Ndërgjegjja e popujve bombardohet jo rrallë me rreziqe të supozuara që në shumicën e rasteve s’janë veç skenarë, supozime dhe hamendësime VIP-ash, studiuesish dhe mendjesh të shquara. Mbipopullimi i planetit, sëmundjet e frikshme, sida dhe viruset vdekjeprurëse, luftërat, probabiliteti i përplasjeve të mundshme kozmike me kometat apo asteroidet, shkëmbinjtë e frikshëm të hapësirës, provokimet e fuqive bërthamore, ngrohja globale, shterimi i naftës, çmendimi propobal i Putinëve, lufta e ftohtë, UFO-t, ushqimet me hormone, shkurt vetë fundi i botës, të gjitha këto, bashkë me dilemat e mëdha të krerëve dhe mendjeve të shquara, që shoqërojnë vendimet e tyre, zëvendësojnë dhe helmojnë sot ushqimin shpirtëror të njeriut, duke e planetizuar, dhunuar, shpërfytyruar dhe robotizuar atë.
Hallet e botës sot, më shumë se të tilla, në fakt janë dilema apo paqartësi për pasojat e ardhshme të aventurave që të mëdhenjtë dhe të fuqishmit e njerëzimit shkaktojnë me vendime shpesh të dyshimta. Në skenën botërore të ndodhive, këtyre dilemave të politikës së ditës u shtohet edhe një dozë terrori shkencor, që nderet me shpejtësi në planet, për rreziqet dhe fatalitetet e kohës sonë, duke e bërë edhe më të brishtë jetën njerëzore në tërësi. Madje, më shumë se politika, ngaqë është më e sinqertë se ajo dhe më e besueshme, shkenca e botës është shndërruar në një përbindësh psikologjik, ndërsa gërvisht edhe vetëdijen e atyre më skeptikëve, me lajme të hidhura që hidhen në tregun mediatik shpesh jo aq me prestigjiozitet, por me një furi të paparë.
Atëherë, në një metaforë kalimthi, me këtë terror të instaluar, duket sikur më të fuqishmit dhe më të mençurit në këtë botë duan të na thonë:
“Jemi të kërcënuar gjithherë, atëherë, ç’na qenka kjo forcë përtej gjykimit tonë, që na dhuron dhe na rrezikon njëherësh të gjitha joshjet e epokave tona? A s’duhet pranuar e besuar që njerëzimin deri tani e ka shtyrë përpara një dinamikë misterioze, që buron jo nga shpirti i tij dhe s’është gjithashtu vullneti i instinktit? Ç’na polli neve mes gjithësisë, mes kësaj vetmie të tmerrshme e të kërcënuar, dhe ç’gjë, ç’fuqi, ç’vullnet, na rrotulloi miliona vjet rreth një ylli me një qëllim të errët e të rëndomtë të cilit i mungon shkakësia? A s’jemi ne këtu hapi i fundit i zhvillimit? A s’kemi kësisoj të drejtën mbyllëse të lexojmë fletën e fundit të shkruar me një gjuhë të çuditshme? Ç’do të jetë pas nesh, pas përpjekjeve dhe pas tmerrit tonë? Kush mund ta thotë! Ndoshta një fuqi tjetër krijuese pas shkatërrimit, si një ndëshkim, do të na pluhurosë të gjithëve. Misioni ynë me sa duket është dëshmia. Vetëdija e ruajtur e përfundimit. Kemi mbërritur buzë një gremine të mendimit njerëzor. Përpos, yllësia është indiferente, e kotë, e panevojshme dhe e padurueshme. Ç’na mbetet? Durimi? Aspak. Shpresimi. Njehsimi. Njeriu është këtu, përballë këtyre provave fatale, që të durojë jo fundin e llahtarshëm përpara, por të durojë lodhjen e pritjes dhe lodhjen e shpresës…”
Ky shkulm zhvillimi i përzier me frikë në të vërtetë ka një kaotizëm instiktiv; në të zbulohet qartazi se pasojat e këtyre dilemave dhe paqartësive në kokat e liderëve, si edhe kjo masë terrori shkencor ka një koeficient të lartë inflacioni. Në fakt, shpesh, përkundrazi, vërtetohet se rreziqet asnjëherë nuk janë aq të mëdha sa parashikohen e thuhen nga mendjet e mëdha.
Irani, Al-Kaeda, sëmundjet (jo aq të shpeshta sa të jenë dhe të rrezikshme), ngrohja globale, kometat, të gjitha këto ndodh që rezultojnë jo aq kërcënuese sa thuhet në të vërtetë. Ka edhe zëra se akujt janë zëvendësuar në polet e tokës sërish, kometat rrallojnë, lufta e ftohtë shfaqet edhe si farsë, naftë ka edhe për shumë vjet, UFO-t nuk janë dhe aq armiqësorë, etj., etj., etj. Për optimistët kërcënimet e mëdha s’janë veç fantazi të mëdha, dhe për të tjerët, fetarët dhe frikacakët, ndërsa tmerri i jetës përpara është diçka që duhet pranuar, kërcënimet janë puna e Zotit…
Krahasuar ndërkaq, me gjithë ingranimin dhe dëshirën e verbër për integrim, shqiptarët funksionojnë krenarisht, tradicionalisht, por edhe barbarisht ndryshe, sipas ligjësive të tjera. Këta janë kodikë që shpesh sfidojnë pjesën tjetër të botës dhe nuk mund të shpjegohen. Si rrallëkund në planet, ne jemi qytetarë që të paktën nuk jemi ndëshkuar me mungesën e kurajës për të sfiduar gjithçka të rrezikshme. Në Shqipëri nuk kanë rëndësi edhe vlerë trazirat dhe shqetësimet planetare, as terrori shkencor i shpërndarë si mjegull mbi tokë. Ndryshe nga të tjerët, ne konstatojmë në liri të plotë se nuk na plas edhe aq për rreziqet e botës, as për krizën ekonomike, as për reformat e Obamës, as për rritjen e Kinës dhe as për kërcënimet kozmike që publikojnë shkencëtarët e NASA-s. Ne jemi kaq të imunizuar, sa kemi një liri të kristaltë në vlerësimin shpërfillës të gjërave, ndërsa me veprimet tona, me mënyrën si funksionojmë, u themi të tjerëve: “Do vijë fundi i gjithçkaje, fundi i botës? Për ne Bota e prishur ka qenë në çdo kohë. Tani veç në u rregulloftë. Por edhe kjo s’ka si të ndodhë!”
Me këto fraza ka gjasa të kemi filozofuar kalimthi funksionimin e tranzicionit tonë përgjithësisht! E thënë ndryshe, e supozuar ndryshe, kundër rrymës, si një mekanizëm vidhëliruar, sjellja jonë tregon vulgarisht se deri në ç’masë janë tjetërsuar e kondesuar nocionet dhe vlerat e ekzistencës. Në jetën e shqiptarëve, (ku si askund tjetër nuk janë të nevojshëm psikologët), terrori shkencor dhe pushteti i planetarizimit të njerëzimit që përmendëm më sipër, këtu prezantohet si një derivat i shpërfillur dhe pa ndikime:
Sepse, qenia shqiptare është viktimizuar prej vitesh nga një fuqi tjetër shkatërruese.
Kjo është fuqia e zezë, e keqe, tokësore e pushtetit dhe e politikës së tranzicionit të kobshëm. Ky është terrori shtetëror! Politika e keqe dhe menaxhimi i keq! Terrori që buron nga përdorimi i keq i pushtetit! Terrori i shtetit privat! Terrori që buron nga mohimi i të drejtave elementare. Terrori që buron nga drejtësia e munguar; nga mungesa e aftësisë civile për të kontrolluar institucionet e shtetit dhe ligjësive që rregullojnë jetën në komunitet; nga braktisja e dëshirës kolektive për të shpresuar!
Në Shqipëri ka një përplasje të shpresës me fatalitetin, me humbjen e ardhshme, me humbjen e ardhshme të tmerrshme të shpresës! Në jetën e shqiptarëve, terrori shtetëror që fuqizohet edhe më nga varfëria psikologjike e njerëzve me ndërgjegje të vrarë, shtyp e paralizon gjithçka.
Në mënyrë vicioze ky terror rigjenerohet edhe njëherë, edhe më shumë, edhe më shpesh prej ambientimit të rrezikshëm të qytetarëve shqiptarë me të gjitha mungesat me radhë. Nën këtë presion, më shumë se të zemëruar, shqiptarët janë pesimistë, si ishin pesimistë të pashpresët në kampet e dikurshme të përqendrimit. Ata kanë zënë kallo dhe kanë rënë në rutinë nga durimi i gjatë dhe nga shtypja e gjatë. Këtë e vërteton indiferentizmi kombëtar për drejtësinë e munguar. E vërteton paqja qytetare me fatalitetin, pajtimi me të, nënshtrimi. Ata janë njerëz që vidhen përditë, që shpërdorohen përditë, që janë të papunë, që aksidentohen përditë nëpër rrugë, që shokohen e poshtërohen përditë, brenda kufijve dhe jashtë… aq sa për ata kërcënimet e kërcënimeve janë bërë një gjë e zakonshme. Njeriut shqiptar i janë shuar instinktet e vetëmbrojtjes ndaj këtij terrori, në këtë përballje të gjatë me babëzinë e qeveritarëve pushtetarë të këqij. Kushedi ç’erë do të fryjë në të ardhmen për ta…
Porter Stansberry.
Vetem per ata qe dijn mire anglisht:
http://vimeo.com/22241967
Porter Stansberry Research.
http://vimeo.com/22241967
autori i ketij shkrimi paska nje aftesi te pazakonte per te percuar makthin tek lexuesit… po me dridhen brinjet akoma:)))))))
SHKRIM teper origjinal ky ,Eshte tamam siç e shkruan zMULLAJ qe i shpreh gjith komplimentat per kete shkrim teper te arir per kohen ne te cilen ndodhet vendi yne sot,Edhe nje here KOMPLIMENTE.
hahaha, po shkrujn e po shtrydhin trute mendjet e shquara te ps. SAliu qendron e do tqendroj perjet mbi kale. Po shkruni ju, shkruni. hahahah
Sa te keni ju shpellaret e PD (sic ju quajne ketu) aleance me ne mos e rruni. Ti puthni doren shefit tone, dhe bashke te vazhdojme lojen, se nuk po na del keq, apo jo.
Po keta te Pd-se cfare dine te bejme more kunati i lulit?
Mesoni pak nga keta te ps qe te zgjeroni pak njohurite se keni ngel shume mbrapa.Njerezit me te pregatitur dhe te zgjuar ne ps i gjen.
Shkrim i hidhur por teper realist. Ne fakt te tille jemi, duhet ta pranojne.
Me kujtohet nje shkrim tjeter para shume muajsh, per tredhje te popullit nga Saliu. Ekzakt.
Me hajduta si shefat tuaj nuk del keq njeri.Jane duke ju joshur mire besoj.
Sa me pelqeu ky artikull, eshte pikerisht ajo qe mendoja edhe une, por e ndertuar shume bukur nga ana juaj.
Permbledhje shume e bukur Artan! Si gjithmone sjell shkrime shume te mira dhe je i sakte.
Ufffaaa sa me lodhi ky shkrim duke e lexuar. Shpesh here e humbisja fillin dhe me duhej ti rikthehesha aty ku e kisha lene. Gjithesesi te uroj suksese dhe heres tjeter shkruaj pak me thjesht qe te mos e vrasim shume mendjen:))))
Per Koalicionin(PD+LSI)
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
Urime Artan!Na kenaq me keto shkrime. Nuk me zhgenjen asnjehere,perkundrazi, i lexoj me kenaqesi.
uaaa, mo(me ) Dori. Po shko bej ndonje vit shkolle me shume ti, lexo edhe ndonje liber, pastaj afroju tek Tema, se shkrimet ketu nuk jane peralla per te te zene gjumi. Epo duan njefare niveli. Zgjohu njehere!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
uaaa, mo(me) Fiorel(a) po mos u ofendo ti se une me te mesme jam po kjo sdo te thote qe edhe une te mos jap mendimin tim. Une me duket se isha me i sinqerti ketu.Qe te shkruaj pak me thjeshte qe te kuproj dhe populli i thjeshte.
Fiorel po ti pse nuk jep nje mendimi tendin per shkrimin. Pa me thuaj si te dkeut ty qe na hiqesh sikur kupton?
S’kam fjale per kete shkrim. Besoj se komentet e mija do te ishin te teperta. Nje Bravo te madhe!
Dori te besoj qe je treguar i sinqerte, po te pakten e merr mundimin e lexon ketu ne kete gazeta, qe mendoj se eshte me e mira dhe lexohet nga te gjithe.Falenderoj edhe gazeten Tema qe na sjell shkrime te ketij niveli.
Komlplimente Artan! Me pelqeu shume shkrimi juaj. Pershendetje nga nje ndjekes i rregullt i shkrimeve tuaja.
Kunati i lulit,te jesh sot kritik ndaj qeverise nuk eshte e thene qe te gjithe te jene me PS-ne.Apo juve keshtu ju leverdis.
Artan, je njeri me bote dhe shkruan ne menyre te sinqerte dhe ashtu sic i mendon gjerat. Kritikat e tua jane te drejta.me respekt, jovani