Prej 6 muajsh, kryeministri “Lej Fen” Sali Berisha, ka veshur anti-plumbin dhe ka marrë malet e Shqipërisë, duke bërë propagandë demagogjike për mbjelljen e drurëve frutorë. Në ca fshatra bënë thirrje për mbjellje lajthish, në ca për mbjellje caracash, në ca për mbjellje shegësh, në ca për mbjellje fiqsh e dardhash, në ca për mbjellje boronicash, rigoni e manaferrash. Si për çdo premtim e deklarim dhe për mbjelljen e dru-frutorëve, Saliu nuk ka asnjë projekt konkret, por del nëpër maja malesh, nëpër rrugë, ugarë e faqe kodrash dhe me ulërima e histerizma prej njeriu të shfrenuar, reciton ato broçkulla e mashtrime që i vijnë në mëndje në moment. Por më demagog e komik, “kryeministri i integrimit” Sali Berisha, shfaqet kur bën thirrje për mbjellje arrorësh. Portretin prej komiku dhe demagogu, Saliu e shfaqi të plotë në Gjirokastër, kur me ministrin Genc Ruli në krahë, u bëri thirrje banorëve të zonës, të mbillnin sa më shumë plantacione me dru arre. Madje Saliu e “lëshoi gjuhën” dhe gjithë krenari tha: “Deputeti juaj Genc Ruli është promotori dhe mbështetësi për mbjelljen e arroreve, ai më nxiti që të bëhet këto mbjellje në zonën tuaj”.
Kur dëgjon Saliun që flet për mbjelljen e drurëve të arrës dhe për më tepër, kur për mashtrim të radhës del në tribuna me Genc Rulin dhe kur përmend emrin e Genc Rulit si “dashamirës, nxitës dhe mbështetës i mbjelljes së arroreve”, sinqerisht të vjen për të vjell nga kjo hipokrizi morale e këtij politikani e krye-qeverisësi pa skrupull. Pse? Sepse emri “Genc Ruli” njihet nga shqiptarët dhe nga e gjithë bota, si “moto-sharra” që zhduku plantacionet e drurëve të arrës pronë shtetërore e private në të gjithë vendin, madje dhe në ato fshatra, ku kishte parcela të vogla me nga 200 e 300 rrënjë dru arre. Kanë qenë vitet 1992-1994, kur Genc Ruli, ish-Ministër Financash dhe deputet i pushtetit feudal të Sali Berishës, pasi inskenoi biznes-krimin mafioz italo-shqiptar të lëndës së parë “dru arre”, iu vërsul plantacioneve me dru arre në çdo cep të Shqipërisë, duke i prerë e shkulur ato me gjithë rrënjë. Me pushtetin që kishte, në ato vite, ministri-korrupsion Genc Ruli, zhduku afro 1.2 milion pemë dru arre, të cilat i ktheu në lëndë të parë druri e rimeso, nëpërmjet firmës “Ital-Druri” në Elbasan, ku ishte 22% aksioner. Nëpërmjet kësaj firme, Genc Ruli e eksportonte lëndën e parë të drurit të arrës në Itali, për fabrikat që prodhonin mobilje luksoze për sheikët e botës arabe.
Sa për kujtesë, skandali i “drurit të arrës” e bëri gati Genc Rulin ta çonte në pranga, por e shpëtoi klani anti-Sali në PD, duke mos i hequr imunitetin si deputet. Skandali plasi në Portin e Durrësit, kur grupi mafioz “Druri arrës”, i menaxhuar nga familjari i Genc Rulit, ish-Ministri Tregtisë së Jashtme Artan Hoxha, po niste ngarkesën e radhës prej 5000 metër kub dru arre në Itali. Këtë skandal, me porosi të Sali Berishës ish-sulltan i viteve 1992-1997, e publikoi i ndjeri Azem Hajdari, duke bllokuar bujshëm në portin e Durrësit me polici, me prokurori dhe me “lajm urgjent” në TVSH, ngarkesën “dru arre” me markën “RULI”, depozituar gati për nisje në port. Sipas skemës së klaneve të krijuara në pushtet-krimin e PD të atyre viteve, përbindëshi i korrupsionit Genc Ruli kishte krijuar monopolet e bizneseve e trafiqeve qeveritare më të fuqishme dhe duhej nxjerr jashtë loje. Çakejtë e tjerë të pushtet-sundimit “SALI” me në krye SALIUN, kuptuan dhe zbuluan, që Genc Ruli ministër Financash, po kontrollonte gjithë bizneset dhe financat e pista të fuqishme, që kishin si “dispeçeri, si transit dhe qendër pastrimi e konsumi Shqipërinë”. Mjaftoi një “aksion blic” i Azem Hajdarit dhe 3 figura të PD, konkretisht Genc Ruli-ministër Financash, “koka” e biznes krimit të drurit të arrës, Rexhep Uka-ministër Bujqësie, firmosës i lejes qeveritare për prerjen e drurëve të arrës dhe Artan Hoxha (analisti) ministër i Tregtisë së Jashtme, menaxher familjar i Genc Rulit në këtë biznes-krim, u çuan për ndjekje penale nga pushteti “SALI”. Dy të parët dhe konkretisht Ruli e Uka, u kryqëzuan në parlament për heqje imuniteti dhe pastaj arrestim, ndërsa Artan Hoxha duhej prangosur menjëherë se nuk kishte imunitet, por ia mbathi me gomone nga Vlora drejt Italisë, ku qëndroi i fshehur deri në vitin 1997, kur u kthye në Shqipëri dhe së bashku me Genc Rulin, iu ngjitën si “këpusha” pas bishtit Fatos Nanos e Ilir Metës, të cilët i mbyllën dosjet dhe i graduan me detyra ku fitoheshin miliona si këshilltarë ekonomie dhe në borde bankash, INSIG-u, KESH-i, kantjeresh e Portesh Detare, ish-kombinatesh e fabrikash tekstili, druri, buke, mielli, ndërtimesh etj, të futura në likuidim për privatizim.
Ndërsa tani, që prej vitit 2005, “mafiozi, zhdukësi dhe trafikanti i drurit të arrës” Genc Ruli është ‘birësuar” përsëri nga “i ndershmi” Sali Berisha dhe është graduar dy herë deputet e ministër në ekonomi dhe bujqësi. Ndërsa Saliu, që donte ta çonte në pranga për skandal-krimin e drurit të arrës, jo vetëm nuk ia zë më në gojë atë krim, por i ka besuar dhe koncensionet e gjithë industrisë e të bujqësisë shqiptare. Madje, për të riparuar masakër korrupsionin “RULI” me drurin e arrës, Saliu ka nisur fushatën propagandistike e demagogjike, duke deklaruar se do të mbjell 3 milion pemë dru arre, për të zëvendësuar 1.2 milionë drurët e arrës që Genc Ruli i sharroi, i shkuli me rrënjë dhe i ktheu në llogari bankare personale në vitet 1992-1994.
po dua te ulurise dhe bertase me sa ze qe kam pse keto gjera nuk i thone opozitaret ne parlamente apo edhe dikush prej tyre ka faje dhe nuk guxon te thote keto gjera sepse kane edhe ata gishte ne keto pune te pista athua si do ta bente fytyren sala me rulin para camerave po ti thuhen keto gjera qe lexojme perdite ne gazeta
How could any of this be betetr stated? It couldn’t.
Boy that relaly helps me the heck out.