Saliu dhe Iliri po trajtojnë mandatin e Qarkut Fier si ekspertiza e videos dhe skrapi Azotikut!

16 Nëntor 2011, 21:11Blog TEMA

Nga Kledian Lula

Të humburit e pushtetit vendor SALI-ILIR nuk po rreshtin aferat, diversionin dhe presionet shtetërore, për të marrë nën kontroll, qeverisjen lokale që nuk ua dha populli në votime. Të lidhur fortë në pazar-qeveri krimesh ekonomike e njerëzore, të pa votuar në 8 maj 2011 në shumicën e Shqipërisë dhe në qytetet e mëdha, dy krye-partiçkat e pushtetit PD e LSI, nisën ofensivën e blerjes së mandateve të këshilltarëve të PS e opozitës, për të futur në kthetra drejtimin e këshillave në bashki, komuna e qarqe, ku kishin humbur kryetarët vendorë dhe shumicën. Këtë synim, ata po tentojnë ta realizojnë duke përdorur pushtetin. Në disa njësi vendore, ky pazar “u shkoi mbarë” pikërisht atje ku Saliu dhe Iliri gjetën individë sharlatanë, këshilltarë “lecka” të cilët i blen si bagëtitë, në shkëmbim të një plikoje lekësh të vjedhura në tendera, apo të ndonjë vendi pune si në Vlorë, Durrës, Berat, Gjirokastër e ndonjë komunë tjetër. Individë të zgjedhur nga PS e opozita dhe të votuar për këtë alternativë qeverisjeje, pa u skuqur e pa u zverdhur, u tjetërsuan në “vota-financiare” në favor të pushtet-bandës PD-LSI.

Në drejtim të shit-blerjes dhe trafikut të votave e të mandateve të pushtetit, LSI ka përvojë që nga zgjedhjet parlamentare të 29 qershorit 2009, kur në datën 30 qershor 2009, me votat e fituara prej të majtës, shkoi e fut në “dyshekun” e SALIUT, ende hequr nga muret parullat “SALIU VRASËS”, “PD-LETËR HIGJENIKE”, “ASNJË VOTË TRADHËTARIT SALI”, “KUSARI SALI E KA VENDIN NË BURG”, “FAMILJA BERISHA, SHPELLË KRIMESH” etj, etj, duke tradhtuar votuesit e majtë, në shkëmbim të pazareve për pasurimin e familjes së tij dhe të çetës klanore, të quajtur “LSI”.

Këtë skemë për trafik votash e “blerje këshilltarësh”, gërdalla politike-qeverisëse SALI, ia ka besuar si mision, ortakut të tij, “klientit” të SHIK të viteve 1992-1997, krye pazarxhiut bllokist ILIR META. Sekserët e tij në krye të LSI, me çanta milionash e vendimesh punësimi në duar, kanë nisur e nuk po rreshtin të bëjnë pazare, për të blerë këshilltarë, anëtarë e drejtues të PS në të gjithë vendin. Këtë mision përçarës, tentoi të realizonte pak ditë më parë sekseri i LSI Vangjel Tavo në Përmet, i etiketuar nga të majtët shqiptarë, si “deputet-plaçka” i blerë prej tenderistit Ilir Meta, për një kolltuk… poshtë Jozefinës. Ai doli në ekranete pushtetit dhe deklaroi se kishte “blerë” 100 socialistë në Përmet! Këtë “arritje” të LSI, socialistët dhe qytetarët e Përmetit e denoncuan publikisht si “mashtrim”, sepse fakti është që LSI në Përmet ka mbetur vetëm me ca individë të shkrehur publikisht, të cilët qëndrojë në prehër të saj, mbasi (siç thonë edhe vet) kanë marrë ndonjë “kockë” dhe ikja prej partiçkës LSI u heq edhe këtë “kockë” që po brejnë prej 2 vitesh. Mirëpo, tregtari Vangjel Tavo i miellit të skaduar grek, kujtoi se edhe në Përmet, do të gjente socialistë e këshilltarë “krunde” si në Gjirokastër, për t’i blerë e për t’i çuar si “bagëti” në “stanin” LSI. Por, nuk gjeti asnjë të tillë edhe pse pati si mbështetje “të fuqishme” euro-LSI-stin Kujtim Hoxha, një nga të blerët për “5 kacidhe” prej Ilir Metës.

Pazare me blerje votash, po tentoi të realizonte Ilir Meta, në emër të pushtetit-krimit PD-LSI edhe për uzurpimin e drejtimit të këshillit të Qarkut Fier. Por nuk mundi, sepse nuk gjeti dot këshilltare që shiten e blihen. Për rrjedhojë, pazari dështoi mbasi me shumicë votash, në krye të Këshillit të Qarkut Fier u mandatua Vangjel Ndreko, mandatim që kërkohet të anulohet forcërisht në mënyrë deri kriminale prej bandës qeveritare PD-LSI. Për të arritur qëllimin e tyre për uzurpimin e drejtimit të këtij këshilli qarku, dyshja SALI-ILIR, ka futur në lojë anti-ligjore prefektin e qarkut Fier Bujar Hasa, ose “kallëp-Ilirin” e zonës siç e quajnë në Fier. Ky çapaçul politik, i mirënjohur në Fier, për aventura e shërbime prej “oturaku”, ndaj shefave SALI-ILIR, emëruar në atë post, jo si vlerë intelektuale, jo si qytetar model, jo si produkt politik zonal dinjitoz, por si monstër tipike ekuivalente e amoralitetit politik dhe nëpunësit të modelit sharlatan të pushtet-krimit PD-LSI. Ky prefekt jeniçer i pushtet-bandës PD-LS, me vendim të jashtëligjshëm ka bllokuar konstituimin e Këshillit të Qarkut dhe të kryetarit të zgjedhur në krye të tij. Përgjatë ditëve të bllokimit, jeniçeri Bujar Hasa me gradën “Prefekt”, ka bërë lloj-lloj pazaresh, lloj pisllëqesh me mbledhje të fshehta e të paligjshme, me synimin për të krijuar terren, që kryesimin e këtij këshilli qarku, ta ketë në duar “Shpk-ja PD-LSI”.

Pra, mandate kryesues i Këshillit të Qarkut Fier, i fituar me votim të drejtë prej PS e koalicionit opozitar, nuk po legjitimohet edhe praktikisht, sepse është futur në “thertore” prej pushtet-krimit PD-LSI, të kryesuar nga “kasapët” SALI-ILIR të cilët po vazhdojnë të “rrjepin” barbarisht financat dhe pasuritë kombëtare. Socialistët në Fier janë ngritur në protestë kundër këtij krimi ndaj votës së lirë, duke kërkuar, që ky pushtet horrash anti-shqiptarë, të ndalë aventurën anti-ligjore me pushtetin vendor në në Prefekturën e Fierit. PSSH, i kujton dy pazarxhinjve SALI-ILIR, se mandati drejtues i Këshillit të Qarkut Fier, nuk është plaçkë tregu, që mund të falet me urdhër pushteti, apo të blihet me euro tenderash.

Kujdes! Ky mandat, ky pushtet është votë e besimit të popullit të Fierit dhe nuk është as si tenderi i rrugës Rrëshen-Kalimash i Lulëzim Bashës, as si tenderat e Sokol Olldashit, as si rregullorja parlamentare e Jozefinës, as si votat e Këshillit Kombëtar e të kryesisë së PD, as si bingo-kryesia e LSI, as si blloku i koncensioneve të Ilir Metës, as si pakti detar dhe ligji i plehrave të Saliut, as si ekspertiza e videos dhe as si skrapi i Azotikut.

4 komente në “Saliu dhe Iliri po trajtojnë mandatin e Qarkut Fier si ekspertiza e videos dhe skrapi Azotikut!”

  1. egoja says:

    Nje gje eshte e sigurte,se me keto pislliqe PD-LSI po pergatit terrenin per te vjedhur zgjedhjet e ardhshme!!!!!

    1. Shkembi says:

      Te dashur bashke qytetar te Fierit! Eshte momenti qe tu tregojm vendin ketyre maskarenjeve. Juve e shprehet vullnetin tuaj ne perkrahje te koalicionit te majt me 8 Maj. Mbroheni me cdo sakrifice voten tuaj nga hajdutet e vrasesit Sali dhe Ilir etj.; dhe i tregoni vendin edhe atij kallep-Ilirit, Hasa.
      Kupa eshte mbushur.
      Ata qe i kundervihen popullit duhet te perballohen me hakemarrjen e tije. Keta e meritonin kete hakemarrje me pare se Gadafi.

  2. sali sporru says:

    kush i vuri ne lista keshilltaret qe shiten e blihen ,ku eshte militantizmi,me vjen keq po po vazhdoi keshtu PS nuk ka gje ne vije.Populli jep voten ,partite politike qe e marrin ate jane pergjegjes per ruajtjen e saj.

  3. Lumi says:

    More qyqar te shitur sa shume e keni ulur veten para atij populli qe ju njeh mire se kush jeni !Zoti Edi! -Duhet t’i njiheni dhe ju keto mostra dhe te mos i mbani neper kembe si ferra! Keto mostra as Sales nuk do t’i hyne ne pune se prap tek ju do te qurrvecen se te tille jane:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje