Pamjet e qendrës së Tiranës të sjella nëpërmjet fotografive të marra nga mjeshtri i lartësive, Alket Islami, na dhanë mundësinë që, duke e parë nga lart, të shohim sesi kjo qendër është përshfytyruar. Ka patur shumë diskutime e komente për ato pamje, ku secili gjykonte sipas shijes së vet, shpesh herë me sarkazëm të fortë. Dikush e krahasonte me një stadium futbolli të shtrembruar nga reumatizma, dikush me një kokërr fasule, dikush me gjurmë këpuce, dikush me formën e Paramecit, dikush tjetër me linesin e grave e kështu me radhë. Në fakt, të gjitha këto krahasime qëndrojnë nëse e sheh nga lart. Po të zbresësh me këmbë në tokë, do të shohësh se nuk është gjë tjetër veç një gungë në shpinën e ish-sheshit “Skënderbej”. Një ish-sheshi gjigand, me hapësira të gjera e plot frymëmarrje, nga të rrallët me ato përmasa.
Të krijohet përshtypja se Skënderbeu me kalin sapo ka dalë nga gropa tradicionale prapa tij dhe po i ngjitet një të përpjete kodrinore, për të zbritur më pas drejt pllakave të trotuarit e më tej në asfaltin e rrugës për të kapur ndoshta, “Trenin e Fundit”. Një qendër kryeqyteti me asfalt, vetëm në Tiranën e konceptuar nga Lul-i mund të gjesh!
Një bordurë rreth e qark ish-sheshit, një zgjatim i bordurës që dikur rrethonte vetëm hapësirën e gropës, ku në pjesë të veçanta të saj kanë lënë vend për 6 hyrje-dalje. Ndoshta kanë menduar që në to të futen vizitorët, për ta shijuar më mirë masivin me dhe që kanë krijuar. Padyshim që më të gëzuar do jenë vogëlushët, ku në kodrinën e vogël do ndjehen të sigurtë se makinat aty pranë as që kanë mundësi t’ua prishin lojën; çifte të rinjsh, që pasi të kenë marrë nga një libër në bibliotekën aty pranë, si në një piknik të vërtet malor do t’i lexojnë poezi sho-shoqit nën hijen e rëndë të Skënderbeut; pensionistë e të moshuar, që kanë një mundësi shumë të mirë për të kaluar ditën duke bërë nga një dorë letra a domino; të papunët, që kanë një vend “ideal” për të qarë hallet me njëri-tjetrin me shpresë se dikush do vijë t’u ofrojë punë …
Duke vijuar rrugëtimin vëren trotuarë me pllaka të cilësisë më të dobët, me një ngjyrë gri laramane, në disa vende më e theksuar e në disa më e hapur, të vendosura me ngut, ku përveç cepave të pllakave që dalin njëra mbi tjetrën, të cilat mund të bëhen shpesh objekt pengimi për të moshuarit, gjen rëndom shumë skarcitete mes tyre, pllaka të thyera e të ciflosura, ende të pa shkelura nga këmba e njeriut.
Janë hequr, ashtu siç me të drejtë e ngrinte si shqetësim edhe arkitekti Artan Shkreli, shtyllat karakteristike të ndriçimit pedonal rreth ansamblit të ministrive, të cilat përngjasonin me shtyllat e projektit të vitit 1930-të, dhe u zëvendësuan me shtylla që i gjen rëndom edhe në rrugët e komunave të vendit. Me një ndriçim të zbehtë që nuk arrin dot të çajë errësirën e natës, duke e kthyer qendrën e Kryeqytetit në një territor të zymtë. Një kontrast i fortë te rruga gjitone e “Barrikadave” apo çdo rrugë e shesh tjetër i Tiranës, ku nata të duket ditë.
Tek ish shkallët e Pallatit të Kulturës dhe të Muzeut Historik janë ngritur skarpate dheu, ku pretendohet që ato do jeshilohen nga bari. Padyshim që aty do mbijë bar, por pjerrësia që i është dhënë do bëjë që me shiun e parë të rrëmbyeshëm vjeshtor, dimëror a pranveror, e gjithë baltovina do derdhet në trotuarë e më tej, në rrugë, për të na rikujtuar se nuk duhet të heqim dorë kollaj nga balta, nën e mbi këpucë.
Më tej, në hyrje të Muzeut, një stacion autobusësh urbanë që ia lënë rrëmujshëm vendin njëri-tjetrit, a thua se nuk jemi në qendrën e Metropolit, por në anekset periferike të tij.
Policë Bashkiakë, rreth 7-8 të tillë, që bëjnë rolin e semaforit në pika të caktuara të Qendrës për të lejuar sipas rastit, kalimin e këmbësorëve dhe të makinave. Ndonëse janë korrektë në punën e tyre, a është kjo zgjidhja e menduar, apo aty me kismet do vendosen semaforë? Lëre s’po e ngas më tej se me ç’duket, më mirë janë policët sesa semaforët çdo 50 metra.
Një kryqëzim i çoroditur ai përpara Hotel Tiranës, ku ndërthuren tri rrugë, ajo që vjen nga Bashkia, rruga e “Dibrës” dhe Blv.“Zog i I-rë”. Duhet vërtetë një xhentilesë nga ana e shoferëve që ndjekin këtë trajektore për të mos bërë një xing përplasjeje të sigurtë. Një kryqëzim pra, jashtë çdo norme të qarkullimit rrugor.
Përpara Muzeut Historik, aty ku dikur ka qenë shtatorja e diktatorit dhe përpara saj, po një shesh i madh i shtruar me pllaka mermeri, shtrihet tashmë rëndë-rëndë një pyll i ri në lulëzim e sipër. Qindra fidanë pemësh gjithëfarëllojësh janë mbjellë aty, ngastra-ngastra, njësoj si të ishte një fidanishte. Pemë të renditura në mënyrë simetrike, duke krijuar korridore midis tyre ku të paktën të ishin shtruar apo veshur me asfalt a pllaka, që kalimtarët ta përshkonin përmes për të dalë në anën tjetër të rrugës. Aspak, është lënë ashtu, në gjendje të egër, duna-duna të vogla, ndonëse ekzistonte mundësia paraprake e sheshimit dhe sistemimit. Edhe këtu shiu i parë i rrëmbyeshëm do bëjë punën e vet, duke krijuar pellgje uji që, padyshim, edhe ky do marrë dhenë nëpër asfaltin rreth e qark. Një gjë është e sigurtë, që ai pyll do shërbej më së miri për të fshehur nga sytë e kalimtarëve, përmjerjet e jabanxhijve të rastit.
E njëjta situatë edhe në ish-lulishten përbri Bankës së Shqipërisë dhe Teatrit të Kukullave, ku edhe aty po ngrihet një pyll. Nuk e kuptoj këtë mani për të krijuar dendësi pemësh në hapësira të kufizuara si dhe kodrinë në një vend të sheshtë, mu në mes të qytetit. Të duket vetja jo sikur je në zemër të kryeqytetit të vendit, por sikur ke dalë në periferitë e tij.
Kjo katrahurë justifikohet me faktin se gjithshka është e përkohshme, me afat skadence 3 vjet. Pra u hodhën poshtë 4 milionë euro investime nëntokësore, u dogjën 5 milionë për punimet mbitokësore, u harxhuar 2 milionë të tjera me përkohshmëri tri vjeçare dhe e gjitha kjo, për kapriçio të pushtuesve të Bashkisë që nuk mund të duronin dot projektet bashkëkohore, të financuara dhe të konceptuara nga partnerët e huaj dhe studio prestigjioze të arkitekturës, që stafi i mëparshëm ia kishte lënë të gatshme mbi tavolinat e punës.
I ranë shkurt, ndërprenë çdo vijim të punës sipas projektit fillestar, bën me ngut një projekt të shëmtuar dhe punuan kuturu për të përmbyllur në 2 muaj një punë shkel e shko, e cila më parë, për nga përmasat, volumi, cilësia dhe saktësia, donte disa muaj të përfundonte, duke mos llogaritur këtu pengesat që pushteti qendror sillte. Thanë se e bënë për hir të trafikut, por Basha sërish e la të hapur mundësinë që edhe në projektin e vet, qendra të jetë vetëm për këmbësorët. Pra, ku ishim? Hiç gjëkundi!
Thanë e ç’nuk thanë për projektin e Ramës, që në fakt ishte një projekt vizionar e shumë ambicioz, i cili e kthente qendrën e kryeqytetit shqiptar në një vend tërheqës jo vetëm për vendasit, por edhe për turistët e huaj. Një projekt që mbartte qytetërim, ku ndërthurej natyrshëm modernia me tradicionalen, e ku mbi të gjitha, ishte qytetari ai që respektohej i pari.
Modeli i tyre nuk është ndërtimi, por shkatërrimi; jo e bukura, por e shëmtuara; jo cilësia e lartë, por ajo më e ulëta; jo e veçanta, por shabllonia; jo e përhershmja, por e përkohshmja; jo vepra që t’i qëndrojnë kohë, por momentit; jo vepra për të cilat të ndjehesh krenar, por të ulësh kokën i turpëruar. Sepse, ashtu siç u është bërë ves t’i marrin, grabisin e tjetërsojnë gjërat, edhe në rastin në fjalë, morën një Shesh dhe e bënë Përshesh!
Pune vandalesh.Pse , kush priste me shume nga pushtuesi?!
jemi kafshe ne qe ne krye esht nje kafshe qe nuk bejme dot diference progres-regres si ka mundesi qe simbolin e Tiranes pra sheshin ‘SKENDERBE’ e ka katandisur ne nje fushe qe tani vetem bagetite mund te kullosin por kur shirat te fillojne as bagetite nuk do e ken me mundesine per te kullotur….. pa le njerzit….ah se harrova ktu ne nuk jemi njerez por disa kafshe qe nuk e kuptojme modernen dhe progresin me te prapambeturen dhe regresin…
Hajdutet bene me sheshin ate qe bene edhe me kryqezimin tek “Zogu i Zi”hodhen ne ere disa miljona per te vjedhur disa miljona per vehte.Ben nje mish mash tek “Zogu i Zi” qe nuk merret vesh se kush eshte me i dhunshmi nga shoferat ne kete rreth rrotullim dhe nje gje te tille bene edhe ne shesh.Turp t’u vije qe tallen me kete popull kaq shume te perulur, qe sheh cfare poshtersish behen dhe hesht.
E kam thene disa here,por nuk degjon njeri:TE GJITHA KETO MENXYRA SHQIPERISE I NDODHIN SE KEMI SUNDIMTAR NJE AGJENT TE SERBISE,SIC E KA AKUZUAR ISH DEPUTETI SPARTAK BRAHO,POR QE ASNJERIU NUK I BEN PERSHTYPJE!!!TE TJERAT JANE FUTJA PORDHES!!!
Ta gezoni sheshin popull i Tiranes! I pafshi hajrin! Nuk e degjuat analistin brilant Sh. Nazarko perpara zgjedhjeve. Partia Demokratike dhe kryetari i saj Sali B(ytha)erisha nuk dine. Ata jane prodhimi me i shemtuar i Shqiperise. Kujtoni Tiranen e Saliut te Pare: gjithe kioska llamarine ku prodhohej vetem shurre. Ju desh Edi Rames 2 vjet ta kthente ne identitet. Ju deshen vetem 10 milion euro saliut per ta kthyer ne rrethrrotullim. Ai di vete rrethrrotullim. Ta gezoni edhe njehere dhe paguani parate e harxhuara me kot. Mos u merzisni se do paguani edhe per dhite qe do vijne per te kullotur rrotull Gjergj Kastriotit
njerëzit e pyllit nuk ja dolën të bëheshin qytetare te kryeqytetit dhe sollën pyllin në qendër që të ndihen rehat.
Doja te beja nje koment prej disa rreshtash, duke argumentuar e kritikuar.Jam pa fjale,fare pa fjale. Po na perdhunojne dita dites dreqi e mori. Te vjen frike te hapesh gazeten ne mengjes se gjen foton e Alket Islamit qe te bie si nje grusht ne stomak. Altin Ketro ta shpjegon me detaje dhe tabloja plotesohet; me vjen per te vjelle.
Une Partine Demokratike e perfytyroj si nje nene te shemtuar e te shperfytyruar qe pjell vetem mostra, nje nene super moster qe eshte gjithmone me barre e nuk ka vit qe nuk sjell ne jete krijesa te deformuara, te modifikuara gjenetikisht,makineri shkaterrimi
A do te ishte e ekzagjeruar nqs do te thoja se Antikrishti eshte ulur kembekryq ne Shqiperi???
Po, po, keto vune pemet, ai tjetri shkaterroi lulishten. Injorante njeri e tjetri.
TIRANEN SIKUR TA KISHTE PUSHTUAR SERBIA,
DO TE TE KISHTE BERE ME PAK DEME SE MALSIA.
Hahaha ….
Po mire ja u bejne o popull i tirones se vete e zgjodhet. Sa te kemi maloket ne krye mos prisni te rregullohet ndonjehere as tirana dhe as shqiperia.
Hallall e paçi o tiranas budallenj jeni populli me kot qe ekziston haram buka qe hani dhe mbaheni fort sal shpellarin dhe lul hollandezin