Rama përballë Berishës

7 Nëntor 2011, 20:00Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Një grabitje që do t’i dalë për hundësh

Ajo që u mendua se ishte një “fitore” e Berishës kundrejt kundërshtarit të tij politik, Rama, duket se me shumë gjasë do t’i kthehet në bumerang. Beteja për Tiranën u kthye për Berishën në një qëllim në vetvehte. Nuk ishte thjesht marrja e kryeqytetit shqiptar, ku mpleksen interesa që fillojnë nga favoret ekonomike që lidhen me mundësitë që vet Tirana ofron e deri tek punësimi i militantëve. Në garë ishte vetë lideri i opozitës dhe fitorja e Tiranës nga kandidati i Berishës merrte akoma më shumë kuptim në rast mundjeje të kundërshtarit në një garë të drejtpërdrejtë.

Rama hyri në garë me kërkesë të shumë socialistëve të thjeshtë. Ai e pranoi edhe këtë sfidë të rradhës, paçka se ishte në dijeni të asaj që po gatuhej për “humbjen” e tij. Një vendim i drejtë që i bëri nder atij, sepse detyra e një lideri është të përballet me kundërshtarët politikë, në çdo drejtim, aq më tepër në garë elektorale. Tërheqja do kishte kosto politike, të cilat kundërshtari do i shfrytëzonte më së miri e ku në plan të parë do ishin akuzat për frikë përballjeje me beniaminin e rivalit politik, një personazh i cili akuzat për afera korruptivo-kriminale kërkonte t’i “amnistonte” nga një votëbesim i qytetarëve të Tiranës.

Ashtu siç ngjarjet rrodhën, koha tregoi se Rama kishte të drejtë kur vendosi të kandidojë. Ai arriti t’i faktojë opinionit vendas dhe partnerëve ndërkombëtarë, që e monitoruan procesin hap pas hapi, se çfarë është në gjendje të bëjë Berisha, edhe kur dëshmitarët perëndimore panë se cili ishte fituesi i vërtetë. Basha dispononte të gjithë mbështetjen shtetërore në aspektin njerëzor dhe mbështetjen e mafias në aspektin financiar, me të cilat do e kishte shumë të lehtë fitoren përballë një kundërshtari tjetër dhe sot do ishte legjitim në detyrën e tij. Edi Ramën nuk ia doli ta mundë në fushën e lojës, qoftë edhe me atë diferencë të ngushtë dhe zgjodhi grabitjen e mandatit në tavolinë. Grabitja mbetet grabitje dhe në çdo rrethanë e mënyrë që kryhet ajo kurrsesi nuk mund të quhet sukses e për rrjedhojë, askush nga socialistët nuk duhet të ndjehet ligsht.

Berisha nuk i bëri si duhet llogaritë kur vendosi në minutat e fundit (pas daljes së rezultatit +10) që të zbatonte planin B për largimin e Ramës nga Bashkia. Rama, më shumë se kurrë i duhej Berishës në Bashki. Mandati i dytë qeverisës i Berishës po vijon me të njëjtin ritëm skandalesh si mandati i parë. Qënia e Edi Ramës në krye të Bashkisë më të madhe në vend, ishte një super impenjim për atë, që i merrte pjesën më të madhe të kohës, duke lënë mbrapa shumë boshllëqe në çështjet e drejtimit të partisë dhe opozitës. Për çfarë do mendonte Rama më përpara gjatë 24 orëshit, për Bashkinë apo për opozitën në tërësi?!

Sado që Rama njihet si vullnetfortë, ku punon orar pa orar, duhet thënë se të jesh drejtues i një partie, dhe për më tepër, forcës kryesore të opozitës, duhet një angazhim maksimal dhe me kohë të plotë. Përpos kësaj, Rama ishte i detyruar të mbante mbi supe edhe sabotimet që i vinin nga qeveria apo strukturat e saj. I tillë ka qenë bllokimi për rreth 3 vjet i buxhetit të Bashkisë, që përkthehet në mos investime në infrastrukturë dhe shërbime që Bashkia duhet të ofrojë. Gjithashtu, edhe nga mos akordimi i fondeve nga Buxheti i Shtetit që Tiranës i takojnë, por që qeveria qëllimisht ia vononte. Edhe shumicën në këshill arriti ta ketë qeveria, ç’ka do përbënte sërish një vonesë me qëllim sabotimi të punës së kryebashkiakut Rama. Në tërësinë e tyre, të gjitha këto, do sillnin një propaganadë anti-Rama për ta anatemuar, siç bën 4 vitet e shkuara, për punët demek të munguara që duhet t’u ofroheshin qytetarëve të Tiranës.

Tashmë me rrethanat që vet Berisha solli, kemi një udhëheqës opozite me kohë të plotë, 24 orë në dispozicion të partisë dhe opozitës që do të thotë se ai do investohet gjatë kësaj periudhe që ka mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme vetëm në një drejtim, sesi t’ia bëjë qëndrimin në pushtet Sali Berishës. Rama nuk e ka më peshën e Bashkisë mbi supe, ato “20 përqind-shat” e famshëm që i rëndom ia kujtonin gjithnjë në prag të zgjedhjeve, ato rrugicat e pashtruara ende (nga mungesa e fondeve), për lejet e ndërtimit (që kishin 3 vjet që ishin bllokuar nga mazhoranca), për lejet e shfrytëzimit (që ia vononte qëllimisht Hipoteka) etj., etj. Tani ai do t’i qëndrojë Berishës përballë, kudo ku interesi i shqiptarëve shkelet dhe nëpërkëmbet. Tashmë Rama është i çliruar të shkojë anekënd Shqipërisë (pa patur merakun e akuzave se po lë mangut punët e Bashkisë), duke rritur kontaktin e drejtpërdrejtë me njerëzit, tek qytetari dhe fshatari, tek malësori dhe bregdetari, aty ku çdokush ndjen se ka diçka për të thënë dhe është dikush për ta dëgjuar…

 

Protestat si mundësi, por jo e vetmja rrugë e reagimit opozitar

Kohët e fundit po diskutohet gjatë në rrethe të ndryshme politiko-shoqërore për mënyrën e re të të bërit opozitë nga Rama. Ka nga ata që e akuzojnë për ulje të tempit të reagimit opozitar dhe këtë e lidhin me protestat. Sigurisht, protestat në rrugë janë të nevojshme, por jo domosdoshmërisht janë zgjidhja që çon në rrëzimin e qeverisë. Zakonisht, nuk janë partitë politike dhe udhëheqësit e tyre që organizojnë protesta për rrëzimin e qeverive. Protestat në rrugë për çështje të karakterit ekonomik i organizojnë dhe udhëheqin sindikatat e punonjësve, kurse për çështje të shkeljes së demokracisë, janë organizatat e shoqërisë civile që sensibilizojnë rregullisht opinionin publik dhe gjejnë masivisht solidaritetin dhe mbështetjen e tij.

Në Shqipëri ndodh e kundërta, sepse lëvizja sindikale “vdiq” qysh në vitin 1992, në kohën e Berishës së parë, i cili i nxori jashtë loje me qëllim që të mos ishin pengesë për pushtetin e tij. Pas rënies nga pushteti ai ndoqi shumë forma për të rrëzuar qeveritë socialiste. Nëse ju kujtohet opozitari Berisha i periudhës 1998-2005, i cili udhëhoqi një vijë të ashpër reagimi që nga molotovi, kallashnikovi, anti-tanku e deri tanku, e sërish nuk ia doli që të rrëzonte qeveritë për 8 vite rresht. E bëri atëherë kur në mënyrë tinzare arriti që 3 muaj përpara zgjedhjeve të reflektojë përkohësisht e të ndërtojnë një strukturë, ku ndërthurej shoqëria civile dhe ajo e ish-politikanëve të përjashtuar, e cila iu paraqit opinionit publik vendas si modeli i qeverisjes së nesërme. Pavarësisht se e gjitha ishte sa për sy e faqe publikut, ajo në vetvete i dha frytet e saj me ardhjen e Berishës në pushtet.

E kuptoj padurimin e shumëkujt që ndjehet i nëpërkëmbur nga kjo qeveri, që Rama t’i bëjë thirrje popullit për t’u ngritur në protesta. Në fakt, e ka bërë! Dhe, përveç pjesëmarrjes të jashtëzakonshme në ditët e para, në protestat pasuese është parë tkurrje e pjesëmarrësve. Ka shumë faktorë që ndikojnë dhe një nga më kryesorët është se njerëzit humbin besimin nga idea se, meqënëse fillimisht morën pjesë 100 mijë vetë dhe qeveria nuk u rrëzua dot, atëherë nuk ka më shpresë se do rrëzohet tek të tjerat. Ka patur preçedentë në shtetet e tjera (këtu nuk duhen përfshirë vendet arabe) që nga protestat e përditshme e të pandërprera kanë rënë qeveritë, por historia e protestave në Shqipëri na ka treguar se ato fillojnë si “gjel” e përfundojnë “kokoshi një thelë”.

Ka një trysni mbytëse nga ana e qeverisë, e cila arrin deri aty sa edhe nga filmimet apo fotografimet e protestuesve, identifikon shumë syresh, kryeqytetas a nga rrethet, dhe fillon aksionin kombëtar, nëpërmjet strukturave të saj pushtetaro-militanteske, që t’u bëjë presion njerëzve për mospjesëmarrje në protestat e ardhshme. Shtoji këtu anagzhimet që njerëzit kanë për punën dhe familjet e tyre. Të tjerë që mendojnë “hajt mo se nuk po dal sot, se del dikush tjetër për mua, se nuk ngeli protesta vetëm për pjesëmarrjen time” etj. etj. E kështu me rradhë, arsye pas arsyeje, protestat janë venitur dhe e kanë humbur qëllimin për të cilën janë thirrur. Por kjo nuk do të thotë se nuk do ketë protesta nga opozita. Apsolutisht që Po! Për çdo prapësi dhe shfaqje anti-ligjore të qeverisë, sepse ato janë pjesë e demokracisë, shprehjes së lirë të kundërshtisë që një pjesë e popullsisë ka me qeveritarët e tij.

Për të gjithë ata që mbajnë shpresë se nga protesta do rrëzohet qeveria, me keqardhje u them se në Shqipëri është një investim politik i dështuar. Për ata që sjellin si shembull vitin 1997, duhet ta dinë se ajo periudhë është një kapitull që për vet rrethanat si ndodhi, nuk ka për t’u përsëritur më. Qeveritë e sotme a të nesërme do bien vetëm kur të rrëzohen nga zgjedhjet e rregullta ose në momentin që qeveria humb shumicën në parlament nga një krizë e brendshme në parti a koalicion qeveritar, për të cilat zhvillohen zgjedhje të jashtëzakonshme. Dhe në këtë interval kohor, opozita shpalos alternativën e saj qeverisëse, për të qenë e qartë dhe e besueshme përballë votuesit shqiptar kur ai të jetë përpara kutisë së votimit.

 

Rama, një politikë ndryshe

Rama ka ndryshuar shumë stil në mënyrën e komunikimit me publikun, qysh nga grabitja e mandatit si kryetar i Bashkisë. Fillimisht me editoriale në shtypin e përditshëm, duke dhënë pikëpamjet e tij për problematikat që shfaq situata politiko-ekonomike, gjithnjë koherente me aktualitetin. Pastaj me mesazhe të shkurtra në rrjetin social Twitter, ku shpotit çdo zhvillim negativ të mazhorancën e njëkohësisht transmeton edhe një mesazh të caktuar që lideri i opozitës kërkon t’i përcjellë klasës politike dhe votuesve që e ndjekin. Ajo që i vuri kapakun të gjithave ishte mënyra sesi Rama e konceptoi kongresin e partisë që drejton. Ndonëse ishte një Kongres për të zgjedhur një nga forumet drejtuese të partisë, Asamblenë, ai në fakt u kthye në një Kongres programesh qeverisëse, ku në plan të parë u vunë angazhimet për çështjet ekonomike (sidomos ajo e mënyrës së taksimit), anti-korrupsionit dhe zbatimit të ligjit. Ishte një Kongres shumë i bukur, në formë dhe përmbajtje, ku secili pjesëmarrës në diskutim shpalosi një ide të qartë për Shqipërinë e së nesërmes.

Është një risi kjo në politikën shqiptare, që një forcë politike ndërton alternativën e saj rreth 20 muaj nga data kur i takon me ligj të zhvillohen zgjedhjet. Gjithnjë partitë kryesore politike i kanë paraqitur programet e tyre në nisje të fushatave elektorale. Është e kuptueshme pamundësia që në 45 ditë fushatë të arrihet t’i përcillet popullit mesazhi qeverisës nga një forcë politike. E kanë bërë në fakt, thjesht në letra që s’kishte kush nge t’i lexonte dhe në debate të ngutura televizive, ashtu kuturu, ku shumëkush nuk i ka marrë seriozisht, pasi dihet që në Shqipëri ka një mbidozë gënjeshtrash gjatë fushatave elektorale. PS-ja doli nga psikoza se mos kundërshtari politik i vjedh programin. Përkundrazi, bërja e tij publike në kohën dhe vendin e duhur të alternativave i rrit vlerat një force politike, e bën të hapur atë ndaj të gjitha shtresave të shoqërisë që duan të njihen me programin e saj qeverisës, me qetësi të plotë, me të gjithë kohën e mjaftueshme në dispozicion.

Ndërkohë Berisha, i gjendur i papërgatitur për këtë zhvillimin të papritur në kampin opozitar, ka filluar një sulm frontal për të anatemuar alternativën e PS-së e sidomos atë për taksën progresive si dhe heqjen e disa barrierave fiskale që ndikojnë drejtpërdrejtë tek konsumatori. Duken shenjat e nervozizmit tek Berisha, i cili priste që Kongresi të shndërrohej në arenë beteje, me akuza e kundërakuza, ashtu siç edhe Berisha organizon të tijat. Tashmë nuk i ka mbetur gjë tjetër veç të nxjerrë ekraneve zëdhënëset/it e tij të zellshëm që për më tepër bëhen qesharakë duke përcjellë mesazhet e çakorduara të Shefit.

Me këtë zhvillim të fundit, duket se opozita po futet në një fazë shumë të rëndësishme në përballjet e rradhës që e presin me kundërshtarët politike. Ajo më në fund, me anë të alternativës që paraqiti, i ndau pas kaq kohësh kampet aty ku nuk po dinin të ishin, të majtë apo të djathtë. Duket se PS-ja, si forca më e madhe e opozitës ka gjetur vetveten. Tashmë Rama ka gjithë mundësitë, potencialet dhe mbështetjen që këtë opozitë ta udhëheqë suksesshëm në rrugën e saj drejt pushtetit, mbi të gjitha, si alternativa më e mirë qeverisëse.

6 komente në “Rama përballë Berishës”

  1. albani says:

    Ja me ne funde fundi i berishes pushtit te vicidolit ne 13 en do veje ne te sheqeres

  2. Jo more ALBAN; se 2013 eshte shume larg, duhet te bejme si populli Libian qe tani, qe te shpetojme nje here e mire nga pakica, Mafia Berisha-Nato-Meta e kush tjeter pas tyre qe vertete jane pakica e ketij vendi. Po pritem 2013 me keto vjedhje e vrasje qe kemi 20-vite ne kurriz nga keto tre-emra e pakices qe u shkon nga pas, perseri do kemi vjedhje votash e me sasi edhe me te madhe se 2009 e 2011.
    -**Diktaturat nuk largohen me fjale, por me force**- shkruan ne vepren e tij madhore per shekullin e ri 21, Prof. Paul W.Jeferson qe ne vitin 1989 sapo ra Muri i Berlinit e me tej brenda 2-vitesh ra i gjithe kampi ish-Sovjetik, por qe prej vitesh ne disa shtete te ish-kampit Sovjetik (si ne Rusi, Biellorusi, Shqiperi, etjera) nevojitet perseri shprehja e mesiperme e Prof. P.W.Jeferson.

  3. laberia says:

    uroj qe te vij ajo dote dhet eshporet berisha…me servilat e tij..s eja pine gjakun ketij popull..dhe e shiten shqiperine per skrap…jo se keta qe do vine..nuk do vjedhin…por uroj…qe te mos shesin shqperine,,uroj gjithashtu…qe berisha me familjen e tij te japin llogari para popullit per vrasjet dhe …vjedhjet qe u kane bere…familjarisht..!uroj qe ne gjyq te dalin dhe te paguajne,,ME LUL BASHA SHKERDHATA,,,ILIR META KOKEMISHI..SALIU..FATMIR MEJDIU ,,PER GERDECIN…SHKELZEN BERISHA PER GERDECIN,,,DHE SA E SA TE TJERE,,,,,,POR ,,,A DO KETE TOPE RAMA TA BEJE KETE??????????????????,,,,,DHE NJE GJE ..TJETER TE LEJE MENJANE,,SERVILIZMAT NDAJ GREKEVE DHE te ULE BREKET GREKEVE DHE SERBEVE…….duam nje shqiperi ..me tope…zoti rama…ashtu sic i k hije,,,shqiperise dhe bijve te saj qe vazhdojne te vuajne…si njehere e nje kohe..!!!!

  4. abedib balaj says:

    Ne shumicen e konstetimeve pajtohem.per te gjitha zhvillimet interesat dhe nderhyrjet e huaja kane qene thuaj se vendimar, pasi tek shqiptaret ka pas edhe ka mundesi mbeshtetjeje fatkeqesisht shume. vjedhe votash u ba haptazi.arsyeja edhe nji vjet qendrimi ne pushtet berisha do t’i realizoj etjen per pasuri, por edh te huajt qellimet e marrjeve te pasurive, jo vetem te koncesioneve.me keto shkatrrime marramendese zor se mund t’i shpetohet goditjeve te krizave te ardhshme
    po them veshtire sepse do te marr ne dore nje vend i shkatrruar ne te gjitha segmentet.prandaj heqja nga qeveria nje mine e me para eshte detyre demokratike, ne dac pateriotike ne dac evropiane apo amerikane, si te duash.keta keso far qeverish nuk do te lenin as dy jave.po perse te mos u themi hapur kjo demton per vdekje nji popull te tere, qe hoqi ash shume ne shekuj e sdel dot nga rrathet e dantes.domosdoshmerisht te gjith shqiptaret bashk pavaresisht pikepamjeve, per t’i dhene fund qeverise se sotme.s’kisha shume preferenca, por pas ketij kongresi kam jo vetem preferense por edhe nji lloj optimizmi sado te vogel, sidomos pas ngritjes se zerit te kryterit Topi dhe kryeprokurores.Ishalla o zot po dalin ne skene forca e njerez te rijn per t’i marr ma te mirat nga demokracite perendimore qe behen cop per rujtejn e shtetit e tyre.shpresa kam me kthesat qe bene ngjela e shume figura tjera dhe deri tek gazetari mero baze. nuk di nese kjo gazete eshte e tij apo punon ketu ne kete organ. kete po e them sepse me ka pelqy si askush ne disa emisione qe kam par meheret dhe ne disa artikuj te botuar ne kete gazete.
    Po shkruaj per here te pare dhe kete koment e shkrova direkt pa pasur baze nje ide te caktuar.
    ju pershendes

  5. Tina says:

    Me ne fund ne Shqiperi po fryn erra e BEMOKRACISE SE VERTETE !

  6. XHEKU says:

    Kot e keni nuk mund ta mund Edvini Saliun me batuta e bejte ,ai alternative e program tjetere nuk ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje