Letër ambasadorit të Francës

26 Tetor 2011, 13:09Blog TEMA

Nga Albin Kurti

 

Shkëlqesisë së tij Jean-François Fitou,

ambasador,

Ambasada Franceze në Prishtinë, Kosovë,

”Ismail Qemali” 67,

Prishtinë, Republika e Kosovës

 

I nderuari Ambasador,

Ditën e djeshme, nëntë aktivistë të lëvizjes VETËVENDOSJE! përdorën të drejtën e tyre për të protestuar kundër qeverisë gjatë një prezantimi për liberalizimin e vizave, që u mbajt nga ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, në Institutin e Studimeve Politike Evropiane (ISPE).

Ndërkohë që situata në veri po degradon dhe shumë njerëz e kanë jetën e tyre në rrezik, ministri Rexhepi i ka tallur vazhdimisht në publik qytetarët, duke shpërfillur kërkesat e tyre për siguri dhe për mbrojtje.

E drejta për të protestuar është e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si dhe nga konventat ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut. Protestat konsiderohen si një kontrbut tepër i vyeshëm për demokracinë në shumë vende evropiane perëndimore. Gjatë kësaj proteste, aktivistët tanë kanë protestuar paqësisht, por ata janë rrahur, arrestuar dhe më pas edhe janë keqtrajtuar pasi u është hequr liria.

Aktivistët e lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë vepruar ashtu siç do të kishin vepruar edhe qytetarët e ndërgjegjshëm në cilindo vend të botës. Aktivistët kanë vërshëllyer dhe kanë hedhur pamflete në ajër për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve në të gjithë vendin, si dhe duke shprehur pakënaqësinë e tyre me politikat e qeverisë.

Kjo protestë u bë për të hedhur poshtë manipulimin dhe demagogjinë e një qeverie, e cila nuk arrin dot të garantojë as lirinë e lëvizjes brenda territorit të Kosovës, një qeveri e cila ka dështuar që të mbrojë kufijtë e saj dhe nuk plotëson as nevojën bazë të qytetarëve të saj për t’u ndjerë të sigurt në atdheun e tyre.

Nëntë aktivistë u shtynë dhe u nxorën me forcë nga salla e konferencave. Por, ata nuk u lejuan të largoheshin nga ndërtesa e kolegjit ISPE. Truprojat e ministrit Rexhepi dhe disa policë i ndanë aktivistet nga aktivistët tanë, duke i mbajtur të mbyllur këta të fundit në mënyrë të jashtëligjshme në njërën prej dhomave të ndërtesës, ku dhe filluan t’i rrihnin rëndë.

E gjithë kjo ka nisur në prezencën tuaj dhe ka vazhduar gjatë kohës që ju keni qenë në prezantim. Pasi ju u larguat, aktivistët u dërguan në burg. Të gjitha mediat kanë mbuluar komentet tuaja ku ju e keni cilësuar aksionin tonë politik si një aksion “fashist”. Për më tepër, ju i keni krahasuar aktivistët tanë me fashistët e vitit 1943, të cilët u hiqnin të tjerëve të drejtën e fjalës së lirë, duke e çuar krahasimin deri aty sa keni përmendur edhe Hitlerin dhe Bavarinë.

Deklaratat tuaja janë thellësisht ofenduese për studentët që kanë marrë pjesë në protestë, për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe për popullin e Kosovës. Aktivistët dhe aksioni i tyre nuk kanë asgjë të përbashkët me fashizmin.

Përkundrazi: nuk ka asnjë subjekt tjetër politik në Kosovë që ushqen qëndrime dhe ndjenja antifashiste siç e bën këtë Lëvizja VETËVENDOSJE!. Duke qenë se jemi takuar drejtpërdrejt dhe kemi diskutuar së bashku, unë nuk mund ta besoj që ju nuk jeni në dijeni të kësaj. Prandaj dhe deklaratat tuaja na kanë shokuar së tepërmi.

Nëpërmjet kësaj letre dëshirojmë të qartësojmë nësë deklaratat tuaja përfaqësojnë edhe qëndrimin zyrtar të Ambasadës së Republikës Franceze në Kosovë, dhe qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Francë.

Këtë letër po e nisim edhe tek Ministria e Punëve të Jashtme në Francë, tek kryetari i Parlamentit francez, si dhe tek subjekte politike dhe media franceze. Nëse deklarimet tuaja përfaqësojnë qëndrimin zyrtar, dëshirojmë të shprehim indinjatën tonë më të thellë kundër këtyre deklarimeve të padrejta.

Franca, si popull dhe si Republikë, është një shembull i demokracisë për botën. Liria për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësinë me politikat qeverisëse përmes aksioneve paqësore politike është diçka e shenjtë që qëndron në themelet e shtetit francez. Franca gjithashtu gëzon një respekt të madh si dhe përkrahje nga Kosova. Kjo i bën edhe më shqetësuese deklaratat dhe cilësimet që ju keni artikuluar.

Ne shpresojmë me të vërtetë se ju do t’iu kërkoni falje aktivistëve dhe publikut, dhe se do ta sqaroni këtë incident sa më shpejt që të jetë e mundur.

 

Sinqerisht,

Albin Kurti

kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

 

12 komente në “Letër ambasadorit të Francës”

  1. SADIU says:

    Ministri tuaj Kosovar duhet te mendoj e te ndertoje puunen per te luftuar kunder serbeve , apo te mendoj se si tu kundershtoje ju te vetevendosjes qe me veprimet qe beni dhe qe kini bere e coni muhabetin tek serbet. Nuk kini dallim nga frymezuesi tuaj nga shoku Sali sidomos ti ALBIN ku dhe frymezon keq te tjeret.AMBASADORI FRANCEZ ty dhe pasuseve te tu u ka bere vleresim shume real.

    1. pellasgu says:

      C’thua mor pseudo njeri?!Dmth ti perkrah te huajt qe kane qene nder breza,jane dhe do te jene armiq te betuar te Shqiptareve?!Apo don qe qeveritaret t’jene te shantazhur e ngjashem me ndonje Turkoshak si puna jote qe mezi pret t’lepihet mbas c’dokujt?!

      Laj gojen kur flet per Albin Kurtin e djemte e vajzat e Vetevendosjes pasi ata jane ajka e popullit me te lashte e me krenar te Ballkanit e mbase gjithe Europes,dhe se ata po kerkojne te drejtat e tyre me krenari e dinjitet qe c’dokush ne bote jua ka zili!!

      VETEVENDOSJE=VETEVENDOSJE=VETEVENDOSJE=SHQYPNIA!!

  2. feniks says:

    Ambasadori frances ne Prishtine i ka quajtur FASHISTE djemte e “VETVENDOSJES” dhe kete e ka bere tere mllef,sepse dihet qe francezet ja me shume pro serbe se sa pro shqiptare!!!Keta lloj ambasadore,qe marrin guximin per te etiketuar nje levizje,deputetet e te ciles perfaqesojne nje pjese te konsiderueshme te popullit te Kosoves,bile pjesen me PATRIOTIKE DHE ME TE CIVILIZUAR TE SAJ,e ndjejne veten si GUVERNANTE te saj,ndaj sillen si pushtues!!!Keshtu veproi edhe ambasadori i SHBA-se ne Tirane ,zoti Arvizu,kur Berisha VRAU 4 PROTESTUES PAQESORE ne mes te bulevardit dhe ai e vleresoi Berishen “BURRE SHTETI”!!!Bile ishte edhe vete prezent ne sallen sportive ku po numeroheshin votat e fundit te TIRANES dhe pa me syte e tij se Berisha i VODHI VOTAT DUKE SHQYER KUTITE,FUTI QINDRA FLETE VOTIMI FALLCO DHE DUKE NGATERRUAR(nga shpejtesia e hajdutit),fletet e nje qendre votimi tek tjetra!!AQ HAPUR U BE VJEDHJA,SA ASNJE AMBASADOR NUK THA:KJO ESHTE VJEDHJE!!!AS OSBE-ja,AS KE-ja,AS BE-ja,AS ODIHR-i,AS PROKURORIA E AS GJYKATA!!!TE NJEJTEN GJE BENE EDHE KUR SHPERTHEU GERDECI,KUR U VRA DESHMITARI KRYESOR ,GJOJA NE GJUETI,KESHTU U BE KUR GJYKATA MBYLLI PROCESIN E GRABITJES SE 500 MILION EUROVE TE RRUGES DURRES-KUKES,etj!!!Edhe per ligjet apo kodet zgjedhore,keta perfaqesues mburren se jane bere me ndermjetesine e tyre,por cdo vit,po vete pranojne pa pike pergjegjesie,se “LIGJET APO KODET DUHEN RI PUNUAR”!!!!TURPI I MADH DHE TALLJE PER TE GJITHE POPULLIN!!!PSE KJO ESHTE DEMOKRACIA,TIP ALLA LENKA CUKO???

  3. Pena says:

    Deshiroj te ve ne dukje se,Kosova sot vuan kusuret e kurverise franceze.Kur perfundoi lufta ne Kosove dhe,4 fuqite kryesore ndane midis tyre zonat qe do te mbulonin ushtarakisht per nje kohe,francezet qene te paret qe zgjodhen Veriun e Kosoves.Ata e bene kete jo pa qellim keqdashes per Kosoven,por si mbeshtetes te hapur te Serbise.Jane francezet qe lejuan ne Veri,te hynin e delnin lirisht forcat serbe (me e pa uniforme)pa u tronditur fare.Jane pikerisht keta qe lejuan dhe mbeshteten ne nje fare menyre krijimin e strukturave paralele serbe atje.Ata imponuan qe ne perfaqsite ne Veri te ishin 70% serbe,20% nderkombetare (qe te gjithe ruse)dhe 10% shqiptare.Francezet do te kishin dale hapur kunder pavaresise se Kosoves,por nuk munden,duke qene nen presionin amerikan dhe gjerman.Me keto qe thote z.ambasador,nuk e fsheh dot antipatine qe ka per Kosoven dhe,pergjithesisht per shqiptaret.Ne te gjithe historine ,e vjeter dhe te re te shqiptareve,francezet kane mbajtur gjithmone anan e Rusise.Per fatin tone te keq,kjo ka qene politike tradicionale e tyre.

  4. I.Troplini says:

    Europa ka nevoje dhe mbeshtet politikane te tipit “HAJMELI” si Bajram Rexhepi. “Politikane” si ai nuk e dine as vete pse jane aty ku jane. Fashiste jane truprojat e ketij palo ministri qe ushtrojne dhune ndaj studenteve dhe burgosin demonstrues te pafajshem.
    Ministri i brendshem nuk arriti te gjeje mbeshtetjen e ambasadorit francez per heqjen e barrikadave ne sektorin ku ushtrojne veprimtarine e tyre trupat franceze,,,,por gjeti “mbeshtetje” ne deklarimin e shqiptareve si fashiste. Politike e suksesshme e kesaj qeverije.

  5. grava says:

    Mendoj se duhet te bejme shume kujdes me nderkombetaret.Ne menyre te veçante me ata qe historia na i ka treguar jo dashamires, per te mos thene armiq.Nuk duhet te zeme me “temen atij e temen ketij” se bashkohen nje dite bashke dhe …tamam ate dite nuk u dalin memat tona..Kujdes Albin djali,… gjer diten qe ta kemi marre te gjithen, ate qe historia na e ka mohuar!

  6. Daut Emini says:

    I nderuati z. Kurti, deputet e Republikes se Kosoves!
    Une, gjithmone i kam perkrahur te gjitha protestat tuaja, qofshin ato paqsore, sic thoni Ju, qofshin ato te dhunshme, sic kane qene shumica e tyre. Kete te drejte, eshte shume e vertet se va garanton kushtetuta e Kosoves si dhe te gjitha konventat nderkombtare, por, kjo e drejte ka qene deri sa keni vepruar si shoqate jo-qeveritare, pra si “vetevendosje” perpara se te kaloni ne parti politike. Tash me jeni nje subjekt politik qe me deshiren tuaj, jeni parti opozitare, dhe tash me nuk mund te silleni si “vetevendosje-joqeveritare” por keni detyre dhe pergjegjesi te kontriboni ne zgjidhjen direkte te problemeve. Ky kontribut, nuk mund te behet ne rruge por ne Kuvendin e Kosove atje edhe ku beni pjese.
    Nuk ka dyshim se opozita duhet ta luaj rolin e vete me mjete demokratike, por jo me dhune sic po veproni Ju. Nuk mund te quhet “proteste demokratike” nese e rezikoni jeten e nje Rektori, apo pengoni levizjen e lire te qytetareve dhe zyrtareve te Kosoves, duke vendosur barikada fizike ne qender te Prishtines. Nuk mund te quhet “veprim demokratik” nderprerja e nje mbledhje te zyrtareve te larte te Republikes se Kosoves dhe te perfaqesuesve te huaj diplomatik me qytetare. Ky eshte nje forme e veprimit neper shtetet ku vepron ligji i Xhungles, e nuk mund kete forme te veprimit per mes nje levizje te quajtur “vetevendosja” ta instalojme edhe ne Kosove! Prandaj, qe nga dalja e Juaj ne zgjedhje, formimi i grupit tuaj palamentar dhe veprimi brenda institucioneve te Kosoves, kane marre fund protestat qe Ju i quani “demokratike” permes rruges. Tash e keni te rezervuar foltoren e parlamentit qe te protestoni me propozime konkrete per zgjidhjen e te gjitha problemeve qe sot ballafaqohet populli dhe shteti i Kosoves.

    1. pellasgu says:

      Qe kur Turkoshaket me emra te tille bejne komente neper forume Shqyptare?!

      Protestat sipash jush duhen bere me mbyll gojen me ngjitese..kurse dhuna policore ndaj djemve dhe vajzave te VETEVENDOSJES eshte e pranueshme?!Mbase per anadollake si puna jote po,e sa per Shqyptare mos u bej merak se caqet i kane vendos gjithmone me shpate e krenari t’patundshme!!

      Pastaj sa per ate qe ti e quan ”Xhungel” e ke lexuar ndonjehere raportin e BE apo DASH per vendin qe une e quaj Atdhe?!

      Prandaj sygjerimet mund ti beni ne forume te tipit Erdokanoglu apo neo-otomansh se k’tu jane rraca PELLASGO-ILIRE-ARBNORE/DARDANE-SHQYPTARE!!

    2. suzana says:

      ashtu eshte, D. Emini, ketij Albinit nuk ja kam besen fare, eshte injorant, arrogant, nuk e di se perse bene aq shume zhurme, pasi qe vet nuk ofron asnje zgjidhje me te mire, vetem shane te tjeret, kur ishte debati ne Kuvendin e Kosoves per lejimin apo moslejimin e shamive ne shkolla, iken si laviret dhe nuk votuan as pro as kundra, tash na doli se mbane anen e islamisteve te Kosoves, turp…

  7. Devolliu says:

    E dëgjova atë palo ambasador.
    Foli si një fashist.

  8. Sadriu says:

    Po s’bëhët politika ashtu o Bac!Pse nuk mësoni nga PDK,LDK,AKR ose në Shqipëri nga PD dhe PS:”Zgjat e mos këput;gjithça të thuhet pos të vërtetës”.
    E tash kur Bajrami ta përdor planin C,jo vetëm veriu po dhe Sanxhakun e pushton!
    Miku im Albin!Jam i sigurt se ka qenë një çast i lig i ambasadorit.
    Shprehja e tij nuk e bënë më tragjike realitetin kosovar.Prandaj,ftoje zotin Fitu në një kafe dhe sqaroi të gjitha.Tani je një politikan i profilizuar.

  9. Frederik says:

    Bravo , Albin Kurti ! Kjo eshte rruga e ruajtjes se dinjitetit njerezor dhe shqiptar ! Asnje tjeter politikan shqiptar nuk e ka kete guxim dhe vetedije si Albini .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje