Pacipëri në Gjykatën e Lartë

15 Nëntor 2011, 10:58Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Ishte mëse e parashikuar se kështu do ndodhte. Trupa e gjyqtarëve të video-përgjimit Meta-Prifti do e çonte deri në fund atë ç’ka gatoi qysh në fillim të herës. Që me hedhjen poshtë të dy ekspertizave, amerikane dhe angleze, ishte mëse e qartë sesi do rridhnin ngjarjet më vonë. Me përzgjedhjen edhe të të ashtuquajturve “ekspertë” shqiptarë, duket se tenxheres iu vu kapaku, sepse edhe duke parë CV-të e tyre si dhe kontaktet që krijuan me palën e akuzuar, krijoheshe një pasqyrë e qartë se skema do shkonte sipas rrjedhës së parapërgatitur. Kishte një mundësi reflektimi nga ana e Gjykatës së Lartë dhe ajo ishte pikërisht dje, ku nga ana e Prokurorisë iu kërkua një riekspertim nga një vend i BE-së. Në ndihmë i erdhi edhe Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin, që ishte treguar mëse i gatshëm për këtë gjë. Duke qenë se përgjigjet e “ekspertëve” rreth pyetjeve të Prokurorisë linin shumë për të dëshiruar, për të mos thënë, qenë amatoreske, ishte momenti i volitshëm që Gjykata të ngrihej në lartësinë e emrit që mbart e të mos binte poshtë, në batakun e pistë të politikës së kulisave.

Nuk e bëri, sepse brenda saj struken jo qenie që i përulen ligjit, por vasalë që janë bërë palë me palën e akuzuar, njëra në “borxh” se i është punësuar vajza në ambasadë nga i akuzuari, dhe tjera, sepse i akuzuari do i mbajë sërish të shoqin e saj në të njëjtën detyrë. E fol e stërfol në shtypin opozitar për këto dy handikape të mëdha që e shoqëruan këtë proces gjyqësor. Tituj kryesorë gazetash, faqe analizash e opinionesh u nxinë me këto argumente. U nxinë faqet e gazetave, por as u skuqen e as u zverdhën faqet e gjyqtarëve. Në çdo vend tjetër të civilizuar, këta gjyqtarë nuk do kishin guxim të dilnin nga shtëpia prej turpit, pas këtyre fakteve që përbënin konflikt të pastër interesi për ta. Do ndjeheshin të frikur, sepse karriera e tyre po digjej. Po ikin tutje vite të tëra investim për të kapur majat e larta të gjyqësorit. Do ndalin një çast për një bilanc të vetes së tyre dhe më e pakta që mund të bënin, do ishte tërheqja në heshtje, që të paktën t’u harrohej emri për njëfarë kohe.

Por, këtu nuk jemi aty ku kemi 20 vjet që po tentojmë të hyjmë. Jemi në këtë Shqipëri të sfilitur nga çdo drejtim dhe ku Drejtësia është një nga plagët që nuk po di të mbyllet. Bashkëjetojmë me këtë (pa)drejtësi që akuzat ndaj saj i merr si reklamë, e cila u jep më shumë forcë e guxim, duke i bërë kësisoj, një sfidë vet shoqërisë sonë. “E dimë që na i dini të zezat – duket sikur na thonë – por jeni pikërisht ju atje që na pranoni kështu siç jemi. Fundja, ç’të keqe do pësojmë nëse veprojmë në favor të të akuzuarit? Përderisa nuk pësuan gjë kolegët tanë të Kolegjit Zgjedhor që ndryshuan një vullnet të tërë popullor, ç’punë prish se nxjerrim të pafajshëm një individ”?

Kanë të drejtë të mendojnë kështu, sepse jemi vet ne, shoqëria, që e pranojmë dhe e kapërdijmë pacipërinë që ka zënë rrënjë në Gjykatën e Lartë. Në këtë Gjykatë, tek e cila pushteti po sheh gjithnjë e më shumë, mbrojtjen e aferave të saj më të pista, korruptive dhe kriminale. Për sa kohë nuk do ndjehet e kërcënuar nga presioni i shoqërisë, gjithnjë e më tepër mafia në pushtet e jashtë saj, do e ketë të ngrohtë e të sigurt strehëzën e re me emrin GJL, ku ka gjetur të vegjëtojë suksesshëm.

6 komente në “Pacipëri në Gjykatën e Lartë”

  1. joni lako says:

    keta politikanet jane shume te zotet se kane kuptuar shume sakte nje gje: ky popull do “uçken” nga mbrapa dhe ne rregull eshte.
    dhe sa kohe do funksionoje uçka mire jane ata.

  2. Leonora says:

    Kjo tregon se korrupsioni mbrohet me ligjet e berishes.

  3. G.Ylli says:

    Shqiperia me tiranistanin ne drejtesi ngelet kanceri me i math ne bote.Tjeter pune qe ka naive dhe s’pranojne kete realitet,ata jane me leshko se leshkoja i fshatit.Kurse ata qe e dijne kete realitet jane superkodoshet kudo qe jetojne o punojne,keto monstra i mallkofte ai lart.G.Ylli

  4. analist says:

    Mire do te ishte te lajmeronit per kete fakt Ed Ramen qe ky te shkruaje ndonje artikull se pastaj e lexon edhe zezaku Arvizu dhe po e mori vesh Amerikaaaa… atehere tall bythen si ti doje bytha Salihu,biri i Vicidolit e djali i Tropojes.

  5. tomori beratit says:

    Gjykatat shqiptare ne pergjithesi dhe ajo e lart ne veçanti jan turpi i paimagjinueshem dhe i jashtezakonshem.POR nje gje duhet ta vere veth ne vesh SHPRESA BEçI,ti kuçk dhe larot e tu si dizdaret,guximet tomet,ndrecet,jonuzet etj do te pergjigjeni NJE ME NJE.Ajo dite do jet shum e shpejt dhe mbi ju do te bjere urejtja e pa mase qe populli shqipetar ka per ju o plehra.

  6. Tirona says:

    Gjykata e Larte me kete gjyq kishte nje rast shume te mire qe shqiperia ti afrohej BE por ajo nuk e beri ate. Tani BE pret, nese Shqiperia don te futet ne BE, duhet te beje nje rreforme ta madhe ne drejtesi dhe kete reforme ta filloj duke derguar para ligjit dhe duke i denuar me shume vite burgimi te gjithe ato gjyqtare qe kane mbrojtur politikanet dhe pushtetaret, qe kane vjedhur dhe kane vrare njerez te pafajshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje