Në Shqipëri duhet të mbledhim mendjen njëherë e mirë dhe të biem të gjithë në një mendje që ti asgjësojmë zgjedhjet dhe votimet të cilitdo lloji e niveli, si funksion demokratik ku populli apo përfaqësuesi i popullit shpreh vullnetin e tij. Nuk kemi pse organizojmë më zgjedhje parlamentare apo të pushtetit vendor. Nuk kemi pse organizojmë më votime ligjesh, institucionesh, çështjesh apo përfaqësuesish në Kuvend. Nuk kemi pse organizojmë më votime në Këshilla Bashkiakë, Komunalë apo Qarku. Nuk kemi pse organizojmë më votime në Trupa Gjykues apo në Borde, etj, etj. Kështu si po shkojnë punët në këtë vendin tonë, kot harxhojme kohë me organizime zgjedhjesh e votimesh që na shkatërrojnë nervat, prishin qetësinë, na ushqejnë shpresa të rrejshme, na shpenzojnë duartrokitje, brohoritje, ndikime, ndërhyrje, biseda të gjata, bojë gazetash, valë televizive, e kështu me rradhë. Unë propozoj që në Shqipëri të ngremë një institucion të ri të llojit tonë ala-shqiptareçe e ta quajmë: Panairi i votave. Do të jetë më mirë që në Panairin e votave të vijnë të gjithë Udhëheqës-ustallarët me thasët me para, miell, vende pune, tendera, bursa ekselence, etj, etj, që ti blejnë hapur dhe publikisht votat e qytetarëve, votat e këshilltarëve bashkiakë, komunalë, apo edhe votat e këshilltarëve të qarkut. Le ti blejnë hapur sidomos edhe votat e deputetëve. Panairi i votave është zgjidhja që së paku të mos na vijë më turp për çfarë po ndodh çdo ditë në këtë vendin tonë të gjorë. I mirëkuptoj plotësisht Udhëhqës-ustallarët tanë kur këmbëngulin plot pathos që në Shqipëri të ketë zgjedhje dhe votime të fshehta apo të hapura. Sinqerisht që i mirëkuptoj. Atyre u nevojitet kaq shumë formaliteti i ushtrimit të zgjedhjeve dhe votimeve ngase kjo është e vetmja mënyrë që ata ta sigurojnë renditjen e vendit që ata udhëheqin, në listat e vendeve me demokraci funksionale. Nuk ka rëndësi sesi zhvillohen zgjedhjet, rëndësi ka që të zhvillohen. Ato do të jenë gjithësesi më të mira se të mëparshmet, apo më të mirat e bëra ndonjëherë, ose thjesht transparente dhe konkuruese. Kaq mjafton. Nuk ka rëndësi se si bëhen votimet në Kuvend, Këshilla Bashkiakë, Komunalë, Qarku, apo Borde Institucionesh shtetërore, rëndësi ka që të ketë votime. Po u ushtrua formaliteti i zgjedhjeve dhe votimeve, Shqipëria e Udhëheqësive Politike e bën gjumin të qetë në ‘Hotel Demokracia Funksionale’. Zgjedhjet dhe votimet u vyejnë udhëheqësive tona politike të majta e të djathta sepse nëpërmjet marifetit të zgjedhjeve dhe votimeve ata ndërluftojnë e ndërkryen me njëri-tjetrin, ia fusin njëri-tjetrit, dashurohen me njëri-tjetrin, xhelozohen me njëri-tjetrin, urrehen me njëri-tjetrin, pasurohen me njëri-tjetrin, etj, etj. Zgjedhjet dhe votimet janë bërë për udhëheqësitë tona politike si momenti fatlum i Brutit kur nën epshin vrasatar të pushtetit i nguli thikën Cezarit. Veçse figurativisht në mendjen time Cezari Sovran është populli dhe qytetarët shqiptarë, ndërsa Bruti janë udhëheqësitë tona politike të majta e të djathta. Zgjedhjet dhe votimet janë bërë për udhëheqësitë tona si domosdoshmëri pothuajse të njëvlefshme me vajosjen e bravave e të dyerve të mbyllura prej dekadash. Dyert e mbyllura dhe bravat e papërdorura kanë nevojën e herëpas-herëshme të hapen dhe vajosen që të fshihet e mos ndihet zhurma gërrvishtëse e ndryshkjes dhe vjetërsimit. Kësisoj edhe arkitektët e demokracisë funksionale shqiptare si demokraci me dyer të mbyllura, ia dinë vlerën formalitetit të zgjedhjeve dhe votimeve si shtegzgjidhja për ta mbajtur lojën nën kontroll. Sepse ta themi e shkruajmë hapur me bojë të zezë dhe me zë të lartë, sot e për çdo ditë, se ushtrimi formal i zgjedhjeve dhe votimeve në Republikën e Shqipërisë, u vlen për shumë pak ose nuk u vlen për asgjë qytetarëve shqiptarë, përveçse u vlen paçmueshmërisht udhëheqësive politike dhe parive të tyre intelektuale, mediatike dhe financiare. Ne qytetarët e thjeshtë, të ndershëm dhe të dobët shqiptarë nuk kemi asnjë shans të ndryshojmë ndonjë gjë me votat tona. Udhëheqësitë tona të cilat vuajnë masivisht nga Kompleksi i Brutit, kane 21 vite që e shndërrojnë ditën e zgjedhjeve në një ditë kasaphane për ëndrrat, aspiratat, dëshirat, shpresat, lirinë dhe vullnetet e qytetarëve shqiptarë. Luftrat e brendshme mes udhëheqësive politike dhe parive të tyre intelektuale, mediatike dhe financiare, janë plandosur mbi kurrizin e tejlodhur dhe mbisqullur të qytetarëve shqiptarë si detyrim përditor të cilin u duhet ta kapërdijnë në çdo shtëpi, kafene, thashethemnajë, gazetë, ekran televiziv, shesh, qoshe, etj, për ta ligjësuar paskëtaj me anën e votave që vidhen, tjetërsohen, blihen, apo keqnumërohen. E gjithë kjo industri brutiane ka hapur mijëra fronte pune për kriminelë elektoralë tek të gjitha partitë e mëdha apo të vogla. Mijëra komisionerë, mijëra numërues të votave të cilët ia nisin punës dhe e bitisin atë, me mendimin për të vjedhur, dëmtuar, mashtruar, blerë apo shitur njëri-tjetrin. Vini re, e kanë me njëri-tjetrin, jo me ne qytetarët. Edhe pse ata administrojnë votat tona, ne prapësprapë kemi mbaruar punë në minutën kur kemi hedhur votën brenda kutisë, më tutje ne qytetarët nuk vlejmë më asnjë grosh. Lumenj parash, eurosh, dollarësh, karrierash të pamerituara, bursash, tenderash, etj, etj, vërshojnë në dhe nën tryezat e Komisionerëve dhe numëruesve të votave. Shpërdorohen pasuri të tilla marramendase që nëse do të shpenzoheshin drejtësisht për Shqipërinë dhe shqiptarët, atëherë krejt ndryshe do të kishte qenë gjendja e këtij vendi të kaq shumë keqpërdorur, abuzuar, shpërfillur dhe përvuajtur. Për më keq akoma, vërshimi i milionave që kjo industri brutiane investon për të masakruar qytetarin Cezar, nuk ndalet vetëm tek votimet e qytetarëve për parlamentin dhe pushtetin vendor, por marrshon kryeneçësisht dhe kërcënushmërisht drejt votës së përfaqësuesve të qytetarëve dhe institucioneve të shtetit. Industria brutiane ka shtrirë metastazat e saj tek votat e përfaqësuesve të popullit në Kuvend, në këshillat bashkiakë, komunalë, dhe të qarkut, por edhe tek votat që japin drejtësi në trupat gjykuese, apo marrin vendime tek Bordet e Institucioneve shtetërore, etj, etj. Kriminaliteti elektoral ashtu sikurse dhe vjedhja, mashtrimi, imoraliteti dhe amoraliteti, është shndërruar në normalitet dhe gëzon mbarëpranim në rrathët e lartë të drejtuesve politikë. Madje kam përshtypjen se edhe debatet politike të cilat grazhdohen nga palët humbëse politike, dmth nga Opozita, pas çdo zgjedhjeje apo votimi, nuk e kanë fare për çështje e shqetësim mbrapshtinë e kësaj industrie brutiane që po e batakos çdo ditë e më tepër realitetin e demokracisë shqiptare. Ata, dmth opozitarët, debatet i kojnë me mendimin se ata janë Cezari dhe kundërshatri politik i vetshpallur fitues është Bruti. Ata as që e çojnë nëpër mend ta mendojnë se qytetari, populli Sovran ka drejtësinë të jetë Cezari i vetëm në një vend demokratik. Shqetësimi i tyre është, sesi të gjejnë marifetin që industria brutiane të vihet nën kontrollin e tyre që ti nxjerrë ata fitues. Këta kur humbasin ndihen Cezarë të tradhëtuar, por kur mbyllin sytë ëndërrojnë të jenë Bruti. E vërteta e hidhur në Shqipëri nuk qëndron tek fakti se Koalicioni Qevërisës është koalicion kusarësh që ka paratë dhe Opozita ka votat. E vërteta e hidhur nuk qëndron as tek fakti se Koalicioni Qeverisës vjedh shtetin dhe privatin për të blerë votat që nuk i ka, ndërsa Opozita humbet sepse votat që ajo ka janë të shoqëruara me faturën përkatëse pa TVSH. Jo. E vërteta e hidhur qëndron tek fakti se as Koalicion Qeverisës e as Opozita nuk e kanë kuptuar se votat i kanë qytetarët shqiptarë. Koalicioni Qeverisës dhe Opozita në një vend normal demokratik, pa demokraci funksionale, por me demokraci reale të prekshme për qytetarët, nuk bëjnë as më shumë e as më pak përveçse ushtrojnë me përunjësi funksionet shërbyese drejtuese për të cilat delegohen nga qytetarët nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme. Vota dhe vullneti është pronësi e patjetërsueshme e qytetarit dhe vetëm e qytetarit.
Mundesisht, artikujt ndajini ne paragrafe, se te lodhin syte keshtu pa hapesira
Po he de he, qytetaret e shkrete e shesin fare lire voten per vetem 50 euro, apo ndonje thes miell per te zgjedhur keta keshilltare e deputete qoftexhinj. Pastaj keta keshilltare e deputete shiten per mbi 50 mije euro per koke si dele. Po pse ore kaq budallenj qenkemi ne shqiptaret qe votojme per 50 euro te qelbura, keta horra e qoftexhinj te cilet pasi behen keshilltare e deputete shiten per 50 mije e 500 mije euro? Me mire ti kerkojme vete drejtpedrejt keto para vete ne qytetaret qe edhe Saliu te mos lodhet duke blere copeza pushteti. Me mire tia shesim vete ne qytetaret qe Saliu ta marre te plote pushtetin.hahahhaa oh sa turp, sa turp.
Me pelqen shume Galdini kur ben ironi kur thote se duhen asgjesuar fare zgjedhjet dhe duhet hapur Panairi i votave, qe se paku te blihet hapur ne diten per diell vota tek ofertuesi me i larte..hahahaa. Eh, pike e zeze me keta politikane qe kemi. Por na mbulofte turpi edhe neve shqiptareve qe jemi bere kaq te pafuqishem per te reaguar. Na mbulofte turpi qe e pranojme kaq kollaj te keqen dhe pershtatemi me te. Vaj medet thuaj.
Me pelqen kur Galdini ben ironi kur thote se duhen asgjesuar fare zgjedhjet dhe duhet hapur Panairi i votave, qe se paku te blihet hapur ne diten per diell vota tek ofertuesi me i larte..hahahaa. Eh, pike e zeze me keta politikane qe kemi. Por na mbulofte turpi edhe neve shqiptareve qe jemi bere kaq te pafuqishem per te reaguar. Na mbulofte turpi qe e pranojme kaq kollaj te keqen dhe pershtatemi me te. Vaj medet thuaj.
Na e ka thene Galdini qe para 8 majit kur nisi fushaten dhe shkruajti artikullin: Merruani. Por ia vodhen Edi Rama me Gramoz Rucin idene duke e keqperdorur jashte kontekstit apo duke e vendosur ne kontekst te gabuar, e ja ku jemi tani: Keta keshilltaret e Edi dhe Gramozit nuk po lene gje pa u marre ustallareve te Saliut dhe Ilirit. Eh, c’vete, c’vete. Rrompallehane. Kishin 1 doktor Rrompalla, tani kemi dy, nje ne qeveri e nje tjeter ne opozite. Lumsi ne per Rrompalle udheheqesit qe kemi.
Pyetje retorike qe ia bej publikisht vetes sime: duke qene se Opozitaret kane Komisionere dhe Numerues qe i blen Koalicioni Qeverises, duke qene se Opozitaret kane deputete e keshilltare qe i blen Koalicioni Qeverises, atehere perse te vazhdojne njerezit te votojne me per Opoziten. Te votosh per perfaqesues qe shiten e blihen, domethene ta japesh voten me tenderim dhe nenkontraktim. Me mire te hapim Panairin e votave, qe qytetaret se paku ta japin voten me prokurim te drejtperdrejte tek ai qe ka me shume para per ta blere me shtrenjte… Marrezi, marrezi shqiptare. Turp dhe faqja e zeze.
Tek ajo fotua siper e ke vendin stambollesh .Kjo vlen per te gjitha gocat greke dhe filogreke.Jo per ndonje gje por meqe pensionin jua hoqen , ne krize jeni dhe mbi te gjitha ne GEN e keni ikni boni ndonje kacidhe.
Too many compliments too ltilte space, thanks!