(BE)LULI i Saliut hap 'thesin" për 100 ditët e mashtrimeve

7 Nëntor 2011, 20:13Blog TEMA

Nga Kledian Lula

[email protected]

 

Me gjuhën demagogjike e mashtruese të Saliut, foli edhe (BE)LULI i Saliut Lulëzim Basha, kur doli publikisht për të ekspozuar “arritjet” e 100 ditëve në krye të bashkisë Tiranë. Gjatë 40 ditëve të fushatës elektorale, na kujtohet që (BE)LULI i Saliut, duke zbardhur dhëmbët, bëri 30 premtime të rëndësishme social-ekonomike, urbanistike, institucionale, tregtare, mjedisore etj, të cilave u vendosi edhe afat realizimi. Kujtojmë, që gjatë prezantimit të LULIT, kryeministri demagog e mashtrues SALI BERISHA, dukej sikur fliste për figurën komike të BELULIT, që sipas SALIUT, ashtu si në krye të 3 ministrive do “bënte namin” edhe në krye të Tiranës.  Edhe vetë LULI në 100 ditëshin e drejtimit të tij na u shfaq si BELULI. Tamam si shef i tij SALIU, gjithë pompozitet dhe demagogji, njoftoi “miletin” e Tiranës, se kishte mbajtur premtim-mashtrimet e bëra gjatë fushatës elektorale. Në këto 100 ditë, (BE)LULI njihet për këto “realizime”:

 

1.      (BE)LULI i Saliut, premtoi se nuk do të bënte spastrime politike e klienteliste në administratën e bashkisë, por që ditën e parë nisi spastrimet masive në administratë, duke boshatisur të gjitha zyrat nga specialistët, madje edhe pastrueset, duke i mbushur ato brenda 24 orëve me militantë, mitingashë, ortakë biznesesh e interesash dhe me familjarë të tij e të kupolës PD-LSI.

 

2.      (BE)LULI i Saliut premtoi se do të krijonte drejtori të barazisë gjinore, me të cilën do të mbronte këtë të drejtë publike të grave, por sot në 100 ditëshin e tij, ai quan “arritje” faktin që ka pushuar pa asnjë motiv nga puna dhe nxjerrë me dhunë nga zyrat e bashkisë punonjëset femra, duke ushtruar dhunë fizike publike edhe kundër grave që protestuan kundër kësaj dhune.

 

3.      (BE)LULI i Saliut premtoi se do të krijonte një drejtoi kulturore me aktivitete të shumta në kryeqytet, por sot në 100 ditëshin e tij tregon se i ka dhënë goditje shkatërruese teatrit “Metropolitan” të Tiranës, me largimin nga puna për motive politike e hakmarrje personale, të drejtuesve, aktorëve e specialistëve.

 

4.      (BE)LULI i Saliut premtoi se brenda 60 ditësh do ta kthente Liqenin Artificial të Tiranës, në “park perlë turistike”, por edhe sot në 100 ditëshin e tij, jo vetëm që nuk e bëri siç premtoi, por e ktheu në moçal, i thau edhe ujin, duke krijuar një super-basen plehrash, ndotjesh e infeksionesh për banorët që e frekuentojnë dhe që pranë tij.

 

5.      (BE)LULI i Saliut premtoi parqe të gjelbëruar, por firmën e parë pas 20 ditësh si kryebashkiak, (BE)LULI i Saliut e hodhi për zhdukjen e kopshtit botanik, duke e betonizuar për interesa të firmave ndërtuese të pushtetit të familjes së “shef” SALIUT.

 

6.      (BE)LULI i Saliut, ashtu si Saliu në vitin 2006 që premtoi dhe mashtroi, premtoi Kartat e Studentit, por sot në 100 ditëshin e tij, del e mashtron se takoi disa rektorë universitetesh dhe bëri sikur firmosi marrëveshjen për këto karta, kur dihet që rektorët përveç listave të studentëve, nuk kanë asgjë fuqi në dorë për përdorimin e këtyre kartave, mbasi zbatimin e tyre në praktikë e kanë në dorë shërbimet publike e private, të cilat e kanë kundërshtuar (BE)LULIN e Saliut për futjen në përdorim të kësaj Karte.

 

7.      (BE)LULI i Saliut premtoi se në datën 14 nëntor do të përfundonte sheshin “Skënderbej”, por në 100 ditëshin e tij bllokoi punimet, shkatërroi projektin 4 milion euro dhe  asfaltoi ato sipërfaqe që ishin bërë gati nga ekipi “RAMA”, duke deklaruar se sheshi do bëhet gati pas… 3 vjetësh.

 

8.      (BE)LULI i Saliut premtoi se brenda 90 ditëve do të paraqiste planin urbanistik të Tiranës, por në 100 ditëshin e tij doli e tha, se ky plan do jetë gati brenda vitit 2012.

 

9.      (BE)LULI i Saliut, premtoi se në datën 4 nëntor 2011 do të jepte hipotekat, por në 100 ditëshin e tij, ai përdori dosjet e bëra gati nga ekipi “RAMA” e të bllokuara prej 5 vjetësh nga qeveria SALI, duke deklaruar se ato do jepen shumë shpejt (siç janë realizuar dhe legalizimet).

 

10.  (BE)LULI i Saliut, premtoi se në datën 1 tetor 2011, do të bëhej lirimi i trotuareve nga pushtuesit e kafeneve, tregtarëve e artizanëve, por sot në 100 ditëshin e tij, rezulton se (BE)LULI, hoqi vetëm disa karrige varfanjakësh qe lypin buke dhe disa shitës bananesh, mbushës çakmaku e shitës farash, ndërsa mjediset kryesore të Tiranës, vazhdon të mos i lirojë, sepse janë familjarë e “bosa” të pushtetit PD-LSI.

 

11.  (BE)LULI i Saliut premtoi për një shërbim urban modern brenda 60 ditëve, por sot në 100 ditëshin e tij, rezulton se ky shërbim mbetet siç ka qënë: me papastërti, me orare sipas interesave të firmave të transportit, ku “rekord” është linja Kombinat-Kinostudio.

 

12.  (BE)LULI i Saliut premtoi se do të ushtrohet kontroll dhe do të vendoset siguri në tregjet e Tiranës, por sot në 100 ditëshin e tij ai ngriti vetëm një drejtori konsumatori me militantë të PD-LSI, ndërsa tregu vazhdon të jetë me pisllëk, me mallra të skaduar, me çmime sipas qejfit

 

13.  (BE)LULI i Saliut premtoi prishjen e ndërtimeve pa leje, por sot në 100 ditëshin e tij, rezulton se ka prishur vetëm 13 objekte të kundërshtarëve politikë, ndërkohë që nuk firmos prishjen e 1517 objekteve të paligjshme, të denoncuara nga qytetarët, sepse janë në pronësi të familjarëve të kupolës PD-LSI.

 

14.  (BE)LULI i Saliut premtoi se do të punësonte 30 mijë banorë të kryeqytetit, por sot në 100 ditëshin e tioj, rezulton se ka larguar 213 punonjës nga bashkia dhe ka punësuar afro 320 banorë të zonave të gruas së tij, shokë të kunatit dhe banorë të zonave të shefave të pushtetit PD-LSI.

 

15.  (BE)LULI i Saliut, premtoi se çdo të premte do të ketë takim me popullin, por sot në 100 ditëshin e tij, rezulton se populli nuk pranohet as të futet në zyrat e bashkisë as për kërkesa e ankesa, mbasi nuk e lejon “garda” personale e (BE)LULIT.

11 komente në “(BE)LULI i Saliut hap ‘thesin” për 100 ditët e mashtrimeve”

  1. +10 says:

    Lexojani emrin “LUL” ne holandisht dhe cdo gje do te sqarohet.

    1. Albi says:

      Duke pare surratin e shpifur te ketij mashtruesi pyes veten
      Perse ne shqiptaret duhet te denojme veten ne vend qe te denojme kriminelet.
      Perse duhet te provokohemi nga njerez qe jan thjeshte te burgosur jasht qelise per faktin e thjeshte dhe kriminal se :
      Cili prokuror do ta denoj kete hajdut dhe kriminel, Lavirja e Bulevardit?
      Cila gjykete ajo qe procesin e nje vjedhje prej 530 Milion eurosh; gjakun e ketij populli, e mbylli me procedure megjithse hajduti nuk fitoi pafajsin.
      Apo gjykata qe nje proces te tere zgjedhor, rezultatin e shpallur ne sy te gjith botes e ktheu ne menyr monstruose ne favor te humbesit.
      Apo Shpresa, gjykatesja e Ilir Metes qe me skandalin e tij po alarmon drejtesin ne rang boteror.
      Ndjej dhimbje si cdo shqiptar i ndershem per kete qeveri kriminele, vrasese dhe hajdute nga me ordineret.
      Si nje qytetar i thjeshte i ketij vendi qe jetoj dhe rris femijet e mi me djersen e ballit kam te drejte te them fjalen time, te shpreh urrejtjen dhe perbuzjen time te plote qytetare ndaj ketyre kermave qe na jan imponuar me dhune dhe rrugaceri mbi koke!
      Lulzim Basha nuk eshte as me shume e as me pak por nje kerme e politikes shqiptare qe heret a vone drejtesia e vertet do ti jap denimin e merituar per vjedhjet dhe krimet e tij.
      530 Milion Euro te vjedhura te faktuara dhe 5 njerez te pafajshem te vrare me 21 Janar 2011 eshte bilanci i tij minimal kriminal!

    2. Dean says:

      Une e perketheva,+10,por mendoj se ai nuk o DICK.O shume per ate Perv,pasi ”dick” permban elementin kryesor te vazhdimsise se jetes.
      Ai eshte thjesht 1 PUSSY,shterp.

  2. TINA says:

    Nuk e kuptoj… kur te gjithe e shajne,… kush e votoi? pse e votoi?
    Do thoni ju i vodhi votat!!!!!!!!!!!!!!! PO eshte e vertete< madje ne prezence te nderkombetareve qe i dhane OK… dhe ne syte e mediave e publikut ne mbare boten qe i uren te dyja palet. Po problemi eshte i atyre votave qe vete Tiransit i dhane, qe nuk ishin pak… E pra mbaheni tani dhe mos u ankoni. Tu rroje, to poshteroje dhe ju ta degjoni. Ndoshta po te vuani nmund te kuptoni gabimin tuaj, dhe te votoni me mend ne koke ne te ardhmen. Te zgjidhni ate qe ju duhet dhe jo ate qe ju dikton interesi i disave ca me teper i "nderkombetereve"

  3. Mal Dushku Stamford (USA) says:

    Eshte e vertete e madhe se per njeqind dite nuk mund te rikuperohet ajo qe eshte prishur per tete vjetet e shkermocura te Edi Rames. Dhe eshte verteta tjeter se ne nje konstelacion politik te tille qe mbreteron ne Shqiperi eshte e pa mundur qe jo nje Lulzim Bashe por te jete ai edhe me i zoti i te zoteve politikaj nuk ka mundesi qe per aq dite te beje nje kethese aq radikale siq pretendojne ca nga te paditurit qe defilojne me shkrimet etyre ne kete portal.Tiranes i eshte nevoitur nje i tille si Lulzim Basha i cili e ka freskuar skenen politike me ide qe jane te kapshme ,madje te natyrshme per te ecur,kryeqyteti perpara.Sipas artikullshkruesit del se nuk jane permbushur detyrat e parashtruara,sidomos ne punesim me intensiv,po ky a mendon fare se per te punesuar duhen investime e investimet,sidomos ato nga kapitali i jashtem nuk vijne dot derisa ka kesi lloj qendrimi nga opozita e cila madje propagandon cdo te keqe per vendin e vet,vetem e vetem per inat te pozites ne pushtet. Andaj veshtire eshte qe me nje opozite te tille zevzekesh,zemerkeqinjesh,dallkaukesh dhe madje armiqesh te mireqenjes se vendit,Shqiperia mund te ece perpara.Opozita e tille e pa reformuar me pasione anarko-komuniste edhe per nje kohe do t’i beje dem vendit por jo shume gjate,sepse populli gjithenje e me shume eshte duke e pare se kush eshte kush ne kete vend dhe nje dite grupacionet e tilla te quajtura opozite do te treten si kripa ne detin e madh te demokracise.

    1. Student says:

      Pershendetje “Mal Dushku Stamford (USA)”
      Po lexoja me shume vemendje mendimin tend dhe ne fund kuptova qe ne te vertet po beje tifozllek dhe nuk po arsyetoje.
      Jo per gje por nuk e kam kuptuar asnjehere se si nje opozite mund te pengoje nje qeveri per te qeverisur ,vetem ne regjimet autokratike ndodh kjo gje.Qeveritaret tane me opozite dhe po na bejne gjemen …..po sikur mos te kishim fare opozite…..? Sa do te ngjante xhaxhi Sali me xhaxhin Enver…
      Kam edhe nje pyetje tjeter….. Kush jane idete politike gjeniale te Bashes se nuk me ka rene ne vesh ndonje nga keto.E dua sa per te mbushur boshlleqet qe kam ne krijimin e nje profili te Bashes. Deri tani me eshte dukur lolo….. .
      100 dite jane me se te mjaftueshme per te nisur ndryshimi i ndjeshem i gjerave. Sipas Bashes gjerat ishin aq keq sa nuk behet me dhe sipas llogjikes nese jane me te vertet aq keq atehere nje permiresim minimal do te ishte shume i ndjeshem.Kam frike se Basha kur ka hyre ne bashki ka gjetur nje pune aq te mire sa nuk kishte asnje permiresim per te bere dmth jo se nuk don po nuk din….perndryshe….

      1. Mal Dushku,Stamford (USA) says:

        Opozita ne Shqiperi ka nje rendesi te vecant,sikur se edhe ne jeten parlamentare te vendeve te ndryshme,ku me pak e ku me shume.Kjo varet prej rregullatives qe aplikohet ne akcilin mjedis.Tek ne,opozita ka penguar kodimin e ligjeve te cilat kerkojne shumice te kualifikuar parlamentare per te dhene dhe per te hapur rrugen e nevojshme ne integrimin e vendit ne UE,pra eshte bere pengese qe Shqiperia te futet ne listen e kandidates per integrim.Kete e dijne edhe zogjet ne dege.Andaj kjo eshte pergjegjesia e kesaj opozite e cila nderskamcon proceset qe pozita i ka te detyryara t’i ngre perpara.Edi Rama e pati pushtetin faktik ne Tirane per tete vite dhe si e la ashtu,ne gjendje pothuaj kaotike.Korrupcioni pat njohur nivele te larta ne Bashki dhe rreth saj,strumbullar i te cilit ishte vet kreu,pastaj projekte te tera te lena ne gjysme si dhe shkeputja e lidhjeve me pushtetin qendror,sikur e benin Ramen te ushtroj pushtetin e sulltanit.Dhe populli e denoj me mosdhenje te perkrahjes.Kete mund ta perjetoi edhe Basha nese nuk i permbushe premtimet,dhe kjo eshte demokracia e cila ska asgje te perbashket me ate tifozllekun e permendur nga studenti i nderuar.

  4. loni says:

    or mal dushku ti qenke trap fare, ti qenke dushk i kalbur

    1. Mal Dushku,Stamford (USA) says:

      Soji i njerzeve si ti,or loni(edhe une me kete “or”),kur nuk kane argumentin e duhur,behen aq te pacipe sa nuk denjojne fare,qe nga fjalori i tyre te nxjerrin fyerjet me te uleta.Kjo gje me shume tregon per ty se sa per mua.

      1. endri3 says:

        O njeri i mbaruar. Po a ke pak mend nga te tuat apo e ke mbushur koken me demagogjine e Berishes. Nuk te vjen keq per veten tende??? Kaq poshte ke rene qe i bie fyellit ne te njejten vrime si Berisha.

        A ke gjera konkrete me thene, se une vetem ne Shqiperi po degjoj qe e ka fajin opozita se nuk po hecen perpara vendi. Zot na ruj nga injorantet si puna jote. Shpresoj qe te ikin te gjithe larg atij vendi te bekuar e te mos u kthehen as kockat sepse do ishte nje ndotje e madhe per dheun meme.

        Kam deshire te uroj te njejten fatkeqesi per femijet e tu sic u ka ndodhur atyre 10 femijeve qe Basha dhe Saliu lane pa babe, por nuk mund mund ta uroj sepse nuk kane faj femijet per fajet e baballareve koqellareve. Oh ty dhe sojit tend ju shofte rraca para se te beni femije! Si more shkerdhate i trashe i pagdhendur i pamend mund te mbeshteseh nje kriminel qe e ka vendin jo ne burg por shtate pashe nen dhe. Te hengert mortja mor pusht!!!!!

  5. Mal Dushku,Stamford (USA) says:

    O Endri3,qenke nje burre i keq dhe mjer familja dhe mjedisi qe te paska.Se qenke i nivelit te vaket te diturise dhe se qenke i nivelit te ulet te edukates,kjo nuk ka asnje fije dyshimi.Vetem nje njeri i ardhur nga nje provinience e skutave te erreta te koherave te perenduara enveristo-satanike mund te rezonoi dhe te flas kesi soji.Une dhash nje mendim,asesi per te hidheruar askend dhe asesi per te shkelur ne plagen e kujt do qofte,por vetem me krijua nje opinion qe mund pelqehet por edhe mund te mos pelqehet,dhe e drejt e cdo njerit eshte qe te shperfaqe idene e vet per ndonje teme te caktuar,te rendesishme apo te parendesishme qofte ajo.Mesohu njehere e mire qe te respektosh mendimin e kundert,t’a deshi apo nuk t’a deshi, dhe mos u sjell si grate e sojit te lig qe tere diten mbesin duke namatisur boten.Nese je i mllefosur,mos shkarko mllefet tuaja ne njerzit qe s’ta kane hakun dhe ruaju se te semuret zemra,gje qe megjithate nuk t’a deshiroj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje