Pasdite tek Zogu i Zi, Tiranë. Në një anë të rrethrrotullimit duket se po ushtrohej kontroll policor për shkelësit e rregullave të qarkullimit. Një transportues makinash po hipte në karroceri një autoveturë të vogël. Përpara saj ndaluar një fuoristradë tip “Range Rover”, me targa “YJOB VAA”. Një “anglez” dhe tri policë po debatonin fort, por duket se vetëm me njërin prej tyre e kishte kunjin “anglezi”. Ndala edhe unë hapin si shumë të tjerë aty rrotull, i shtyrë nga kureshtja sesi do përfundonte ky debat. “Anglezi”, një djalë i ri në moshë, dukej shumë i sigurt në arrogancën e tij. Por edhe polici debatues nuk rrinte më poshtë nga toni i zërit. Nuk e di sesi kishte nisur fillesa, nga ndalimi i makinës e deri tek debatet me njëri-tjetrit, por sidoqoftë kisha mundësi ta mësoja nga debatet në vijim.
Erdhi një moment që “anglezi” nuk duroi dot dhe duke i rënë me grusht makinës së tij ju drejtua policit me fjalët “unë e kap dhe e djeg qysh tani këtë makinë, sepse kam 7 të tjera si kjo në shtëpi”!! Polici dhe dy kolegët e tjerë shtangën, duket që e besuan. S’i thonë shaka, 8 fuoristrada “Range Rover” që do ia kishte zili edhe “Parku i Delegacioneve”!
“Anglezi” vijoi më tej duke i thënë se “ti nuk më njeh mua, se e di çfarë të bëj”, por edhe polici pak a shumë iu përgjigj me të njëjtat fjalë. Ndonëse në vendngjarje ishin 3 policë, dukej se “anglezi” kishte një lloj superioriteti që ia jepte edhe mefshtësia sesi kolegët e policit debatues po e trajtonin situatën.
Polici debatues, një mesoburrë me pak flokë të rëna, vuri kapelen mbi krye dhe u tërhoq pak mënjanë. Duket se “anglezi” ndjeu se ishte i plotfuqishëm dhe pasi mori në dorë celularin, filloi të shtypte butonat për të gjetur një numër të kushedi se kujt, me anë të të cilit, sipas “anglezit”, do i tregonte qejfin policit që i kishte rënë demek kot më qafë.
Kureshtja e popullit aty rrotull u bë më e madhe se, si do i shkonte filli kësaj pune. Çfarë ndodhi, do thoni ju? As më shumë e as më pak, por dy kolegët e tjerë filluan t’i luten “anglezit” me fjalët “po lerë këtë muhabet, mbyll me kaq ……”. Ishte një skenë, sa qesharake, aq edhe dramatike, sesi përfaqësues të shtetit u bënë aq të vegjël përpara celularit të një “anglezi”. Domosdo, që ata besonin se përtej atij celulari qëndronte një mik i fuqishëm.
E pashë të udhës të mos qëndroja më gjatë dhe kësisoj nuk e mora vesh nëse “anglezi” i telefonoi apo jo “mikut” të tij. Nuk kisha kurrfarë kurioziteti për këtë gjë. “Anglezi” mund të kishte luajtur bllofin, ose edhe nëse kishte ndonjë mik me pozitë, mund të kishte ndërruar mendje nga “lutjet” e kolegëve të policit debatues që përpiqeshin ta bindnin që ta linte me kaq, duke bërë kështu një lloj kompromisi mes palëve. Edhe aq sa pashë kuptova sa poshtë bie personaliteti i policit/ve, kur midis tyre dhe atyre që shëtisin me makina luksoze qëndron një “mik” që është vetëm një zile celulari larg.
mund te mari dhe ambasaden angleze ne tel ..dhe do bente mir ..se keshtu duan keta te degjeneruarit ,,se kur je me te drejten tende ..eshte mir ta ngresh zerin ..sidomos kur pashaporta jote lexon uk..dhe behet direkt problem ..i kam zili shqiptaret qe kan nje pashaport angleze..kanadeze ,,amerikane ,,ropt policave ..me te trash skan ku ven
ka qene robi jon ky anglezi dhe ka telefonuar ndonje robin tone ne ministri se te gjithe shefat jane robt tone
Jam i sigurt se anglezi nuk ka bere kurfare shkelje. Polici e ka ndaluar se ka menduar per ndonje emigrant shqitar ne angli me i rrujt ndonje paund. Kompleksi i inferioritetit policeve u ka lindur sepse ata nuk kane patur qellim per te mbrojtur rregullin, por sic thashe , te rruanin ndonje paund.
Verini re policet tane edhe neper rruget nacionale si rine te fshehur. Qellimi i tyre nuk eshte te parandalojne aksidentet, por te vene gjoba ose te marrin bakshishe nga thyersit e rregullave.
Dhe gjoba e bakshishe u vene e u marrin qytetareve te thjeshte, se kur i shohin me makina luksoze qendrojne gatitu dhe i nderojne.
I was really confused, and this answered all my qustienos.
Supelbry illuminating data here, thanks!