Zell i tepruar antiambientalist i nje ambientalisti

10 Nëntor 2011, 23:15Blog TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

Njoftimi disi zyrtar i  Bashkia së Tiranës se ndryshimet në sheshin Skënderbej janë vetëm per një periudhë 3 vjeçare bëri që të zbutej një valë kundërshtimi  nga opinioni publik, që duket se mbeti vetëm në një reagim prej disa këshilltarve të  Bashkisë që i janë drejtuar Gjykatës për shkelje ligjore në këtë ndërhyrje.

Jo çuditërsht, me shumë zell ambjentalisti Romeo Hanxhari (i njohur së fundmi si ambjentalisti pro importit të mbetjeve) boton një shkrim (“Sheshi “Skënderbej”, normaliteti pa kartodrom” 4 Nentor 2011, Panorama) ku i mëshon fort idesë se Sheshi Skënderbej duhet të jetë me asfalt e me makina që të kalojnë nëpër të, dhe se një shesh pa makina, (siç ishte plani dhe që po ndërtohej), sipas z. Romeo ”…rezultoi i parakohshëm dhe utopik që në koncept….” Ai shkruan se ” ..ndërhyrja aktuale. ….i rikthen atij (sheshit Skenderbej) një funksion që duam s’duam ne ambientalistët, nuk mund t’i hiqet kurrsesi në këtë stad urban: lëvizjen e automjeteve për në të katër anët e qytetit”. Dhe për të përforcuar këtë mendim të tij të Sheshit me makina ja vesh atë dhe qytetarëve: “…edhe qytetarët e sotëm nuk e kanë pranuar si të duhur bllokimin total të sheshit për automjetet dhe kthimin e tij në një zonë tërësisht pedonale.”- shkruan z. Romeo.

Edhe pse përpiqet këtu e atje të jetë profesional dhe i arsyeshëm e të thotë se ”…sheshi “Skënderbej” edhe mund të destinohet krejtësisht për këmbësorët” duke shtuar se “… teorikisht dihet se kjo është tendencë aktuale për shumë qytete apo kryeqytete të botës”, por duke vënë fjalën ’teorikisht’ ne vend te fjales ’praktikisht’ dhe fjalën ’tendencë’ në vend të fjalës ’realitet’ përsëri këmbëngul se: “Parimi është: sheshi duhet të jetë në funksion të qytetit, …qoftë ky edhe sheshi Skënderbej” që përkthehet: ”sheshi Skënderbej duhet të jetë në funksion të makinave”. Dhe keshtu po behet.

Dhe në fund të shkrimit pasi i bën një super komplimet  ndërhyrjes aktuale më shumë se arrogante, që i jepka fund rendjes ”pas paranojës së çuditshme për të djegur etapat e evolucionit” shprehet se imagjinon me kënaqësi qendrën normale të Tiranës, pra qendrën me asfaltin e derdhur në të, me uturimën, pluhurin dhe gazrat e makinave  që vinë vërdallë pa pushim nëpër të, nën dekorin e pemëve e barit të stervuajtur.

Duke mos qënë aspak profesionist në arkitekturë dhe urbanistikë, por duke pasur shancin të vizitoj me dhjetra apo qindra qytete në Europë desha ti shpreh publikut se nuk kam parë deri më sot një kaçurel më të shëmtuar se ky që po bëhet sot në Sheshin Skënderbej, ku do ketë dhe park me dru të lartë pylli e livadhe, qytetarë e fëmijë ndër to dhe mes tyre rrugë të asfaltuara me lumë makinash e motorash ne to. Por këtë konstatim të shprehur kështu shqeto do më duhej ta modifikoja me gjuhën e specialistëve arkitektë e urbanistë. Ja ç’thotë i repektuari Profesor Dr. Enver Faja për Sheshin Skënderbej: ”Projekti francez (dhe më pas ai Belg) vë në jetë parimin dhe konceptin më të qënësishëm të urbanistikës moderne dhe asaj kontemporane, ndarjen e njerut nga makina, ndarjen e lëvizjes këmbësore nga lëvizja e mekanizuar. Në rastin konkret këmbesori është zotërues i sheshit Skënderbej, lëviz i lirë, i sigurtë dhe makinat lëvizin në unazën e vogël të trashiëguar nga monizmi, të cilën natyralisht e modifikon me ndarjen në breza kalimi për autobus, për vetura, biçikleta dhe këmbesorë. (Gazeta 55, 9 Prill 2010 ).

Qytetarët, parandjej fort, se prisnin të shihnin sheshin e qëndrës të Tiranës, në të cilin po punohej prej 1 viti dhe ata po e pranonin shtërngesën e përkohshme, siç e përshruan  arkitektja e laureuar në perëndim Albana Tollkuçi: “Kolagjeni natyror, me gjethnajën e vet evergreen, kryen një sërë funksionesh jetike e formale. Rreth e qark hapësirës urbane, si një portik natyror i atypëratyshem, i siguron këmbësorit strehën e pushimin e nevojshëm. Si të ishte një lloj xhepi i tërheqjes, një lloj prapakuinte, aty mund të tërhiqesh për t’u mbushur me frymë, për të çlodhur këmbët, për të shijuar freskinë në ditët me zheg, për t’u ndarë pak kohë nga natyrshmëria e zhurmave dhe mërmërimave që krijon prania e turmave, për të lexuar diçka që është marrë me vehte, për të ndjekur me sy nipat që luajnë hareshëm në shesh, për të shijuar një lëng frutash, për të pirë kafenë e rradhës apo për të diskutuar me fqinjin debatin gazetaresk të ditës. Nën hijen e shelgut apo të magnolias, si nën strehën e bollshme të Pallatit të Kulturës, je një spektator i improvizuar që vëzhgon përtej spektaklin rastësor e të gjallë të jetës që lirshëm pulson në shesh” Dhe ajo vazhdon: ”Surpriza e pellgjeve artificiale dhe e fontanave, i siguron sheshit një tjetër element jetik e themeltar të jetës. Praninë e domosdoshme të ujit. Uji është në këtë rast një katalizator i patjetërsueshëm, i ofruar në shesh, në kohë dhe intervale të ndryshme sipas formash dhe shpërndarjesh të ndryshme, ai është një termoregullator i çmuar klimaterik, në kontrast të stereometrisë statike e monumentale të të gjithë kompleksit, si dhe është elementi i dytë përveç turmës, që luan rolin dialektik të asaj që është e paqëndrueshme, fluide, jokostante, gurgulluese, dhe gjalluese në të”.

Në ditën ndërkobëtare pa makina këtë shtator edhe Basha, si Mediu apo Xhuveli vitet e mëparshme, u shfaq para kamerave hipur në biçikletë para zyrës së tij, gjoja për të dekurajuar përdorimin e makinave në qytetin e Tiranës. Sapo zbriti nga biçikleta e u fut në zyrë ju fut punës derçe pikërisht për të inkurajuar përdorimin e makinave, duke shpejtuar për derdhje asfalti në sheshin Skënderbej, duke filluar  egzaktësisht aty ku la biçikletën poshtë zyrës së tij në ditën pa makina. Kështu veç të tjerash, ai ka dënuar edhe vehten edhe punonjësit e vet me gozhdim të dritareve të zyrave të tyre ose përballjen me parfumimin toksik dhe kakofoninë e burive të makinave.

Ndarja e njeriut nga makina në Sheshin Skënderbej jo vetëm që vë në jetë një parimin bashkëkohor të urbanistikës moderne, gjë që do të rrezatonte edhe një kulturë të shqiptarëve, qëkurse kemi të bëjmë me qendrën e kryeqytetit të vendit, por një hapësirë e tillë pa makina do të ishte njëherazi modeli inkurajues më i fuqishëm  për gjithë qytetarët e Tiranës, që do tregonte se jo vetëm qendra, por e gjithë Tirana do të ishte më e gjallë, më e bukur, më e pastër, më e shëndetshme, më efiçente, nese do kishte shumë më pak makina se ka sot. Kjo do te nxiste perdorimin masiv te biçikletave e transportit publik. Dhe në një skenar të tillë shumë realist do të ishte shumë më edukues po të kujtohej ’dita me makina’, se sa ’dita pa makina’, pra në vend që Basha, të bëj xhiro me biçikletë  në ’ditën pa makina’, le të bëj xhiro me makine në ’ditën me makina’ në sheshin Skënderbe dhe në rrugë të tjera të ndaluara për makinat, mundësisht me një makinë me naftë d2, si deri më sot. Kjo do sillte neveri tek qytetaret dhe mallkim prej tyre, por vetëm për një ditë ama, jo për çdo ditë.

 

 

20 komente në “Zell i tepruar antiambientalist i nje ambientalisti”

  1. ina says:

    ah sa bukur e paske bere kete shkrim! sa keq qe nuk ka veshe qe ta degjojne, shume e trishtuar….

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      I bukur eshte ky shkrim moj Ina,por e trishtueshme ishte te shikoje si ishte katandis qendra e Tiranes.E mbushur plot me dhera,e kur te fillojne shirat do na mbysi balte.Ky eshte KRIM qe po vazhdojne te beje Basha e Berisha,ndersa ne jemi te pa fuqishem.Dikur qendra e Tiranes te jepte kenaqesi me pishat e bukura mesdhetare qe bleronin tane vitin,ndersa tani jan zevendesu me dru te papershtatshme.ZOTI na rruajt nga keta te CMENDUR qe mbajne ne vetevete GENE shkaterruesish.

  2. tomori beratit says:

    Po shiko se ç’mbiemer ka arkitekti -Hanxhar- Si mund te presesh ndonje gje nga hanxharet,zagaret ,barbaret, trutharet,keta jane njerezit ala viçitol

    1. ina says:

      po ju jeni infektuar te gjithe nga Berisha. te ze tmerri te lexosh komente nga fjalet menxyra qe shkruhen ketu. Po shkruani ndonje reflektim, ndonje ide personale qe nuk perfshin sharje ne cdo moment. Nuk guxojme te hapim nje gazete shqiptare se valon fjalori i kryeministrit nga te gjitha anet…

    2. Elton says:

      Hanxhari nuk eshte as arkitekt. Hanxhari eshte gjeograf, pseudo-ambjentalist. Dora e Sazan Gurit qe behet specialist ne cdo fushe, vetem qe te lepire pak “duart” e arij qe i jep me pas nje shuk te mire parash per ndonje “studim mjedisor”.

      Hanxhari tani, per cudine e te gjitheve, punon ne Bashkine e Tiranes… Nuk di c’be aty konkretisht, po me siguri jep nga keto mendt vend e pavend sic e ka zakon. Te mjeret studente qe u ka rene ne pjese si pedagog.

      Hanxhari e Guri, po te ishin vertete ambjentaliste sikurse hiqen, nuk do kishin makinen tek te prapmet per cdo 10 metra rruge….Hanzhari eshte trashur nga moslevizja. Guri se di si ia ben qe eshte ende ne forme. Do kete gjetur ndonje sekret nga pellazgjishtja qe po e studjon se fundmi me zell e pasion, krahas kafsheve shtepiake, oragnizmave OMGJ, salloreve e pesticideve…

  3. mirel says:

    Eshte fatkeqsi e madhe kur zhvillimi i nje kombi eshte ne duar te qenieve si Hanxhari apo edhe ndonje tjetri qe nuk kam deshire tia permend emrin.
    Por, keto qenie mediokre e pa vlere te vena ne sherbim te shkaterrimit, nuk do mund te vazhdojne gjate.
    Ka nje ZOT qe sheh gjithcka dhe vepron ne momentin e duhur.
    ZOTI I PAFTE …….

  4. loni says:

    cfare do te presesh nga talebani sali dhi berisha

  5. hodo says:

    Te peregezoj Lavdosh Me njerez te tille qe kane ber emer ne baze te mbrojtjes te mjedisit eshte e rrezikeshme kur keta vihen ne sherbim te antiambjentalizmit Ky shkrim kerkon te sheroje plaget,çibanet qe po i ngjiten trupitte shendosh te shqiperise
    me respekt
    hodo

  6. j says:

    te drejte ka zoti ferruni por nuk me thote : a i eshte dashur qe te jete ndonjehere ne oren 8 ne pune dhe eshte perballur ne keto momente me nje trafik mbytes.Por cndodh , keta ambientaliste cohen dhe shkojne neper ato OJF e tyre shume fitimprurese rreth ores 11 ose nuk e kane problem orarin , per rrjedhoje enderrojne per sheshe gjoja pedonale ku pleqte dhe plakat te shetisin dhe ku By.Q e kane vend takimin e tyre . tirana ka nje organizim te tile trafiku ku te gjitha rruget te cojne ne qender per rrjedhoje nese zbatohej plani i rames per nje shesh teresisht pedonal problemet me trafikun do ishin te medha dhe perfundimisht te pazgjidhshme.mos e krahasoni me kryeqytetet e botes pasi ketu jane ndertuar ne fillim pallatet pastaj eshte menduar per te infrastukturen.

  7. du says:

    j.. ne pune kane shkuar mileti dhe pa makina edhe kur dhej te rrije 1 ore e te beheshe sardele neper autobuza. nje pjese e mire shkonin me bicikleta. tani tangerlliku i madh, edhe me shku per kafe 500 m larg me veture. dhe ne cdo 10 vete 9 vujane nga obeziteti. Tirana eshte tepsi dhe tani nuk ka asnje dite me ngrice qe veshtireson qarkullimin me biciklete. J kane filluar njerezit te bejne bicikleta, jo se lexuan gazeten, por se shkojne me shpejt ne pune, vec te tjerash.

  8. Tiku says:

    Po ky Z.Romeo Hanxhari ka pare ndnj cik bote, apo Evrope me sy, se te gjithe sheshet kryesore Europiane jane vetem per Kembesore, dhe tendenca eshte dhe ne qytet e vogla a te medha ti kthejne jo vetem sheshet, por zonat qendrore te qyteteve ne zona pedonale. Gjithe qendra te jete pedonale , mundesine per tu futur me makine e kane vetem residentet…. Kta pseudoambientalistet si zoti Hanxhari(qenka Hanxhar dhe nga mendja) eshte mire mos te flasin, se nxjerrin ne pah thjesht injorancen e tyre…….

  9. PISHA FLAMUR says:

    Përshëndetje Lavdosh Ferrunit për matrialin shkencorë dhe të kuptueshëm, të cilin e shtron në këtë sdhkrim. Kjo masakër anti shkencore, pra anti popull, së fundi anti jetë nuk është e para që i bëhet ekologjisë shqipëtare. Ajo që po bëjnë Bashajt, Hanxarajt, Xhuvelajt dhe gjith aradha anti kombtare për shkatërrimin e klimës ka filluar qysh mbas vitit 1990. Tashti “Shkencëtari” ambjentalist Romeoja i Zhuljetës, po i jep dorën e fundit tradhëtis së lartë të helmimit të Shqipëris. Komenti është i tepërt. Sqaroni popullin, i bëni thirrje të bashkohemi kundër vdekjes, ndyshe sojë sëzët na muarr në qafë.

  10. Engjell says:

    Problemi ,perveç kostos financiare ,psikologjike kuptohet se nga ana ekologjike eshte me se evident dhe e di edhe bufi se nje shesh ,ne radhe te pare historik pastaj edhe funksional nuk ka perse te paguaje budallaleqet e politikaneve te cilit do krah qofshin ata.
    Jo shume larg ne kohe ,vetem 20 vjet me pare ai shesh perballonte nevojat e popullates pa nje trafik te tille makinash dhe njerezish ,kur edhe gjithe kodrat per rreth Tiranes ishin plot me pyllezim ,lulishtet dhe çdo rruge e rrugice e gjelberuar ,nje inventar makinash fare te pa krahasueshem me ate aktual,me intensitet te punimeve ndertimore shume me te ulet ,zenie te shesheve te lira me betonime dhe asfaltime si kurre me pare Sot kompensimin e zgjidhjes se ketij problemi ata qe po veprojne ne kete shesh e gjejne pikerisht aty ku nuk duhet .Ai i ashtuquajturi “ambjentalist” qe ze ne goje per referim Lavdoshi nuk ka se si te jete i tille sepse per mua mjafton shprehja e tij “… teorikisht dihet se kjo është tendencë aktuale për shumë qytete apo kryeqytete të botës” flet per nje djale shkollar qe nuk e di se nga lidhet gomari .Po si more njeri nuk e di ti se prej fakultetit te shkencave te Natyres e deri tek Godina Qendrore e Universitetit te Tiranes ka qene vetem per njerezit dhe pothuajse aspak per makinat ,po a e di ky njeri se ne mbremje para viteve 90 ,gjithe Tirana me kete bulevard shlodhesh dhe me kodrat e Shen Prokopit ? Edhe aq sa ka ideuar projekti francez apo Belg per mua jane shume pak ,ai shesh nuk u mjafton i vetem Tiranasve pa makina ,duhen edhe shume te tjere Une nuk banoj ne Tirane por me vjen keq qe trajtohet keshtu ky problem Edhe Vlora ka nje bulevard te tille ,bej fjale per bulevardin Vlor-Skele por me siguri po qe se Vlonjateve ,Vlores ,do t’Ju hiqej ky bulevard ajo nuk duhet te ishte me Vlore ,per kete arsye e permenda edhe ne krye te komentit koston psikologjike .Marre shkas nga kjo ekologjikisht edhe emrat e rrugeve e prishin ekologjine e vendit ,ne shume vende sot po vendosen emra rrugesh ,rrugicash dhe lagjesh ,mire behet por nuk eshte aspak mire te mos ruhet tradita e emrave te vjeter Edhe ne fshatra po behen budallalaqe te kesaj natyre ,emra rrugesh qe jane shekuj me pare te trasheguara sot po ndryshohen dhe po vihen emra njerezish qe nuk kane asnje arsye per te qene te tille ,qofte edhe per kontributet e tyre apo edhe per rrethana te tjera
    Shume gjera qe behen sot nga disa njerez apo institucione fshihen pas “interesave te qytetareve ” gjoja, por pa i marre fare ne konsiderate ato Kush u pyet ne se zgjidhja me e mire eshte kjo qe po ben Basha nga qytetaret e Tiranes? po keshtu e dhe ne vende te tjera e per probleme te tjera eshte e njejta situate ?

  11. Shpresa says:

    O milet sa gjunah ku kemi rene! Po si ka mundesi o njerez te mire te ketij vendi qe nje shashke leshoi nje fare pseudo ambjentalisti dhe ju te gjitheve ju kapen shkendijezat e meskinitetit te vogel te ketij njeriu, shume po shume te vogel. Po ju nuk e njihni kush eshte ai qe po i digjet xhani per Sheshin e qytetit. Po kush eshte ky amjentalisti i perdelluar valle, qe sot po sulmon jo nje fenomen ( sic do ti kish hije cdo njeriu, ambjentalist apo shites erezash dhe barerash medicinale e ne rastin me te mire aromatike), por personin qe shkroi per fenomenin. Po te mos e njihja kete tipin nuk do me bente pershtypje dhe do thoja qe hajt mo nje tjeter ne rreshin e shumte te atyre qe per tu dukur apo per tu bere interesant perpiqen te bien ne sy me cdo kusht duke hedhur balte mbi te tjeret dhe jo duke ngritur probleme, trajtuar ato dhe nese do mundej edhe duke dhene ndonje zgjidhje. Po pse kam degjuar te flitet per te ne qytetin tim te lindjes dhe po reagoj. Dhe e dini cfare ? – Eshte ndjenja e tmershme e inferioritetit qe i ben keta njerez si puna e ketij pseudo -abjentalistit Lavdosh, qe vetem nga mjedisi nuk ka haber dhe nuk i intereson gje, qe te shkruajne keshtu. Dhe ajo qe me dhemb eshte sesi ne shqiptaret i shkojme nga pas dhe behemi pre e njerezve medioker, pa vlera, meskin, te varfer, te vegjel, si puna e tij. Me dhemb qe njerez te tille arrijne te mashtrojne njerezit e e thjeshte dhe reagimi im ne kete rast me ben te bertas , uleras dhe them me te madhe : mjaft o Ferruner duke perdorur , keqperdorur ate pak liri mediatike qe deshperimisht e zhvasni. Mjaft me me mllefet e tua te vogla,o Ferrun, mos abuzo me njerezit e thjeshte te ketij vendi , mos i ushqe me helmin tend te ndryre. Mjere ata qe nuk te njohin se csajese je, se ata qe te njohin e dine se sa vlera ke, le me pastaj te degjojne ato mrockllat qe thua. Mos i helmo njerezit e mire te ketij vendi se mjaft halle kane, mos jau perdhos dliresine e besimit, mendimit, e te qenurit njerez te mire e te paster, sikunder ti nuk je dhe nje keshille : Bej me mire ndonje shkrim per bimen e nderuar te Cajit te Malit , qe ti me aq perkushtim dhe devocion i ke kushtuar karrieren tende te ndritur te ” ambjentalistit”.
    Po te mos ishe bashkefshatari im dhe te mos te te njihja mire( edhe pse une jam pak me e madhe ne moshe sesa ty) nuk do te ta kisha postuar kete mesazh.
    O njerez qe helmi i tij ju ka prekur mendjen, mos lejoni qe tju shkoje me thelle, tju preke shpirtin se ska ilac qe tju sheroje ( ai vete eshte rast i pashprese).
    O zoti Hanxhari, me vjen keq qe ke rene pre e nje njeriu te tille por e kam hequr mbi kurriz vete dhe prandaj te them : BEJ SIC BERA UNE DIKUR : INJOROJE LUMEMADHIN , se ska me cte merret.

    respekte Shpresa

    1. Romeo says:

      Falemnderit zonja Shpresa, e paskam ndjekur keshillen tuaj. Ju falenderoj! Nuk jam pergjigjur ndaj shkrimit te Lavdoshit, jo se s’kam patur cfare te shkruaj (sa te duash!), por thjesht sepse une nuk dua t’i pergjigjem etiketimeve (“antiambjentalist”) me te njejtn gjuhe. Kjo sepse kam parimet e mia, qe nuk behem telendar me ata me te cilet shtrengoj doren dhe shkembej buzeqeshje. Nuk e kam zakon te etiketoj dhe te keqperdor mendimet e kolegeve, ciletdo qofshin ata.

      Vetem se, nuk po pertoj, dhe po ulem te shkruaj vetem 2 gjera per lexuesit e nderuar te Lavdoshit qe kane bere komente ketu (natyrisht per ata qe nuk perdorin ofendime te ulta, por qe duan te degjojne argumenta edhe nese nuk bien dakord).

      Do kujtoj 3 a 4 qytete, sheshet qendrore te te cileve jane te hapura edhe per automjetet: Paris (Place de la Concorde), Athine (Omonia), apo Londer, apo Rome. Jane te hapura per makinat jo sepse jane “antiambjentaliste”, por sepse koncepti i ketyre qendrave eshte si kryqezim aksesh, dhe nuk mund te shmangen, ashtu jane konceptur qe denbabaden, jane rruge ne forme rrezesh qe bashkohen diku ne qender (vecanerisht Parisi dhe Athina). Nuk jane si qytetet e Amerikes (psh Nju Jorku) qe jane qytete me kuadrate te rregullta, dhe mund te bllokosh nje kuadrat per makinat sepse kalon nga kuadrati ngjitur. Zgjidhjet ambientaliste nuk i shohin me domosdo tek bllokimi i shesheve, por te transporti efikas, te levizjet alternative, etj etj. Dhe do ta shpjegoj me poshte se pse.

      Do them vetem nje gje per shkrimin fleterrufe, te mesiperm. Lavdoshi me ben nder qe citon te ndjerin e te respektuarin arkitektin Enver Faja, sepse zoti Faja jep argumente qe jane kunder zotit Ferruni ne citimin e tij, dhe i jep te drejte arsyetimit tim fare modest ne shkrim. Zoti Faja thote per sheshin Rama:
      ”Në rastin konkret këmbesori është zotërues i sheshit Skënderbej, lëviz i lirë, i sigurtë dhe makinat lëvizin në unazën e vogël të trashëguar nga monizmi. (Gazeta 55, 9 Prill 2010 )”.

      Pra, zoti Faja natyrisht qe ka te drejte, sepse eshte e thjeshte, si 1 e 1 qe bejne 2. Ai thote qe “makinat te levizin neper unazen e vogel, dhe sheshi mund ose duhet te jete per kembesoret”. Te gjithe e duam kete gje, natyrisht, dhe une kete tamam kam thene ne shkrim. Por, Bashkia bllokoi edhe unazen e vogel, dhe pastaj bllokoi edhe sheshin. Pra, jo vetem qe nuk beri unazen te Insigu (ndoshta nuk mori parate nga Qeveria), por vajti dhe ktheu per kembesore gjithe unazen e vogel tek Pallati Mbreteror (ish Pallati i Pioniereve). Pra, beri te kunderten e asaj qe zoti Faja ka thene (dhe qe Lavdoshi e citon): edhe unazen e beri per kembesoret (zoti Faja thote qe i duhet lene mjeteve), edhe sheshin filloi ta bente per kembesoret. Tani, edhe unaza e vogel per kembesore, edhe sheshi per kembesore, nuk ka sens mjedisor, absolutisht. Madje eshte e demshme. E bllokon qytetin, dhe shton ndotjen nga makinat. Nga pikepamja mjedisore kthehet ne te kundert, sepse shton dhe ngadaleson qarkullimin rreth e qark qendres. Pra, ti tenton te krijosh nje qender pa ndotje, dhe ate ndotje e shton edhe me shume dhe ia kalon pjeses rreth e qark, sepse qarkullimi i mjeteve eshte i ngurtesuar ne unaze, ose tek ajo rrugica e ngushte midis Bashkise dhe Ministrise se Brendshme. Dhe kjo gje rrit edhe kohen qe duan njerezit te shkojne nga nje cep ne tjetrin te qytetit me makina, gje qe perktheht ne ndotje te shtuar. Dmth, nisesh per te vene vetulla dhe nxjerr syte. Ose, i kushton rendesi fasades (sheshit te bukur pedonal) dhe nuk i kushton rendesi thelbit (dmth faktit qe makinat levizin me ngadale perreth te njejtit shesh, dhe ndoshin me shume).

      Thene shkurt dhe qarte: nje shesh pedonal eshte dicka e mire, edhe teorikisht edhe praktikisht, por eshte gabim nese behet qellim ne vetvete. Sepse cdo gje behet ne varesi te kushteve. Nese nje dicka te mire e vendosim ne kontekst te gabuar ose te parakohshem, ajo kthehet me pasoja edhe me te renda se sa vete problemi qe tenton te zgjidhe.

      Dhe nje fakt te fundit, qe ndodhi pasi une pata dotuar shkrimin tim. Para nja 3 javesh, Drejtori i Organizates Boterore te Shendetesise ne Europe, duke marre per shembull Londren, ne nje aktivitet ne Tirane per ndotjen e ajrit, tha: “…nga pikepamja e reduktimit te ndotjes se ajrit, nuk ka rendesi nese bllokohet apo jo nje shesh qe mos te kalojne makinat. Rendesi ka qe qarkullimi te shpejtohet, te jete i rrjedhshem perreth sheshit apo edhe mes per mes sheshit, ne varesi te konfiguracionit te cdo qyteti. Psh Londra nuk e ka te mbyllur qendren e saj per aautomjetet, por neper qendren e Londres kalohet shpejt dhe rrjedhshem dhe kjo e ka ulur ndotjen, dhe Londra nuk le qe te kalojne neper sheshin qendror makinat me te vjetra. Keto jane zgjidhjet per cilesin e mjedisit, dhe jo medoemos te ndalohet kalimi i makinave”. Pra zgjidhjet mjedisore jane transporti publik i kudogjendshem dhe i rrjedhshem, korsite e bicikletave te sigurta, rruget pa bllokime trafiku, e me rradhe. Keto disa nuk i kemi fare, dhe disa te tjera i rendonim edhe me keq sec i kishim.

      Pra, ato me siper tha ai drejtuesi me thinja i OBSH, dhe ai nuk eshte as “antiambjentalist” sic me quan mua me te drejten e vet Lavdoshi, dhe as “ambjentalist” sic quan veten po me te drejten e vet po Lavdoshi. Ai i OBSH-se eshte nje teknicien qe merret me ndotjen e ajrit, dhe flet mbi bazen e fakteve. Nese Lavdoshi nuk pelqen argumentimin tim, le te marre ne konsiderate mendimin e OBSH-se te pakten, dmth te njejtin mendim ne fakt.

      1. Elton says:

        ndoshta ti dhe ai miku yt i OBSH-se duhet te lexoni kete artikullin dhjetra te tjere si keto perpara se te sillni ehde nje here Londren si shembull suksesi.

        London ranks among worst European cities for air pollution, The guardian, Shtator 2011
        http://www.guardian.co.uk/environment/2011/sep/07/london-worst-european-cities-air-pollution

      2. ish - studente e Hanxharit says:

        Profesor, pese vite ka qe nuk ju shoh me ne shkolle dhe fatmiresisht nuk me jepni me mesim. Mendoja se ne keto pese vite, ju do ishit ngritur profesionalisht me te njejtin ritem qe jam rritur dhe une. Duke hapur syte e pare boten sic eshte dhe jo si e detyronit ju te ishte ne leksionet tuaja.

        Ama nje gje ende nuk kuptoj, si mundet nje profesor universiteti, i shkolluar madje dhe ne perendim, me titullin PhD, tí referohet fjales se nje idividi si te jete prove shkencore. Individi mund te jete punonjes i OBSHse, UNDPse, OSBE, OKBse, parlamentit Evropian, apo atij te SHBAse, mbetet serish nje individ.

        Ku eshte profesionalizmi juaj? Ku eshte porfesionalizmi i specialisteve Shqiptare?

        Me vjen kaq keq qe kam derdhur vite te jetes sime duke marre mend nga profesore medioker…

        1. romeo says:

          Jam i kenaqur qe s’ju kam me studente. Ju mbaj mend. Qe gjate kohes qe keni qene studente ju keni patur vleresim shume te larte per veten. Suksese ne jete!

  12. Elton says:

    O Romeo, po mos bej o burre i dheut edhe rolin e urbanistit e arkitektit tani. Lerja arkitekteve kete pune ne dore se slate sektor pa mbuluar juve te supertalentuarit e Shqiperise.

    Zbrit nje dite nga makina edhe provo te ecesh rrugeve te Tiranes qe ta shohesh Tiranen edhe nga ky kenveshtrim, edhe pastaj shkruaj prap ndac per shesh e per pershesh. Provoje nje here edhe ti ndjesine e te pasurit frike te kalosh rrugen, apo edhe te ecesh ne trotuar se te vjen ndonje makine e te merr perpara. Hap njehere ate te shkrete google edhe shiko si po zhvillohen qytetet Europiane. Shiko nje here sa rendesi i jepet hapesires se kembesorit edhe pastaj eja e shkruaj njesoj po ta beri zemra.

    1. romeo says:

      I respektuar arkitekt Eltoni, nje miku im arkitekt italian, kishte nje shprehje autoironike qe qarkullon prej kohesh mes komunitetit te arkitekteve italiane: “ARCHITETTO-ARCHITUTTO”. Po ta shpjegoj: arkitektet kane pretenduar per nje kohe te gjate se mund te merren me gjithcka qe ka lidhje me hapesiren dhe token, prandaj arkitektet italiane e kane quajtur veten me autoironi “ARCHITUTTO”. Pra edhe njehere, i nderuar Elton, une flas per politika mjedisi ne shkrimin tim, ne kete rast te zbatuara ne mjedis urban, dhe nuk flas per arkitekture ne kete rast, dhe as per urbanistike. Une kam folur per fushen time, politikat e mjedisit. Respekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje