Presidenti i Republikës, z.Bamir Topi, ka dekretuar emrin e Ardian Fullanit si Governator i Bankës së Shqipërisë dhe ia ka dërguar propozimin e tij Kuvendit për miratim. Duket se z.Topi ka qenë i ndërgjegjshëm se çdo kandidaturë tjetër do të rrëzohej dhe nisur nga precedenti “Shehu”, nuk ka dashur të bëhet pengesë e një procesi, për të cilën ishte e qartë se cili duhej zgjedhur. Në këtë rast, zgjedhja e Presidentit, ndonëse e imponuar nga rrethanat politike, ka qenë korrekte.
Ardian Fullani erdhi si Guvernator i Bankës së Shqipërisë diku nga viti 1994, pasi kishte qenë më parë Drejtor i Bankës Italo-Shqiptare (BIA). Atëmot, ai njihej si mik personal i kryeministrit të kohës, Fatos Nano, dhe pasonte në detyrë një profesionist të vërtetë, Dr.Shkëlqim Canin. Duket se Nano e bëri “kurban” kolegun dhe mikun e vjetër z.Cani, duke mos i dhënë mundësinë për një mandat të dytë. Z.Cani njihej për skrupulozitet, integritet të lartë moral e profesional dhe mbi të gjitha, zbatues i përpiktë i politikave monetare të Bankës Qendrore, pra i pakompromis me përfaqësuesit e ekzekutivit.
Kryeministrit Nano nuk i pëlqeu një karakter i tillë si i z.Cani, prandaj si pelivan që është, nxori në skenë emrin e z.Fullani. Por, nuk pati shumë kohë t’ia shihte hajrin, sepse për më pak se një vit ndodhi rotacioni i pushteteve dhe drejtimin e qeverisë e mori Berisha. Duket e çuditshme por z.Fullani ishte nga të vetmit që nga ana e Berishës nuk u sulmua, ndryshe nga praktika që Berisha kishte ndjekur me të tjerët. Kjo sepse, si në legjendat “vdiq Mbreti, rroftë Mbreti”, z.Fullani nuk e pati të vështirë të gjente gjuhën e përbashkët me “padronin” e ri.
Ndonëse nuk ka varësi nga qeveria, Guvernatori Fullani gjatë mandatit të tij të parë, i la dorë të lirë ose u bë palë me qeverinë dhe grupe interesi pranë saj, për të cilat, në një kohë tjetër, do ishte vënë padyshim nën hetim. Me mediokritetin që e karakterizon, ai i erdhi gjatë gjithë kohës sipas avazit qeverisë, sidomos kur ajo, për shkaqe politiko-elektorale, kishte më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e BSH-së. Edhe në disa momente që u duk sikur kishte mospërputhje pikëpamjesh me qeverinë, e bënte sa për sy e faqe publikut, ngaqë kishte rënë tepër në sy bashkëpunimi midis tyre.
Ndonëse ka qenë mëse i bindur me qeverinë, gjithsesi Fullanit mund t’i lëkundeshin shumë pozitat për një mandat tjerët në rast se në skenë nuk do kishte dalë një çështje e cila e vendosi atë në pozita shumë të favorshme për rimandatim. Fati i tij i mirë e solli që bashkëshortja të ishte pjesë e trupës gjyqësore që gjykon një nga zyrtarët më të lartë, ish zëvendës i Berishës në qeveri dhe patericë i tij në pushtet. Vizitat e tij së bashku me bashkëshorten, në vilën e personit nën hetim, Ilir Meta, në Gjirin e Lalzit, bëheshe për një kompromis të madh midis dy palëve, ku Meta ndikonte tek Berisha që Fullani të ishte sërish violinë e parë në Bankën e Shqipërisë, ndërsa Meta përfitonte favore në procesin e tij në Gjykatën e Lartë nga bashkëshortja e Fullanit.
Procesi ndaj Metës dhe ambicia e Fullanit gjatë kësaj periudhe që po vihej në zbatim marrëveshja e tyre, ka kaluar në disa koincidenca shumë interesante, sidomos në dhjetëditëshin e fundit të cilën po e sjell në rrjedhë kronologjike :
-31 tetor, kalon në komision e Ekonomisë në Kuvend, kandidatura e Fullanit për anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në BSH.
-31 tetor, ekspertët rrëzojnë në Gjykatën e Lartë videon Meta-Prifti.
-4 nëntor, Fullani votohet nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.
-7 nëntor, shtyhet gjyqi i Ilir Metës në Gjykatën e Lartë.
-9 nëntor, Fullani dekretohet për Guvernator i BSH.
-11 nëntor, është planifikuar gjyqi i Ilir Metës në Gjykatën e Lartë.
Duket se në varësi të njërës çështje, ka ndodhur edhe tjetra, ku palë janë sërish Meta dhe Fullani. Tashmë të dy e kaluan provën e parë, Metës iu ribë ekspertiza nga “specialistët” vendas sipas asaj që edhe avokatët e tij pretendonin, dhe menjëherë pas kësaj Fullani mori votat e shumicës parlamentare për të qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së BSH-së. Por, ka ngelur edhe një provë tjetër, “Finalja e Madhe”, ku Meta duhet të dalë përfundimisht i “larë” nga historia e tij me video-përgjimin, kurse Fullani duhet të votëbesohet në Kuvend si kreu i Bankës.
Ndonëse Ilir Meta, “de jure” e realizoi detyrën e tij, tashmë ai është në pritje të asaj çfarë do ndodhë këtë të premte, ku topi mbetet në fushën e Fullanit. Duke qenë në varësi të njëra-tjetrës, të dy palët janë ende në ajër derisa secili prej tyre të sigurohet edhe “de facto” se ka shkuar në pozicionet për të cilat janë marrë vesh më herët. Me një vendim të pritshëm në favor të Metës nga Gjykata e Lartë, me shumë gjasë, të hënën pasuese Ardian Fullani korr në Kuvend frytet e një ëndrre që duket se po bëhet realitet në kurriz të një drejtësie klienteliste.
Pyetje: Po presidenti Topi ç’lidhje ka me gjithe kete teater, farse, loje, apo krim?? Shume po flasin se presidenti beri mire?Po pse? ka interesat e veta per te vene njeriun e vet ne KLSH, apo ka ndonje Interes Direkt me Fullanin? Apo me Meten duke pare se po perflitet per nje parti te re te zotit topi e cila pse jo mund te hyj ne koalicion me Meten duke anashkaluar ne kete menyre edhe Ramen, per ti marre sa me shume vota PD!!!!!!
Fullani eshte nje tip karagjoz, qe ne universitet vetem 5 merte dhe ka kaluar vetem ne saje te te jatit. Ka pasur dhe ka vetem nje vlere te tregonte barcaleta te ndyra e te peshtira qe edhe sot nuk e ka ndruar zakonin.Fullani eshte nje tregues i degjenerimit te shtetit shqiptar… Harrova gatuan dhe mire sidomos per eproret dhe nuk e ka per gje te bej peshqeshe te majme per ta..Fatkeqesia eshte e popullit..qe drejtohet nga keta alkapone a mafioz
Presidenti ka vajzen qe prej vitesh punon tek Banka e Shqiperise! Une nuk kuptoj nje gje,pse e firmosi menjehere Topja,mund te priste te kalonte “e premtja e zeze” e Ilir Metes dhe pastaj te firmoste. Ky sinkronizim nuk bie ere te mire edhe per Topin!