Kënga Magjike, festivali i ndarjes

22 Nëntor 2011, 10:57Blog TEMA

Nga Artan Mullaj

 

Suksesi i Këngës Magjik, në TV Klan të kujton shkëlqimin e Hënës së plotë që fsheh me lëvizje errësirën e anës tjetër të saj. Në spektakël mungonin artistët e “majtë” dhe krerët e majtë. Ose nuk ishin të ftuar, ose ishte zgjedhja e tyre të refuzonin në respekt të sinqeritetit të kauzës së tyre, pjesëmarrjen në një produksion të një një kanali televiziv, që dukshëm dhe shëmtuar përkrah qeverinë e Sali Berishës. Megjithatë, spektakli ish i shkëlqyer. Një performancë emocionuese, që për një dinamikë befasimi, të bën të sjellësh ndërmend fillimet e hershme të televizionit Klan, që filloi ndruajtur dhe shkulmoi hap pas hapi barrierat drejt suksesit, pavarësisht se si. Pavarësisht inflacionit të lartë në vlerësime dhe çmime, ky spektakël  rrëmbeu vëmendjen duke u shndërruar në një festë të gëzueshme për të gjithë ata që nuk duan të mendojnë se ka momente në të cilat edhe drita fsheh errësirën. Finesë, ritëm, shkëlqim, luks i shtrenjtë, artificialitet në imazh, në veshje, në reklama…, skenë moderne, artistë, këngëtarë të rinj, të vjetër, të munduar dhe artistë të përkëdhelur nga fati, por edhe një publik shembullor, publik cilësor e duartrokitës, nganjëherë hipokrit, mes të cilit edhe kryeministri i vendit, e natyrisht,i gjithngahershmi, kryebashkiaku i lumtur Tiranës, Lulëzim Basha.

E rëndësishme është që në spektakle të këtij lloji, përmase e suksesi, kur kënaqen të gjithë njëlloj, krerët e vendit nuk janë ata mëkatarët e ditës, me kusure në shpinë, por janë thjesht spektatorë. Duke mos qenë protagonistë, ata nuk e kanë atë maskën e bronztë të pushtetit, që disave ju duket flori e të tjerëve qymyr dhe prandaj pranohen pa paragjykime, nga shikuesit e thjeshtë. Kur njerëzit duan të shijojnë artin dhe fantazinë, politika zhvendoset në qoshe, si një qenie e mplakur. E rëndësishme është që shikuesit nuk do të kenë rast tjetër të shohin harlisjet e kryeministrit, ndërsa ai qeshte açik-gojëhapur me humorin inteligjent të Ermal Mamaqit. Vështirë natyrisht t’i jepet rasti dikujt të shohë përsëri se sa fëminore dhe të shëmtuar e ka të mbiqeshurën edhe kryebashkiaku Basha. Si një erë e fortë, arti shpërndan retë e mërzitshme të politikës, bashkë me kujtimet e këqija që papushim ajo prodhon për vendin e saj. Dhe pa asnjë dyshim, në momente të tilla, vështirë të kish atë çast dikush dëshirën të sillte në mëndje të zezat e pushtetit, që për shumicën e shqiptarëve janë shumë serioze. Së paku atje, shqiptarët, të majtë e të djathtë, militantë ose jo, në sallë ose para ekranit, më siguri preferuan të shijojnë atë ç’ka shijonte njëlloj edhe kryeministri i tyre, pavarësisht se pastaj, mbas shfaqjes, nuk do t’i priste një makinë luksoze në dalje ose një darkë e shijshme me kamarierë ekzotikë, kushedi ku, por një pjatë fasule, me karotë edhe spec djegës.

Pra natyrisht në spektakël mungonin të majtët. Përtej zgërdhitjeve të demokratëve në sallë, mungesa e “të majtëve” nuk do të ish aq serioze, nëse nuk do të krijonte perceptimin e përgjithshëm se përçarja e shqiptarëve ka shkuar shumë thellë, deri në palcë, aq sa ndihet jo vetëm në betejat politike, por edhe në festivale muzike. Madje, akoma më serioze, këtë mungesë e bën fakti se induksionet magnetike të politikës, kanë thithur në kurthin e tyre edhe artistë, që për një arsye ose një tjetër, bëhen palë. Dihet që është shtuar lista e këngëtarëve të cilët  për karrierën e premtuar në politikë, dhe për zinë e karrierës së tyre artistike, janë shndërruar në militantë partish, përkrah liderëve. Për shumicën, ky nuk është lajm i gëzueshëm. Virusin e kësaj joshjeje të shëmtuar për të hyrë në politikë, mbase e solli e para Çiljeta, por kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që ky virus po prek artistë me radhë, të rinj e të vjetër. Nuk është e rastit që edhe pse Çiljeta nuk morri pjesë në spektakël, hija e saj prej politikane të ardhshme pranë Sali Berishës, u ndie në performancën e Greta Koçit, që për politikën e bëri kurban edhe ajo adhurimin e ish-fansave të saj socialistë, që me siguri  tani në mos si një djallushe, e shohin atë si motrën e vogël të Çiljetës.

Në spektakël ishte pra Greta Koci, që shkëlqente prej lumturisë së ardhshme të qenies në politikë, por nuk ishte Elsa Lila. Ishte Blendi Fevziu, por nuk ishte Sokol Balla. Ishte Aldo Bumçi, por nuk ishte Erion Velia. Mungesa këto që do të ktheheshin mbase përmbys nëse Kënga Magjike do të jepej ne Top Channel.

Ishte Sali Berisha, por nuk ishte Edi Rama.

Mungonte Edi Rama, por ishte kryetari i bashkisë, që tregoi se e ka zhvilluar mjaft atë talentin për të fshehur vrasjen e ndërgjegjies për mosmbajtjen e premtimeve dhe atë talentin tjetër për të manipuluar realitetin e Tiranës, që edhe pa këtë gjë, nxin tmerrësisht shumë.

Do të ish e natyrshme kureshtja e një qytetari të thjeshtë se si do të zbavitej në këtë spektakël edhe kryetari i opozitës. Si do ta kish ai të qeshurën e fortë, emancipuese apo fodulle, dhe si do ta ngjiste vështrimin mbi fytyrën e epshtë të Gymyshit shpirtmirë. Dhe më e natyrshme do të ishte të shihej si do të ndihmonte ai, duke qenë një lider, dhe duke marrë pjesë në mbështetjen e artit dhe në krijimin e një zakoni të ri të menduari, ku morali i pistë i politikës nuk duhet të ndyjë shenjtërinë e artistit.

Do të ish interesante të ndodhej në spektakël avokati Ngjela, ndoshta fare pranë Blendi Fevziut. Të ndodhej pranë tij, në mënyrë që minutat e pushimeve publicitare të diskutonin për librat e tyre, që nuk u trajtuan ndershmërisht në media dhe në panele, duke stimuluar edhe aty një polarizim të ri. T’i jepnin arsye të mira njëri-tjetrit për përshtypjet e ndryshme në panair e sidomos për politizimin absurd të politikës absurde të këtij panairi, ndërsa të majtët u frymëzuan e ndenjën në radhë të blinin vetëm “Kurbanin” e Ramës, të djathtët fanatikë u çoroditën dhe blenë vetëm “Enver Hoxhën” e Fevziut, dhe të përzierit, të hirtët, të paqartët, kujtimet e Helenës.

Do të ishte ngushëlluese dhe mësimdhënëse dhe edukuese që Greta Koçi të kish një duet me Dr. Florin, për të kujtuar fansat e tyre, por edhe shefat e tyre në politikë, se përveçse kënaqësi, arti ndihmon të kuptohet që politika mund dhe duhet të jetë kundërshti, por jo armiqësi.

Çfarëdo që të ketë qenë arsyeja se përse mungonin në këtë spektakël kryetari i opozitës dhe krerët e majtë, dhe analistët e majtë, dhe artistët e majtë, dhe kundërshtarët politikë të kryeministrit, ky eveniment ishte një arsye shumë e mirë të shfrytëzohej për të bërë diferencën, për të krijuar një emancipim të ri. Pa shpenzime, pa lëndime sedrash dhe pa egoizëm, ky emancipim dhe ky  perceptim  mund të krijohej modestisht duke qenë të gjithë të pranishëm në një eveniment kombëtar siç është Kënga Magjike, të majtë e të djathtë, të ftuar dhe të vlerësuar në këtë festival dhe në festa të ngjashme me produksione të tjera, në kanale të tjera.

Por nuk ndodhi kështu, humbi një shans dhe politika ngjiti një shkallë më shumë drejt verbërisë së saj që shpejton frikshëm ndarjen fatale të shqiptarëve. Duke qenë të ndarë edhe në ngjarje të tilla, kjo vërteton se polarizimi shqiptar ka mbërritur në një pikë kritike. Shqiptarët rreshtohen gjithnjë e më shumë në përballjet me njëri tjetrin, duke rrezikuar që ditë për ditë, të humbasë mbi ta fuqinë e tij bashkuese, edhe arti. Duke mos pasur vullnet të përbashkët për t’ju edukuar mbështetësve të tyre kulturën e komunikimit, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit, të paktën në art, në krijim dhe spektakle, polarizimi i shqiptarëve rrezikon të ngutet në një rrugë pa kthim, në të cilën do të sundojnë përjetësisht ligjet e urrejtjes.

32 komente në “Kënga Magjike, festivali i ndarjes”

  1. Vlora says:

    qellimi i shpellarit ky eshte qe ti beje shqiptaret te hane njeri tjetrin…dhe ne njefare menyre po ja arin qellimit…….

    1. Alb-germani says:

      Festival me nivel shum te dobet.Muzik arna-arna gjysma anglisht gjysma pop me prirje orientale,gjysma lakuriq ene gjysma pa lare.Ishte nje turli ku Arditi me floket e ngjitura luante rolin e Bosit.E vetmja pik-kulminante ishte Mos-Falenderimi i MAMAQIT.

  2. Ermal says:

    Bukur e paske kapur temen Artan, urime per shkrimin.
    Te gjithe pluskojme ne kete batak perceptimi politik edhe kur behet fjale per kulturen. Elemino 2-3 emisione me vlera te larta edukative, Klani ne gjykimin tim eshte turpi i medias shqiptare. Ne shtepine time, kanale satelite te tij si ABC News, TVSH, Neser TV etj nuk ekzistojne fare apo jane ne fund te listes dhe nuk kane shanc te ndiqen ndonjehere, thjesht dhe vetem se jane shtremberime te pastra te realitetit. Po ashtu dhe njerez qe punojne ne ate media, packa se ata e bejne per te shtuar te ardhurat personale, e kane humbur respektin tim karshi tyre duke u bere pale me genjeshtren dhe “iluzionet perrallore” qe duan te percjellin oborrtaret e Saliut.

  3. taulanti kerkon nje moter says:

    pse nuk beri dhe edi rama nje kenge per te kenga magjike…tironaaaaaaa

  4. sokoli ng :Tirana says:

    E mor Tan Mullaj. qete, bukur, dhimbshem, sakte. pene e forte. talent i fuqishem. te lumte!

  5. Shqiptari says:

    Komenti yt vlen per kafshet, e jo per ne qe ishim njerez perpara se te zbrisnit ju, me Saliun ne krye, nga bjeshket.
    E rendesishme eshte qe po filloni te ndjeheni njerez, edhe pse ne (qe ishim edhe me pare njerez) po e paguajme shume shtrenjte kete metamorfoze.

  6. une says:

    po te ben ty njeri moj “daja(n)ke” se kushedi nga c’shpelle ke dale edhe ti. E mjera ti nga ke ardhur qe tani po e ndjen veten njeri.

  7. dajana says:

    po pra, per kafshet si ju……………………….

    1. hasan says:

      e mjera qe akoma nuk ka arritur te hyje ne rrugen e njerzimit.Katundare tru parure, qytetare nuk behesh kurre dhe te ndrosh 7 lekure

  8. tg usa says:

    Deri para disa vitesh ti me birishen jetonit ne peme

  9. kola says:

    po aman o ju gazetaret nuk bete nje artikull per se mbari ,ajo ishte nje festival i bere nga TV klani , pse i ngaterroni kote njerezit , dera ishte e hapur per te gjith pse nuk shkuan , edi ishte ne paris , pse se thua kete , ku i dihet dhe erjoni mund te ishte pas bythes se edit , un nuk e pava festivalin se eshte kohe e humbur , por dhe ju shkruni diqka qe te na terheqi dhe mos i ndani komentuesit ne te majtee te djatht , slat nje teme pa e ngaterruar me politiken , na lini rehat me politiken

    1. Arjani says:

      Mire e ke o Koli i Tropojes. Por gabim qe nuk e pave festivalin.

  10. edi says:

    Tan, nuk eshte festivali qe krijon polarizim, as artistet, as opozita. Ndarjen e ka krijuar saliu me banden e tij dhe me krimet dhe barbarite qe ka bere. tpershendes.

  11. korcarja says:

    o edi, (rama apo shalsi, kush je), a kushdoqofsh, ju te PS mos na u hiqni si engjej. e shkaterruat partine socialiste, e ndate partine tuaj ne mes, vute ke deshetne forume, qore e miope, servile te ed rames, dhe tani akuzoni Saliun se paska percare shqiptaret…

  12. luis says:

    Tv klani eshte tv me e qelbur keshtu edhe sikur te kete ftuar bie fjala dhe yjet e botes nuk ia vlen jo vetem qe nuk duhet te presesh bilete per ta pare live por as per te shkelur butonin qe gabimisht te mos shohesh ndonje sekuence nga ai kanal televiziv.
    Aleksander Frangaj ka bere para te madhe por ato para nuk vlejne aspak me shemtine qe i ka krijuar vehtes duke u bere nje zvarranik i peshtire qe jo vetem nuk po sjelle ndonje te re perparimtare ne ate tv por po e bastardhon ne menyren me te peshtire duke sjelle programe tipike orientale te nje percudnimi qe edhe vete Haxhi Qamili do ia kishte zili.
    Vemjet te tipit Frangaj dhe zhulave te tjere qe nuk kane moral as dinjitet eshte turp qe tua degjosh emrin pale te bashkpunosh me to.
    Zoti Tan pavaresisht qellimit te mire nuk ia vlen te behesh hipokrit ne emer te bashkpunimit me vemje te tilla qe eshte ndot ti prekesh,prandaj qendro ne pozitat e meparshme se me keto zhula vetem humbje kohe do keshe.

  13. Zoti Mullaj shkrimi Juaj eshte paksa i vonuar. Vite me pare ne promovimin e albumit te Gjebrese “Ja ku jam” pame z.Nano qe mori nje CD ne te cilen shkruajti “Ketu na ke!”. Pame edhe te majte te tjere ne ate koncert, por te djathtet nuk u pane. Qe atehere asnje nuk ka ndryshuar, Gjebrea per te gjithe, PS per te majtet dhe PD per te djathtet.
    Ju faleminderit !

  14. Ramazan says:

    Urime Z.Artan! Ju jeni nje shkrimtar me vlera dhe shkrimi juaj eshte mjaft domethenes. Ju pershkruani shume bukur realitetin shqiptar.Ju vleresoj per menyren si e keni paraqitur kete realitet.Ju lumte, jeni i vertete dhe kurajoz ne ato qe shkruani.

  15. tomori beratit says:

    Pse moj zonja Dajana perse dhe si mund te hedhesh balt mbi kete shkrim ORIGJINAL per jeten qe sot jetojm,por me sa duket ti dajana do jesh patjeter rogetare te sala se perndryshe nuk do flisje keshtu per artan mullain qe e komplimentoj,ndersa sa per ju dajan shpreh keqardhje se sa te kete njerez te tipit dajana shqiperia nuk behet kurre

  16. klodi says:

    E more se s’me duket ndonje shkrimtar i zoti ky Artani.Ju i jepni merita me shume sec duhet.

  17. Nada says:

    Urime Artan! Si gjithmone ben nje autopsi te thelle dhe me detaje.
    Presim sa me shume shkrime.

  18. Jona says:

    Saliu vete nuk di se cfare te tregoje per jeten e tij si pushtetar, prandaj i quan keto politikane qe shkruajne medioker.
    Artan vazhdo keshtu se je ne rruge te mbare.

  19. Xhoni says:

    Z.Kola,ju thoni qe “mos na ngaterroni me politiken se jemi lodhur me te”
    por nga sa po lexoj nga komenti yt, qenke i informuar “mire” rreth saj.I dikte se edhe ku paskan shkuar politikanet tane.Po pse more zoteri a ka gje me te bukur se te meresh me politike?

  20. iliri says:

    Ai shpellari Sali po na ben njerez me bisht moj Dajana, dhe kjo eshte per te ardhur keq.
    Artan te lumte pena.Je mendjendritur dhe ke per te arritur lart.Te uroj suksese.

  21. Sula says:

    Moj korcarke, ne per Saliun do flasim se ate e kemi udheheqesin tone shpirteror prej vitesh. Kur te vije Edi apo dikush tjeter atehere do kritikojme apo lavderojme ate.

  22. Oli says:

    Asnjehere s’kemi per tu bere njerez neve. C’jane keto ndarje mes shqiptareve?? Te ndare ne politike, ne art apo dhe me kufinj. ne asnje vend te botes nuk ndodhin keto cudi.Te na vije turp qe veprojme keshtu.
    Nuk po tregojme emancipim por prapambetje.

  23. Jovani says:

    Urime Artan. Do doja te them se jeni nder te paktet qe keni nje stil te vecante ne menyren sesi shkruani dhe me duhet te rilexoj disa here shkrimet e tua te karakterit filozofik.

  24. Ramazan says:

    Zoti Kola, biletat ishin te prenotuara te gjitha nga qeveria dhe televizioni qe ajo drejton.Dera nuk ishte e hapur per te gjithe, ashtu sic ju pretendoni. Pse nuk u pa asnje politikan, anlist apo gazetar i majte?

  25. Beni says:

    Pershendetje Artan! Sapo e lexova shkrimin tend, dhe te them te drejten nuk eshte se me beri ndonje pershtypje shume te madhe si shkrim. Shkrimet e meparshme kane qene me te mira se ky.Nuk ja vlen ti kushtosh kaq shume vemendje nje spektakli si kenga magjike. Kenge te vjedhura, kengetare qe nuk kendonje live dhe gjysma e tyre qe as nuk i kemi pare ndonjehere.Une nuk e di se kush i sheh keto spektakle??

  26. Irvi says:

    Me vjen keq per popullin tone qe jane ndare ne te majte dhe te djathe dhe nje pjese shume e vogel jane ata qe abstenojne dhe nuk duan te dine sec behet me politiken. Une jam nje nder ta qe me vjen neveri kur shoh politikanet tane sa here qe shfaqen ne Tv.Tallen gjithe diten ne parlament dhe per popullin nuk mendon askush. Kurse ne behemi pale me njerin apo me tjetrin qe te pasurohen keta hajduta.

  27. Zeneli says:

    Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
    të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
    Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
    gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

    Besoj se kjo poezi sa origjinale aq dhe partiotike e shkuar ne vitet 30 mbetet shume aktuale dhe per kohen qe ne po jetojme dhe i pershtatet shume politikes.

    1. Irvi says:

      Bravo more Zenel! Shume e gjetur kjo poezi.Po ku te shkoi ne mendje edhe ty kjo? Besoj se je frymezuar nga komentet tona!

  28. Arifi says:

    Bukur, qarte ,shume sakte dhe e goditur. Suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje