Shkodrës i “rikthehet” dinjiteti, Vllaznia!

5 Nëntor 2011, 20:50Blog TEMA

Nga Redan Bushati*

… atje, në kryeqendrën e veriut, në çdo kafene, rrugicë, lagje, në çdo skutë e pjesë të saj flitet për futbollin. Futbolli është pjesë e përditshme e jetës së këtij qyteti, e qytetarëve të saj. Ato jetojnë me të. Koha e ka faktuar dhe po e dëshmon çdo ditë një fakt të tillë. Një qytet i lindur për të qenë pjesë e pandashme e artit dhe kulturës, por mbi të gjitha një qytet që “ushqehet” me sport, e veçanërisht me futboll. Dinamika e jetës dhe ndryshimet në kohë të saj, sigurisht do të shfaqnin për shumë prej tyre edhe mjaft probleme të mbijetesës. Por, edhe kjo kalohet nga këto njerëz, të cilët me mbijetesën dhe ekzistencën e tyre krijojnë një varësi të pashmangshme me këmbët e atyre që luajnë në fushën e lojës. E kur këto të fundit dinë të luajnë, mbijetesa e tyre është më se e arritur.

Tashmë, prej disa vitesh shumë prej tyre janë larguar nga shkallët e stadiumit. Pas vdekjes së të ndjerit, Myftar Çela, shkallët e “Loro Boriçit” kanë ardhur në një pakësim të ndjeshëm, por edhe kështu siç janë ato vazhdojnë të jenë të parët. Sigurisht, sipas një fjalie që do të thoshte Rudi Vata në një intervistë ekskluzive “futbolli shqiptar është futboll tavolinash”, numri i sportdashësve që e ndjekin Vllazninë në shkallët e stadiumit do të ulej ndjeshëm. Populli i Shkodrës, qytetaria e saj, sportdashësit e Vllaznisë duan “futboll të bukur, lojë korrekte, spektakël të admirueshëm të shoqëruar me fitore të denjë”. Ndaj, si rrjedhojë është e shpjegueshme fakti i boshatisjes së stadiumit. Edhe ndonjë “alien” në Shkodër, nëse ka, e di që Vllaznia ka shitur, ka lënë dhe ka bërë pazar ndeshjesh gjatë ecurisë së saj në kampionatin shqiptar. Kjo nuk është e re, për asnjë nga ato që e njohin këtë skuadër. Fakti, që prej vitesh ajo nuk ka marrë një titull kampion krijon në qytet mjaft pështjellimë dhe marrje mendsh. Kështu, në mund ta quajmë “divorci” i sportdashësve me ekipin ka disa vite që është krijuar. Sigurisht, ka pasur edhe ndeshje ku numri i tyre ka qenë i kënaqshëm, por pyetjes se “sa kohë ka që kur stadiumin tonë nuk e kemi shikuar plot e për plot?”, shumë syresh do të ktheheshin prapa në kohë për të kujtuar ndeshjen dhe vitin në të cilin është arritur një mbushje e tillë e shkallëve të tij.

Shkodrës dhe Vllaznisë me kohë i nevojiteshin shkodranët, ato shkodranë që dinë të punojnë profesionalisht mirë dhe janë të ndershëm me veten e tyre, familjen dhe profesionin që kanë. Shumë  kohë kanë kaluar kur i madhi Medin Zhega do ta merrte Vllazninë dhe do ta linte për pak kohë atë. Që nga ajo kohë deri më sot, Vllaznisë i kanë munguar “legjendarët” e saj. Ato që kanë ditur fort mirë me nderu Shkodrën dhe shkodranët. Sot, njëri nga ato, për të cilët jo vetëm Shkodra, por e gjithë Shqipëria është krenare për të, më në fund ndodhet në timonin e Vllaznisë, në mos për ta dërguar drejt titullit kampion, së paku t’i rikthejë dinjitetin e munguar. E kur Vllaznisë i rikthehet ky dinjitet, ai shumë lehtë është i verifikueshëm. Shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” do të jenë të tejmbushura. Kjo do të jetë, pikërisht edhe njësia matëse e ecurisë së Vllaznisë.

Atmosfera e gëzueshme në Shkodër është e prekshme. Pozicionimi i Rudi Vatës, idhullit të shkodranëve, në krye të kuqebluve ka sjellur një klimë pozitive. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Menjëherë, sipas medias, vjen edhe lajmi i parë “Viorensin Sinani do të jetë përkrah Rudi Vatës”. Kjo tregon se “moti i mirë shifet nade”, e kësisoj trajneri i ri i Vllaznisë bën hapin e parë drejt klimës konstruktive në mjediset e klubit shkodran. Në krah të tij vendos bomberin e Vllaznisë dhe “ujkun” e tifozerisë. Tashmë, drejtuesit e kuqebluve janë OK. Pas Grimës vjen Sinani, për të ndihmuar Rudi Vatën drejt rikthimit të dinjitetit, e dinjiteti i shkodranëve rikthehet kur Vllaznia është mirë. E kjo Vllazni do të jetë mirë, atëherë ku tifozeria e saj do të shpërthejë si një “vullkan” për të dërguar ekipin drejt suksesit të merituar.

Së fundi, duhet falenderuar edhe Bashkia e Shkodrës për besimin e dhënë ndaj figurës së Rudi Vatës. Gjithashtu, kjo bashki duhet të tregohet me tepër bashkëpunuese në plotësimin e të gjitha kushteve të trajnerit të ri. E si mbyllje, ajo duhet të mbajë duart larg çdo vendimi që trajneri mund të marrë për lojën dhe mënyrën e futbollit që do të zhvillojë Vllaznia. Media, duhet të tregohet e pjekur dhe bashkëpunuese, në mënyrë që të dijë ta lërë ekipin të qetë dhe të dijë momentin kur të pasqyrojë gëzimet e tij, fitoret e Vllaznisë.

Vllaznia me kostum të ri, një kostum që mban emrin DINJITET!

 

*Autori është kryetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH)

5 komente në “Shkodrës i “rikthehet” dinjiteti, Vllaznia!”

  1. Me t’vertete nji zgjidhje e drejte.Vllaznise dhe trajnerit te saj me gjithe stafin i urojme pune te mbare,futboll te bukur e te ndershem dhe suksese.

  2. kthella says:

    URIME VLLAZNIA JU UROJ FITORE

  3. Dean says:

    Me ”dinjitetin” e Shkoderloces fshi kepucet perdit BARBARI i Vucidolit.
    Hani fara te pjekme dhe shikoni futboll ju te shkodres,se per te tjerat mendon KOKTRASHI i Tropojes.

  4. akil says:

    me vjen mire qe rediani nga nje demokrat i flaket beshte kthyer ne dinjitet tek gazeta vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje