Policia monton akuza pse pasqyroj protestën

10 Nëntor 2011, 23:14Blog TEMA

Nga Bashkim Shala

Një ngjarje tragji-komike me ka ndodhur në kete fillim shekulli, ne zemer të Europes ku ne pretendojme se e kemi vendin. Ne emer të profesionit të gazetarit, të cilin e ushtroj për 17 vjet me radhë kam shkuar për të përcjellë një protestë të banoreve të fshatit Mamez të rrethit të Kukesit, fshat nga i cili une e kam edhe origjinen. Por më groteskja apo tragji-komikja që më ben mua të qaj dhe të qesh është se policia me shpall si person në kerkim që do të hetohet në gjendje të lirë per një veper penale “Pengim i qarkullimit te mjeteve te transportit ne bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 293 e 25 te K.Penal. Rri e qesh me vete per kete veprim grotesk, por në fakt është për të qarë, madje për të vënë kujen, ku në kete fillim shekulli një gazetari që shkon per te raportuar në vendin e ngjarjes i montohen akuza të paqena nga ana e policisë. Dje (e merkure) unë kam qenë bashkë me kolegë të tjerë gazetarë per të pasqyruar një protestë të radhes të banoreve të fshatit Mamez, fshat nga i cili unë kam origjinën, të cileve po u grabitet toka, po u shkatërrohen rruget, veprat vaditese, shtepitë, nga një firmë fantazmë e shfrytezimit të mineraleve, nderkohë që policia që prej një viti po i terrorizon keto banorë sa kanë filluar edhe të zgjohen somnambul. Te merkuren keto banorë kishin protestën e radhes ku kemi shkuar për ta ndjekur bashkë me kolegë të tjerë gazetarë. Pasi është mbyllur protesta unë jam larguar bashkë me kolegë të tjerë gazetarë per në qytetin e Kukesit. Gjatë gjithë protestës, e cila ishte nga më paqesoret dhe model nga organizmi, nuk është regjistruar asnjë incident sado i vogel. Te enjten në mengjes kur hapi kutinë time elektronike ve re se kishte ardhur një njoftim nga policia ku në mesin e të kerkuarve ishte edhe emri im, ku per mua personalisht ishin kujdesur për të gjitha gjeneralitet. Unë do të anashkaloja kete veprim të policisë, pasi nuk ëhtë hera e parë që unë paditem për shkak të detyres së gazetarit nga policë të inkriminuar. Por ky veprim i kësaj radhe nuk është një lajthitje. Kjo është ofensiva e radhes e ndeshkimit që policia në bashkëpunim me mafian e mineraleve ka ndermarrë ndaj banoreve të fshatit Mamez. Futja e emrit  tim në listat e ndeshkimit është që të më mbyllin gojën mua, por edhe të frikesojnë ata fshatarë të mjerë që unë i kam ndihmuar duke u qëndruar pranë në perballimin e barbarizmave të policisë dhe të forcave speciale dhe të mafias së lidhur me to dhe duke i keshilluar që të mos bien pre e provokimeve të policisë për të mos bërë  ndonjë akt sado të vogel që ka të bëjë me dhunen. Ky veprim i policisë së Kukesit është një alarm per Lirinë  dhe të Drejtat e Njeriut në Shqipëri në shekullin e 21-të. Për kete qëllim, Shoqata e Gazetarëve me kete rast duhet të kerkojë shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të policisë së Qarkut Kukesit Sadri Ramçaj, i cili firmos të tilla deklarata per media duke shpifur dhe fyer personalitetin e gazetarit. Shkarkimi i ketij personi duhet të vijë edhe per shkak të mos menaxhimit të ngjarjeve në fshatin Mamez, ku policia është bërë palë me mafian e mineraleve duke terrorizuar banoret si dhe për shumë ngjarje të renda kriminale të ndodhura në rrethin e Kukesit të pa zbuluara dhe pa autor. Njëheresh duhet të kërkojnë edhe shkarkimin nga detyra dhe fillimin e hetimeve ndaj shefit të policisë kriminale të Komisariatit të Kukesit, i cili në bashkëpunim me shefin e Komisariatit kanë ndermarrë një operacion ndeshkimi ndaj banoreve të fshatit Mamez dhe si persona të implikuar me firmen, por edhe për faktin se është shefi i policisë kriminale që ka perpiluar një raport plot më shpifje ndaj personit tim duke me penguar edhe të kryejë detyren time si gazetar. Keto dy persona janë sjellur qëllimisht nga Mati e Bulqiza pasi kanë një eksperiencë lidhur me minierat dhe lidhjet e tyre me firmat që kanë ardhur në Kukes. Gjithsesi ky është një alarm, jo per mua si person pasi do e perballoj edhe kete sfidë të radhes, por për fatin e medias dhe të Drejtave dhe Lirive Njerezore si e qindra mijera njerezve të pambrojtur. Sinqerisht kam mbetur pa fjalë, madje dhe keto rreshta nuk di si i kam shkruar. Te tjere kolegë të vazhdojnë si të duan që të komentojnë kete ngjarje. Dikur një kolegu jonë i nderuar i gazetarisë së kronikes pati shkruar në vitin 1998: “Shteti nuk është deri tek Zogu i Zi”.

 

 

4 komente në “Policia monton akuza pse pasqyroj protestën”

  1. albani says:

    Ndodh qe njeriu te behet i vendosure nga dobesia dhe guximtare prej ndrojtjes ! Po ky kurva salinuc na behet i forte prej budallekut.

    Eshte fare e thjesht ta lesh pa ngren popullin tende ta lesh te vuaj dhe ta vrasesh kur ke pushtetin ne dore , por kesaj kursesi nuk i thone force , kete e bejne vetem disa njerez karagjoze qe lavdia e tyre eshte vetem turpi. Keta mjerane jane si nje murtaje shkaterrimtare qe ndujn gjic’ka qe prkin.

    1. Dean says:

      Po ky kurva salinuc na behet i forte prej FRIKES dhe INFERIORITETIT,sipas mendimit tim.
      Por mund te jete edhe ashtu si thua ti.

  2. fule says:

    “Pengim i qarkullimit te mjeteve te transportit ne bashkëpunim” lol…
    Cfare pret ne ket Shpellarokraci. Kur kryetari komunes qellon mbi zjgedhesit e vet se mos i prishin riskun qe i “takon” nga kjo pune dhe kyepolici merret me fshataret e zones dhe gazetaret se do dhe ai pjesen e vet.

    1. Dean says:

      O fule?!,po ti e harrove ligjin e famshem ne kohen e Naltmadhenise se Tij,”Mbretit” te vetshpallur Zogu i Pare dhe i Fundit,per mos rrahjen e kafsheve te ”gjora” ne vendet publike?????????
      Futi ketu edhe rrahjen e kafsheve ne ”bashkpunim” dhe imagjino vete pastaj se sa QESHARAK qe ne shqiptaret kemi qene historikisht….lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje