Student në “Master në MN, Studime Strategjike dhe Çështje sigurie”
Shumëkush nga ne sot u njoh me vendimin e tre “ekspertëve” të shumëpërfolur në çdo media, kafene, shtëpi, rrugë e në çdo cep të teritorit të Republikës së Shqipërisë, pse jo dhe më gjerë.
Telekomedia nisi thuajse një vit më parë, që në momentin që në rrethe kofidenciale qarkullonin zërat se një TËRMET do të ndihej së shpejti në politikën Shqiptare. Rrethe të ngushta e dinin se shumë shpejt do të publikohej një video skandal, me në qëndër një politikan të lartë duke diskutuar për afera korruptive. Informacioni i parë ishte se videoja kishte protagonist z.Meta duke diskutuar për pazare dhe shuma marramëndëse te hollash Lek apo Euro pak rëndësi ka.
Ishte një video që nuk habiste njeri për përmbajtjen, sepse të gjithë e dimë se qëllimi pse dikush hyn në politikë është përfitimi dhe mbushja e xhepave. Gjithsesi e vecanta e videos ishte fakti se ai regjistrim, dhe ai denoncim u bë nga një prej njerëzve të oborrit të familjes Meta-Kryemadhi. Ndaj vetëm pak persona mund ta vinin në diskutim dhe të hidhnin hije dyshimi mbi vërtetësinë dhe autenticitetin e asaj videoje.
Edhe pas publikimit të kësaj videoje ishta skeptik për faktin se dhe në këtë rast, politika jonë si eksperte në çdo fushë është tepër e aftë të manipulojë dhe ta kthejë çdo gjë në favor të vetë. E pikërisht kështu ndodhi….
Pasi prokuroria jonë zgjodhi dhe kontakoi me të drejtë disa ekspertë të huaj për të analizuar vërtetësinë e asaj prove të paraqitur, ndodhi çudia… Gjykatsit Fukarenj dhe hallexhinj të Gjykatës së Lartë, zgjodhën disa Shqiptarë si më të besuar dhe si më ekspertë në atë fushë.
E mos t’ju vijë çudi pse ata ishin ekspertë më të zotë se Amerikanët apo Britanikët e kontaktuar më herët nga ana e Prokurorisë Shqiptare. Jemi të zotët dhe ekspertët më të mirë në botë për të marrë para dhe shpërblime të ndryshme, jemi më të zotët në botë që të bardhën ta bëjmë të zezë, jemi më të zotët në botë që ti themi shiut gjithnjë ” bier gjithnjë në arën time”. Me pak fjalë jemi njëshat në botë për çdo gjë.
Skishte si të ndodhte ndryshe me një gjykatë ku drejtuesia e sajë është një individ që përmendej në atë video pikërisht si favorizuese dhe mbështetëse e aferrave korruptive. Skishte si të ndodhtë ndryshe me një gjykatë ku gjyqtarët e sajë e deklarojnë veten si tepër të varfër, madje madje aq sa marrin dhe kredi për të blerë një lavatrice apo frigorifer. Skishte si të ndodhte ndryshe me ata gjyqtarë që kishin dhënë prova se mund të manipuloheshin lehtë, apo mbyllnin cështje korruptive shumë hërë më të mëdha se shuma në videon në fjalë. Si mund të ndodhte ndryshe që këta gjyqtarë të merrnin për bazë ekspertizen e Amerikës dhe Britanisë? Si mund të ndodhte ndryshe që të merreshin për bazë fjalët e ekspertëve të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre pikërisht në ato vende që sot mërren model kudo, madje madje shumica e kazuseve që këta gjyqtarë kanë zhvilluar kur kanë studjuar kanë ardhur pikërisht nga ato vende?
Me vjen keq për këta gjyqtarë dhe vërtet une po dhe cdo shqiptar i thjeshtë duhet ti kuptojë dhe ti mëshirojë. Kaq kemi në dorë, kaq bëjmë. Ata sot janë dhe ligji dhe maliqi.
Ata të urdhëruar apo të blerë të bardhën e bëjnë të zezë, ata ligjet i lexojnë sipas interesit të tyre, ata kanë në dorë çdo gjë. Ata liruan ish Ministrin e Transporteve nga akuza e korrupsionit, e pse? Thjesht per arsye proceduriale. Ata liruar ish Ministrin e Mbrojtjes nga akuza e vrasjes së 26 të pafajshmëve në Gerdec, e pse? Përseri thjesht për arsye proceduriale, kjo deri ne momentin sa ai të vishej përsëri me imunitet.
E pra ska sesi të ndodhte ndryshe dhe në videon e z.Meta.
U zgjodhen “Ekspertet” më të mirë shqiptarë, por që tashmë me vendimin e fund tetorit 2011 meritojnë të quhen “Ekspertë Jashtëtokësor”, madje madje duhen propozuar dhe për në librin e Rekordeve Guines. E kush do ishte ai ekspert në botë që nuk do kishte zili një ekspert tjetër që nxjerr konkluzione dhe vendime të sakta thjesht me intuit, dhe jo me mjete dhe pajisje ekspertimi, ose në rastin më të mirë me paisje gjysmake të mara borxh. Çdokush do i kishte zili kta 3 UFO në fushën e tyre.
ÇUDI DHE TUNDUESE….
Madje madje dhe mua po më tundojnë sëtepërmi këto metoda pune, mua dhe bashkëmoshatarët e mi që roptohen dhe harxhojnë djersë e mund të arsimohen dhe specializohen në Universitetet më të mira të vendit e Botës. E pikërisht për këto do i thoja një prej Profesorve të mi të nderuar: Përse më duhen leksionet e Oxfordit apo Cambridgit? Përse nuk studiojmë më mirë ” Ligj and Maliq made in Albania”?
Me lodhe me gjithe keto gramatikore mor Olsen, te rrofte Masteri!
Pikes i ke rene Endri. Pervec gramatikoreve ka edhe probleme te tjera qe nuk ia rregullon dot master-i.
Bravo Endri. Pikes i ke rene.
Endri kur mendoni te beheni kritizer, beni mire te korrigjoni fjalit tuaja….
Ma perkthe pak shqip shqip cfar do te thote ( Gjithe keto gramatikore ) ???
po kritizer ne c’gjuhe eshte?
Hap fjalorin e shife cfar gjuhe eshte.
Kritizer = Kritik, kritikues
Futi nje tas dhall o type e pastaj perdor apostrofa, jo per gje po nuk te bejne apostrofat gjuhetar.
Po te ”kritizoj” pak edhe une:
fjalite, cfare, dhalle, jane me e ne fund. Nuk me duket se je personi i duhur per te shitur teori te gjuhes letrare shqipe. Me siguri pika jote e forte do jete pokeri ne facebook, ku nuk le femer pa qerasur ( me dhalle:P). Keshtu nuk eshte?…e?
Nje shitmendes me shume. Gjykoje nga nga menyra e prezantimit. Kush e mban mend ”Shi ne plazh”…..”ALBERI ME GRADE SHKENCORE NE FIZIKE”.
Sa keq qe Amerika dhe Anglia nuk kane eksperte te zote. Mendoj tu propozojme keta fanuat tane per tu bere ekspertiza te tilla ‘lege(n) artis’!!!
Palo njeri ky Iliri. Shikoi trupin e mendo mendjen e tij. Vic koperative nga Koperativa e tipit demokomunist te Sales.
-Tri figurat anti kombtare.
-Tri figurat më të shëmëtuara.
-Tri vigurat gjakatre. të cilat më vjen pështirë edhe ti urrej kanë një emër, një trup, por tri koka:
BerishaMetaJozefina.
Oh sa mire me qene shqiptar.Sa e lezetshme kjo thenie,jo per popullin,jo per ne, por per Meten,Salen, Topallin, Gjykatesit,Shkelzenin,Argiten dhe pak te tjere.
Te njejten gje doja ti thoja edhe une. Per cfare te duhet masteri kur ske mesuuar mire Shqipen.
Endri i ke rene pikes. Toc komplet ky tipi.
Verej me kenaqesi qe disa komentues kane shprehur rezervat e tyre lidhur me gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore qe permban artikulli.
Ne respekt te lexuesve Gazeta TemA duhet te perdore nje filter perpara se te botoje artikujt. Gjithsesi, edhe vete TemA duhet te korrigjoje ato qe shkruan: ne qoshen majtas ku kerkohen donacione shkruhet se ”…se bashku jemi me te FORT” Menyra e te shkruarit te mbiemrit ngaterrohet me ate te ndajfoljes.
Besoj se Tema Online eshte nje Forum me shume sesa nje Web-sit Akademik. Kshuqe mos kerkoni qiqra ne hell.
Nese doni Shkrim Akademik mundohuni te korrektoni ato cka shkruni vete, e pastaj shkoni tek ara e gjitonit tuaj.
Hajde ekip hajde, kujdes ky truproja me kanatiere te bardhe se te gjithe mendjen te Liri i Monikes e kane.