Historia dhe shqiptarët

5 Nëntor 2011, 19:31Blog TEMA

Nga Ndue Ukaj

Një popull nuk rron dot pa mbamëndje, ashtu sikurse nuk rron dot pa një ideal. Apo, më mirë të themi një popull me mbamëndje të dobët, është i destinuar të përsëris shpeshherë gabime të njëjta e fatale. Një popull që nuk ka mbamëndje qartësisht të theksuar, është i destinuar mu nëpërkëmb nga të tjerët, mos mu marr seriozisht, mu përbuzë. Prandaj, rikujtesa dhe freskimi i përhershëm i mbamëndjes, është zinxhiri i fuqishëm i ndërlidhjes së kohëve, të shkuarës dhe së tashmes, mbase, kujtesa, mbetet pikëmbështetja me e sigurt, për të kuptuar të sotmen dhe në këtë kontekst, për të parë qartësisht nga e ardhmja. Dhe, për rrjedhojë, për ta projektuar drejt e me siguri atë. Visar Zhiti, një shkrimtar erudit, thotë se kujtesa nuk duhet të tjetërsohet, prandaj kërkon të sforcohen armët e kujtesës. Dhe, armët më të mira të kujtesës janë leximi, njohja dhe rinjohja e klasikëve, mësimi nga e kaluara, mësimi nga figurat dhe ngjarjet e rëndësishme që na mundësuan të përgjallojmë e sfidojmë kohët, më mirë të themi, atyre që sakrifikuan, që ne sot të kemi një identitet shqiptar, me gjitha tiparet shenjëzuese. Si për çudi, apo për ironi të fatit, historia jonë është e stërmbushur me tragjedi, të cilat sillen mbi kokat tona ankthshëm. Ndërkaq ne, vazhdojmë të sorollatemi pa mundur të definojmë qartë të shkuarën tonë. Andaj, neve na kërkohet, vetëdijshëm a pavetëdijshëm, ta përkundim budallëkun, si formën e harresës, për t’u katapluar në trendët, kinse të një lloj multikulturalizimi banal. Përmes kësaj forme, disi heshtas, na thuhet ta lëmë mënjana kujtesën, e kësisoj të mos merremi me historinë, nga e cila duhet marrim fuqinë këndellësh për një katharsis të gjithanshëm, për rrugëtim të sigurt në të tashmen dhe sidomos drejtë së ardhmes. Kundruall këtyre sajesave jemi sjell të vaktë, të pa organizuar, më mirë të themi, të çorientuar, të ndarë, të ndikuar nga gjithfarë interesash, pikë e pesë, duke mos kultivuar për asnjë çast mbamëndjen, përkundrazi duke e luftuar atë, duke i dorëzuar armët e kujtesës dhe historisë. Prandaj, memoria jonë kombëtare është heterogjene, është e mbushur me konflikte, mbamëndja jonë kombëtare është e ulët, të themi shumë shpërfillëse, e karakterizuar nga një moskujdesi e tmerrshëm për fenomene e dukuri që përbëjnë esencialisht tërësinë e historisë dhe identitetit tonë. Kësisoj, nuk kemi ndërtuar raporte të shëndosha e reale me armiqtë, me ata që na sunduan.

Duke kujtuar e ricikluar të shkuarën, popujt arrijnë të përgjallojnë në kohë, të sfidojnë kohët, të marrin mësim nga historia. Në këtë mënyrë, ata mësojnë  mos përsërisin gabime të njëjta. Këndej pari mund të përgatiten dhe janë të aftë për t’i sfiduar kohët dhe për t’u pranuar denjësisht në mesin e kombeve të civilizuara e përparimtare. Mirëpo, me ne shqiptarët puna qëndron ndryshe. Historia jonë, më tepër ka shërbyer e shërben për ta instrumentalizuar, në favor të ndonjë grupi, politike, ideologjie, se sa të pranohet dhe kuptohet si mësuese e jetës. Mbase, nga historia ne asgjë nuk kemi mësuar.

Sot, afro një shekull pas shporrjes së turqve nga trojet tona, pas asaj nate të gjatë e të zezë otomane, kur shpirti shqiptar u dvarrë si është më keq, kur u shkatërrua një komb, u rrënua fizikisht e shpirtërisht. Ne, pa fije turpi krrokasim për marrëdhënie vëllazërore me turqit dhe harrojmë se e gjithë ajo që e njohim dhe e mësojmë në historinë tonë, qysh nga ABC-ja kulturore, është kulturë e histori e oponencës, e luftës ndaj turqve, ndaj atij pushtimi tmerrësisht negativ e shkatërrimtar për shqiptarët.

Në mendësinë shqiptare vazhdon një apori çoroditëse debatesh për marrëdhëniet e shqiptarëve me turqit, një histori kjo që vërtetë është për t’u analizuar e kuptuar drejtë. Një dijetar i ditëve të sotme, Arbër Xhaferi, me një shkrim analitik botuar para një kohe, Pasojat e Akraballëkut, thumbonte me argumente të fuqishme pozicionin e turqve karshi shqiptarëve, duke kritikuar njëherësh paragjykimin shqiptar karshi turqve, veçanërisht perceptimin e tyre si të mirë, karshi kombeve tjera të liga, si greke, italian, serb, etj. Ky perceptim, i cili është shndërruar në një stereotip të rrezikshëm, çdo ditë e më tepër po zë vend në botëkuptimin shqiptar, përmes një fraze tejet të rrezikshme “populli vëlla turk”; frazë kjo që është neveritëse, fyese ndaj historisë e identitetit shqiptar.

Në këto ditë vape, shija një ministër turk se si ishte hapur pranë “vëllezërve” të tij, duke pohuar frazën e më sipërme. Kjo situatë groteske, me rikthehu disa ngjarje të turpshme, e krejtësisht absurde që kanë ndodhur brenda pak javëve në hapësirat shqiptare. E para, mu kujtua pjesëmarrja e kryeministri turk në ceremoninë e përurimit të autostradës që lidh shqiptarët, një pjesëmarrje kjo që nuk mund të justifikohej me asgjë. Tjetra, fjala e rastit të kryetarit të parlamentit turk në Parlamentin e Kosovës, ku ai i referohej popullit shqiptar si popull vëlla. Dhe së fundi, një ministër turk, i cili para presidentit, larg zyrave të së cilit, disa hapa tutje qëndron heroi Gjergj Kastrioti. Dhe ky moment, më rikujtoj novelën  “Lumturia e së Keqes”, të Ismail Kadaresë dhe një pasues i shkëlqyer, që e vlerësuar tejet adekuat për këtë kontekst.

“ -Katërqind vjet më parë një njeri i hapi plagë të pashërueshme perandorisë sonë. Besoj se e kuptoni për kë e kam fjalën, për të mallkuarin Gjergj Kastrioti. Ka shekuj që është bërë baltë, as varri nuk i dihet, por sa pare bën. Kujtimi i tij jeton dhe bashkë me kujtimin shestimi i tij. Ishte ky demon që e riktheu rrotën e historisë së këtij vendi nga kahja e bekuar që porsa kishte nisur, drejtë Europës. Siç mund ta dish, ai vet u kthye nga Skënderbeu në Gjergj dhe u shpall kalorës i krishterimit”

Ky pasues e personazhit turk, tregon se ëndrra pesëshekullore turke për të “magjepsur” Shqipërinë drejtë rikthimit nga aziatizmi është shpallur e dështuar edhe nga turqit. E, ta ringjallim ne, s’ka sens, përkundrazi, është çmenduri që s’do koment.

Jam për të kultivuar marrëdhënie të shëndosha e frytëdhënse në gjitha aspektet me çdo shtet, e sigurisht edhe me Turqinë, mirëpo, këto fraza kanë konotacione tjera, të rrezikshme, përtej politike. Prandaj, ndaj tyre nuk duhet heshtur, sepse kësisoj e deformojmë historinë e identitetin tonë. Këtë aspekt edhe politikanët duhet të ju përçojnë miqve turq.

Nëse ekziston një premisë e shëndoshë për të kuptuar e vlerësuar historinë si një mundësi për të mësuar të mos bëhet gabime, është ajo e jona, e karakterizuar me dhimbje, vuajtje, tragjicitete të pashembullta. Prandaj, të këndellemi njëherë! Shqiptarët nuk kanë qenë e nuk do të jenë vëllezër më turqit. Ne duhet të kultivojmë marrëdhënie të shëndosha, konform standardeve dhe interesave dypalëshe, por, duhet luftuar tendencat paragjykuese, e sidomos kur luhet me shpirtin e një kombi. Tjetërsimi i kujtesës së një kombi, është më i rrezikshëm se çdo gjë tjetër.

26 komente në “Historia dhe shqiptarët”

  1. Ben says:

    Ju duhet te mesoni te shkruani shqip perpara se te komentoni ne website! To be honest I don’t understand cfare doni te thoni………

    1. Gjergji says:

      To be honest, ky “visari” eshte nje injorant analfabet islamik kosovar, qe preket kur ia prekin vellain turk.

  2. PLISI says:

    nqs kam lexu shkrim pa lidhje, ky asht.
    si me kane prej mirdite mor djal ke shkrujt.

  3. sali kakabuba says:

    z.Ndue jeni nder patriotet e kombit shqiptar dhe kete e keni deshmuar me shkrimet etua ne TEMA online,edhe pse te pakta.Personalisht i kam lexuar perhere me vemendje shkrimet e tua dhe mendoj qe prekin palcen e problemeve tona kombetare.Kjo duket dhe nga komentet negative te shqipfolesve osmane,pasardhes dhe vazhdues te vepres se haxhi qamilit,esat toptanit,sali kakabubes,myftiut te prishtines Ternava,etj.
    Per shume shqiptare,keta jane vertet problemi i madh i ketij kombi,sepse me idete,veprimet e tyre,bejne vetem lojen e turqise,serbise e greqise.Ata qe na paraqesin turqine si mik te shqiptareve,jane vellezerit e nje ideali me Arid Uken,Sali Kakabuben dhe myftiun e Prishtines,njekohesisht percuesit e politikes serbe tek ne.

    1. ahmed says:

      a je ai që ia ki dhanë gjysen e grusë ndu ukes. mdoket e ki pas emrin nryshe dhe ki pas pshtu per pak pa t’vra uck kur në 1998 shkove me direktive t’ serbv n suhareke. mshefu sa tdush se tnjohum

      1. sali kakabuba says:

        ahmed
        del dhe komenton perhere kur shkruan z.Ndue Ukaj,duket se e ke dhe pak personale.
        Jeni nje grup korbash te mjere qe dilni perhere kur dikush shkruan qarte dhe shqip.Ju erren syte ne kesi rastesh.
        Ajo qe shkruan z.Ndue . nuk ka per qellim qe ti dhe une te kalojme ne fyerje por per problemet e kombit,te cilat jane te shumta.
        megjithate dua te te bej nje pyetje: A eshte normale qe shqiptaret ne kosove te luten ne xhamija kushtuar sulltaneve turq?

        Sa per emrin qe kam vene ketu,mos u merr shume me fantazi,e kam vene ne nder te heroit tuaj kombetar,SALI PLEHUT.

  4. sali kakabuba says:

    te kesh emer shqiptar dhe te flasesh shqip eshte vetem njera ane e medaljes,ti ngelesh vetem nje shqipfoles i dhjere dhe asgje me shume.

  5. Shqipja says:

    Po ku e gjete kete fjale “MBAMENDJE” more Ukaj,ne ke maje mali perdoret kjo predhe ndaj gjuhes se kuptushme per te gjithe shqiptaret?
    Shqipja.

    1. sali kakabuba says:

      ja perfqesuesi tipik i shqiptarit te sotem! kur shqiptarit i tregojne ujkun,ai kerkon gjurmen!
      po pse SHQIPJA merresh me nje fjale te vetme e cila prapseprape eshte shqip.E lexova dhe une shkrimin por ajo qe me ben pershtypje tek shkrimi eshte qartesia e artikullit,mesazhi dhe shqipja e thjeshte dhe e bukur e zotit Ndue.
      habitem se pse nuk shkru nje koment mbi temen e artikullit,mbi problematiken kombetare qe percjell,mbi mesimet e historise te cilat i harrojme pa kalu 24 ore.Nuk te bejne pershtypje as komentet e shqipfolesve te mesiperm por kapesh pas dickaje pa kuptim! jeni te habitshem,pastaj themi qe nuk jemi komb!

      1. ai Burri says:

        Ke folur catrapshmerisht shqipshtrember.
        Merret vesh po nuk eshte shqip.
        Me vjen mire qe nuk e lexova kete Nduen e rradhes pasi lexova titullin. KotKoheShpenzim quhet kjo?!!

  6. PISHA FLAMUR says:

    Përshëndetje Ukë kombtarit, dhe një të pështyme në turi otomanëve shqipfolës. O zot sa turkoshakër paska Shqipëria, paska të “drejtë” dhe anakroniku Turkofagos.

    1. sali kakabuba says:

      pisha-flamur
      vertet jane shume,por do ishim me me fat te kishim njerez si turkofagos se plehra talebane si keta. Po ti vesh re,nuk komentojne asnjeher per probleme te rendesishme kombetare,por vetem kur u prek qenien e tyre te pabese,injorante.Preken kur u shan turqine,sali plehun,sinan hoxhen,etj,por nuk u ben asnjeher pershtypje dhe as nuk ju interson veprimtria antikombetare e politikaneve tane,as veriu i mitrovices,as talebanizimi i kultures dhe mendesise shqiptare.Keta shqetesohen vetem kur u preken ndjenjat e tyre kombetare,ato turko-osmane,dhe ketu dalim prape te ideja qe them shpesh her qe duhet te behet dallimi mes nesh ne shqiptare dhe osmane apo antishqiptare,qe kane qene dhe vazhdojne te jene rreziku real i qenies shqiptare.

  7. nastradini says:

    Ketej nga Shqypnia ka edhe me keq. Se ne horizont kane dale ca dallkauke pseudoshkencetare, qe po i quajne patriotet rilindas terroriste. Dhe turqit si gjynahqare te terrorizuar.

  8. Gjergji says:

    Lidhur me autorin:

    “…Në edicionin e saj të ri, me rastin e njëmbëdhjetë vjetorit të fillimit të daljes, revista prestigjioze kulturore dhe letrare italiane Sagarana, prezanton shkrimtarin nga Kosova Ndue Ukaj.

    Autori Ukaj prezantohet në fushën e poezisë, me poezinë Emigranti, në italisht, paralelisht me atë në anglisht, prej së cilës gjuhë u përkthye kjo poezi, bashkë me një biografi të shkurtër të autorit. Kjo poezi është përkthyer nga italiania Dr. Pina Piccolo, përkthyesja dhe studiuesja e mirënjohur e letërsisë….”

  9. Sami says:

    Sille qysh të duash po ky Ukaj nuk qenka asapk zanatli n’ket punë. Kështu nuk e shëtojnë krejt gjergjat e kakabubat e botës, veç munden me ia zhveshë debilitetin edhe më shumë. Sa për debila si ky ka boll dynjaja po cka me bë kur gazeta prestigjioze Tema fëlliq faqet e saj me idiotësi të këtij lloji?!

  10. Gjergji says:

    “…Sille qysh te duash…por kete Nduen nuk e duam e nuk na pelqen,pikesepari se e ka ruajtur emrin Ndue prej 500 vjetesh,nderkohe qe ne e nderruam per interesa perfituese te castit dhe u quajtem mah-mut. Ndou,Marku,Gjoni,Zefi,etj., jane per ne si pasqyra ku shihemi dhe na duket vetja te shemtuar.Prandaj, o burra, nuk duhet pasqyra; ajo duhet thyer.Poshte pasqyra!”
    Se dyti, Ndou kerkon te na largoje dashurine e madhe qe ndiejme ne zemer per “turistet otomane”.Cudi, pse nuk i don edhe Ndou…Ky e ka mendjen ne Firence,Paris,Berlin,Londer,Nju Jork…, ne e kemi ne Anadoll,Abu Dabi,Kandahar,Islamabad… Nuk eshte vetem pune feje e perbashket me turqit; asqeret,spahinjte ,caushet,zaptinjte (me falni:desha te them turistet ) turq ,kur erdhen ne trojet arberore, nuk ishin te tredhur.Ata perdhunuan (me falni perseri: desha te them dashuruan) gra e vajza te pambrojtura shqiptare; prej nga u ngjiz edhe soji i mah-muterve ,qe tanime nuk don t’ia shajne babain turk! Thirrja e gjakut, pra!…

  11. Vali says:

    A more te shkrete Visar e Ahmet. Sa keq me vjen per JU, me plote kuptimin e fjales. Po ju jap disa keshilla qe kur te shkruani here tjeter ti keni parasysh.
    1. Mesoni te lexoni shqip, se kur di te lexosh di te nxjerresh perfundime te sakta per ate qe lexon.
    2. Pasi te meseoni te lexoni, mesoni te shkruani, se duke ditur te shkruash di te pershkruash me mire ate qe do te thuash.
    3. Nderoni dhe duajeni vendin me te mirat e me te keqijat qe ka, se po deshe dhe po nderove vendin tend di se KUSH je dhe KUJT i takon (Mjere JU qe akoma nuk e dini).
    Shpresoj te mos jesni nga ata myslymanet e kthyer rishazi me penebreke e fustanelle se asgje nuk i sillni vendit vetem hapa prapa.
    Ne vend qe te hecim perpara e te zhvillohemi si shoqeri ka njerez si puna juaj qe e degradojne shoqerine shqipetare
    Pershendetje te gjithve

  12. Sami says:

    Ju lutem koncentronu ne tekstin e diobte e mos u merrni me emnin cung te autorit as me perkatsine e tij fetare e as te tjereve. Shkrimi po tregon se ai nuk din me shkru, nuk shkruhet pa qenë njeri i pendes dhe pa pasë dituri e pa pasun mbas vetes shumë vite studime te thella e pa çu nji jete kulturore e studimore. Me folë per Evropen, historinë, shqiptarët duhet me ditë çka po flet se shqiptarët tash nuk janë në nivel të ndue ukës sa mos me i ditë gjerat. Artikulli është tej mase i dobët, leni ju tash jo muslimanë, jo katolikë. Është krejt nën nivel dhe nuk mundeni me e shpetu duke u thirrë në patriotizmin imagjinar e ne emrin ndues. Ndua pështillet nëpër fusha ku nuk e ka vendin. Ndoshta nuk është fort plak dhe le të merr libra e le te lexojë nja 5 a gjashtë vjet pa marrë me shkrua asgjë. Ndoshta dikur meson me shkru. Tash për tash është gazep i madh me i lexua shakarravinat.

    1. Gjergji says:

      More i shkreti Sami, ti vete nuk di te shkruash as te flasesh shqip.Ne komentin tend (koment i thencin!) gjenden rreth 30 gabime drejtshkrimore.Keshtuqe nuk je ti ai qe mund t’i konstatosh gabimet e Ndout,sepse nuk e ke aftesine. Por ky nuk ka qene as qellimi yt; ty te djeg PERMBAJTJA, IDEJA, KONTEKSTI i shkrimit te Ndout.Duke dashur te fshehesh pakenaqesine ndaj PERMBAJTJES, mundohesh te ulesh nivelin e shkrimit.Fundja ,kush je ti qe mund te vesh ne pikepyetje nivelin e tij? Nga komenti dukesh qe je nul. Kur flet per Nduen, shoh se te shkon shume nje krahasim i perdorur nga filozofi Hegel ” …nje krimb qe kerkon te ece ne nje hap me luanin”

  13. sali kakabuba says:

    sami,ahmed,visar,plis
    je apo jeni ketu jo per te komentu artikullin,i cili eshte mjaft i dobishem dhe konkret,por per te komentu z.Uka.
    e cuditshmja eshte se nuk komentoni asnjehere per gjera konkrete dhe ne interes te kombit,por vetem kur ju preket identiteti juaj turko-osman.
    Je i lire,si ti dhe te gjithe te shtojme te dhena te tjera konkrete se pse nuk duhet te harrojme historine e cfare e si duhet te sillemi ne te ardhmen e jo te merremi me keto biseda pa lidhje qe te detyroni te beni.
    nje pyetje e kam per ju: A eshte normale qe nje qe e quan veten shqiptar te lutet ne nje xhami kushtuar sulltaneve turq?

  14. Gjergji says:

    More i shkreti Sami, ti vete nuk di te shkruash as te flasesh shqip.Ne komentin tend (koment i thencin!) gjenden rreth 30 gabime drejtshkrimore.Keshtuqe nuk je ti ai qe mund t’i konstatosh gabimet e Ndout,sepse nuk e ke aftesine. Por ky nuk ka qene as qellimi yt; ty te djeg PERMBAJTJA, IDEJA, KONTEKSTI i shkrimit te Ndout.Duke dashur te fshehesh pakenaqesine ndaj PERMBAJTJES, mundohesh te ulesh nivelin e shkrimit.Fundja ,kush je ti qe mund te vesh ne pikepyetje nivelin e tij? Nga komenti dukesh qe je nul. Kur flet per Nduen, shoh se te shkon shume nje krahasim i perdorur nga filozofi Hegel ” …nje krimb qe kerkon te ece ne nje hap me luanin”.

  15. Gjergji says:

    “…Sille qysh te duash…por kete Nduen nuk e duam e nuk na pelqen,pikesepari se e ka ruajtur emrin Ndue prej 500 vjetesh,nderkohe qe ne e nderruam per interesa perfituese te castit dhe u quajtem mah-mut. Ndou,Marku,Gjoni,Zefi,etj., jane per ne si pasqyra ku shihemi dhe na duket vetja te shemtuar.Prandaj, o burra, nuk duhet pasqyra; ajo duhet thyer.Poshte pasqyra!”
    Se dyti, Ndou kerkon te na largoje dashurine e madhe qe ndiejme ne zemer per “turistet otomane”.Cudi, pse nuk i don edhe Ndou…Ky e ka mendjen ne Firence,Paris,Berlin,Londer,Nju Jork…, ne e kemi ne Anadoll,Abu Dabi,Kandahar,Islamabad… Nuk eshte vetem pune feje e perbashket me turqit; asqeret,spahinjte ,caushet,zaptinjte (me falni:desha te them turistet ) turq ,kur erdhen ne trojet arberore, nuk ishin te tredhur.Ata perdhunuan (me falni perseri: desha te them dashuruan) gra e vajza te pambrojtura shqiptare; prej nga u ngjiz edhe soji i mah-muterve ,qe tanime nuk don t’ia shajne babain turk! Thirrja e gjakut, pra!….

  16. Gjergji says:

    “…Sille qysh te duash…por kete Nduen nuk e duam e nuk na pelqen,pikesepari se e ka ruajtur emrin Ndue prej 500 vjetesh,nderkohe qe ne e nderruam per interesa perfituese te castit dhe u quajtem mah-mut. Ndou,Marku,Gjoni,Zefi,etj., jane per ne si pasqyra ku shihemi dhe na duket vetja te shemtuar.Prandaj, o burra, nuk duhet pasqyra; ajo duhet thyer.Poshte pasqyra!”
    Se dyti, Ndou kerkon te na largoje dashurine e madhe qe ndiejme ne zemer per “turistet otomane”.Cudi, pse nuk i don edhe Ndou…Ky e ka mendjen ne Firence,Paris,Berlin,Londer,Nju Jork…, ne e kemi ne Anadoll,Abu Dabi,Kandahar,Islamabad… Nuk eshte vetem pune feje e perbashket me turqit; asqeret,spahinjte ,caushet,zaptinjte (me falni:desha te them turistet ) turq ,kur erdhen ne trojet arberore, nuk ishin te tredhur.Ata perdhunuan (me falni perseri: desha te them dashuruan) gra e vajza te pambrojtura shqiptare; prej nga u ngjiz edhe soji i mah-muterve ,qe tanime nuk don t’ia shajne babain turk! Thirrja e gjakut, pra!.

  17. PO KUR PO I LEXOJ KTO SHKRIME DHE KTO KOMENTE TE ADEDHETARVE TE DEVOTSHEM POME RRINGJALLER SHPRESA DHE MLLEFI SE NUK KEMI VDEKUR DHE SPO JETOJM NE ARKIVOL.PO KUR DHE KUSH DO TI DENOJ KTA NJERZ QE PSHURRIN MBI GJAKUN E MILJONA SHQIPTARVE QE DHAN JETEN PER NJI IDEAL DHE NJI KOMB SHQIPETAR.PO KUR DO TE VI KOH PER KTA SHQIP FOLSA QE TIRANIN TURKE E PERQAFOJN DHE E BAJN VLLA. QE TI BAJN VLLEZER EDHE QETNIKET SEBO SLLAV.CITOJ:KONICA THOT RUJE ZOT SHQIPERIN PREJ ARYRE QE SJAN MA SHQIPTAR.NA RUJT ZOTI PREJ KTYRE, QE SOD E BAJ HISTORIN PER QEF TE OSMANLIVE MONGOL.NJI POPELL SHTEMOHT VETEM TU JA SHTEMU HISTORIN JA SHTREMBON EDHE PERSPEKTIVEN.

  18. anticensurë says:

    një shkrim i mirë në ide por i shkruajtur keq!
    thënja e autorit”Ne duhet të kultivojmë marrëdhënie të shëndosha, konform standardeve dhe interesave dypalëshe”është e drejtë!
    dhe në jetën normale brënda një populli dhe brënda familjes njeriu vendos këtë parim!”mardhënje të derjta dhe në interes të të dy palëve”!
    kështu shkurt dhe me vëllain që ta ka bërë i njëjti baba dhe e njëjta nënë vendosen parime të tilla!nqs nuk janë të tilla prishesh dhe me të e jo më me një shtet e popull që nuk ka asgjë të njëjtë me shqiptarët!
    kurse vrejtja time do të ishte tek “fjalët e reja” që artikull shkruesi i ka bërë pak si shumë rokoko!
    e fillon me mbamëndje,e vezhdon me kujtesë dhe e mbyll me memorje!
    mbamëndjen kur nuk harrin ta lakojë dhe ta vendosë mirë në fjali e këthen në fjalën tjetër shqipe,që ka zënë vënd në gjuhën e përditëshme,kujtesë kurse më vonë e këthen në italisht!nuk e kuptoj shkakun!është gjë e mirë të pasurohet shqipja me fjalë ose kombinim fjalës shqip,por duhet ruajtur rregulli të paktën deri në fund të artikullit!
    shumë vite më parë,mes i ’90ës, doli një fjalor,nevojë e kohës,me titull 1500 fjalë të huaja që përdoren në gjuhën shqipe!
    gjëja që më bëri përshtypje ishte se paskemi fjalë shqipe dhe politikarë që përdorin fjalë të huaja!kuptohet që njerëzit të mos i kuptojnë por ti pranojnë si të “mënçur”!thjeshtë “mbreti lakuriq”!

  19. Sami says:

    Pikërisht PËRMBAJTJA (në fakt papërmbajtja), IDEJA (fashizmi fetar), KONTEKSTI (krejt i huqur), plus shtruarja e shkruarja tepër keq janë ato gjëra që shkrimin e bëjnë qesharak dhe krejt të mjerë. Siç u tha diku më lart, a mundet ky njeri të shkruaj diçka pa cituar e keqcituar të tjerë. Le të guxojë se askush asgjë nuk i bën e le ta thotë haptas se ai me një grusht “mirditorësh” që deri dje askush nuk ua ka pa namin, kanë qejf ta përvetësojnë historinë shqiptare. S’është ndonjë gjë, këto përpjekje i kanë bërë edhe serbët me grekë e maqedonas. Kjo shihet në reagimet që autori dhe njerëzit e tij i hedhin këtu si ndërhyrje e një “shumice” gjoja të mrekulluar me gjeninë e autorit e njëhereit të “alarmuar” nga “rreziku” “turk”… Shqiptarët kanë dëm jo as nga “serbi”, as nga “turku” sa ka dëm nga këta njërëz të pafytyrë me nga një gjysmë shkolle. Këtyre desha të ju tregoj se jo që s’dijmë po në internet nuk ka kohë të shkruajmë me standard të lartë gjuhësor. Përndryshe shkrimi i autorit është me të meta të pafalshme (edhe) gjuhësore. Për disa aspekte të këtij defekti foli edhe anticensura pak më lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje