Një shkrimtari te vërtete si Thanas Medi, nuk i rrinë mbi koke kamerat e lavdisë shterpe, kur është duke shkruar e ngjizur, kur jetëson e përcakton fatet e njerëzve te universit qe ka ne mend e ne shpirt. Një shkrimtari te vertete, i rri mbi koke e ne tru, lexuesi dhe përgjegjësia e larte për atë qe nxjerr nga dora.
Nga Arben Bllaci
Romanin Hija e Mallkuar, sipas shijeve dhe kritereve qe unë kam për letërsinë, do ta konsideroja jo një poeme, se ndodh shpesh qe poemat te bien ne monotoni. Por do ta quaja një bashkësi lirikash mbledhur e hedhur ne 319 faqe libri. Nuk nevojitet ndonjë vështrim veçanërisht i holle apo veçanërisht i kualifikuar, për te pare e për te shijuar me te gjitha shqisat, një gjuhe pothuajse te përsosur, me te çilen Thanas Medi, merr përsipër te tregoje trillin e tij. Kjo e Thanasit, është një ardhje ne letërsi, thuajse nga harresa. Pas ca çikërrimave letrare të viteve para nëntëdhjetës, pas një grushti nga ata që e stepin letërsinë dhe letraret, dhëne për ca tregime nxirës realiteti. Është një ardhje pas shume e shume viteve heshtje, por qe me Hijen, rezultojnë te kenë qene vite pjekjeje dhe maksimalizimi për pergjegjesine ndaj fjalës. Shkrimtari Thanas Medi, është arsyeja e bukur qe sot te jemi ne ketë salle.
Muret e sallave si kjo neper Tirane, janë dëshmitare te ciklonit me aktivitete promovuese si ky i “Hijes” se Thanasit. Ne ketë batërdi mbarështuese për letërsinë, dhe sidomos nen optiken e lodhur te publikut shqiptar, është ca e vështire te dallohet zhurma nga muzika. Por nëse për Thanasin dhe Hijen e tij, mund te quhet kohe jo dhe aq e mire qe guri te zëre vendin, për lexuesin e hallakatur është një shërbim i mrekullueshëm, një kontribut me çmim te larte, për verifikimin dhe modifikimin e shijeve te bëra lëmsh, për gjithnjë te quajturën, po jo gjithnjë te qenen vërtet letërsi.
Zhurma e propagandës, edhe ne letërsi, ka bere e vazhdon te beje boll dëme. Njerëz qe e kane bere ekranin si dyshekun e lëngimit, s’lenë gjë pa bere qe me kapakë shndritës e te kushtueshëm librash te mjerueshëm se brendshmi, ti shndërrojnë ekranet edhe ne piedestale për monumentet e tyre prej shkumësi. Ndërsa kollose te vërtete te letërsisë, le te përmend këtu Koco Kostën si rast lunxhiot, jetojnë me ngushëllimin e vërtete ndoshta, se koha është site e pa anshme! Edhe ashtu mund te jete, po ja qe njeriu i shkrete është sajuar me senesor për t’iu gëzuar edhe me gjallje ca gjerave. Arsyet njerëzore duhen respektuar, por evidentimi i vlerave te vërteta, është se pari e me se rëndësishmi, një mision ne funksion te cilit duhet kontribuar pa u kursyer. Romani “Hija e Mallkuar”, është një shkas shume i forte për ketë gjë.
Ky roman, është frutë i një arti te përgjegjshëm, është krijese nga ato qe e kalojnë te nënte muajin ne bark, dhe qe mbahen gjate ne gji e mëkohen gjithë dashuri e përgjegjësi ndaj vetes dhe ndaj lexuesit. Një shkrimtari te vërtete si Thanas Medi, nuk i rrinë mbi koke kamerat e lavdisë shterpe, kur është duke shkruar e ngjizur, kur jetëson e përcakton fatet e njerëzve te universit qe ka ne mend e ne shpirt. Një shkrimtari te berete, i rri mbi koke e ne tru, lexuesi dhe përgjegjësia e larte për atë qe nxjerr nga dora. Thanasi ketë veti e ka te plote dhe fisnike, e mbase edhe me te tepërt, kur mendohet gjate, edhe për tekstin e thjeshte te një dedikimi mbi libër.
Ne universin e Hijes, mbizotëron një paqe dhe një qetësi oazi. Terreni ku zhvillohen ngjarjet, duhej te qe ne te vërtetë i rrëmujshëm dhe me zhurme, problematik dhe i ngarkuar me urrejtje e pakënaqësi. Sepse kështu është pjesa me e madhe e te vërtetës për bashkëjetesën e një komuniteti me një popull te tere. Dmth mes emigranteve shqiptare dhe popullit grek. Por fale intuitës mjeshtërore, Thanas Medi, ketë realitet e përzgjedh, e përcjell nga një dritare shume fine. Këtij tallazimi te vazhdueshëm nervoz, ai i hedh mjeshtërisht vaj dashurie, duke e shndërruar ne një sipërfaqe te qete dhe te dëshirueshme. Shpalosja e një realiteti te hidhur, nga këndi i një raporti dashuror, e shndërron atë realitet ne një shembull se si duhej te ishte ne te vërtetë. Vështrimi i realitetit me sytë e dashurisë, nuk është ndonjë zgjedhje e re. Përkundër, është e vjetër sa letërsia. Mirëpo transferimi i saj ne një terren me specifika tipike, siç është jeta ne emigracion, përben një zgjidhje origjinale. Drama e romanit mund te zhvendoset edhe ne terrene te tjera, qe mund te mos jene Greqi, dhe te shpalosen pak a shume njëlloj. Kjo zgjidhje i jep njëherësh romanit një vlere përgjithësuese, një tipar ky shume i domosdoshëm për letërsinë e vërtet.
Ajo mbi te çilen mund te varesh pa frike një medalje te madhe lavdërimi, është gjuha e përsosur dhe sqimatare, ne shumicën e herës thuajse poetike, si mjeti shume fin i rrëfimit te një ngjarjeje po aq fine. Shndërrimi thuajse ne një refren te pambaruar, i paragrafëve te tere shpesh here, dhe vendosja e tyre shume saktësisht ne mozaikun e romanit, i jep atij një ngjyrim muzikor thuajse te harruar ne prozën e sotme, por shume te lakëruar ne mjeshtrit klasike te stilit dhe formës. E ndihmon për te ruajtur te parremujezuar ritmin e rrëfimit, dhe ritmin e shpalosjes se dramës. Është thuajse elementi i vetëm i morisë se mjeteve artistike, qe i jep romanit atë ndjesinë e gazit qe përmenda pak me lart. Është një herësh, një element origjinal i stilit dhe formës, i teri dhe vetëm i Thanasit.
Personazhet, janë edhe ata te zgjedhur te futur ne ngjarje pas një konkurrimi te forte, besoj unë. Secili prej tyre, është ai qe është, tipik, i gdhendur sakte, me gjuhen e vet, me veshjen e vet, me veglat e veta te punës, me huqet e veta, te demonstruar ne mënyre te pangjashme me asnjë tjetër. Kane sidomos emrat e tyre aq tipike dhe aq mesazh perhapes gjithashtu. Duket sikur ata njerëz, kane lindur pikërisht për ata emra, e janë rritur ne përputhje me ç’dikton një emër te behet. Janë te ndare ne dy kampe, ne kampin e Vangjel Njollës, dhe te grekes Kristiana. Po janë kampe aq te brishte, sa ne shumicen, e herës njësohen, e ne me te paktën e herës, ahere kur e kërkon dramaciteti dhe intriga artistike, ndahen. Ndahen e bëhen antagoniste ne masën sa as vaji i dashurisë, nuk ja del ta qetësoje tallazimin dhe grafika e shkallëzimit dramatik, ndesh ne gjak.
Ambienti ku zhvillohet ngjarja, përshkruhet saktësisht dhe vizatohet me tone gjithë ngjyra. Çdo ngjyre e vene ne vendin e vet, ne funksion absolut te se terës se tablosë. Thanas Medi, evidentohet si një mjeshtër i përshkrimit. Si një usta i vërtetë i shndërrimit ne fjale dhe i përcjelljes tek lexuesi, i gjithçkaje ku i shkon syri. Ketë e Ben me një rigorozitet te admirueshëm dhe me një përsëritje sa here dhe pikërisht ahere, kur e kërkon ritmi i rrëfimit. Saktësisht si një e rrahur këpuce sipas melodie se një kënge. Kjo tregon se përshkrimi i detajuar është pjese jo e rastësishme e virtuozitetit te tij artisi.
Atmosfera qe zotëron romanin, ndihet me çdo shqise, qe është e elektrizuar. Por fale këndit dashuror te pamjes, ky elektricitet edhe pse here shkrep me një shkrepje te bute gjithsesi, ne sfond prodhon e mban te ndezur një drite te mekur qetësuese. Një drite te mekur shprese dhe dëshire qe gjerat te jene ndryshe, qe gjerat te jene bukur. Kjo atmosfere trëndafili, si te thuash, inspirohet e mbahet gjalle nga nervi i dashurisë, qe përshkon si fije nga fillimi ne fund, tere librin. Kjo linje, është shndërruar ne filtrin e vetëm nga ku përcaktohet jo vetëm cilësia e raporteve njerëzore, por edhe koha, edhe dita, edhe nata, edhe dukuritë e tjera te natyrës.
Neper dashurinë si katalizator, zhvillohet edhe reaksioni i maredhenieve ndernjerezore, mes dy palëve; vendasve dhe vajtuesve, me kombësi te ndryshme, gjuhe te ndryshme, interesa sidomos te ndryshme. Ne romanin Hija e Mallkuar, gabimisht mund te duket se dominon një fryme nënshtrimi ndaj te keqes, dhe pajtimi me te. Ne te vërtetë nuk është kështu. Qetësia dhe maturia, është ne natyrën e njeriut Thanas Medi, dhe s’do mend qe s’mund te rrije pa ndikuar edhe te shkrimtari Thanas Medi. Përveç kësaj, te ky element i romanit, trilli artistik, s’mund te shkëputet, te dale e te rrije shume larg realitetit te jetës se emigranteve shqiptare ne Greqi. Vangjel Njolla nuk është zgjedhur rastësisht te jete djali protagonist, thjesht nga qe autori është mashkull. Një shkrimtar si Thanas Medi, mund te fliste fare mire edhe me gojën dhe boten e një femre, siç ben me Kristianen greke. Unë mendoj se zgjedhja e djalit shqiptar, është bere qëllimisht, për te kompensuar pabarazinë e palëve ne terrenin ku vendosen. Fundi jo i lumtur i dashurisë, është mesazhi se problemet mes njerëzve, mes popujve, janë shume me te komplikuara nga ç’duken. Kane te atille komplikim dhe antagonizëm, sa qe as zjarri i dashurisë nuk i unifikon dot. Dhe pikërisht nga këtu, indirekt po goxha shndritës, vjen mesazhi i madh patriotik, se atdheu është gjithçka, është veç te tjerash, edhe i vetmi terren i taksur nga perëndia, ku njerëzit, edhe ne shqiptaret, mund te bëjnë realitet ëndrrat tona! Dhe ky mesazh i dhëne me kaq finese, është ku e ku me i dobishëm dhe me ngjitës, se qindra takime politikanesh, neper salla qe farfurinë nga drita dhe hipokrizia.
* Fjala e mbajtur ne promovimin e Romanit “Hija e Mallkuar” ne Tirane
“Hija e mallkuar” eshte me te vertete nje roman mbreselenes, u shkruar me mjeshteri dhe i mbushur me pervoje jete. Nje roman befasues qe vjen ne doren e lexuesit pikerisht ne kohe krizash, shpirterore dhe jo me pak ekonomike. Urime autorit Thanas Medi i cili na jep te drejten te pretendojme per arritje te tjera te tij. Murat Aliaj