73 të pamandatuar nga shumica popullore morën mbi supet e tyre një nga turpet më të mëdha në historinë e ligjvënies shqiptare. Ata e dinin këtë gjë, pra turpin që do i mbulonte gjithë jetën, e përsëri nuk u tërhoqën, por i mbajtën ison atij që s’i dridhet dora të vrasë e jo më të ndotë Shqipërinë e shqiptarët duke i vrarë dalëngadalë.
Kthimi i ligjit për rishqyrtim nga ana e Presidentit të Republikës, z.Bamir Topi, ishte një shanc shumë i mirë që mazhoranca e djathtë, udhëheqësi i saj Berisha dhe gjithë shpura që i shkon pas, të mundnin të reflektonin edhe një herë për gafën që bënë pak kohë më parë duke e miratuar atë. Opinionbërësit politikë e civilë, shoqatat dhe individët, të gjithë ata që nuk rrojnë nën ombrellën e qeverisë, po reagonin në një zë kundër këtij ligji. Në ndihmë u erdhi edhe opinioni i dy personazheve të njohur përtej Adriatikut, përkatësisht Roberto Saviano dhe Gaetano Vassallo, i pari i dënuar me vdekje nga mafia për pasqyrën e qartë që i ka bërë krimeve të asaj, i dyti i penduar i drejtësisë italiane e që është marrë pikërisht me plehrat. Të dy e kanë bërë të qartë rrezikun që vjen nga ato, ku, nën koperturën e përpunimit të mbetjeve të ligjshme dhe riciklimit, fshihet trafiku i mbetjeve toksike.
Por, fatkeqësisht ligji u trajtua si një sfidë personale nga ana e Berishës, ku nga njëra anë duhet të mbante fjalën që u ka dhënë atyre që i kanë premtuar miliona nga ky biznes, dhe nga ana tjetër duhet t’i vendoste “kufirit tek thana” Kryetarit të Shtetit, i cili kurrsesi nuk duhet të kthejë mbrapsht asnjë ligj të miratuar njëherë me vullnet të plotë nga Berisha. Vetëm një ego e sëmurë bën që sundimtarë të tipit Berisha të mos arrijnë të qartësojnë asnjëherë mendimin në situata të tilla për të parë se çfarë do të ndodhë, por i bën më të vendosur për ta çuar deri në fund çmendurinë e tyre.
Përfundimisht, as faktorët e brendshëm e as ata të jashtëm nuk u dëgjuan. Sepse qeveria dhe ligjvënësit nuk kanë kohë të dëgjojnë. Ata kanë kohë që janë shkëputur nga realiteti, sepse makutëria dhe babëzia u kanë errur sytë, u kanë turbulluar mendjen e rrjedhimisht papërgjegjshmëria që tregojnë është kthyer në një arrogancë të pashembullt në raportet qeveri-popull.
Unë nuk pres që qysh ditët e para, bashkë me plehrat, të vijnë edhe mbetje toksike. Absolutisht Jo! Sepse e di që Berisha dhe të tijët janë shumë të zgjuar për të mos u ngutur pas zhurmës që shoqëria civile dhe opozita bën për ta kundërshtuar. Biles, as eksportuesve andej dhe importuesve këndej, nuk do u interesonte një gjë e tillë. Do duhet pak kohë, sepse duhet krijuar në popull nëpërmjet propagandës, një klimë mirëbësimi. Do vërshojnë ditët e para të mbërritjes së këtyre mbetjeve, kronika e reportazhe televizive e gazetareske të stilit qeveritar, ku do paraqiten veçse mbetje që do i shërbejnë industrisë për riciklim, biles, me shumë gjasë, do akuzohen edhe kundërshtuesit e këtyre mbetjeve, si pjesë e një skenari që do mund të penalizonte vendin tonë nga kjo “lëndë e parë”. Pronarët e ndërmarrjeve industriale padyshim do jenë të gatshëm për t’iu paraqitur publikut sesi i morën mbetjet dhe sesi i rikthyhen ato në produkte të dobishme. Qëllimi djallëzor është që të dalin fillimisht “bllof” përpara opinionit ata që e kundërshtuan ligjin.
Por, e keqja do vijë më pas, atëherë kur vëmendja e publikut do të jetë shpërqendruar nga hallet e përditshmërisë që kalon shoqëria jonë. Lufta e ndezur politike do shkëpusë edhe vëmendjen e politikës. Atëherë do fillojë mënxyra, ku nën petkun e mbetjeve të riciklueshme, do vërshojnë lum mbetjet toksike. Ato mbetje të cilat i shpëtuan syrit, përvojës dhe mbikqyrjes së rreptë të vendve që kanë shtet me ligje të konsoliduara dhe struktura të mirëpërgatitura. Sepse edhe atje paraja arriti t’u errësojë shikimin pushtetarëve, atje ku presioni dhe reagimi i publikut është i dhunshëm e i pamëshirshëm ndaj fenomeneve të tilla. Po këtu, ku historia edhe e këtyre 6 vite qeverisje të Berishës, do mjaftonte për të kuptuar se sa e rëndë do jetë për brezin e sotëm e të nesërm, ky legjitimim i mbledhjes së mbetjeve të rrezikshme nga bota. Prandaj, po e përsëris edhe unë thirrjen: Popull, ju lutem, jini Vigjilentë!
Dje,kur KUVENDI I PLEHRAVE ishte mbledhur dhe miratonte LIGJIN KRIMINAL TE FUTJES SE PLEHRAVE TE GJITHE BOTES NE SHQIPERI,pozita dhe shoqeria civile duhet te kishin organizuar nje PROTESTE SHUME TE FUQISHME,qe ta bente Sali Berishen te DRIDHEJ para FURTUNES POPULLORE!!!Kjo nuk ndodhi,sepse Edi Ramen,si kryetar i PS-se e ANATEMNUAN te gjithe,brenda e jashte Shqiperise,se gjoja ai po merrte me qafe nje popull te tere me PROTESTAT APO BOJKOTET E KUVENDIT!!!Keshtu ndodh kur lene vetem ne fushen e betejes nje njeri,qofte ky edhe Edi Rama!!!Ata,qe ka rreth vetes,rrinin ne hije,ndersa ZAGARET E NANOS,gjoja si mendimi ndryshe,hidhnin shigjeta te HELMUARA kunder Edi Rames!!!Doemos,ishte Edi Rama ,qe i mori pushtetin MAFIOZIT NANO,ndaj tani lakejte e tij luftojne per te edhe per Berishen!!!Kete situate do Berisha:LLAFE SA TE DUASH NE KUVEND DHE AI VAZHDON GJEMEN ME SHQIPERINE!!!SITUATA SOT ESHTE E TILLE,QE E TERE SHQIPERIA DUHET TE NGRIHET NE KEMMBE PER TE SHPORRUR KETE BANDIT NGA PUSHTETI!!!ZAGARET E NANOS NE PS DUHET TE FLAKEN NGA PS-ja SE VETEM TRAZIRA DO KRIJOJNE!!!TE GJITHE SHIGJETAT I DREJTOJNE VETEM TEK EDI RAMA,PRA DUKET SYNIMI I TYRE:TE HEQIN EDI RAMEN,SE PASTAJ DINE SI MERREN VESH ME BERISHEN!!!
Mire thote ky Sorge koqia per kete protesten –Opozita ashtu duhej te vperonte .
Te mblidhte gjithe popullin dhe me intelektualet ne krye ,te bente nje poroteste te fuqishme paqesore peprara parlamentit,ne kete menyre te diskretitohej Sala dhe ata palacot e tjere qe jane ktheyr ne kelyshe te Sales
—Edi beri shume gabim qe nuk beri proteste ….
PS-PD jane nje,ata kane 20 vite qe lozin teatro para naiveve shqiptare,medemek jemi dy parti opozitare.JO,jane nje parti me program te pa shpallur te pasurohemi,te grabitim pronat e popullit,shqiptaret sa per te jetuar,ala si kini kuptuar qe ata tallen me shqiptaret naive.
Realisti.
Nanoistët, Metistët dhe Berishistët, përbëjnë treshen e helmimit të Shqipëtarëve. Nuk është më sekret që PS- e Nanos dhe PD- e Berishës janë një, sepse ishte Nanua ai që bëri projektin e importit të plehrave, Është Berisha që po e zbaton. Është e drejtë që Nanoistët të mëshefur në PS që nuk u dihet shifra janë sabotatorët apsolt të Edi Ramës dhe në koalicion me Berishë, pra si kuisling, po mbështesin atë dhe helmojnë popullin duke e lënë Edin vetëm. Por Edi në rast se nuk është nga të tretët me Berishën dhe po bën lojë sikurse bëri Nanoja (Larg qoftë), duhet të ngrihet me trimëri mbi ta, të mbështetet tek socialistë kombtarë, tekë e djathta kombtare, tip Mero Baze Spartaj Ngjela, Nardi Noka dhe mijra që nuk janë agjentë të Berishës. Të mbështetet tek të përndjekurit dhe të burgosurit politik të pa kapur nga agjentura Enverise, të cilët presin që të vendoset demokracia e vërtet. Së bashku me masën të rrëzoi urgjent pushtetin e Helmit së bashku me parlamentin kuisling, dhe mos i i thoni më e djathtë se është turp. Në rast se Edi nuk vepron Është si shokët dhe na mori lumi se do duhet dekada luftë, por deri athere s,ka më popull se do helmohet. Kaq popull injorant të jemi që stunami ka filluar dhe ne me fudullëkun tënë primitiv, nuk luajmë bythën nga vëndi dhe kemi shtrir kokën të na i presi Berisha në giotinë?. Ndofta ndryshojmë shpejt,
Ju lumtë gazetarit Altin Ketro për analizën reale që bën.
Sorge, ke shume te drejte. Komenti yt me pelqeu pa mase. RESPEKTE.
Ja ku jane emrat e atyre qe kane votuar pro dhe kundra dekretit te presidentit per ligjin e plerave :
http://www.parlament.al/web/pub/18_56_10682_1.pdf