Tenderat korruptive për uniformat e Policisë së Shtetit

10 Nëntor 2011, 17:55Blog TEMA

Nga Gazmir Bizhga*

 

Zanafilla e te gjithe problemit, qe sot Policia e Shtetit Shqiptar eshte e pa pajisur me uniforma eshte VKM nr.79, date 21/01/2009, ku me nje veprim te pakuptimte ne pamje te pare, por me paramendim per te perfituar nga prokurimet publike, qeveria shqiptare ben te pavlefshme uniformen aktuale te policise, shenjat e kompletimit te saj, gradat dhe simbolet. Ne vend te saj me kete vendim u ligjerua miratimi i nje uniforme, e cila per nga dizenjimi dhe modelimi eshte nje kopje e uniformes se policise italiane, gje kjo e deklaruar jo pa mburrje nga drejtuesit aktuale te Policise se Shtetit. Ky eshte vetem fillimi i skandalit. Te pranosh sot qe t’i veshesh Policise se Shtetit Shqiptar, uniforme me modele dhe elementet perberes te saj, ato te nje shteti tjeter, eshte njesoj si te pranosh qe je nje “komb pa identitet”. Ky skandal qe besoj se eshte unikal ne llojin e vet, ku nje qeveri pranon, percakton dhe miraton uniformen e Policise se vendit te saj, me modele dhe elemente perberes te saj, ato qe ka ne perdorim Policia e nje shteti tjeter. Ne nuk jemi komb pa histori dhe as pa tradite shtetformuese, sic na quajne shpesh here armiqte tane historike. Perkundrazi. Kjo e vertete e madhe e ekzistences tone shtetformuese ishte e reflektuar dhe ne uniformen e simbolet e  Policise tone e sanksionuar me ligj ne vitin 2004, pas nje pune studimore disa vjeçare, ne te cilen kishin kontribuar specialistet me te mire, por qe u hodh poshte ne vitin 2009. Por mqs jemi tek uniformat e simbolet, qe kjo qeveri i kopjoi nga policia italiane dhe si çdo kopjac edhe kete pune e beri si mos me keq, po ju sjell ne vemendje faktin se tek fqinji yne i nderuar, nga i cili moret kopjet, qeverite ndryshohen shpesh, por uniforma dhe simbolet mbeten po ato. Nderkohe qe ne jemi nje vend i varfer dhe nuk e kemi luksin qe t’i nderrojme modelet e uniformave te Policise se Shtetit, sa here qe i nderrojme qeverite.

 

Po te vazhdojme me tej. Ne vijim te ketij vendimi te qeverise te date 21 janar 2009 per te ndryshuar gjithçka, miratohet fondi prej 650 milione leke me tvsh per objekt  blerjen e uniformave te Policise se Shtetit, kepuceve dhe elementeve te tjere perberes. Kjo vlere eshte e konfirmuar ne buletinin 11/1 te APP ne daten 16 mars 2009, e cila do te financohej nga buxheti i shtetit. Por me pas kjo vlere rritet thuajse duke u dyfishuar ne shumen 1 miliard e 173 milione leke me te njejtin objekt prokurimesh. Kjo qe po ju them mund te verifikohet mjaft lehte  ne buletinet e APP nr.23 te dates 8 qershor 2009, faqe 64 ne llojin e prokurimit “Proçedure e hapur mbi kufirin e larte monetar” me objekt prokurimi “Blerje kepuce per policine e Shtetit” dhe date te tenderimit 23 korrik 2009 dhe buletinin nr. 24 te dates 15 qershor 2009, faqe 14,15,16 lloji i prokurimit “Proçedure e hapur mbi kufirin e larte monetar”  me objekt te prokurimit “Blerje uniforma, veshmbathje dhe element te tjere perberes te tyre” per Drejtorine e Pergjitheshme te Policise se Shtetit me date te tenderimit 29 korrik 2009.  Nga shifra e pare prej 650 milione leke e dates 16 mars 2009 tek ajo prej 1 milard e 173 milione leke e dates 8 dhe 15 qershor 2009 eshte nje diference prej 523,8 milione leke e pajustifikuar. Duket qe ky do te kete qene haraçi qe taksapaguesit shqiptare do te paguanin per ndryshimin e uniformave dhe berjen e tyre sipas kopjes se atyre te policise italiane. Por serisht po perpiqemi ta marrim te mireqene se me ne fund me vleren 1 miliard e 173 milione leke Policia e Shtetit Shqiptar do te kishte nje uniforme te re dhe nje prezantim dinjitoz per kryerjen e detyres.

 

Ne pritje te zhvillimit te tenderit ne muajin korrik 2009, ndodhi nje çudi tjeter, por qe nuk habiti askend duke patur parasysh se çfare qeverie kemi e çfare lloj administrate ka ndertuar ajo per pune te tilla. Ky tender u anullua.

 

Ajo çfare ndodhi me pas eshte se me date 22 dhjetor 2009 sipas komunikates operative nr.357 te dates 23 dhjetor 2009 te leshuar nga drejtoria e pergjitheshme e Policise se Shtetit, seksioni i krimit ekonomik e financiar thuhet se u arrestuan shtetasit Jani Gjergjefi, Bujar Murati me detyre drejtor i pergjithshem i prokurimeve publike ne M. Brendeshme, Redi Popescu specialist ne M e integrimit, Tahir Imami shef i prokurimeve ne Garden e Republikes dhe Artan Berberi, banues ne Tirane, me arsim 12 e 16 klase, sepse ne bashkepunim, kane kryer veprime korruptive, para dhe gjate proçedurave te prokurimit publik, per tenderin e veshmbathjeve.

 

Kurse ne deklaraten pompoze per shtyp te mbajtur nga vete nen drejtori i Policise se Shtetit thuhet shprehimisht nder te tjera se : operacioni i koduar “Prokurimi i fundit”, i cili çoi ne prangosjen e gjashte personave eshte bere ne bashkepunim te ngushte me nje sere strukturash hetimore. Operacioni veç te tjerash çoi edhe ne arrestimin e Jani Gjergjefit, pronar i kompanise “Gjergjefi” shpk. Arrestimi i tyre eshte bere pas nje hetimi kater mujor  nga departamenti per hetimin e krimeve dhe njesia e perbashket hetimore kunder korrupsionit dhe krimit financiar prane prokurorise se rrethit gjyqesor Tirane.

 

Arsyeja e ketij veprimi nga ana e Policise se Shtetit eshte se sipas deklarates se saj per shtyp keta individe kishin paracaktuar fituesit per nje prokurim me vlere 175 milione leke duke i ofruar rreth 10% te shumes zyrtareve te larte te Ministrise se Brendeshme, ne nje vlere rreth 125 000 euro.

 

Kjo eshte pak a shume ajo se çfare ministria e Brendeshme i serviri opinionit lidhur me kete çeshtje qe la pa uniforma e veshmbathje Policine e Shtetit, nderkohe qe fondi i parashikuar prej 1 miliard e 173 milione leke nuk u prokurua as ne vitin 2009 e as ne vitin 2010. Arsyeja sepse ndodhi kjo eshte shume e thjeshte. Viti 2009 ishte nje vit elektoral dhe qeveria e kishte zbrasur thesin e buxhetit duke darovitur lart e poshte investime elektorale per te grumbulluar sa me shume vota. E gjendur perballe nje arke te boshatisur dhe gjendjeje financiare mjerane ajo i dha zgjidhje duke shkurtuar fondet per Policine e Shtetit me arsyetimin se kjo eshte gjeja me e thjeshte qe mund te bej dhe se per kete nuk ka se kush te ankohet. Po e njejta gje edhe per vitin 2010, duke e lene kesisoj dy vite rresht Policine e Shtetit te paveshur me uniforma dhe te patrajtuar sipas normes qe kerkon rregullorja per kryerjen e detyres. Insistimit tone edhe ne komisionin e sigurise per kete problem ministrat e radhes i shmangeshin shpjegimit te kesaj çeshtjeje, nderkohe qe Policia jone edhe tani qe po flasim eshte me uniformat dhe veshmbathjet e tre viteve me pare.

Por tani te vijme tek thelbi i çeshtjes qe ka te beje me aferen e rradhes lidhur me odisene e sterzgjatur te paisjes se Policise se Shtetit me uniforma e elemente te tjere perberes, per kryerjen e detyres ligjore e kushtetuese.

 

Zoti minister

 

Garda e Republikes dhe Policia e Shtetit jane dy struktura ne varesi te Ministrit te Brendshem. Ndersa per Garden e Republikes, ashtu si edhe per struktura te tjera, prokurimet publike per trajtimet me uniforme zhvillohen nga drejtoria e pergjitheshme e zhvillimit te prokurimeve publike prane Ministrise se Brendeshme, si organ i specializuar per nje pune te tille, per Policine e Shtetit me propozimin e para ardhesit Tuaj u be nje perjashtim i veçante.

 

Me VKM nr.32, date 19/01/2011 “Per nje shtese ne VKM nr.53, date 21/01/2009 te Keshillit te Ministrave “per ngarkimin e Ministrise se Brendeshme per kryerjen e proçedurave te prokurimit publik,  vendosi :

Ne fund te pikes 1 te vendimit nr.53 te dates 21/01/2009 te ndryshuar shtohet nje paragraf me kete permbajtje : “Perjashtimisht , per vitin 2011   ( e theksoj perjashtimisht per vitin 2011), lejohet Drejtoria e Pergjitheshme e Policise se Shtetit, si autoritet kontraktor, te realizoje vete proçedurat e prokurimit per sherbimin e uniformes se Policise se Shtetit”.

 

Pra sipas ketij vendimi DPP se Shtetit eshte autorizuar per te kryer nje prokurim vetem per vitin 2011. Por çfare ka ndodhur realisht. Ne tenderin e zhvilluar ne daten 23/05/2011 me objekt “blerje uniforma per policine” DPP ka prokuruar jo per nje vit siç thote VKM nr.32 i dates 19/01/2011, por per kater vjet 2011, 2012, 2013, 2014 duke shkelur ne menyre flagrante kete vendim dhe ligjin per prokurimet publike. Ky rast i ketij veprimi eshte thuajse i papreçedent dhe nuk ka te ngjashem gjekundi, qe te tenderosh sot per nje send qe do ta blesh pas kater vitesh. Po perpiqem ta thjeshtoj. Eshte njesoj si ti thuash nje njeriu qe do te paguash sot parate per nje veshje te cilen do ta blesh ne dyqan pas kater vitesh. Kjo eshte qesharake besoj per kedo, por jo per drejtuesit e Policise tone, te cilet kane bere nje prokurim qe eshte ne shkelje te rende me ligjin per prokurimin publik, i cili e ndalon rreptesisht nje gje te tille.

 

Por çfare ka ndodhur realisht ne kete tender i zhvilluar pa buxhet te miratuar, por me shifra konkrete. Tani shuma e prokuruar me daten 23/05/2011 me objekt “blerje uniforma per policine e Shtetit” nuk eshte me 650 milione siç ishte ne 16 mars 2009, as 1 miliard e 173 milione siç ishte me daten 8 e 13 qershor 2009, por as me pak e as me shume por 2,2 miliard leke. Kaq e kane llogaritur drejtuesit tane te Policise se Shtetit, nderkohe qe nuk ka ndryshuar as numri i punonjesve te Policise nga viti 2009 deri me tani e as norma e trajtimit te tyre. Eshte e vertete se keto nuk kane ndryshuar, por ka ndryshuar diçka tjeter. Eshte rritur oreksi i akaparuesve te kesaj pune.

 

Pasi shpalli daten e tenderit me 23 maj 2011, Drejtoria e Pergjitheshme e Policise se Shtetit, departamenti i sherbimeve mbeshtetese shpall fituesin e ketij mega tenderi. Ke do te thoni ju? Operatorin ekonomik “Gjergjefi” shpk. E konfirmuar kjo ne buletinin nr.24 te dates 20 qershor 2011, te Agjensise se Prokurimit Publik. Pra kjo eshte çudia me e madhe !!! Me pak se perpara dy vitesh DPP e arrestoi me motivin se korruptoi me 125 000 euro drejtues te larte te saj per nje tender per blerje uniformash ne nje vlere jo me te madhe 175 milione leke, ndersa tani duke qene ende ne nje proçes gjyqesor i jep tenderin me vlere 2.2 miliard leke po per blerje uniformash dhe jo per nje vit, por per kater vjet rresht dhe me te drejte per te qene serisht operator kryesor edhe pas kater vitesh.

 

Tani zoti minister ose ju dhe kur them ju kuptoj drejtuesit e Policise se Shtetit nuk jeni ne rregull me ate qe i keni thene shqiptareve para dy vitesh ose ky operator ka gjetur mekanizmin per t’i korruptuar tanime drejtuesit e policise se Shtetit siç beri me pare, por pa rene me ne rrjeten e strukturave te veçanta te hetimit apo t’i kete blere edhe ato siç ka bere me te tjerat para dy vitesh. Rruge tjeter per ta shpjeguar kete gje nuk ka dhe shqiptaret nuk jane kaq budallenj sa per te mos e kuptuar se çfare ka ndodhur realisht. Nese perpara dy vitesh ju e arrestuat kete operator duke e shitur si fitore te luftes kunder korrupsionit me jakat e bardha dhe akuzuar publikisht se per 175 milione leke dha tanxhent 125 000 euro, po per  2,2 miliard leke sa duhet te jete tanxhenti. Nese i bejme matematikisht llogarite shifrat jane te frikshme.

 

Realisht do te desheroja qe keto llogari te mos ishin te verteta, se nuk behet fjale per parate e qeverise, por taksat qe shqiptaret paguajne per te veshur policine e shtetit te tyre, por menyra sesi eshte zhvilluar ky tender te lesh te kuptosh qarte se keto llogari jane prane se vertetes, vetem se te verteten zyrtare duhet ta beje organi akuzes.

 

Ndryshe nga tenderat te zhvilluar dy vite me pare ku ishin te ndara veçmas objektet per blerjen e kepuceve nga ato per blerjen e uniformes dhe materialeve te tjera perberes per Policine e Shtetit, ne tenderin e vitit 2011 ato ishin te bashkuara, kur dihet se operatori ekonomik qe fitoi nuk prodhon kepuce, duke e ulur konkurueshmerine qe mund te krijonin operatore te tjere qe e prodhojne kete artikull, pra kepucet, nese prokurimi do te ishte i ndare veçmas.

 

Ne tenderin e anulluar te korrikut 2009 (perkatesisht te datave 23 e 29) ofertuesve u kerkohej qe te paraqisnin sebashku me ofertat nga dy mostra fizike per te gjitha objektet e veshmbathjes se uniformes ( per 101 artikuj qe do te prokuroheshin perfshi edhe kepucet), ndersa sipas dokumenteve te tenderit te dates 23 maj 2011, ofertuesve u eshte kerkuar qe te paraqesin sebashku me ofertat nga nje moster fizike vetem per 10 artikuj, nga 101 qe do te prokuroheshin.

 

Nese do te vezhgosh me vemendje tabelen permbledhese ku jane te percaktuara sasia e materialeve te uniformes dhe elementeve te tjere perberes do te veresh se ka nje disproporcion te larte nga viti ne vit lidhur me artikujt qe do te prokurohen, sasite per çdo artikull dhe pagesat qe duhet te kryhen per çdo vit buxhetor, pavarsisht se kjo gje eshte e kundraligjeshme. Pra te prokurosh nje material me fondet publike te buxhetit, pa qene kjo gje e miratuar ne buxhetin e shtetit. Keshtu per vitin 2011, ku do te blihen 365 187 objekte te uniformes dhe elementeve te tjera perberes qe perfshin 101 artikuj, ku thuajse sipas tabeles eshte e gjithe veshja e domosdoshme perfshire edhe kostumet ceremoniale, do te paguhen vetem 447 milione leke, ndersa per vitin 2012 ku do te blihen vetem 45180 objekte qe perfshijne vetem 11 artikuj do te paguhen nga buxheti 888 milione leke. Kjo besoj se nuk ka nevoje per t’u komentuar. A e dini zoti minister se se 45180 objektet qe do te blihen nga DPP e Shtetit per 888 milione leke, sipas tabeles se materialeve te tenderit jane  vetem kemishe me menge te gjata e te shkurtra dhe kepuce me qafa e pa qafa, te cilat po ti pjestosh me shumen qe do blihen i bie 19 600 leke te reja. Pra t’ju thuash shqiptareve se ne vitin 2012 me parate e tyre DPP se Shtetit do t’ju bleje policeve dyqind mije leke nje kemishe me menge te shkurtra apo te gjata me e pakta do te qeshnin se nuk do ta besonte kush. Po ja qe keshtu eshte e shkruar ne keto dokumentet tuaja dhe kete nuk e mohon dot askush.

 

A e dini zoti minister sesi pas ketyre dokumentave ne vitin 2011 se DPP e Shtetit ka parashikuar qe te bleje 8670 kostume cerimoniale aq sa ka efektive thuajse e gjithe policia shqiptare, nderkohe qe reparti 324, qe perfshin trupen e ceremonialit ka vetem 100 vete. Cfare do te thote kjo? Une nuk besoj se do te nxirrni ne ceremonial te gjithe Policine e Shtetit, kur dihet qe mjaft sektore te saj si ato te policise kriminale, asaj gjyqesore, forcat speciale etj. nuk e perdorin thuajse kurre gjate ushtrimit te detyres uniformen ceremoniale. Jam i sigurte qe edhe policite e vendeve shume me te pasura se ne, nuk e kane luksin qe te bejne shpenzime te tilla per te veshur gjithe policine me uniforma cerimoniale. Por edhe kjo e ka shpjegimin e vet, qe do te thote qe keto kostume qe jane pjesa me e kushtueshme e uniformes se Policise dhe me nje kohezgjatje perdorimi 6-vjeçar do te rrine neper dollape se nuk do ti perdore kush dhe nuk do te kerkoje kush llogari per cilesine e punimit te tyre.

 

Nuk e di nese e dinit ju zoti minister, por jam i sigurte qe drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit e dinte mjaft mire, qe tenderi me vlere 2.2 milard leke per blerjen e uniformes se policise, i dates 25 maj 2011 nuk do te anullohej si para ardhesit e tij te dates 23 e 29 korrik 2009, megjithese strumbullar qe po i njejti operator ekonomik i dy viteve me pare, te cilin vete ky drejtor e kishte arrestuar. E them kete, se Drejtori i pergjithshem i policise se shtetit, duke shperdoruar detyren, ne kundershtim me ligjin, sepse ligji “Per policine e shtetit” qe ju ngarkon ju me pergjegjesi te tille, nxjerr urdherin nr.537, te dates 09/qershor/2011, urdher i cili hyn ne fuqi po ate dite “Per krijimin e ambjenteve dhe kushteve te nevojshme per marrjen e masave trupore per çdo punonjes policie”, nderkohe qe fituesi do te shpallej zyrtarisht me 20 qershor 2011 ne buletinin e Agjensise se prokurimit publik.

 

Zoti minister nga 2.2 miliard leke qe eshte fondi limit per tenderin e uniformes, operatori ekonomik i paracaktuar eshte ulur me vetem 71 milione leke ose me pak se 3% nga fondi limit, nderkohe qe qeveria trumbeton se me sistemin elektronik te tenderimit, operatoret ekonomike ofrojne 25-30% me pak gje qe nuk rezulton kerkund per kete rast.

 

Ndoshta e fundit per nga renditja, por jo per nga rendesia jane dokumentet e specifikimeve teknike te tenderit ku ndryshe shkruhet ne leter e ndryshe eshte ne vizatim.

Zoti minister, Keto qe sapo ju thashe per kete tender, por edhe shume gjera te tjera, e kane sjelle trupen e Policise se Shtetit ne gjendje mjerane, te pa afte per te kryer cilesisht detyren e saj, nderkohe qe kreret e larte majmen me afera te tilla. Sot policet tane jo vetem qe jane te paveshur e te pambrojtur perpara krimit, por kane shume kohe qe nuk paguhen per oret e punes jashte orarit apo ditet e festave zyrtare, nuk perfitojne dieta per sherbimet bile me nje humor te hidhur duhet t’ju them se i hedhin nga xhepi i tyre karburant mjeteve te sherbimit. Kjo eshte me shume se fyese. Perballe ketij realiteti krimi vazhdon te beje kerdine ane e kend vendit, duke gjetur nje polici te pambrojtur nga vete shteti i saj. Duket qe me keto qe ju rendita me siper edhe e ardhmja nuk do te jete me optimiste, por perkundrazi, do vazhdoje te jete po kaq e zymte sa eshte edhe sot ne mos me keq, ku nga njera ane eshte krimi qe po sofistikohet dhe nga ana tjeter qytetaret e pambrojtur qe vriten, plagosen, grabiten, vidhen cdo dite e me shume.

 

* Fjala e mbajtur nga deputeti i PS-se në interpelancën me ministrin e Brendshëm Bujar Nishani

1 komente në “Tenderat korruptive për uniformat e Policisë së Shtetit”

  1. fule says:

    besoj jemi te gjithe te vetedijshem se krimi po ben kerdine ketu

    Mjafton te kujtosh kete monstren Emiliano Shullazin. Qe kur kapet i armatosur deri ne dhembe, kur lirohet prap (ndoshta i ngarkojne ndonje detyre kur e lirojne), kur kapet prap per te qetesuar situaten, kur lirohet prap…
    Mor po sa eshte denimi per mbajtje monucioni luftarak dhe kercenim me jete (pa i hyre te tjerave) ne ket vend?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje