashmagshme dhe 100% keshtu do te ndodhte perderisa pushteti i uzurpua nga injorante e mbi te gjithe te ligj e te keqinj, kriminele e vrases.
        Per mua te gjithe analizat apo teorite nga intelektuale te shushatur e te vene ne sherbim te kesaj banda jane komplet nje vrime ne uje, kush i thote vetes gazetar e intelektual sot duhet te LUFTOJE deri sa kjo bande te shkoje atje ku e meriton…kjom eshte e gjitha Shqiperia nje vend i vogel ka 20 me ca vjet qe nuk leviz asnje hap para,perkundrazi ben dhume hapa prapa, kane 20 e ca vjet dhe nuk kane bere asnje gje vetem kane rrjepur e percudnuar vendin, theluar varferine e mjerimin dhe kane krijuar sistemin me te degjeneruar te te qeverisurit te vendit me militante inorante , kusare e bandite qe as edhe idene me te vogel per perparim nuk kane…ketu duhet te fokusohen analiste e gazetaret te bejne problem dhe te vene kujen per fatkeqesine e ketij vendi, banden e sali kriminelit dhe te drejtojne popullin ne rrugen e heqjes qafe te krimineleve . ky eshte problemi, te tjerat jane thjesht bla bla bla.

  2. ina says:

    Nuk eshte shkrim i veshtire, por ndersa po kerkoja gjithe kuriozitet perqasjen alternative te autorit, nuk e gjeta gjekundi… thashe mos kushedi i ishte bashkuar edhe ky nje pozicioni jashte kuadrit te merzitshem te analizave te raporteve te BE-se, por u gabova…

  3. Dike Mullai thote- says:

    Z.Zaloshnja:-Sipas Jush “ne rastin e Shqiperise,praktikisht,nuk ekziston mundesia e rikthimit ne diktature (?!) Por deri sa te numerosh deri 13, Berisha vetshpallet MBRET ! (Monarki)

  4. Dike Mullai thote- says:

    Z. Zaloshnja:-Sipas jush “Ne rastin e Shqiperise,praktikisht,nuk ekziston mundesia e rikthimit ne diktature.(?!) Por, sa te numurosh deri 13, Berisha veteshpallet MBRET ! (Monarki !!!)

  5. zaberzan says:

    nje ish student i dhjere i dhjetorit qe ben pjese “ne perandorine e madhe te anal istave te nje vendi liliput..artikujt e ketij skrap ariu
    dhe te presh zogut nuk i lexoj fare dhe bej ate qe kam ne dore INJORIM

  6. zefi says:

    Po pse more Zaloshnja,a nuk te DUKET DIKTATURE,BILE FASHISTE KJO E BERISHES???CFARE BEJNE ME TEPER DIKTATURAT NE BOTE,QE NUK E KA BERE KY DERDIMENI YNE????JA KE FUT KOT PLAKO!!!ZALOSHNJA,SHKRUAN VETE DHE KUPTON VETE!!NUK KE BRUME NE SHKRIMET E TUA,POR SOFIZMA!!!TE PELQEN CA VETJA!!!MESO PAK NGA MERO BAZE!!!

  7. Diplomati says:

    E lexova me imtesi shkrimin e z.Zaloshnja dhe me erdhi keq, mundohet te flase me gjuhen e nje akademiku, por, devijon dhe menyra e shkrimit te ben me dhimbje koke.

    Argumentat e z.Kajsiu dhe z.Zaimi i kam degjuar dhe lexuar disa here ne media te ndryshme. Te them te drejten mu duken teper te drejta dhe teper realiste. Per nje njohes te mire te BE dhe politikave te saje do ishte shume e thjeshte te ndante shapin nga sheqeri, dhe kesisoj te bente nje gjykim per “Celulen antieuropiane” sic e quan Zaloshja.

    Zotin Zaloshja une e njof si nje statisticien te zotin, dhe jo si njohes se politikave te BE apo dhe me gjere. Kesisoj z.Zaloshnja do te bej Analeshin e gjitheditur, por, e veshtire per dike te jete njohes i cdo fushe dhe problemaike ne jeten tone.

    Per te dale tek argumentat e z.Kajsiu dhe z.Zaimi dhe kundervenesit te tyre,z.Zaloshnja une po perqendrohem vetem tek fakti i ( Orientimeve dhe rruges politike qe na ka drejtu BE).

    Ata shume qart dhe me te drejte kane thene se BE disi eshte fajtore per gjendjen aktuale politike ne vend. Po shume e sakt. A nuk eshte faji i BE qe flet ne menyre te moderuar me dike qe se ka kuptuar edhe pse ja ka thene me dhjetra here? A nuk eshte faji i Be qe z.Kryeminister i bene fjalet e tyre lesh e li dhe i interpreton sipas interesit te tij?

    Rasti i fundit eshte me progresraportin qe z.Kajsiu dhe Zaimi me te drejte thone skemi pse te merremi me te sepse fundja ne i dime ato gjera. Normalisht ne i dime me mire hallet e shtepise sone sesa disa te huaj qe gjerat i shofin nepermjet televizorit. Ndaj ne ato raporte e progresraporte BE e ve theksin atje ku do vete e ku i intereson, shkruan me kapitale ato cka ajo pret te perfitoj nga Shqiperia e mjere.

    Per ta mbyllur kte punen e progresraportit z.Kritizer e di mire se ne keto raporte diplomatik shkruhet ne vija te mezme dhe jo TROC. Po te shkruhej TROC te siguroj se nuk do ishim ktu ku jemi, do ishim diku tjeter. Duke u nderthurur gjuha e moderuar e te huajve me mendesin tone fashiste dhe diktatoriale te politikaneve tane jemi ketu ku jemi. Jepi pas Maqedonise, Malit te Zi, Serbise, Kroacise, Rumanise, Bullgarise etj etj qe ishim pak a shume nje rang me Shqiperine.
    Ndaj o z.Zaloshnja nqs ne ato progresraporte do flitej TROC une do isha i pari e do i lexoja pik e presje cka shkruhej ne ato faqe, do i analizoja nje per nje, per njohuri se gje tjeter skam ne dore.

    Po te flitej TROC dhe pa dorashaka nuk ndodhte GERDECI, nuk ndodhte 21 Janari. A sesht diktatur kjo o z.Zaloshnja? A sesht identike me rastin e Egjiptit, Sirise e gjithe shteteve te perfshira ne “Pranveren Arabe”? Ka ndryshim? Jo!

    Atje Diktatoret, homologe te Berishes vrane e prene thjesht e vetem per te mbrojtur kolltukun e tyre. Per te mbrojtur pasurite marramendese qe kishin perfituar ne kurriz te qytetareve te thjesht. Thjesht e vetem per ti dhene jete me te gjate familjes se tyre.

    Nuk eshte koicidence qe Kryetari i Bashkise se Tiranes ne janar ishte Minister i Brendshem. Nuk eshte rastesi dhe faji i opozites qe doli ne shesh per te kerkuar te drejtat e tyre me bazike. Nuk eshte faji i tyre qe diktatori i fundit ne ballkan i qelloi ne mes te dites dhe la te vdekur disa prej tyre.

    Ah more Zaloshnja qe me duket Diktatori te futi dhe ty ne valle dhe ne oborrin e tij te analeshve. Zoti ju rujt e ju dhente mend per te mire, se per te fol e per tu bere mbrojtes e zedhenes te te tjerve jeni te zote.

  8. DJ Achmed i kil you says:

    Zaloshja ti ke ngatrru profesion————asnje shkrim tendin se coj dot deri ne fund

  9. K.HASANI says:

    artikull mender shkruesi zalo..merret me biznesin “artikuj gazete me porosi”.me kujtohet nje shkrim i tij para votimeve te 8 majit qe nxirrte me shume pak vota fitues edi ramen.kjo ishte si te thuash nje reabilitim
    qe i bente vrasesit berishe duke e nxjerre “te votueshem perseri”.kjo ishte
    ne sinkron me skifteren zhelefina corba e cila “i bente thirrje” edi rames
    qe te njihte rezultatin e zgjedhjeve kur rama kishte nje avantazh teper te madh ne gjithe vendin duke perfshire dhe tiranen..kjo ishte ne sinkron dhe me dy spotet e shemtuara elektorale qe beri arvizuja duke e bere nje fashist burre shteti dhe duke u gjendur “rastesisht” ne nje proteste
    tek MPM ku luli quhej VRASES..
    ne kete artikuj ky zalo me dy gishat permbi vetull qe e shohim ne foto
    i thote kajsiut dhe zaimit qe para tullave te hedhim guret..kurse
    une i them zalos qe me pare duhet projekti qe eshte:LARGIMI ME DHUNE
    I VRASESIT TE SHQIPTAREVE S.BERISHA,LARGIMI I EDI RAMES SI I PA AFTE
    DHE KRIJIMI I NJE QEVERIE STABILITETI ME NJEREZ ATDHETARE JO PARTIAKE
    PIKERISHT DUHET ATE QE E PRISHI FILOSERBI BERISHE BASHKE ME DUSHAN
    RAJERSONOVICIN 20 VJET ME PARE.

  10. Eri says:

    Nuk shoh arsye per aq kriticizem ndaj artikullshkruesit se sa po lexoj ne gjithe keto komente. Ai ka dhene nje kendveshtrim te tijin duke evidentuar faktin qe Evropa dhe burrokratet e saj e dine cfare pislleqesh behen me zgjedhjet, por mundohen te mbajne nje gjendje te stabilizuar politike, nderkohe qe me ane te perfaqesuesve te vet ne Tirane bejne presion qeverise per te arritur standarte dhe permiresimin e sistemit te drejtesise. Pra Zaloshnja thote se perpara se te kerkojme mbrojtje te prodhimit, ringritjen e industrise minerare, rritjen e punesimit etj, ne duhet te mbajme nje stabilitet politik dhe si gur te pare themeli duhet te bejme zgjedhje te lira. Me t’u vendosur shteti i se drejtes, atehere shtirret lemshi dhe gjithcka diktohet nga rregullat e tregut te lire dhe konkurences se ndershme dhe jo nga rregullat e investitoreve qe dalin nga zyra e Argites apo Fahriut.
    Per me teper qe Zaloshnja anatemon faktin qe Berisha nuk e ka lene ndonjehere pushtetin pa dhune, cka nuk me duket se eshte pjese e repertorit te analisteve te oborrit kryeministror kjo kenge.
    Mbase si staticien qe eshte nuk ka pene te mire per t’i sjell argumentat me kuptueshem per lexuesin, por nuk shoh ndonje pike te perbashket me Artan Hoxhen apo Turin e kazinose.

  11. K.Fejzo ny says:

    per komentuesin Eri:
    Reagimet e komentuesve duhen lexuar dhe “perkthyer” sakte.Asnje nuk ka kohe te tepert te lexoje dhe komentoje “free” neper gazeta.Une mendoj
    se keto komente jane klithma deshperimi ne situaten qe po kalojme.Ata nuk e kane me zaloshnjen si person por per ate klase qe ai perfaqson,ai eshte
    nje student i njohur i dhjetorit dhe ka investuar shume ne edukimin e tij
    dhe nuk i falet te mbylli syte tani qe shteti shqiptar eshte kthyer ne nje
    shprehje gheografike nen “mbrojtjen” e natos,me tre ambasadore si ‘guvernore” dhe me tribalin berishe si nje hund-lesh per te bere zap
    shqiptaret qe poshtrohen te lumtur..A ju kujtohet 97’ kur shteti shqiptar
    u thermua per 24 ore ??? ku ishin studentet e dhjetorit keto trima qe “vune perpara” ramiz aline qe kishte ngritur me kohe flamurin e
    kapitullimit..pse nuk doli ndonje ne balle te popullit por u fshehen
    ne menyre te turpeshme…E njejta gje po ndodh tani ..gerdeci..21 janari..votimet e 2009 dhe 2011..instalimi i mafjes etj etj kane nevoje
    per njerez si puna e zaloshnjes qe te nxjerrin xixa dhe jo te vallzojne
    ne nje funeral home duke mare honorare..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje