Ridvan Bode mes shiut dhe breshrit

8 Nëntor 2011, 21:59Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Para se të nisë hartimin e projektbuxhetit të vitit pasardhës, Ministria e Financave përdor një program kompjuterik për parashikimin e të ardhurave që do të futen në arkën e shtetit (duhet të dish se sa të ardhura do të kesh, përpara se të planifikosh në buxhet se si do t’i përdorësh ato). Në themel të modelit që përdor programi kompjuterik i Ministrisë së Financave, është parashikimi për rritjen reale ekonomike për vitin pasardhës (sa më shumë mallra e shërbime të prodhohen dhe/ose të shiten, aq më shumë të ardhura do të shkojnë në arkën e shtetit). Programi kompjuterik i sipërpërmendur ka tre opsione për rritjen reale ekonomike: optimist, mesatar, pesimist. Që nga ardhja e Berishës në pushtet, Ministria e Financave përdor opsionin optimist, FMN-ja përdor opsionin mesatar, dhe BERZH-i përdor opsionin pesimist. Prandaj dhe kemi patur disa herë radhazi rishikim në ulje të buxhetit në mes të vitit, për të ardhur diku tek opsioni mesatar (Berisha, si optimist i pashërueshëm që është, i kërkon Bodes gjithnjë të parashikojë maksimumin e rritjes ekonomike dhe, kur ajo nuk materializohet, Bode detyrohet të rishikojë buxhetin).

Me projektbuxhetin e vitit 2012, jemi në të njëjtën situatë. Ministria e Financave parashikon një rritje reale ekonomike prej 4.3%, FMN-ja 3.2% dhe BERZH-i vetëm 1%. Pra edhe këtë herë, mes “breshërit” të Berishës dhe “shiut” të FMN-së e BERZH-it, Bode ka zgjedhur t’i ruhet të parit.  Por kësaj radhe, misioni i FMN-së, për herë të parë pas 1997-ës, nuk doli me një deklaratë publike për projekt-buxhetin e ri (ndoshta në shenjë proteste). Ndërkohë, shtete shumë më të fuqishme se i yni po i binden recetave të FMN-së në këtë kohë krize globale.

 

*respublica.al

8 komente në “Ridvan Bode mes shiut dhe breshrit”

  1. sali kakabuba says:

    sa me terheqin keta personalitetet e PD! Njeri me patriot e i pergatitur se tjetri! nuk din kete vecosh nga RITVAN BODE,JEMIN GJANA,GENC POLLO,ALBANA VOKSHI,ETJ.
    nuk po zgjatem me se del nje liste e pa fund dhe duhet te fus ketu dhe te burgosurit e Shen Kollit,por nuk e kam listen me vete!
    hajde,tope!

  2. jani says:

    po te degjosh burokratet dhe te mirepaguarit e FMN i bie qe te lesh pa pune trecerekun e popullsise sepse recetat e tyre jane ulje e numurit te punonjesve te administrates, reduktim shpenzimesh etj brockulla si keto , per rrjedhoje efektet sociale nese merr parasysh fmn jane shume te medha por asaj nuk i behet vone . FMN flet per kushte ideale te zhvillimit ekonomik por raleteti dhe problematika eshte krejt ndryshe .

  3. Teta says:

    Po sigurisht,buxhetin e ben Berisha, ndersa Bodja vetem ve firmen.Ne tre buxhete rresht kane parashikuar miliona nga privatizimi i INSIG-ut por ce do qe spo jua blen njeri.Si ky rast ka edhe te tjere , pra merreni me mend se sa reale eshte rritja ekonomike e parashikuar.

  4. eduard says:

    Per Boden nuk ka as shi e as bresher por vetm diell dhe dielli i Bodes eshte Sala

  5. nastradini says:

    Problemi i buxhetit te Bodes nuk eshte parashikimi kompjuterik i tij por “gllaberimi” faktik nga Saliu dhe banda e tij. Pa kmpjutera dhe pa programe kompjuterike. Direkt duke futur duart ne thesin e buxhetit. Si kusare dhe pirate mesjetare. Pa kurfare kontrolli. Prandaj po luftojne si te papare per Kreun e Komisionit te Larte te Shtetit. Prandaj nuk dalin asnjehere ne Parlament qe te japin hesap se cfare behet me llogarine rrjedhese te TVSH-se dhe te tatimeve te tjera. sic behet ne te gjitha vendet normale. Prandaj o zoti Zaloshnja optimisti Sali Berisha eshte gjithnje optomist. Se “hisen” e tij e ka gjithnje te garantuar. Pavaresisht nga rritjet famoze ekonomike. Te nje vendi pa kurfare prodhimi real.

  6. leta says:

    shi dhe bresher ..e lasht khjo thenje po qe shpesh vjenn ne realitet …por ke gabuar kur i je adresuar Bodes ..se si SHIU dhe BRESHERI jane per popullin qe giojen hapur e mban sa po i shqyhet nga pritja e te marreve qe ne krye ka

  7. Nabukodonosor says:

    Ridvani shyqyr qe gjeti grua pa per leket e buxhetit do ti rrjepe popullit lekuren.

  8. Tiku says:

    Po ja ndjen shume Ridvanit per krizen!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje